Protestat "Nano ik"

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Niku i "Bum Bum Rumit" nga kamarier(hafije) te "15 Katshi", pronar i Pub-it te preferuar te Tos Droges, zv/drejtor i pergjithshem ne ministri.


Marre tek gazeta "Tema" :


Në "zbatim" të detyrave që la Kryeministri, për të rritur "cilësinë" e punës dhe "nivelin" e kuadrit, emëron z. Besnik Goxhaj, - i njohur si pronar i lokalit Bum Bum Rumit - në shqip, ndërsa në anglisht i BOOM BOOM ROOM, - si Zv/ Drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit!

Besojmë se ky fakt nuk duhet "keqkuptuar", pasi të jesh pronar dhe në të njëjtën kohë punonjës i Administratës së Lartë Shtetërore dhe kryesisht në atë të politikave të punësimit "do të thotë shumë"! Gërshetimi i eksperiencave në sektorin privat me atë publik "ndihmon së tepërmi" politikat e punësimit! E kush më mirë se një drejtues i biznesit privat njeh çështjet e punësimit! Sigurisht, këtë ka patur parasysh edhe vetë kryeministri, pavarësisht se në një aspekt tjetër duket si politikë antipunësimi, sepse ka me dhjetëra specialistë të papunë, por si duket nuk kanë të njëjtat "vlera" me personin në fjalë, i cili e meriton "dypunësimin"! Të flasësh çdo ditë për të papunët e shumtë dhe në vetë Ministrinë e Punës të "dypunësosh" kjo tregon shumë! Duket që z. Goxhaj duhet të jetë një njohës i shumë mirë i sektorit në fjalë, përndryshe nuk mund të shpjegohet emërimi i tij në këtë detyrë. Pavarësisht se titujt shkencorë apo studimet në këtë fushë nuk dihen akoma, disa parametra të tjerë të bindin për "aftësitë" e tij! Plot 8 vjet kanë zgjatur studimet e tij në Fakultetin e Shkencave Ekonomike me korrespondencë, nga viti 1985 deri në vitin 1993 me rezultate "minimale".

Përzgjedhjet klanore dhe emërimet pa meritokraci, siç është rasti i Besnik Goxhajt, flasin qartë për papërgjegjshmërinë në politikat e emërimeve, e sjellin pasoja të rrezikshme në administratën shtetërore, sidomos në sektorë ku menaxhohen miliona lekë të buxhetit të shtetit dhe në të ardhmen, ministrave të tillë, "do t'iu vijë nga pas historia e Bum Rum-it!".
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Shtrihet në qytete të tjera të vendit lëvizja mbarëkombëtare e opozitës


Laçi shpërthen: "Nano, ik!"


Bode: "Lëvizja jonë aq sa është qytetare, është edhe e përgjithshme, pasi tashmë do të përhapet si uragan mbarëpopullor në të gjithë Shqipërinë, pasi nevoja për ndryshim është më shumë se domosdoshmëri për Shqipërinë"


Qindra e mijëra laçianë, kurbinas dhe banorë të trevave rreth tyre, kanë mbushur sheshin kryesor të qytetit të Laçit dhe i janë bashkëngjitur lëvizjes qytetare mbarëkombëtare, "Nano, ik!" që Partia Demokratike dhe partitë e tjera të djathta kanë ndërmarrë dhe do të vazhdojnë deri në rrëzimin e kësaj klike kleptokratësh, që po mbajnë peng Shqipërinë. Thirrjet e herëpashershme i kanë dhënë atmosferë dhe entuziazëm këtij tubimi madhështor të organizuar nga Dega lokale e Partisë Demokratike dhe partitë e tjera të djathta të këtij rrethi.

Kanë marrë pjesë në këtë tubim madhështor të organizuar nga Dega lokale e PD-së dhe partitë e tjera të djathta të këtij rrethi. Gjithashtu merrnin pjesë në këtë tubim edhe drejtues të lartë të partive politike të spektrit të djathtë shqiptar, Ridvan Bode, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Jemin Gjana, deputet i kësaj partie, Aleksandër Garuli, sekretar i Përgjithshëm i PRSH, Ekrem Spahia, kryetar i PLL-së, deputetët e Kurbinit, Pal Dajçi e Luigj Gjoka, si dhe kryetari i Partisë Socialkristiane Shqiptare, Fran Bruka, etj.

Takimin e ka hapur kryetari i PD-së Kurbin, Gjergj Oroshi, i cili ndër të tjera ka thënë se, protesta e 24 marsit do ta fusë Laçin dhe Kurbinin në historinë e fillimit të lëvizjes "Nano, ik!" nëpër rrethet e Shqipërisë, pas atyre madhështore të zhvilluara në Tiranë më 7 e 20 shkurt dhe 20 Mars 2004. Më pas kanë përshëndetur Pal Dajçi, Ilir Lika, Luigj Isufi, Pashk Lala, Luigj Gjoka, etj. Në mes të ovacioneve të shumta e kanë marrë fjalën sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, i cili tha se "Nano, ik!" është një lëvizje mbarëshqiptare, qytetare, programore, politike. Sot, ajo ka stacionin e parë në shpërndarjen e saj në të gjithë Shqipërië, pikërisht Laçin dhe Kurbinin. Zgjedhja e Kurbinit është bërë jo thjesht për lehtësinë e organizimit të saj të shpejtë, por për simbolin që ka mbartur Kurbini në mbrojtje të vlerave të demokracisë dhe qendresës suaj në mbrojtje të këtyre vlerave. Kurbini është prej kohësh protagonist i lëvizjes "Nano, ik!", pasi ju laçianët dhe kurbinasit i keni thënë me kohë atij, ik! Ju, këtë lëvizje qytetare e keni filluar prej vitesh me rezultatet e shkëlqyera elektorale që keni realizuar në të gjitha zgjedhjet. Ju keni qëndruar dhe keni dëshmuar se dini të qëndroni. Ju jeni treguar me kohë të vetëdijshëm se Nano duhet të ikë një orë e më parë nga qeveria dhe qeverisja", tha Bode.

Sekretari i Përgjithshëm i PD tha më tej se lëvizja është një lëvizje qytetare, është lëvizje e të gjithë shtresave të shoqërisë, njerëzve të thjeshtë, qytetarëve të thjeshtë, intelektualëve, biznesmenëve, shoqërisë civile, etj., të cilët tashmë kanë nevojë për ndryshimin e madh, i cili do të fillojë me largimin e Fatos Nanos dhe klikës së tij kleptokratike.

