Proteste e madhe e MJAFT

McByrek

Primus registratum
Proteste e madhe e MJAFT

Te dashur miq!!
Kryeministri Fatos Nano ka kryer TURPIN e rradhes. Ne diten e varrimit te 15 studenteve Kosovare, ne diten e shpallur nga ai vete Dite Zie
Kombetare, Kryministri Nano nuk u eshte gjendur prane Shqiptareve.
Perkundrazi ai ka kaluar kete dite duke festuar ne lokalet e Selanikut. Fatos Nano ka treguar edhe njehere papergjegjshmerine dhe arrogancen e tij duke perseritur te njejten indiference si 10 muaj me pare gjate tragjedise se 9 Janarit. Secili prej nesh meriton nje Kryeminister serioz. Sot ne kemi nje Kryeminister TURPI.
Levizja MJAFT u ben thirrje te gjithe qytetareve Shqiptare te bashkohen diten e Shtune, dt 23.10.2004, ora 12:00, perpara Kryeministrise, ne nje proteste paqesore per te kerkuar doreheqjen e Fatos Nanos si kryeminister.
MJAFT! KRYEMINISTRIT TE AHENGUT!
MJAFT! KRYEMINISTRIT TE TURPIT!

Ler nje shenje ne histori! Perfshihu!
 

teab

Primus registratum
Re: Proteste e madhe e MJAFT

JA DHE DEKLARATA E MJAFT-it

Fushë Arrëz, 18 – 10 - 2004

Jemi sot këtu për dy arsye. Jemi këtu për të kujtuar dhe për
të akuzuar. Së pari, është një homazh që lëvizja MJAFT në emër
të të gjithë rinisë shqiptare, studentëve, gjimnazistëve dhe
mijëra e mijëra qytetarëve të tjerë nga Tirana dhe gjithë
Shqipëria, dëshiron t’u bëjë atyre 16 maturantëve të Malishevës
së Kosovës të cilët humbën jetën duke kaluar pikërisht nga kjo
rrugë, tek ky vend. Mendimet tona sot janë për ta dhe familjet
e miqtë e tyre, me sigurimin se dhimbja është e përbashkët dhe
e kemi ndjerë atë sikur t’i kishte ndodhur secilit prej nesh.

Arsyeja e dytë, është një akuzë publike, demonstrative dhe
qytetare që ne duam të ngremë sot ndaj autoriteteve shtetërore.
Me neglizhencën, mosveprimin dhe moskokëcarjen që ato kanë
treguar për të përmbushur përgjegjësitë që kanë marrë, janë
fajtorët moralë të kësaj tragjedie. Janë përgjegjës gjithashtu
për faktin se sot Shqipëria është vendi me numrin më të madh të
vdekjeve në aksidentet rrugore në mbarë Europën.

Ata që po sakrifikohen sot rrugëve për arsye nga më banalet,
janë shumica të rinj, djem dhe vajza si 16 vëllezërit dhe motrat
e Malishevës, familjarë, emigrantë, turistë dhe punëtorë. Eshtë
e pafalshme për një Ministri si ajo e Transporteve dhe
Telekomunikacionit, që edhe pse është prej kohësh në dijeni të
faktit të hidhur se rrugët tona janë më të rrezikshmet për t’u
përshkuar me makinë, nuk jep as shembullin më minimal të
vullnetit se është e gatshme ta ndryshojë këtë gjendje.

Nuk ekziston as sinjali më i vetëm nga kjo ministri që të jetë
dërguar tek qytetarët të cilët paguajnë taksa për të udhëtuar
të sigurt. Nuk ekziston as minimumi etik sic do të ishte kërkimi
i ndonjë ndjese me fjalë kur tragjeditë në rrugë nuk kanë të
ndalur.

Mungon në mënyrë tragjike një vullnet qoftë edhe sipërfaqësor
për të ndryshuar realitetin. Shumica e rrugës së Kukësit,
përshkon një reliev të vështirë dhe ka disa pika përgjatë kësaj
rruge ku aksidentet janë të shpeshta, të përsëritura dhe të
mundshme për të rindodhur. Asgjë tjetër përvec neglizhencës dhe
shpërfilljes fyese ndaj interesave të qytetarëve nuk e ka shtyrë
Ministrinë e Transportit që të ndërmarrë prej kohësh një aksion
urgjent për të vendosur barriera dhe bordura mbrojtëse në këto
pika të rrezikshme.

Lëvizja MJAFT po vendos ajo sot e para, vullnetarisht, një
barrierë të tillë në vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë i 14
tetorit, për t’i thënë MJAFT këtyre aksidenteve, por mbi të
gjitha, për t’i provuar Ministrisë së Transportit dhe
Telekomunikacioneve se kjo nuk është një detyrë për të cilën
ata duhet të presin të vdesin njerëz për ta bërë.

