Protestat "Nano ik"

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

po, tani e mora vesh
thumbsup.gif


Nano te ike nga pushteti

dhe te vije berisha

te ike nano se fjalite tij te gjata nuk i marrin vesh (po kush t'i marre vesh
shrug.gif
) dhe pikerisht ky eshte nje nga problemet - sala me shoke e ndiejne veten injorante.

te vije sala se eshte i thjeshte - cdo idiot i di kuptimet e fjaleve qe perdor sala (se aq e ka fjalorin ai - hajdutet, mafiozet, vrasesit, do i varim, do i therim, te japim besen, na prishi nderin - edhe ndonje qe mund te kem harruar)
kur eshte i kthjellet kuptohet.

Te ike nano sa me shqejt se nuk do te ngele gje per hajdutet e pd te privatizojne
cry.gif
kur te vijne ne pushtet (se ndonje prove qe DO TE abuzohet me pallatin e kultures nuk po jepet - pervec endrrave qe sheh dikush).

Te ike nano sa me shpejt se paskan mbaruar parate e vjedhura gjate rregjimit te sales (e quajne rotacion pushteti - dhe i duket e drejte natyrale edhe kur nuk te votojne)

Ik nano se sala ka mbetur "thate"
Ik se sala nuk ka me para te paguaje pjesemarresit ne mitingjet e shumta
Ik se erdhi rradha sales me shoke te vjedhe
Ik se sala u ka premtuar atyre qe e mbajne ne krye se "do te vjedhim te gjithe - do vije dita arbrit"

Ik nano - jo se na u rr...jt per ket vend por na qan shpirti per ato kolltuqe ku vidhej diten edhe naten-se si na duket kur vjedh ti

Beni ju shqipetare nje rremuje te madhe shqiperi, shkaterroni imazhin tuaj ne bote, shkaterroni edhe ato pak exporte qe keni, largoni investimet (te huaja po edhe te vendit) se ia vlen barra qerane

Mos ndertoni shqipetare asnje alternative se nuk kemi nevoje per te - berisha ka experience ne pushtet dhe do te replikoje ate qe beri deri ne '97 (akoma nuk ka pranuar ndonje gabim keshtu qe eshte normale te mendosh se do te vazhdoje ne ate rruge) dhe gjate atyre viteve nuk kishte aspak nevoje per alternativa - vidh sa te duash.

Largoni shqipetare Nanon se ai vjedh vete dhe vini shqipetare berishen se ai lejon te tjeret (ministra, doganiere, police, skafiste e deri tek rojet e shikut) te vjedhin qe t'a mbajne ne krye per te realizuar endrrat e tij megalomane (as para per familjen e vet nuk do te vjedhe - do vetem pushtet per te shtypur koka te kuqe -ish koleget e tij te ppsh
thumbsup.gif
).

Te ike nano se ne na dueht nje dikatator qe te mbledhe gjithe pushtetet kushtetuese nen vete

Ju shoqeri civile bashkohuni me berishen - qe t'u shtype edhe njehere si dikur se, e dime ne, keshtu ju pelqen ("fatkesisht" shoqeria civile nuk e ka harruar akoma thundren e sales kur ka ndonje kontradikte me te dhe i tregoi rrugen e ...)

Blendi

ti dhe une kemi, jo vetem te drejte te kerkojme te gjitha ato qe permende por, kemi edhe DETYREN SHOQERORE te PERZGJEDHIM ata qe do te administrojne jeten tone dhe te shqipetareve te tjere qe nuk kane profesion mendimin e kerkojne ndihme ne kete zgjedhje.
Ne kemi detyre te perzgjedhim

Ketu nuk behet fjale per nje mendim absolut mbi nanon (nga ana ime eshte negativ por jo per asryet e bebeve qe permenden shqesh ketu).
Ketu behet fjale per nje zgjedhje relative, mbi nevojen e ndertimit te nje alternative te vlefshme dhe dilemen nese pjesemarrja ne protesta te organizuara nga Berisha (pavaresisht se "Nano ik" e therret cdo shqipetar) ndihmon apo pengon zhvillimin e saj.