"Lëvizja jonë aq sa është qytetare, është edhe e përgjithshme, pasi tashmë do të përhapet si uragan mbarëpopullor në të gjithë Shqipërinë, pasi nevoja për ndryshim është më shumë se domosdoshmëri për Shqipërinë. Lëvizja jonë është lëvizje shumëplanëshe, është edhe lëvizje diplomatike, prandaj unë sot ju përshëndes në emër të kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berishës, i cili dëshironte të ishte i pranishëm këtu midis jush. Por një mision më i madh i tij në kuadër të kësaj lëvizje e pamundësoi këtë gjë", tha Bode.
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

E Enjte, 25 Mars 2004


NANO, KTHEHU!

Tashme opozita eshte e qarte ne strategjine e saj ne perkrahje te Levizjes qytetare "Nano, ik!". Po keshtu, edhe mazhoranca e beson vendosmerine e opozites per ta rrezuar Nanon nga poltroni kryeministror. Edhe disa ministra te kabinetit te Nanos e besojne perdite e me shume. Edhe kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama mbetet i kthjellet ne kete aventure kryeministrore, e cila do ta coje PS-ne drejt humbjes se pushtetit politik vetem per fajin e kryetarit te saj.

Fakti i mosdaljes se tij Diten e Veres perkrah Kryeministrit ne Tirane e perforcoi kete ide te ambasadave te huaja qe vendosin per fatin e ketij vendi. Edhe Presidenti i Republikes po bindet se duhet nje zgjidhje tjeter. Bile edhe Agim Isaku, drejtori i kabinetit kryeministror, qe e shoqeron ore e cast shefin e tij, ndihet i penduar. Edhe drejtoret e medhenj te shoqerive anonime shteterore si AlbTelekom, INSIG, KESH. Edhe drejtoret e Tatimeve. Pa harruar edhe te Doganave, bile edhe i Policise se Shtetit, Bajram Ibraj, edhe ky i fundit i moikaneve ka filluar te ndjeje ethet e largimit bashkekryeministror.

Vetem drejtori i Informacionit ne kryeministri, zoti Ylli Dylgjeri mendon te kunderten. Edhe mijerat e socialisteve te varfer jane lekundur ne besueshmerine e tyre per kryetarin, i cili nga i burgosur i Berishes eshte konvertuar ne nje zog fluturues qe shkon sa ne Ishujt e Mesdheut deri ne tokat afer Rusise. Nderkohe, ne Tirane dhe ne qytetet e tjera te vendit kane filluar protestat popullore, te cilat nje dite do te ashpersohen deri ne nje paralizim te krejt ekonomise kombetare. Shenjat jane dhene. Fjalet jane thene. Mbeten edhe pak jave drejt asaj qe opozita ka ne strategjine definitive. Te gjithe po nxitojne. Ministra te kabinetit Nano kane filluar te ecin naten sa nga selia e PS-se e deri tek dera e jashtme e PD-se. Deputete te mazhorances jane te turbulluar.

Kurse, perkundrejt ketyre qe sapo thame, zoti Nano vazhdon te fluturoje. Larg Atdheut. Perdite e asnjehere ne pushim. Gjithnje tranzit. Sa nga Bratislava ne Spanje, nga Shkupi ne Uashington tek Presidenti Bush, nga Roma ku e ka ftuar Berluskoni tek Bleri ne Londer. Ai harron se fati i tij dhe i mandatit vendoset ne Tirane. Natyrisht, ai po luan bukur ne diplomacine rajonale, porse ka harruar se ne vendin e mandatuar per ta drejtuar ka skamje, varferi, dhe nuk ka shprese per nje jetese me te garantuar.

Me levizjet e tij edhe pertej-atlantike, Nano po mundohet te zhvfleftesoje akuzat ndaj tij dhe kerkesen mbarepopullore per largim, duke krijuar gjoja iluzionin se paska perkrahje nderkombetare. Kjo eshte nje skeme qe nuk ka funksionuar mire ne Shqiperi. Dhe per me teper, ne ketu jemi shume te qarte qe askush nuk po fton dhe nuk ka deshire te takoje Fatos Nanon, i cili ka tashme nje nam derkombetar per korrupsionin dhe lidhjet e dyshimta me krimin e organizuar. Nese ai po shkon ne Uashington apo ne qendra te tjera te rendesishme vendimmarrese ne bote, kjo ndodh sepse ftohet Kryeministri i Shqiperise. Dhe kryeministri i Shqiperise eshte normale qe te ftohet duke pare qendrimin e vendit tone ndaj luftes ne Irak dhe ceshtjeve te terrorizmit. Ne Uashington do te kishte shkuar kushdo qe do te ishte aktualisht ne krye te qeverise. Vendimarrja per te qendruar ne krah te Amerikes dhe aleateve te tjere nuk i takon nje personi. Ky eshte nje konsensus kombetar dhe meritat i kane shqiptaret qe ne shumicen e tyre jane pro-amerikane dhe pro-vlerave perendimore.

Keshtu qe Nano duhet ta kete te qarte se nuk mund te na hipnotizoje me itineraret e tij neper aeroporte. Kryeministri ne fluturim duhet te dije se gjithcka po importohet nga jashte. Gjithcka importohet nga klanet mafioze qe kane bllokuar ekonomine shqiptare dhe nuk lene prodhimin vendas te forcohet. Edhe barin po e importojme nga Maqedonia! Kete e tregonte dje, dhimbshem, "TOP CHANNEL" ne emisionin e lajmeve. Edhe lakren e importojme. Edhe perimet, gjithcka. A ka me turp per kete klase politike?

Gjithcka e kane vene ne favor te karrikes se tyre, por ne shume pak raste ne interes te shumices se njerezve qe duan me teper shprese e te ardhura ekonomike.

Protestat thone "Nano, ik !". Dhe vertet Ai ka ikur. Por jo nga kolltuku i kryeministrit, por nga Atdheu. Ai iken duke fluturuar sa ne Stamboll e ne Vjene, sa nga Roma e ne Bratislave, sa nga Madridi ne Uashington. Ai iken perdite. Por iken duke mos u larguar. Tashme ka mbetur qe te bertasim "Nano, kthehu!". Kthehu qe te japesh llogari per kete gjendje te rende ekonomike, kthehu te mbash fjalen e dhene zyrtareve te Bashkimit Europian per negociatat, kthehu qe te ikesh. Kthehu qe te te shohim ne sy, duke na dhene shpjegime per korrupsionin galopant ne vend. Kthehu te na thuash se perse po e shkaterron vendin nga indiferenca jote totale ndaj halleve te shqiptareve. Nano, kthehu! Kjo do te jete nje moto e pathene ne protesta, por nje fjale e dale nga shpirti i shumices se varfer te popullsise.

