Pse duhet studiuar Filozofia?

Universal

AnonymouS
Nga Klementin Mile

Politikat shtetërore të deritanishme kanë vendosur që të rinjve shqiptarë, krahas shkencave të natyrës dhe shkencave sociale, u duhet patjetër formimi gjuhësor, letrar dhe matematik, por jo formimi logjik dhe filozofik. Që prej vitit 2010 Filozofia është hequr nga kurrikula bazë e shkollës së mesme, duke kaluar si lëndë me zgjedhje, ndërkohë që Logjika nuk bën fare pjesë në formimin parauniversitar.

Një vendim ky që mund të kuptohet lehtë gjuhësisht, letrarisht dhe matematikisht, por shumë vështirë për t’i zbuluar logjikën dhe filozofinë ku bazohet. Ky problem u adresua së fundmi në “Anuaret e Filozofisë” në mars 2015 në Llogara, ku një grup pedagogësh, studiuesish dhe dashamirësish të Filozofisë i dërguan një peticion Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe Institutit të Kurrikulave, me disa kërkesa specifike që synojnë ridimensionimin e lëndës së Filozofisë në sistemin parauniversitar dhe universitar. Në pritje të një vendimi të logjikshëm (jo vetëm formalisht, por siç do të shprehej filozofi i shquar Imanuel Kant, edhe transhendentalisht), le të sqarojmë shkurtimisht në këtë artikull se pse duhet studiuar Filozofia.

Filozofia duhet studiuar pikërisht sepse nuk na jep zgjidhje për problemet që ndeshim në jetën e përditshme. Për zgjidhjen e këtyre problemeve ne përdorim konceptet, metaforat dhe teoritë e shkencave, ose përndryshe dijen matematike dhe besimin fetar. Por pas këtyre zgjidhjeve problemet vazhdojnë duke u transformuar në probleme të reja dhe pakënaqësia mbetet. Nga kjo histori dështimi vetëm filozofia mbetet e pafajshme.

Mbetet e tillë sepse i ka vëzhguar ngjarjet nga një distancë sigurie, apo siç do të thoshin metaforikisht disa, është pozicionuar në qiell për të vëzhguar se çfarë ndodh në tokë. Le ta themi troç: nëse shkencat, matematika dhe besimi fetar do na i kishin zgjidhur problemet, pozicioni i filozofisë do të dukej irrelevant dhe ekzistenca e saj e kotë. Por ja që nuk është kështu. Koha në të cilën jetojmë karakterizohet nga pakënaqësia dhe nihilizmi. Në shprehjet e njerëzve gjen rëndom termin “asgjë”, gjen mungesën e shpresës dhe cinizmi duket të jetë bërë forma e preferuar e komunikimit.

Po çfarë mund të bëjë filozofia në këto kushte? A i ka mjetet për t’u përballur me pakënaqësinë, a mund të na tregojë si t’i japim kuptim absurditetit që ndeshim menjëherë sapo kemi hedhur disa hapa nëpër botë? A mund të na bëjë të shpresojmë drejtësi në një realitet që duket qartë se është i dhunshëm dhe i padrejtë?

Pasi filozofi i shquar Niçe shpalli “vdekjen” e Zotit, ne kemi mbetur pa një autoritet suprem të së Mirës, të së Drejtës dhe të së Bukurës. Me fjalë të tjera, bota e Ideve perfekte dhe të përjetshme për të cilën fliste Platoni, nuk i flet më botës sonë empirike dhe vdesatare. Njerëzit e kanë humbur busullën e jetës dhe askush dhe asgjë nuk i orienton më. Pas vdekjes së Zotit mund të nxirren dy konkluzione: 1. Gjithçka lejohet; 2. Asgjë nuk lejohet.