Nese nano eshte nje rrezik i madh per ekonomine shqipetare (gjithsesi me pak se berisha) ai tjetri (sala) eshte nje rrezik per demokracine e brishte shqipetare.
experienca tregon
-kontroll absolut mbi media (kur nuk na pelqejne i djegin)
-shtypje e shoqerise civile (lezo deklaratat qe bene ne takimin me berishen)
-shtypje me dhune e cdo lloj proteste sado paqesore
-perdorimi i shik ne menyre politike (dmth per te rrembyer e rrahur politikane, gazetare e protestues)
Mjafton kaq

Nuk kemi nevoje per nje diktator por kemi nevoje te izolojne ate

Shqiperia ka nevoje per nje opozite qe te jete e afte te largoje nanon dhe te jape alternativa me te mira se te tij
Opozita shqipetare eshte si nje fushe ku bari i keq ka mbuluar gjithcka dhe ne duhet t'a izolojme jo t'a ushqejme e t'a rrisim.

Nuk do te merakosesha per opoziten nese nuk do e konsideroja si nje shpetim nga gjendja aktuale - teorikisht idete e reja e perparimtare lindin ne opozite.
Nese nuk je militant i berishes (ata jane te pashprese) duhet te punosh per nje opozite te re - sa me shume te mbeshtesesh Berishen aq me shume largon mundesine e krijimit te kesaj alternative.

Nano ik?
Berisha ik?

Nano duhet larguar por jo duke sjelle ne pushtet Berishen.
Sala nuk ka asnje te drejte morale te denoje hajdutlliqet e nanos sepse ai dikur ka vjedhur vete - cdo veprim do te ngjallte konflikte sociale sepe do te intepretohej si lufte politike (ashtu si do te interpretohej denimi i Berishes nga Nano ) e gjithe kjo pavaresisht ndarjes teorike te pushtetve e vertetimit te mundshem te vjedhjeve.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga -gene-:
...ndonje prove qe DO TE abuzohet me pallatin e kultures nuk po jepet - pervec endrrave qe sheh dikush...


Oreeeeeeeee gene
po une te them ja ujku, ti me kerkon gjurmet.

Po cfar prova abuzimi do ti,kur gruaja e kryeministerit behet biznesmenia me e madhe ne ate vend dhe qe pasurine e vuri pas ardhjes te te shoqit ne pushtet.

Me thuaj nje rast tjeter ne Europe apo Ameriken Veriore,te ngjashem me kete dhe une e mbyll pergjithmon temen e hajdutlliqeve te Fotiadh Thanas Nanos.


Sa per provat e Pallatit te Kultures,lexoi deri ne fund artikujt pastaj kerce,si pleshti ne jorganin e evgjitit <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />


Marre te "Koha Jone"

Kryeministri i shtron Ministrit te Ekonomise kerkesen per privatizim te Pallatit te madh te Kultures


Skandali i hapur në publik fillimisht nga kryetari i PD-së zoti Berisha për "tentativat e kryeministrit Nano për të privatizuar dy katet e Pallatit të madh të Kulturës në Tiranë" ka sjellë reagimin kryeministror. Kryeministri Nano ka nxituar që të përshpejtojë lojën e tij për të bërë gati dokumentat që ta kalojë në mbledhjen e qeverisë këtë privatizim. Por ministri aktual i Ekonomisë Anastas Angjeli, sipas burimeve kryeministrore, nuk ka pranuar ta firmosë këtë procedurë antiligjore. Ndërsa paraardhësi i tij thuhet se e ka firmosur një shkresë të tillë...


He,he,he

Do me ja fut hajduti hajdutit.

Ku e ha Caci ate kokerr ulliri.
Nano te marr "Pallatin e Kultures",Caci te futet ne burg kur te vij Sala.
Boll hajdutlliqe ka Caci per te mbuluar,edhe ato te Fotjadhit ka mangut.
 