Kthehu qe te ikesh! Ose Kthehu qe te mos kthehesh prape ne krye te Ekzekutivit.

Tashme jane perballe dy parulla. "Nano, ik!" dhe "Nano, kthehu!". Te dyja me nje qellim final. Largim dhe nje qeveri tjeter, e perbashket ku te shkohet ne zgjedhje, te cilat te gjithepranohen. Qe nga maji '96 zgjedhjet jane kontestuar. Ndaj, kthehu qe te ikesh, ne menyre qe ky vend te siguroje stabilitetin e kerkuar. Eshte me mire edhe per ty zoti kryeminister. Edhe per bizneset e familjes tende, tonat, te te gjitheve. Pasi nje destabilizim i vendit na con pa dallim, ne sketerre, atje ku nuk duam e nuk duhet. Ndaj Kthehu!

Kthehu zoti kryeminister qe te mbyllim plaget e pambyllura te 9 janarit. Kthehu te thahen ujerat e permbytjes se hidrocentralit te Vaut te Dejes. Kthehu qe te rishikojme edhe tabelat ne gjuhen greke ne rrugen Gjirokaster-Kakavije. Kthehu edhe per camet e patoke e shtepi, natyrisht jo per fajin tuaj. Edhe per bujqit qe rrijne e presin nga Qielli lemoshe, nderkohe qe Zoti i Shtepise ka ikur. Kthehu te shikosh se si njerezit marrin buken me lista si ne kohen e Zogut.

Eshte mire te Kthehesh sa me shpejt! Beje edhe kete fluturim drejt vendit qe na ka ndihmuar ne shekuj, porme pas Kthehu ne Shtepine tone te perbashket qe ta rregullojme, po bashkarisht.
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

ja dhe qeveria me e korruptuar ne Evrope
FMN paralajmëron një kontroll më të rreptë për të ndaluar vjedhjen e fondeve të ndihmës ndërkombëtare

Shqipëria e Nanos, për të dytin vit, më e korruptuara e Evropës

Sot publikohet raporti i "Transparency International", i cili vlerëson se, qeverisja shqiptare vijon të mbetet për të dytin vit, më e korruptuara e rajonit e se tashmë, po vihet në rrezik vetë stabiliteti i vendit

Qeverisja e Fatos Nanos ka ruajtur me meritë, edhe për këtë vit, vendin e parë si vendi më i korruptuar i Evropës. Në raportin që organizata e njohur me seli në Londër "Transparency International", publikon sot për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria vlerësohet si vendi më i korruptuar i Ballkanit, me një nivel korrupsioni që shkon, sipas studimit, në 60% të rasteve të vëzhguara në administratën shtetërore e që rrezikon të prishë stabilitetin e institucioneve shqiptare. Të dhënat paraprake të "Transparency International" i shpalli dje përfaqësuesi i FMN-së, Jan Peter Olters, gjatë një leksioni që mbajti në Fakultetin e Ekonomisë. "Vazhdoni të jeni edhe për 2003-shin, vendi me shifrën më të lartë të korrupsionit, në rajon, theksoi Olters, prandaj transparenca me publikun ndihmon shumë në luftën kundër korrupsionit. Denoncimi i rastit të Bankës së Kursimeve, ishte njëri nga shembujt e duhur, por lufta duhet të nisë që nga financimi i partive politike e deri tek transparenca e vendimeve të autoriteteve publike. Duke kërkuar një kontroll më të rreptë të mënyrës së si lëvrohen fondet e dhëna nga institucionet ndërkombëtare, z.Olters theksoi se financimi i donatorëve është i rëndësishëm, por i rëndësishëm është edhe menaxhimi i mirë i atyre të ardhurave që realizohen". Me një nivel taksash të njëjtë me atë të Kroacisë, Shqipëria mbledh dy herë më pak të ardhura, çka vlerësohet si treguesi më flagrant i korrupsionit të gjerë në administratën shtetërore. Studimi i detajuar i "Transparency International", vlerëson sërish hapat prapa të regjistruar në luftën kundër korrupsionit, nga Shqipëria dhe Serbia, ndërkohë që, hapa prapa ka bërë Bosnja, kur Maqedonia dhe Kroacia vijojnë ecurinë pozitive dhe afrimin me standardet e kërkuara të Bashkimit Evropian. Njoftimi për shpalljen sërish si vendi më i korruptuar i Evropës, është pritur pa komente nga qeveria shqiptare, e cila është më e interesuar të identifikojë qytetet ku mund të arratiset kryeministri, për të mos qenë i pranishëm në protestën e radhës të "Nano, ik!", sesa të luftojë klimën e korrupsionit që cënon seriozisht stabilitetin e vendit.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Shqiperia ka qene ne vend te pare per korrupsion edhe ne 1993-97, ku korrupsioni shpertheu dhe u konsolidua si fenomen ne shqiperi. Fakti qe shqiptaret jetuan per 4 vjet me parate e firmave, pa punuar, pa sakrifikuar dhe pa djersitur e ktheu shoqerine shqiptare ne shoqerine me matrapaze te korruptuar dhe degjeneruar ne Europe. Gjate 92-97 u shtruan vetem 5 km rruge, shqiperia u kjoskezua dhe u mbush me biznese te paligjshme, asgje nuk u ndertua, asgje nuk u rregullua apo u sistemua. U be 300 milion dollare kontrabande me Serbine dhe te ardhurat buxheti i shtetit i realizonte ne masen 63% nga 97% mesatarisht qe realizohen sot. Qeveria Nano nuk ua solli korrupsionin shqiptareve por e gjeti ate te ngulur shtate pashe tek ne, kaq mire te kultivuar nga periudha 92-97 qe ishte teper vendimtare ne percaktimin e karakterit te ri te shoqerise shqiptare qe deri ne ate kohe nuk i njifte keto fenomene negative.