Ne e bëjmë këtë për t’i thënë zotit Spartak Poci, ministër i
Transportit, se nuk është e nevojshme të stërhollohen fraza
pompoze dhe projekte të sofistikuara për të ndaluar që
bashkëmoshatarët dhe bashkëqytetarët tanë të lënë jetën nëpër
kthesat më të rrezikshme të rrugëve. Mjafton të duash ta bësh
këtë, sic po e bëjmë ne sot.

Ne duam t’i tregojmë zotit ministër se nëse neglizhenca e një
politikani mund të falet pasi shkakton vetëm turbullim,
neglizhenca e tij është e pafalshme; ajo sjell vdekje. Ai dhe
administrata e rrugëve që ka ndërtuar dhe drejton, ka treguar
mungesë dëshire për të kryer detyrën e tyre edhe pse e kanë
pasur të qartë se kjo mungesë dëshire paguhet me gjakun që po
lan sot gjithë rrugët automobilistike të Shqipërisë.

Kjo neglizhencë është e pafalshme pasi ndodh ndërkohë që sipas
statistikave zyrtare, në vendin tonë vdes një person cdo ditë
si pasojë e aksidenteve rrugore. Nuk mund të thuash se ministri
I transportit dhe struktura e tij ka bërë gjithcka kishte në
dorë dhe nuk I ka lënë gjë mangut sigurisë dhe se fajtorët e
këtyre vdekjeje janë vetë viktimat. Vetëm gjatë gjashtëmujorit
të parë të këtij viti, në Shqipëri kanë vdekur mbi 150 persona
në aksidente rrugore.

Moskokëcarja për këtë aspekt të rëndësishëm por me pasoja
direkte në jetën e qytetarëve është vetëm njëri nga shembujt e
papërgjegjshmërisë së ministrit të transportit z.Poci si dhe
arsyeja kryesore pse Lëvizja MJAFT e quan të nevojshme të
kërkojë dorëheqjen e tij, sot, nga ky vend që do të mbetet në
memorien kolektive të shqiptarëve si kthesa e vdekjes. Por të
cilin ne duam ta shndërrojmë në pikën e kthesës së madhe të
betejës së qytetarëve me autoritetet që tregojnë shpërfillje
ndaj jetës së tyre.

Lëvizja MJAFT I fton të gjithë qytetarët, të gjithë ata që
ndjehen të shpërfillur e të nëpërkëmbur nga një ministri
transportesh që nuk bën as minimumin më të vogël për t’u
thënë se I do dhe mundohet t’ua ruajë jetën, që të protestojnë
deri në largimin e titullarit të saj dhe vendosjen e tij para
përgjegjësisë.

Lëvizja MJAFT, e fton kryeministrin e qeverisë sonë, z.Fatos
Nano, që ta dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta kuptojë
ndjeshmërinë e tyre absolutisht jopolitike, për këtë cështje me
ndikim kaq të drejtpërdrejtë në krijimin e një ndjenje besimi
dhe mirëqenieje tek të gjithë shtetasit shqiptarë.

MJAFT e fton qeverinë që të analizojë gjithashtu edhe të gjitha
premtimet dhe angazhimet e marra nga Ministria e Transporteve
për vitin 2004 përmes ministrit Poci dhe që gjithashtu, tek të
gjitha rrugët që u premtuan por nuk u shtruan kurrë, nuk panë
asnjëherë asfalt, sinjalistikë, e masa mbrojtëse, të gjejë
arsyen e dhënies fund sa më parë të kësaj gjendjeje të
patolerueshme.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Proteste e madhe e MJAFT

Fatkeqsisht "MJAFT" eshte nje gur i ndritshem por jo me vleren qe propagandon te kete. Zhurmen e protestave me pak vezhgim kritik, te krijohet pershtypja se jane te tipit "me buton".

Levizja "MJAFT" ishte ne prag te mbylljes, por papritur dikush do jete lutur para ndonje kishe dhe "MJAFT" mori si mrekullisht nje goxha fond. Ndihme per sensibilizimin politik te masave popullore. Aq e rendesishme kjo procedure saqe me ato fonde mund te ndertoheshin nja ca rruge te fuqishme fare.
Ka inerci ne Shqiperi per levizjet politiko-shoqerore qe te kene afinitet per kukullat.. ose marionetat.