Maradona

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Fillimisht postuar nga -gene-:
...ndonje prove qe DO TE abuzohet me pallatin e kultures nuk po jepet - pervec endrrave qe sheh dikush...


Oreeeeeeeee gene
po une te them ja ujku, ti me kerkon gjurmet.

Po cfar prova abuzimi do ti,kur gruaja e kryeministerit behet biznesmenia me e madhe ne ate vend dhe qe pasurine e vuri pas ardhjes te te shoqit ne pushtet.

Me thuaj nje rast tjeter ne Europe apo Ameriken Veriore,te ngjashem me kete dhe une e mbyll pergjithmon temen e hajdutlliqeve te Fotiadh Thanas Nanos.


Sa per provat e Pallatit te Kultures,lexoi deri ne fund artikujt pastaj kerce,si pleshti ne jorganin e evgjitit <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />


Marre te "Koha Jone"

Kryeministri i shtron Ministrit te Ekonomise kerkesen per privatizim te Pallatit te madh te Kultures


Skandali i hapur në publik fillimisht nga kryetari i PD-së zoti Berisha për "tentativat e kryeministrit Nano për të privatizuar dy katet e Pallatit të madh të Kulturës në Tiranë" ka sjellë reagimin kryeministror. Kryeministri Nano ka nxituar që të përshpejtojë lojën e tij për të bërë gati dokumentat që ta kalojë në mbledhjen e qeverisë këtë privatizim. Por ministri aktual i Ekonomisë Anastas Angjeli, sipas burimeve kryeministrore, nuk ka pranuar ta firmosë këtë procedurë antiligjore. Ndërsa paraardhësi i tij thuhet se e ka firmosur një shkresë të tillë...


He,he,he

Do me ja fut hajduti hajdutit.

Ku e ha Caci ate kokerr ulliri.
Nano te marr "Pallatin e Kultures",Caci te futet ne burg kur te vij Sala.
Boll hajdutlliqe ka Caci per te mbuluar,edhe ato te Fotjadhit ka mangut. [/qb]
Ka ndonje fakt KJ per kete, apo me thashetheme kafenesh?
KJ e ka humbur pamvarsine dhe paanshmerine qe diten kur pronari i saj akuzon kryeministrin per kercenime dhe e kercenon ate.
Si te besoj une qe KJ eshte e paaneshme?
Ku i ka faktet per kete Kj?
Akoma si ne kohe te Dulles ju, ka dale ne gazete, me 100% eshte e vertete?!
 

Guest
Re: Protestat "Nano ik"

<span style="font-weight: bold">Shqipëria, vend i vështirë për shtypin e pavarur</span>

11 mars 2004 - Zeri i Amerikes


Në një raport të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, organizate me qender ne Nju Jork, thuhet se lufta e vazhdueshme politike dhe gjendja e dobët ekonomike vazhdojnë ta bëjnë Shqipërinë një vend kaotik dhe të vështirë për shtypin e pavarur.

Raporti shprehet me tone kritike për gjendjen e medias në Shqipëri gjatë vitit që kaloi. Aty thuhet se <span style="font-weight: bold">gjatë 2003-shit, gazetarët shqiptarë u bënë objekt i trysnisë së qeverisë, i padive për shpifje, i pushimeve nga pronarët e politizuar dhe i privimeve nga informacioni qeveritar, sidomos kur hetonin për korrupsionin dhe krimin e organizuar. </span>

Për më tepër, thuhet në raport, standardet e ulta profesionale, theksi tek sensacioni dhe ndikimi financiar i partive mbi shumë mjete të shtypit, u japin gazetarëve pak besueshmëri në publik dhe shpesh e detyrojnë shtypin të vetcensurohet.

Në raport thuhet se një pjesë e mirë e të ardhurave për median shqiptare vjen nga reklamat për kompanitë shtetërore dhe qeveria ka vazhduar ta përdorë këtë joshje për ato mjete informimi që flasin pozitivisht mbi politikat e qeverisë dhe mbi Partinë Socialiste në fuqi.