<span style="font-weight: bold">Berisha në Vjenë, nuk merr mbështetje për protestat </span>

TIRANE (25 Mars) - Burime diplomatike në Vjenë bëjnë të ditur se kryetari i PD Berisha ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësuesit e vendeve të ndryshme në këshillin e përhershëm të OSBE në Vjenë. Në këto takime mësohet se Berishës nuk i është dhënë mbështetje për protestat që ka nisur të realizojë opozita në kuadër të lëvizjes NANO IK. Berisha mësohet se ka zhvilluar disa takime me ambasadorin e Bullgarisë në OSBE si dhe me disa zëvendësambasadorë të vendeve të ndryshme të përfaqësuar në këtë organizëm. Mësohet se në këto takime kryetari i PD ka paraqitur qëndrimet e tij në lidhje me qeverinë aktuale në Tiranë si dhe angazhimin e opozitës që me anë të protestave të sjellë largimin e kësaj qeveri në mënyrë që të bëhen zgjedhjet e reja në vend. Pikërisht në këtë pikë Berisha mësohet se nuk ka gjetur përkrahje nga përfaqësuesit e disa shteteve të rëndësishme si SHBA, Britani e Madhe apo edhe ndonjë shtet tjetër. Ndër-kohë dje në Laç është zhvilluar mitingu i opozitës nën moton NANO IK me mungesën e Berishës por pjesmarrjen e shumë kryetarëve të tjerë të partive opozitare.
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Shqiperia ka qene ne vend te pare per korrupsion edhe ne 1993-97, ku korrupsioni shpertheu dhe u konsolidua si fenomen ne shqiperi. Fakti qe shqiptaret jetuan per 4 vjet me parate e firmave, pa punuar, pa sakrifikuar dhe pa djersitur e ktheu shoqerine shqiptare ne shoqerine me matrapaze te korruptuar dhe degjeneruar ne Europe. Gjate 92-97 u shtruan vetem 5 km rruge, shqiperia u kjoskezua dhe u mbush me biznese te paligjshme, asgje nuk u ndertua, asgje nuk u rregullua apo u sistemua. U be 300 milion dollare kontrabande me Serbine dhe te ardhurat buxheti i shtetit i realizonte ne masen 63% nga 97% mesatarisht qe realizohen sot. Qeveria Nano nuk ua solli korrupsionin shqiptareve por e gjeti ate te ngulur shtate pashe tek ne, kaq mire te kultivuar nga periudha 92-97 qe ishte teper vendimtare ne percaktimin e karakterit te ri te shoqerise shqiptare qe deri ne ate kohe nuk i njifte keto fenomene negative.


<span style="font-weight: bold">Berisha në Vjenë, nuk merr mbështetje për protestat </span>

TIRANE (25 Mars) - Burime diplomatike në Vjenë bëjnë të ditur se kryetari i PD Berisha ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësuesit e vendeve të ndryshme në këshillin e përhershëm të OSBE në Vjenë. Në këto takime mësohet se Berishës nuk i është dhënë mbështetje për protestat që ka nisur të realizojë opozita në kuadër të lëvizjes NANO IK. Berisha mësohet se ka zhvilluar disa takime me ambasadorin e Bullgarisë në OSBE si dhe me disa zëvendësambasadorë të vendeve të ndryshme të përfaqësuar në këtë organizëm. Mësohet se në këto takime kryetari i PD ka paraqitur qëndrimet e tij në lidhje me qeverinë aktuale në Tiranë si dhe angazhimin e opozitës që me anë të protestave të sjellë largimin e kësaj qeveri në mënyrë që të bëhen zgjedhjet e reja në vend. Pikërisht në këtë pikë Berisha mësohet se nuk ka gjetur përkrahje nga përfaqësuesit e disa shteteve të rëndësishme si SHBA, Britani e Madhe apo edhe ndonjë shtet tjetër. Ndër-kohë dje në Laç është zhvilluar mitingu i opozitës nën moton NANO IK me mungesën e Berishës por pjesmarrjen e shumë kryetarëve të tjerë të partive opozitare. [/qb]
Ritu pak me teper martin
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

NE SHQIPERI, KORRUPSIONI SA NE AFRIKE DHE AZI

Ja nivelet e korrupsionit qe parashikohen ne raport:

Shteti Niveli

Bullgaria 3.9

Turqia 3.1

Rumania 2.8

Shqiperia 2.5

Etiopia 2.5

Zambia 2.5

Pakistani 2.5

Sllovakia 2.3 etj.


Shqiperia vazhdon te kete te njejtin nivel te korrupsionit ne administraten publike dhe jeten shoqerore. Ne lidhje me kete dukuri, nuk ka ndryshuar asnje gje gjate vitit te fundit. Nje fakt te tille e pohon raporti me i fundit i botuar nga organizmi nderkombetar Transparency International, i njohur per vleresimet e tij lidhur me dukurite korruptive. Ekspertet e ketij organizmi e kane renditur Shqiperine serish pas nje periudhe kohore te nje viti me te njejten shifer qe e kane vleresuar edhe nje vit me pare ne te njejtin raport per nivelin e korrupsionit. Behet fjale per shifren 2.5 e cila ne listen e gjate te vendeve qe ka monitoruar ky organizem i njohur nderkombetar, renditet ne nivelet mesatare. Kjo do te thote se Shqiperia ende ka nje shtrirje mesatare te kesaj dukurie ne jeten shoqerore dhe ate zyrtare. Keta tregues te raportit nderkombetar tregojne per nje pune ende te paket te strukturave te qeverise shqiptare per luftimin e kesaj dukurie e cila ne fakt eshte cilesuar si nje nga prioritetet e qeverise shqiptare. Megjithese kane lindur struktura te reja per organizimin e luftes kunder saj, ende qeveria nuk ka arritur te kete rezultate konkrete ne luften ndaj kesaj dukurie e cila ka mberthyer gjithe administraten publike dhe sektoret e rendesishem shteterore.

Shqiperia, me pak korrupsion ne gjithe Ballkanin

Gjithsesi, nje nga treguesit pozitive te ketij raporti te Transparency International ka qene edhe ajo e renditjes se Shqiperise nder vendet e Ballkanit ku dukuria e korrupsionit ka goditur me pak administraten shteterore. Sipas te dhenave te ketij raporti, Shqiperia renditet pas Bullgarise, Rumanise dhe Turqise. Keto te treja, jane permendur ne kete liste per nivelin ende te larte te korrupsionit qe ekziston ne shoqerine dhe administraten e tyre. Megjithese jane vende kandidate per hyrjen e afert ne strukturat e Bashkimit Evropian, Rumania dhe Bullgaria jane vleresuar me shifra mjaft te larta te korrupsionit. Edhe ne keto vende qeverite perkatese kane shpallur lufte ndaj dukurise se korrupsionit, por duket se nje gje e tille nuk ka bere efekt megjithe reformat e ndermarra. Nderkaq, Shqiperia e vleresuar me kuoten prej 2.5 renditet perkrah vendeve me te vogla si Estonia, Pakistani dhe Zambia. Edhe keto vende kane te njejtin nivel te dukurise se korrupsionit me Shqiperine.
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Raporti i Transparency International / Shqipëria 11 shkallë më keq se vitin e kaluar


Nano, babai i korrupsionit


Qeveria shqiptare, më e korruptuara në rajon. Shqipëria, në një radhë me vende të varfra dhe me probleme, si Gambia, Pakistani dhe Filipinet, Zambia dhe Tanzania.