Interpretimi i parë është përdorur nga postmodernistët, të cilët iu japin liri të plotë njerëzve për të bërë gjithçka që dëshirojnë, pa asnjë kufizim, pasi nuk ka më një autoritet që t’i ndalojë, apo ndëshkojë për veprimet e tyre të pamoralshme. Edhe vetë morali e humbet kuptimin në këtë mënyrë dhe bëhet moral subjektiv. Secili vendos vetë për të mirën dhe të keqen, në bazë të shijes, jo më të arsyes.

Pra, për t’i shpëtuar nihilizmit që erdhi me vdekjen e Zotit, postmodernistët na dërgojnë drejt një nihilizmi edhe më të rrezikshëm. Po të ndjekësh rrugën e tyre, siç bëjnë shumë të rinj sot, pamundësohet të jetuarit së bashku në komunitet dhe pamundësohen shumica e aktiviteteve sociale. Kjo është rruga drejt konfliktit dhe luftës, ose siç do të thoshte filozofi i shquar anglez, Hobs, rikthimi te Gjendja e Natyrës.

Veçse kemi edhe konkluzionin alternativ, pra, që pas vdekjes së Zotit, asgjë nuk lejohet. Kjo sepse me humbjen e autoritetit bota është bërë sërish e panjohur për ne, është bërë si një pyll i errët ku mund ta humbasësh lehtësisht rrugën. Për këtë arsye, çdo hap që hidhet duhet matur mirë. Me fjalë të tjera, teoria duhet t’i paraprijë praktikës dhe dija filozofike duhet t’i paraprijë shkencave dhe matematikës.

Kjo është mënyra e vetme për të dalë dikur nga pylli i errët i absurdit dhe injorancës ku gjendemi. Për ta mbyllur me shprehjen e filozofit slloven Zhizhek, “deri tani jemi përpjekur ta ndryshojmë botën, por ka ardhur koha që ta interpretojmë edhe një herë”.

mapo
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Per mendimin tim studimi i Filozofise nuk ka vleren me te vogel ne qofte se ajo nuk operon si pjese e pandare e te gjitha shkencave ekzistuese. Shkencat ndahen ne shkenca ekzakte dhe shkenca humane.

Ne qofte se keto shkenca nuk kane aplikacion atehere vlera e tyre bie edhe me shume.

Mosrakordimi dhe ndarja e tyre ne dege te ndryshme i izolon ato nga njera nga tjetra dhe si te tilla ato nuk jane ne gjendje te zgjidhin probleme te natyres ambjentale, politike apo shoqerore.

Vendosja e nje hierarkie ne piramiden shkencore mbivlereson disa shkenca dhe nenvlefteson disa te tjera. Nje gjeograf dhe nje historian nuk mund te jene me ulet se sa nje teoricien fizikant.

Nje njeri i cili ka dije siperfaqesore te gjithckaje eshte nje njeri i cili ka vlera me te medha se sa nje shkencetar i cili ka dijeni te thella ne nje fushe te caktuar te shkences.

Te gjitha keto shkenca ne vetvete nuk kane vleren me te vogel. Ne fund te jetes askush nuk do te meditoje apo mendoje te lere nje amanet me natyre shkencore. Helas, vdekja nuk eshte pamje e bukur per t'u pare. Njohuria ne ato momente nuk te ndihmon dot dhe nje ish filozof apo ish fizikant do te ngelet ne duart e nje infermieri i cili i nderron bebelinat.

Le te jetojne njerezit me besimin e ngjallur nga Nicja se Zoti ka vdekur. Megjithate ky pohim eshte disi me i mire se pohimi i disa idioteve te tjere te cilet thone se AI nuk ekziston.

Per cfare te studjojme filozofine? Decency and morality jane ABC-ja me te cilet prinderit dhe gjyshet n'a kane rritur.

Megjithate per disa surrat patate te cilet duan te impresionojne femra ne bare e lokale, ata mund te derdellisin filozofira idioteske dhe ne kete menyre mund te sigurojne nje nate te paharrueshme ne krevat.

Oh edhe dicka tjeter, filozofia nuk te ndihmon dot ne ceshtjet e karakkenit. Viagra PO!


El
 
Top