Gjatë vitit 2003, thotë raporti i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, qeveria e kryeministrit Fatos Nano, u mbulua pozitivisht nga tre stacionet televizive kombëtare, Televizioni Shtetëror Shqiptar, Televizioni i pavarur Arbëria dhe Televizioni i pavarur Klan, sepse partia e tij socialiste ruajti një ndikim të fortë mbi Radiotelevizionin Shqiptar dhe Këshillin Kombëtar për Radion dhe Televizionin.

Në disa raste, thuhet në raport, <span style="font-weight: bold">qeveria ka vepruar me dorë të fortë për zbatimin e rregulloreve mbi mdiat</span>. Në muajin gusht, Këshilli Kombëtar mbylli stacionin e pavarur Alba TV për mos pagim të tarifës së transmetimit. Sipas burimeve të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, kjo i frikësoi drejtuesit e mediave të tjera duke krijuar një klimë vetëcensure.//ii
 

DFV

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Maradona ,po c'prete nga Nikoll Lesi qe eshte bere si ai femija 2 vjec qe sa here qane i vene biberonin ne goje.
Sa per levizjen &quot;Nano ik&quot; une jam me ate qe Nano te largohet nje ore e me pare, por kurre Berisha me ne pushtet.
Ne se ndodhe, dmth. eshte ik nje Ali Babe me 40 hajdut(Nano) dhe te vi nje tjeter Ali Babe por me 400 hajdut(Berisha)

O Isak,thua se Berisha duhet te vi ne pushtet!
Na jep te pakten nje arsye, perse Berisha?
Per nje gje jam i bindur, gjithcka qe beri Berisha nga 91-97 ishte shume keq,atehere perse u dashka tja japim pushtetin nje deshtaku kur Shqiperia ka qindra te tjere qe kane dhene prova se dine te punojne me kulture demokratike, te ndershem dhe fleksibel, te rritur me hallet e popullit dhe qe ngjallin edhe besimn e tij.
Tek e fundit Berishes ju dha nje here mundesia per te drejtuar Shqiperine dhe mbolli nje katraure qe s'ka burre nene ta rregulloj!
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

DFV

Pse Berisha????

Po sepse ai eshte i vetmi qe mund ta marr qeverisjen e vendit pas Nanos.Cili antar i opozites te sotme do e merrte kete detyre,para Berishes???

Une nuk po flas me inat,por rrealisht.

Pas rrezimit te qeverise socialiste,eshte Berisha ai qe vjen.

Pse ti japim ne atij shansin???

Ne nuk po ja japim.Ai po e merr ate,nepermjet kembnguljes qe karakterizon nje doktor te shkencave.


Gjermanet thone:

&quot; Fati (Shansi) eshte i atij qe e kerkon me kembngulje dhe pa u merzitur.


Po qe se dr.Berisha nuk e ben si duhet punen e tij kete rradhe,ateher le ta heqim dhe tja japim Edi Rames. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Do thuash ti:pse pas dr.Berishes, Edi Rames dhe jo para tij?

Edi Rama po pret per vete me padurim,qe dr.Berisha t'ja shtrij Tosin per toke dhe Edi ti vej komen ne fyt. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Edi Rames pervec Tos Qorrit,i duhet te eleminoj edhe te gjithe pleqte e PS qe ne syte e tij jane po kaq te mire ne drejtimin e Shqiperise,sa Lenka Cuko,Pali Miska apo Tefta Cami
lol.gif
lol.gif
lol.gif


Keto ai i eleminon,vetem po qe se dr.Berisha i jep per faj te Qorrit,nje goditje te fuqishme PS.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

une e lexova deri ne fund artikullin dhe aty kishte vetem dallavere mbi biznesin e gruas se dikujt (qe sot eshte kryeminister e neser jo)

Nuk them se nano nuk vjedh e nuk tenton te beje nje gje te tille po nuk bej as dallavere e as nuk i jap mbeshtje atyre qe bejne dallavere sepse vetem demtojne shoqerine shqiptare
Nqs ti dallaveret qe lexove aty i quan prova - qufsh me shendet sepse je shume i papjekur per kete diskutim.