Korrupsioni në vend është rritur dhe Shqipëria ka zbritur të paktën 9 vende më poshtë në listën e Transparency Internacional. Kështu sipas tabelës që paraqet indeksin e korrupsionit në botë, Shqipëria në vitin 2003 renditet në vendin e 92 për korrupsionin, ndërkohë që në vitin 2002 po sipas të dhënave të indeksit të publikuar nga TI, Shqipëria renditej në vendin e 81.

Shqipëria le pas 41 vende të tjera që janë më të korruptuara se ajo. &quot;Qeveria shqiptare duhet të marrë përgjegjësi për të luftuar korrupsionin në mënyrë transparente&quot;, deklaroi dje përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë, Peter Olters, gjatë një takimi që pati me studentët e Fakultetit Ekonomik në Tiranë. Olters, u shpreh se niveli i lartë i korrupsionit kërkon nga ana e qeverisë shumë përgjegjësi. Sipas tij, është e domosdoshme të ketë angazhim të ndershëm dhe të dukshëm nga ana e lidershipit për të luftuar korrupsionin, për të cilin lidershipi duhet të tregojë tolerancën zero.

Olters deklaroi se qeveria duhet të ndryshojë politikat në mënyrë të tillë që kërkesa ndaj korrupsionit të jetë më e vogël dhe më pak e prirur nga &quot;taksa&quot; e korrupsionit.

Përfaqësuesi i FMN-së deklaron se duhet të ketë më shumë raste të denoncimit të korrupsionit. Një nga rrugët e reduktimit të korrupsionit është rritja e pagave në sektorin publik, kontroll efektiv dhe penalizim të nëpunësve publike të përfshirë në korrupsion.

Një tjetër pikë ky u ndal Olters ishte edhe transparenca e financimit të partive politike.

Shqipëria duket se është më e korruptuara në rajon, ajo rendetit në një radhë me vende shumë të më të varfëra dhe me probleme të mëdha si Gambia, Pakistani dhe Filipine, Zambia e Tanzania, por në rang rajoni ajo mbetet mbrapa Bullgarisë, Greqisë, Kroacisë, Turqisë, Rumanisë dhe Rusisë, por poshtë saj më i korruptuar është Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.

Por Shqipëria duket së gjatë një vit nuk ka bërë asnjë përparim më fushëm e luftës ndaj korrupsionit. Krahasimi mes dy viteve tregon se Shqipëria po i afrohet më shumë fundit të listës së korrupsionit ku krahasohet me vendet e Azisë ku luftërat civile po zgjasin me dekada.


I dërguari i OKB-së në Tiranë kritikon infrastrukturën e dobët të qeverisjes


mr falni qe kam dale nga tema&quot; Nano ik&quot; por po tregoj se ne cfare niveli eshte korrupsioni ne Shqiperi
 

mr.white

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

qe t'i biem shkurt,Fatos Nano mund edhe te largohet nga politika aktive(jo se do Sali trap Berisha),por morracaket e shkrete,deshtake qe jetojne duke pi qumesht nga ci*ca e atij idiotit ta flejne mendjen:Sali Berisha nuk ka per te ardhur me ne krye te pushtetit.kjo nuk ka per te ndodhur kurre.hiqni shpresat dhe formoni nje alternative elektorale te afte te fitoje zgjedhjet e ardhshme,qe do te behen,te jete e qarte,nga mesi i 2005.

p.s.e keni parasysh historine e partise se Simeonit te Sax-Coburg-Gotha,kryeministrit bullgar?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

iness

shume shkrime te bukura edhe te drejta

problemi eshte se kane harxhuar frymen kot

Te gjithe e dine se nano nuk eshte zgjidha e problemeve te shqiperise

Te gjithe po presin nje alternative dhe askush nuk po e propozon ate

Jemi gjithmone tek starti
Nano nuk na pelqen por alternativa nuk po na propozohen aspak

Nano ik nuk eshte nje alternative qeverisese dhe e zgjidhjes se problemeve te shqiperise

&quot;Nano ik&quot; eshte sot vetem nje propozim per te nderruar stalinin me hitlerin


Eshte kohe e humbur te bindesh popullin se stalini eshte i keq. (nota -10 dhe ketu jemi dakort)
Eshte kohe e humbur te perpiqesh te bindesh popullin se hitleri eshte me i mire (nota -9 per disa, -100 per mua) nderkohe qe ka dhene prova te &quot;miresise se tij&quot; dhe nuk ka ndryshuar mendje aspak.

Nano duhe te ike
por duhen alternativa qeverisese jo vetem venie ne dukje e problemeve te vendit - si propozohet te zgjidhen keto probleme?????????????????????
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

thumbsup.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Gene , ke te drejte ne ato qe thua, por megjithate
mund te them se edhe vet Berisha nuk i ka me gjithe mend ato qe ben, kjo eshte dhe arsyea qe ai
nuk ka asnje lloje alternative.

Se pari Berisha e di shume mire se per shqiptaret
ai eshte dhe do mbetet nje mace e zeze pas gjithe atyre te zezave qe i solli vendit nga viti 91 deri me kunder revolucionin e vjeshtes ne vitin 98.

Se dyti Berisha e di shume mire se ai dhe opozita qe ai drejton nuk gezon reputacionin e mjaftushem
ne popull per te marr perseri pushtetin.

Se treti Berisha e di se ai nuk perkrahet, per shume arsye qe i dime te gjithe, nga vendet me te
perparuara te botes si USA,Anglia, Franca, Gjermania dhe nga pothuaj gjithe vendet e BE.

Se katerti, Berisha e di shume mire se koha qe ai ka zgjedhur per te rrezuar Nanon nuk punon asnje caste ne favor te tij.
Pra ka mbetur pak me shume se nje vit nga dita e zgjedhjeve, ngjarjet e Kosoves,situata e brishte ne pothuaj gjithe vendet e Ballkanit.