-----------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Proteste e madhe e MJAFT

Po "mjaft" sikur nuk ekziston me qe kur eshte krijuar LSI-ja... tani fondet duhen per partine se po afrojne zgjedhjet.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Proteste e madhe e MJAFT

A c'ja fusni totalisht katundit. Ti gurax di gje te sigurt per keto fondet se une qe jam ne Tirane dhe jo ne bunker si ty, sikur s'kam degjuar gje. Lerini mo keto tjerrje mendimi alla shqiptarce qe dalin si perhere me perfundime gjeniale dhe shihni jepni nje mendim per temen. A meriton te bashkohesh ne nje proteste kunder sjelljes arrogante te nje kryeministri qe tallet kur shqiptaret vdesin? Kjo eshte pyetja. Pa ne ka marre leke Mjafti, a ka qene ne prag te mbylljes dhe u luten tek kisha baptiste, a jane shnderruar ne LSI a ne dicka tjeter, te gjitha keto jane thashetheme pa bereqet nga ato qe "shoqeria civile" alla-goxhe, ka bere per 13 vjet pa qullosur kurre ndonje gje te hajrit qe t'u interesoje njerezve.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Proteste e madhe e MJAFT

Kjo eshte nje thirrje per qytetari. MJAFT sjelljes arrogante. MJAFT buzukut ne dite zie. MJAFT mosrespektimit te ndjenjave te shqiptareve.

Levizja MJAFT u ben thirrje te gjithe atyre qe kerkojne nje qeverisje me te pergjegjshme, te bashkohen me protesten e dites se shtune, ne ora 12 perpara kryeministrise, per t'i thene MJAFT nje kryeministri qe vazhdon te tregoje papergjegjshmeri atehere kur duhet te tregoje solidaritet

Nuk eshte hera e pare. Ne duam t'i japim fund. Kjo eshte nje thirrje ekskluzivisht per qytetaret.
Diten e shtune, ora 12, te gjithe para kryeministrise.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Proteste e madhe e MJAFT

Lum si ti Tiranozaur qe je ne Tirane dhe i di te tera gjerat kaq mire. Uroj te mos jesh i levizjes MJAFT dhe vjen, kerkon nje mendim ose pret te kesh pasues dhe kur s'ta var njeri fillon edhe krruhesh ngaqe s'te ze vendi. Edhe babe ta kishe Mjaftin do kishe folur me me njerezillek. pffff.


------------
I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

McByrek

Primus registratum
Re: Proteste e madhe e MJAFT

Nese une jam i Mjaft apo jo, kete e tregon data e anetaresimit tim ne AF. Pra shume kohe para se Mjafti te shpikej.
Ajo qe uroj une, qe ti te mos jesh ndonjeri nga langonjte e KRSH-se te cilet kane nje vit qe i bien legenit poshte e lart per fonde te vjedhura nga MJAFT, a thua se mjaft eshte ndonje institucion qeveritar qe punon me fonde publike.
 

109UV

Primus registratum
Re: Proteste e madhe e MJAFT

Cfare statusi ka MJAFT-i ne Shqiperi, flas nga ana juridike. Dhe ligji shqiptar, a kerkon nga kjo organizate qe te beje financat publike per te mbajtur ate status.

Nderkohe, nuk mendoni se MJAFT-i do fitoje pike me publikun duke bere financat publike, ne konstrast me cdo entitet juridik/politik ne shqiperi?
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Proteste e madhe e MJAFT

Suksese ne miting atehere Tiranozaur.


------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Proteste e madhe e MJAFT

Mjaft vete nuk eshte organizate e regjistruar, por eshte, sic mund ta shihni kudo, nje LEVIZJE. Megjithate, mund ta kuptoni fare mire se nuk te jep njeri fonde pa pasur nje status juridik. Mjaft filloi si fushate dhe u shnderrua ne nje levizje, dhe kjo u inicua nga ANDA (ALBANIAN NATIONAL DEBATE ASSOCIATION) dhe BYLA (BALKANS YOUTHLINK ALBANIA). Keto dy organizata jane te regjistruara, ndersa Mjaft nuk ka pse te regjistrohet. Nese fiton projekte te ndryshme, ato firmosen gjithmone ne emer te BYLA-s, qe eshte dege e BALKANS YOUTHLINK, nje organizate nderkombetare, inicuese e OTPOR-it ne ish-Jugosllavi, ata qe protestonin ne Beograd kunder Milloshevicit dhe qe e hodhen nga pushteti. Besoj se me kaq mund te jeni sqaruar...
 

Subcomandante

Primus registratum
Re: Proteste e madhe e MJAFT

o guraxo eshte shume ethjeshte plako. Une skuptoj arsyen pse ti hap kto tema? 1 me sa kuptoj une je jashte shtetit, dmth komplet out me gjerat qe behen ne shqiperi, dhe qe ktej js fut kot me kto akuzimet e tua pa pike baze. Dy edhe sikur MJAFT-i te vjedhi lek, qe kur po ju rruhet juve? Qe kur keni fillu te shqetesoheni kaq shume per leket qe na fal perendimi dhe keni harru ato taksat qe na mjel qeveria jone?
 

Nobis

Primus registratum
Re: Proteste e madhe e MJAFT

Tema,dhe aq me teper Organizata MJAFT, ska lidhje me <span style="font-weight: bold">PARLAMENTIN RINOR</span> dhe transferohet tek POLITIKA SHQIPTARE!
 
Top