Privatizimet ne vetvete nuk mund te paragjykohen.
Nese abuzohet me to, shoqeria shqipetare i jep rroge e privilegje dhjetra deputeteve te opozites qe te hetojne e gjejne prova. Nuk paguajme per dallavere klubesh - per ato nuk ka nevoje te jesh politikan.

Persa i perket berishes - pikerisht sepse ai ka monopolizuar opoziten nuk thuhet nano ik sot, sepse eshte si te thuash berisha hajde
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Cdo dite del dicka e re per kryehajdutin e Shqiperrise, Robert Camcakezin alias Fotiadh Nano.




90 MILIONE DOLLARE, TREN ELEKTRIK APO KARRIKE ELEKTRIKE PER SHQIPTARET?!

Qeveria e Nanos ka vendosur te beje nje loje te rrezikshme me 90 milione dollare. Denoncimi shqetesues erdhi dje nga ish-kryeministri Ilir Meta.

E verteta eshte se qeveria e Nanos po kerkon te marre nje kredi 90 milione dollareshe, per ta prokuruar ate ne menyre te drejtperdrejte. Ligjet tona te perparuara e ndalojne nje procedure te tille per shuma mbi 3 milione dollare.

Ndersa Nano e merr vete te drejten ta zbatoje prokurimin e drejtperdrejte edhe per shuma 30 here me te larta sesa ajo qe lejon ligji.

Loja e dyshimte e Nanos dhe bashkepunetoreve te tij, ne kete rast, fshihet pas emrit te firmes amerikane &quot;General Elektrik&quot;. Kryeministri po tenton te na hedhe hi syve duke na hipnotizuar me projektin e nje treni elektrik Tirane-Rinas-Durres, ku si kompani realizuese paraqitet gjigantja amerikane.

Jane edhe dy shqetesime te tjera perpos prokurimit te drejtperdrejte te shumes prej 90 milione USD. A eshte ky projekt, nevoja me e ngutshme e qytetareve te padrite dhe te paguaje ne kete zone. Dhe, a eshte ky nje projekt i paraqitur nga General Elektrik, apo i menduar nga Nano?

Pervojat e hidhura te tenderimit kane treguar se kur nje firme i jepen 90 milione USD, autoriteti shqiptar qe firmos ka siguruar me kete rast nje shume te madhe si shperblim, dhurate le ta themi. Ky, me sa duket, eshte motivi me frymezues per projektin e trenit elektrik Tirane-Rinas-Durres.




KOHA JONE
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

nano duhet te iki.
le ta lejme popullit zgjedhjen e se ardhmes se tij.
por kjo zgjedhje behet vetem kur ky klan te liroje vendin.
rrezikshmeria e ketij klani eshte 100 here me e madhe sesa e cdo qeverie qe do te vije me vone(ketu hyn edhe nje qeveri e partise komuniste ).

une nuk mund te pranoj nje
skllaverim te tille ekonomik.

nqs se berisha rrifte e kercenonte ne mes te pazarit nano i ben keto gjera me nje cik &quot;still&quot;.
vlersojeni vete kush eshte me i rrezikshem.
kini pak kujdes ne vlersimin e NANOS!!!!!!!!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

edhe mos harroni ate qe ka thene ilir meta.
&quot;eshte qeverija me e korruptuar e te gjithe koherave kjo e NANOS&quot;
nje dite kur te dalin te palarat do te flasim ndryshe.
 