Dhe e fundit te dyja partit kryesore , pra ajo e Nanos(PS) dhe e Berishes(PD) ngjajne si dy pika uje, ato jane te dyja parti te tipit Lenin-Stalinit dhe si te tila ato jane te destinuara
te deshtojne ne perpjekjet e tyre per te ndertuar
nje shtet demokratike, kete e tregon me se miri
eksperienca e 13-14 viteve te postkomunizmit.
 

babi

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Jane mbush 12 faqe ketu ne AF mbi protestat Nano ik - a me thoni se nuk e di - a po ikim ne nga mendja se ai nuk ka mend me leviz perderisa ka ne dore edhe gurin edhe arren.

Flitet per mungese alternative, flitet per opozite budallacke - por ne fund te fundit - nje gje eshte e sigurte - KOHA e zhvillimit tone ecen sipas drejtimit te kundert me KOHEN e moshes tone - ne vjeterohemi duke u moszhvilluar.

Askush nuk ka pse iken kur eshte perfaqesuesi me i mire i ketij fenomeni!

booki.gif
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Skandal në marrëdhëniet mes qeverisë Nano dhe BE

Nano ka shpallur Prieben &quot;non gratta&quot;

Pas një paralajmërimi të ashpër të Kryekomisionerit Kris Paten, për këtë skandal, stafit të kryeministrit shqiptar i është dashur të fajësojë ministren Ermelinda Meksi për këtë skandal dhe të premtojë zëvendësimin e saj me Paskal Milon ose Ledio Biankon

Ministri i jashtëm i Shqipërisë Kastriot Islami, është ndeshur me një dosje të vështirë gjatë udhëtimit në Bruksel, që ka të bëjë me shpalljen si &quot;persona non gratta&quot; të Drejtorit të BE për Ballkanin, Reinhardt Priebe, prej qeverisë shqiptare në vjeshtën e vitit të kaluar. Zoti Priebe i cili ka kryesuar disa herë rresht delegacionin e BE, në kuadrin e verifikimit të plotësimit të kushteve që BE i ka vënë Shqipërisë për mbylljen e negociatave, është shpallur person i padëshirueshëm nga qeveria shqiptare, pas vizitës së tij në muajin nëntor të vitit të kaluar. E porositur prej kryeministrit Fatos Nano, ministrja e Integrimit Ermelinda Meksi i ka dërguar një letër të ashpër ambasadorit Salzman në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ku e cilëson zotin Priebe, të padëshirueshëm dhe të papërgjegjshëm për deklaratat e tij se Shqipëria ka ngecur në vend me reformat. Ambasadori Salzman e ka dërguar paralajmërimin e Shqipërisë në Bruksel ku ka plasur dhe skandali. Kryekomisioneri Paten i ka dërguar një letër të ashpër zotit Nano, ku i bën të qartë se qëndrimet e zotit Priebe, përfaqësojnë qëndrimet e BE dhe se në to nuk ka asgjë personale. Situata është tensionuar dhe kryeministri është përpjekur të dalë nga loja, duke fajësuar Ministren Ermelinda Meksi për këtë skandal. Kështu stafi i ngushtë i kryeministrit Nano kanë marrë takim me përfaqësinë e BE në Tiranë dhe disa ambasadorë të tjerë për të shpjeguar se zonja Meksi ka vepruar me kokë të saj. Biles një nga këshilltarët më të rëndësishëm të zotit Nano u ka shpjeguar në konfidencë se zoti Nano është duke shkarkuar zonjën Meksi, por është i shtrënguar ta mbajë ende në detyrë për shkak të konjukuturës politike brenda PS.

Sipas stafit të zotit Nano kandidatë për të zëvendësuar zonjën Meksi pas skandalit me Prieben, ishte Paskal Milo, ose Ledio Bianko, ky i fundit një ish nëpunës i OSBE, në Tiranë dhe pedagog i Juridikut. Tensioni nuk është ulur dhe dosja është transportuar në Bruksel. Gjatë vizitës së fundit të zotit Nano në Bruksel ai është përpjekur t'i shpjegohet zotit Prodi për skandalin dhe e ka siguruar atë se ai do të caktojë dy njerëz të afërt të tij &quot;të ndjekin matricën e reformave&quot; duke shmangur zonjën Meksi. Ai ka cituar konkretisht zotin Ylli Manjani dhe zotin Shano si persona teknikë që do të merren me këtë çështje. Por kjo nuk ka ndikuar aspak në opinionin e zotit Prodi, i cili, i hutuar nga shpjegimet e hollësishme, i ka thënë se ai njeh vetëm një person përgjegjës në Shqipëri që është kryeministri Fatos Nano.

Gjatë vizitës së djeshme të Islamit në Bruksel, kjo çështje ka qarkulluar në tryezat e bisedimeve si bekgraund i marrëdhënieve Shqipëri-BE. Mësohet se zoti Islami i ka kërkuar zotit Patten të mbyllë negociatat me Shqipërinë brenda këtij viti me qëllim që t'i japë prestigj politik Shqipërisë për të ndikuar në Kosovë. Zoti Paten e ka kundërshtuar prerë duke i theksuar se çështja e negociatave është çështje e raporteve dypalëshe Shqipëri-BE dhe nuk ka të bëjë fare as me rregullimin e prestigjit politik të Shqipërisë, as me rritjen e autoritetit të qeverisë shqiptare. Duke i bërë të qartë se negociatat nuk do të mbyllen këtë vit edhe pse ky ishte një afat kohor normal, drejtuesit e BE në Bruksel, kanë përcjellë Ministrin e Jashtëm shqiptar, me dyshimin se pala shqiptare vazhdon t'i humbasë durimin Bashkimit Evroipian rreth kushteve që duhet të plotësojë për të mbyllur procesin e negociatave dhe për t'i çelur rrugën anëtarësimit në BE.
 

