PS këmbëngul: Do vijojmë protestat
Partia Socialiste do të vijojë me protestat deri në respektimin e Kushtetutës nga ana e qeverisë. Kreu i selisë rozë, Edi Rama, sqaroi dje se kjo parti nuk do të tërhiqet nga vendimet e saj deri në plotësimin e kërkesave të saj, përfshi këtu edhe kërkesën që qeveria të heqë dorë nga shkelja dhe presionet mbi autonominë vendore. Pavarësisht kritikave dhe thirrjeve për tu kthyer në Parlament, kryesocialisti Edi Rama duket mjaft i vendosur për të vijuar bojkotin dhe protestat deri në momentin kur qeveria të garantojë transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit. Deklarata e Ramës u bë pas takimit që ai dhe kryebashkiakët e tjerë socialistë patën me presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE-së, Ian Micallef, që mbërriti dje në Tiranë. Rama i ka paraqitur zyrtarit të KiE-së shqetësimin e tij për një sërë shkeljesh që qeveria po i bën kartës së autonomisë vendore. Vizita e Ian Micallef vjen menjëherë pas një sërë problemesh të krijuara së fundi mes qeverisë dhe pushtetit lokal, të lindura këto që me ndryshimet në sistemin e taksave dhe të kundërshtuara fort nga Partia Socialiste si shkelje e rëndë e pavarësisë së pushtetit vendor. “I shpreha Presidentit të Kongresit të Autoriteteve Lokale, të gjitha shqetësimet tona, i bëra me dije së bashku me kolegët e tjerë, kryetarë bashkish të opozitës, gjendjen alarmante të autonomisë vendore dhe presionin skandaloz të kësaj qeverie ndaj bashkive e komunave të opozitës, në mënyrë të veçantë, por njëkohësisht edhe sjelljen tërësisht abuzive në tërësi ndaj pushtetit vendor”, u shpreh Rama. Ai tha se njoftoi zyrtarin e KiE-së për masat që po merren në drejtim të një proteste të fortë dhe një proteste të gjatë, deri kur qeveria të kthehet në rrugën e respektimit të autonomisë vendore, të Kartës Europiane të Autonomisë, Kushtetutës dhe ligjit. “Deri kur të heqë dorë nga keqtrajtimi i njësive vendore të opozitës, si edhe nga rruga pa krye që bie në kundërshtim me procesin e decentralizimit të shëndetshëm, për të gjitha njësitë vendore të vendit dhe për vendin në tërësi”, nënvizoi Rama pas takimit. Misioni i zyrtarit të KiE-së i paraprin njëherazi edhe ardhjes në Tiranë të dy bashkëraportuesve për Shqipërinë në Komisionin e Monitorimit të KiE-së, në një tjetër mision faktmbledhës për të parë nga afër respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga ana e Shqipërisë sipas detyrimeve të Këshillit të Europës. Pas vizitës ata do të finalizojnë një raport, i cili do të debatohet në seancë plenare në muajin janar. Vizita e zyrtarëve të lartë të KiE-së vjen pak kohë pasi krerët lokalë të PS-së u ankuan pranë OSBE-së për mosrespektim të autonomisë vendore nga ana e pushtetit qendror. Dy ditë më parë, LSI-ja reagoi për protestat dhe bojkotin e PS-së, duke bërë të ditur se ky qëndrim ecën në të kundërt të rrugës që duhet të marrë Shqipëria, liberalizimi i vizave dhe integrimi në BE. Megjithëse socialistët janë të vendosur të vijojnë edhe më tej. Deputeti socialist, Ilir Beqja, u shpreh se opozita është e vendosur të vazhdojë të insistojë për atë që e kërkon tashmë prej disa javësh shumica e zgjedhësve shqiptarë: hetimin e plotë e pa kushte të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25442. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25442