Guest
Re: Protestat "Nano ik"

<span style="font-weight: bold">Gazetarët: shteti ndërhyn fuqishëm ndaj mediave në Shqipëri</span>

Laura Konda
12 mars 2004 - ZERI I AMERIKES



Raporti i publikuar pardje nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në Nju Jork, shprehet me kritika për gjendjen e medias në Shqipëri, gjatë vitit që kaloi. Në raport thuhet se lufta e vazhdueshme politike dhe gjendja e dobët ekonomike vazhdojnë ta bëjnë Shqipërinë një vend kaotik dhe të vështirë për shtypin e pavarur. Gazetarët shqiptarë u bënë objekt i trysnisë së qeverisë, i padive për shpifje, i pushimeve nga pronarët e politizuar dhe i privimeve nga informacioni qeveritar, sidomos kur hetonin për korrupsion dhe krimin e organizuar. Për të biseduar për disa nga këto çështje, Zëri i Amerikës intervistoi dy gazetarë, zotin zotin Mero Baze, kryredaktor i gazetës ”Tema” dhe zotin Blendi Fevziu, gazetar në televizionin ”Klan”.

Zëri i Amerikës: Zoti Fevziu, fillimisht cili është reagimi juaj per raportin e fundit, sa e fuqishme është ndërhyrja e shtetit ndaj shtypit në Shqipëri?


Blendi Fevziu: Besoj që ndërhyrja e shtetit ka qenë dhe mbetet e fuqishme, ndaj mediave në Shqipëri, një gjë që nuk është një fenomen vetëm i vitit të fundit, pavarësisht se gjatë vitit të fundit ka patur kurba ngritjeje dhe normalizimi më të mëdha, mbase se sa vitet e tjera. Përsa i takon raportit më të fundit, të paktën personalisht, kam një objeksion, më duket se vazhdimisht raportet transportojnë nga njëri raport në tjetrin të njëjtën problematikë të viteve të kaluara. Po marr një detaj të thjeshtë nga raporti i fundit. Në raportin e fundit thuhet se televizioni kombetar ”Klan”, meqenëse po flas në emër të Klanit, është nga ato televizione që ka mbuluar zhvillimet, duke krijuar një lloj përkrahjeje për qeverinë. Kushdo që ka ndjekur televizionin Klan, ose evoluimin e mediave elektronike shqiptare dhe shtypin e përditshëm, mund ta thotë me gojën plot, që kritikat ndaj qeverisë kanë qenë shumë të forta, jo vetëm në televizionin Klan, por edhe në një pjesë të madhe të mediave, sidomos të shtypit të shkruar në Shqipëri. Kështuqë, nuk më duket, të paktën, se në këtë pikë raporti është realist. Me sa duket, këtij raporti i mungojnë një pjesë e burimeve të informacionit, ndërkohë që ka saktësi dhe objektivitet në disa gjëra të tjera.

Zëri i Amerikës Zoti Baze, një nga kritikat që i bëhet shtypit në Shqipëri është politizimi i tij, mbajtja e qëndrimeve pro kësaj, apo asaj force politike. A mendoni se shtypi në Shqipëri i ofron publikut një informacion të balancuar?

Mero Baze: Problemi real që i është krijuar shtypit në Shqipëri, është pamundësia për të qenë një shtyp i lirë dhe i pavarur, për shkak të formatit ku e ka vendosur shteti hapesiren e mundesive për të ngritur një shtyp të lirë. Më konkretisht, do të thoja se sot nuk kemi thuajse asnjë institucion shtypi, asnjë redaksi shtypi, përfshi ato që janë pro-qeveritare, ose anti-qeveritare, që të jenë të marketizuara dhe që të funksionojnë falë tregut. Të tilla organe në Shqipëri janë vetëm disa javore zbavitëse, me fjalë-kryqe, apo kërkesa për njohje midis djemsh dhe vajzash, e gjithë pjesa tjetër e shtypit, është një shtyp që nuk mbijeton dot, për shkak të hapësirës së ngushtë që i ka krijuar shteti shqiptar dhe politika shqiptare e shtypit. Për këtë arsye, shtypi shqiptar është i subvencionuar në mënyrë ilegale nga lobe të lidhura me poltikën dhe nga biznesi, i cili është kthyer në një gardian të poltikës në raport me shtypin. Për këtë arsye, nuk mund t’i bëjmë gjyq një shtypi, i cili nuk funksionon dot si një shtyp që mban distancë nga politika, për shkak se politika i ka mbyllur të gjitha mundësitë për të qenë një shtyp i marketizuar, që të funksionojë falë rregullave të tregut dhe të përpiqet për rritjen e personalitetit të gazetarëve dhe ekipeve botuese të tij.