Argon

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Pershendetje te gjitheve ,eshte hera e pare qe shkruaj ketu.
Lexova vetem disa nga opinionet e pikerisht mendoj se diversiteti i mendimeve ben qe disa njerez te lekundur te hapin syte me teper ,ndersa ato qe jane majtas ose djathtas te pozicionuar mire ,as qe behet fjale te levizin nga mendimet e tyre ,nje mesazh perben objekt ekstaze ,kenaqesie shpirterore kur shahet pala e kundert apo behen helm kur shahet pala e vet.
Ngjarjet kane marre kthese disi drejt dhunes,megjithse aktualisht nuk ndodhem ne shqiperi ndaj lajmet i thith vetem nga interneti,flas per sulmet ndaj disa institucioneve ne kryeqytet .Degjoj njerez qe thone duhen bere protesta paqesore e jo te shkojme drejt barbarise me dhune,do doja ti kujtoja ketyre personave qe me siguri ne ngjarjet e 97&quot; ishin perkrah dhunes per te hedhur te ashtuquajturin pushtetin e Sales.Te njejtat gjera mendojne njerezit me bindje te djathta tani,te hedhim pushtetin e Nanos ,pra pavarsisht nga permasat e dhunes qe ushtrohet mendoj se ekziston nje anallogji ndermjet dy ngjarjeve,mos mendoni qe po ngaterroj dy gjera krejt te ndryshme,sepse mendoj se i kam bere nja analize te te dyja rasteve.Si konkluzion mendimi im eshte qe njerezit duhet te jene me objektiv ,te shohin me nga larg ,te papozicionuar ne te majte apo te djathte ,por direkt te denojne dhunen ne cdo moment,sepse pervoja historike tregon qe dhuna zakonisht sjell vetem te humbur, nuk duhen perzier revolucionet e verteta te cilet sjellin ndryshime ne shoqerine njerezore, por ngjarje si 97 apo edhe valet e ndryshme te dhunes te mepasme jane vetem çjerrje te disa njerezve te genjyer nga ideali i rreme ,nga fryrje te qellimshme,apo nga urrejtje te kaluara .Me siguri te flasesh kunder dhunes tani ,ne kete periudhen aktuale ,per njerezit me horizont te ngushte do te thote qe je i majte .
Duhet te ndryshojme pak botekuptimin tone e ta orientojme drejt paqes ,drejt kufizimit te urrejtjes, urrejtja sjell urrejtje ,hakmarrje prandaj nuk shuhet kurre rrethi vicioz ne te cilin futemi.
Falenderoj per vemendjen.
booki.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Skandal në marrëdhëniet mes qeverisë Nano dhe BE

Nano ka shpallur Prieben &quot;non gratta&quot;

Pas një paralajmërimi të ashpër të Kryekomisionerit Kris Paten, për këtë skandal, stafit të kryeministrit shqiptar i është dashur të fajësojë ministren Ermelinda Meksi për këtë skandal dhe të premtojë zëvendësimin e saj me Paskal Milon ose Ledio Biankon

Ministri i jashtëm i Shqipërisë Kastriot Islami, është ndeshur me një dosje të vështirë gjatë udhëtimit në Bruksel, që ka të bëjë me shpalljen si &quot;persona non gratta&quot; të Drejtorit të BE për Ballkanin, Reinhardt Priebe, prej qeverisë shqiptare në vjeshtën e vitit të kaluar. Zoti Priebe i cili ka kryesuar disa herë rresht delegacionin e BE, në kuadrin e verifikimit të plotësimit të kushteve që BE i ka vënë Shqipërisë për mbylljen e negociatave, është shpallur person i padëshirueshëm nga qeveria shqiptare, pas vizitës së tij në muajin nëntor të vitit të kaluar. E porositur prej kryeministrit Fatos Nano, ministrja e Integrimit Ermelinda Meksi i ka dërguar një letër të ashpër ambasadorit Salzman në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ku e cilëson zotin Priebe, të padëshirueshëm dhe të papërgjegjshëm për deklaratat e tij se Shqipëria ka ngecur në vend me reformat. Ambasadori Salzman e ka dërguar paralajmërimin e Shqipërisë në Bruksel ku ka plasur dhe skandali. Kryekomisioneri Paten i ka dërguar një letër të ashpër zotit Nano, ku i bën të qartë se qëndrimet e zotit Priebe, përfaqësojnë qëndrimet e BE dhe se në to nuk ka asgjë personale. Situata është tensionuar dhe kryeministri është përpjekur të dalë nga loja, duke fajësuar Ministren Ermelinda Meksi për këtë skandal. Kështu stafi i ngushtë i kryeministrit Nano kanë marrë takim me përfaqësinë e BE në Tiranë dhe disa ambasadorë të tjerë për të shpjeguar se zonja Meksi ka vepruar me kokë të saj. Biles një nga këshilltarët më të rëndësishëm të zotit Nano u ka shpjeguar në konfidencë se zoti Nano është duke shkarkuar zonjën Meksi, por është i shtrënguar ta mbajë ende në detyrë për shkak të konjukuturës politike brenda PS.

Sipas stafit të zotit Nano kandidatë për të zëvendësuar zonjën Meksi pas skandalit me Prieben, ishte Paskal Milo, ose Ledio Bianko, ky i fundit një ish nëpunës i OSBE, në Tiranë dhe pedagog i Juridikut. Tensioni nuk është ulur dhe dosja është transportuar në Bruksel. Gjatë vizitës së fundit të zotit Nano në Bruksel ai është përpjekur t'i shpjegohet zotit Prodi për skandalin dhe e ka siguruar atë se ai do të caktojë dy njerëz të afërt të tij &quot;të ndjekin matricën e reformave&quot; duke shmangur zonjën Meksi. Ai ka cituar konkretisht zotin Ylli Manjani dhe zotin Shano si persona teknikë që do të merren me këtë çështje. Por kjo nuk ka ndikuar aspak në opinionin e zotit Prodi, i cili, i hutuar nga shpjegimet e hollësishme, i ka thënë se ai njeh vetëm një person përgjegjës në Shqipëri që është kryeministri Fatos Nano.

Gjatë vizitës së djeshme të Islamit në Bruksel, kjo çështje ka qarkulluar në tryezat e bisedimeve si bekgraund i marrëdhënieve Shqipëri-BE. Mësohet se zoti Islami i ka kërkuar zotit Patten të mbyllë negociatat me Shqipërinë brenda këtij viti me qëllim që t'i japë prestigj politik Shqipërisë për të ndikuar në Kosovë. Zoti Paten e ka kundërshtuar prerë duke i theksuar se çështja e negociatave është çështje e raporteve dypalëshe Shqipëri-BE dhe nuk ka të bëjë fare as me rregullimin e prestigjit politik të Shqipërisë, as me rritjen e autoritetit të qeverisë shqiptare. Duke i bërë të qartë se negociatat nuk do të mbyllen këtë vit edhe pse ky ishte një afat kohor normal, drejtuesit e BE në Bruksel, kanë përcjellë Ministrin e Jashtëm shqiptar, me dyshimin se pala shqiptare vazhdon t'i humbasë durimin Bashkimit Evroipian rreth kushteve që duhet të plotësojë për të mbyllur procesin e negociatave dhe për t'i çelur rrugën anëtarësimit në BE. [/qb]
edhe?!

mendo se cfare pershtypje duhet te kete Be per berishen meqenese nuk e mbeshtet edhe per me nanon nuk ka marredhenie te mira

Nano ik implikon kthimin e berishes dhe asnje alternative reale qeverisese
Nano eshte i mbytuar deri ne fyt me faje gabime - gjithsesi &quot;nano ik&quot; e berishes nuk mund te mbeshtetet.