Zëri i Amerikës: Zoti Fevziu, t’i kthehemi përsëri raportit: atje thuhet se qeveria ka përdorur reklamat për kompanitë shtetërore, si joshje financiare për ato media që flasin pozitivisht mbi politikat e qeverisë. Kjo varësi financiare, sa e dëmton integritetin e shtypit, si dhe mbulimin e fenomeneve te tilla si korrupsioni dhe krimi i organizuar?

Blendi Fevziu: Ky është një debat i hershëm në Shqipëri, në të vërtetë dhe mjaft problematik, për arsye se pjesa më e madhe e publicitetit që botohet në të përditshmet shqiptare vjen kryesisht nga strukturat shtetërore, ose nga administrata shtetërore. Për këtë arsye, dihet që ka patur një lloj problemi, ose një lloj marrëdhënie të tensionuar midis shtypit dhe mediave në këtë aspekt. E para, për arsye se një pjesë e mediave kanë mbetur pa u përfshirë në këtë projekt dhe se një pjesë tjetër e mediave kanë mbetur të përfshira në këtë projekt, në një moment që ndoshta nuk e meritojnë. Kështu që, ky është një debat i gjerë. Por, të thuash që kjo reklamë shtetërore ka kondicionuar politikën e editimit të gazetave, kjo më duket më tepër se e ekzagjeruar dhe jo korrekte. Mund të flitet që ka patur probleme, ose që politika e editimit të gazetave është diktuar nga interesa të mëdha që mund të vijnë nga problemet e pronësisë së shtypit ose nga probleme të biznesit lidhur me politikën, por të thuash që katër reklama, pesë reklama, dhjetë reklama që jepen për gazetat, kanë diktuar politikën e botimit të gazetave, kjo është absurde. Dhe ka një argument në këtë drejtim. Pjesa më e madhe e gazetave në Shqipëri nuk janë gazeta që subvencionohen thjesht nga reklamat e shtetit, por janë gazeta që mbahen nga biznese të caktuara, të cilat mund të kenë interesa të lidhura me shtetin. Kështu që nuk besoj se është thjesht problemi i financimit të reklamave shtetërore ai që e mban të frenuar, ose që i bën të frenuara gazetat, përsa i takon politikës së kritikave ndaj shtetit.

Zëri i Amerikës: Zoti Baze për shtypin e shkruar është thënë shpesh se del me humbje po të mos ekzistonte mbështetja financiare nga partitë ose nga bizneset. Sa ndikon kjo varësi ekonomike për objektivitetin e këtyre gazetave?

Mero Baze: E theksova edhe më lart se dëmi më i madh që i është bërë shtypit shqiptar është dëmi që i është krijuar tregut të tij. Pra është një shtyp jo konkurrent, një shtyp që përpiqet të jetojë përmes sponsorizimeve të paligjshme. Nga ana tjetër, përveç mungesës së tregut konkurrent të shtypit, mungon edhe tregu i reklamave konkurrente në Shqipëri. Thuajse asnjë biznes në Shqipëri, përfshi edhe bizneset e mëdha që ju thatë, nuk reklamojnë për shkak të interesave të tyre, për të qënë në treg si operator reklamash, por janë në treg me reklamat e tyre për të ndihmuar një redaksi apo tjetrën, e cila ka një raport të caktuar me qeverinë. Mjaftoj të kujtoj se disa nga kompanitë e mëdha shqiptare, siç është kompania AMC, sponsorizon me qindra mijëra dollarë një këngëtar dhe nuk bën asnjë sponsorizim, megjithëse në Shqipëri ka ligj për sponsorizimet kulturore, për revistat kulturore siç është Alef apo Fjalë, apo organe të tilla për të cilat shteti i subvencionon kompanitë e mëdha nëse sponsorizojnë. Përkundrazi ato sponsorizojnë gjëra rozë, të lehta, dhe kanë krijuar një treg inflacionist reklamash, një treg i cili, as si treg reklamash nuk vlen. Vlen thjesht si treg sponsorizues ilegal, domethënë i fshehur dhe jo i drejtëpërdrejtë. Pra përveç dëmit që na është krijuar që nuk ka një treg shtypi konkurent, nuk kemi asnjë treg reklamash, ku operatorët e biznesit të hyjnë në treg për të reklamuar produktet e tyre. Ata hynë nën maskën e reklamave për të sponsorizuar shtypin dhe natyrisht kjo ka gjithmonë një prapavijë politike.