Dilni nga rrethi vicioz nano - berisha!
Zgjedhjet e ardhshme jane momenti me i mire per te bere kete.
 

SPORTELISTI

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Po ku te vemi qe te dalim nga rrethi o gene?keta te dy ja kane zene frymen jo vetem popullit por edhe politikes shqipetare. o be si pune loje kjo pune iken sala vjen fatosi.te tjeret si ne ps ashtu edhe ne pd nuk marrin fryme para ketyre te dyve.biles aq frike kane sa qe ma mer mendja se edhe ata qe kandidohen ndonjehere kunder tyre e bejne sa per te thene se brenda 2 partive ka rivalitet.pastaj kur vijne zgjedhiet cahen duke uleritur per salen e fatosin.e populli c'te beje?revolucion te djegim e te shkaterrojme edhe ato ca na kane ngelur.asnje nga politikanet tane nuk e merr kurajon ti dergoje prapa diellit keta te dy.se natyrisht i hane thelat bashke
smash.gif
smash.gif
ndersa sa me skandale te tilla si ai me siper u mesuam tashme .na ka ngelur vetem te mbajme syte nga qielli e te shpresojme qe keta te dy te vdesin ne nje dite.u beme si puna e atij
-pafshi ne enderr gjelle pasanikesh
wave.gif
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Organizata Gjenerata e Re Shqiptare paraqiti arsyet e protestës para Shtëpisë së Bardhë

&quot;Nano po varfëron një aleat të Amerikës&quot;

Organizata &quot;Gjenerata e Re Shqiptare&quot;, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një deklarate u bërri thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në këtë vend që të marrin pjesë në protestën e organizuara para Shtëpisë së Bardhë kundër pranisë së kryeministrit Nano, të cilin ata e kanë etiketuar si njërin nga njerëzit më të korruptuar në Evropë dhe në botë. Kjo organizatë ka theksuar se kjo protestë synon që të bëjë të njohur për amerikanët se aleati i tyre në luftën kundër terrorizmit është populli shqiptar dhe jo Fatos Nano, i cili synon sipas tyre që ta përdorë këtë vizitë për suport politik. Gjithashtu aty theksohet se Nano duke varfëruar shqiptarët, po bën të mundur që të dobësohet një aleat i amerikanëve. Ata thonë se Amerikës nuk i intereson një aleat i dobët dhe i varfër në Ballkan dhe në luftën kundër terrorizmit. Më poshtë është dhe teksti i plotë i deklaratës së kësaj organizate.


Deklarata:

Shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, po vuajnë prej shtatë vitesh regjimin e Fatos Nanos. Ai jo vetëm që e ka zhytur vendin në varfëri e papunësi dhe u ka mohuar shqiptarëve të drejtën për të votuar, por renditet ndër zyrtarët më të korruptuar në Evropë dhe në botë. Ashtu siç jeni informuar, ai po vjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një konferencë të vendeve të Detit të Adriatikut dhe do të ketë një takim me presidentin Xhorxh Bush. Ai po përpiqet që të fitojë kapital politik me këtë vizitë, në kohën kur një lëvizje qytetare po mbush rrugët për të protestuar në mënyrë të qytetëruar, kurse ai ndërmerr pushime luksoze përreth botës. Ai po përpiqet që ta reklamojë këtë vizitë si një mbështetje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj tij.

Prandaj është përgjegjësia jonë si qytetarë të botës së lirë, që të protestojmë dhe t'u tregojmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se aleati i tyre nuk është Fatos Nano, por populli shqiptar. Është detyra jonë që t'i tërheqim vëmendjen qeverisë Amerikane, se sa më shumë që të qëndrojë në pushtet Fatos Nano, aq më e dobët do të bëhet Shqipëria. Dhe një Shqipëri e dobët, do të thotë një aleat i dobët për Shtetet e Bashkuara në luftën ndaj terrorizmit dhe në rajonin e Ballkanit.

Ne, Gjenerata e Re Shqiptare, kemi rezervuar parkun përballë Shtëpisë së Bardhë që të protestojmë për të sjellë më shumë vëmendje për këtë problem. Ne ju kërkojmë përzemërsisht që të merrni pjesë dhe të ngrini zërin në këtë lëvizje për të mirën e Shqipërisë dhe të Amerikës. Ne ju ftojmë të hënën, më 29 mars, përpara Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC, për të mbështetur përparimin e Shqipërisë drejt demokracisë për të hequr qafe njëherë e mirë, krimin e organizuar dhe mungesën e drejtësisë.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga SPORTELISTI:
[qb] Po ku te vemi qe te dalim nga rrethi o gene?keta te dy ja kane zene frymen jo vetem popullit por edhe politikes shqipetare. o be si pune loje kjo pune iken sala vjen fatosi.te tjeret si ne ps ashtu edhe ne pd nuk marrin fryme para ketyre te dyve.biles aq frike kane sa qe ma mer mendja se edhe ata qe kandidohen ndonjehere kunder tyre e bejne sa per te thene se brenda 2 partive ka rivalitet.pastaj kur vijne zgjedhiet cahen duke uleritur per salen e fatosin.e populli c'te beje?revolucion te djegim e te shkaterrojme edhe ato ca na kane ngelur.asnje nga politikanet tane nuk e merr kurajon ti dergoje prapa diellit keta te dy.se natyrisht i hane thelat bashke
smash.gif
smash.gif
ndersa sa me skandale te tilla si ai me siper u mesuam tashme .na ka ngelur vetem te mbajme syte nga qielli e te shpresojme qe keta te dy te vdesin ne nje dite.u beme si puna e atij
-pafshi ne enderr gjelle pasanikesh
wave.gif
[/qb]
une nuk do te votoj as per nanon as per berishen dhe (sidomos) nuk do te votoj per aleatet e tyre (idivide apo organizata) dhe ftoj te gjithe te veprojne si une.

eshte shume e thjeshte kjo dhe eshte baza e sistemit demokratik - nuk te pelqen, mos e voto.

Nese pastaj nuk mendon se ka alternativa te vlefshme ne vend, fillo krijo ti nje alternative bashke me persona qe e mendojne si ty.
 
Top