Zëri i Amerikës: Zoti Fevziu, një anë tjeter e medaljes së problemeve te shtypit, veç trysnise ekonomike, është abuzimi i tij me lirinë. E kam fjalën për spekulimet e shumta ose informacionet jo të konfirmuara. Sa e dëmtojnë këto besueshmërinë në publik të shtypit shqiptar?

Blendi Fevziu: Kjo është një temë mjaft interesante dhe është një temë e parë gjithmonë si “delja e zezë shtypi”. Por duhet të keni parasysh që shtypi shqiptar është reflektim direkt i shoqërisë shqiptare, reflektim direkt i fushave përkatëse të kësaj shoqërie siç është politika, kultura, biznesi dhe gjithçka tjetër në këtë drejtim. Kështu që dhe pjesa e abuzivizmit të shtypit ka po të njëjtën dozë, ose abuzivizmi i shtypit është po në ato doza që është edhe abuzivizmi në të gjitha pjesët e tjera të shoqërisë shqiptare. Kështu që nuk mund të pretendoni dhe askush nuk mund të pretendojë që shtypi do të ishte një ishull i izoluar nga gjithë pjesa tjetër e shoqërisë, një ishull perfekt, një ishull i cili do të zbatonte standartet më maksimale të një shoqërie demokratike, ndërkohë që pjesa tjetër e shoqërisë është në një nivel shumë të distancuar. Unë e kam thënë vazhdimisht, shtypi ashtu sikurse politika, sikurse biznesi, sikurse gjithçka tjetër në këtë vënd, sikurse edhe shoqëria civile e Shqipërisë janë të gjitha hallka të një zinxhiri, të cilat tërheqin njëra-tjetrën. Nuk bëhet fjalë për dikë që është më shumë apo më pak mëkatar. Dihet që edhe shtypi ka ndjekur rrugën e tij të zhvillimit, sikurse ka ndjekur gjithë kjo shoqëri, në një emancipim dhe në një demokratizim gjithmonë e më të madh me kalimin e kohës.

Zëri i Amerikës: Zoti Baze, në këto kushte sa ka rënë interesi i popullatës ndaj shtypit?

Mero Baze: Nuk besoj se kemi një rënie të interesit të qytetarëve për shtypin sidomos për shtypin e shkruar dhe natyrisht për mediat televizive. Shtypi i shkruar ka dëmtuar në një farë mënyre tirazhet e tij për shkak të futjes në tregun e shtypit të elementëve jo konkurentë siç janë gazetat e sponsorizuara nga biznesmenët të cilët e kanë bërë shumë relativ informacionin, i kanë bërë shumë relative të vërtetat dhe kanë rrëzuar në përgjithësi autoritetin e shtypit. Por mendoj se elementët kryesorë të presionit që veprojnë mbi shtypin e lirë, përveç futjes së elementëve antitreg në tregun e shtypit, ngelem i mendimit që janë elementët politikë dhe qëndrimet tërësisht politike që shteti mban për ta mbajtur atë nën kontroll përmes presioneve financiare, përmes gjyqeve ndaj kryeredaktorëve dhe gazetarëve që shkurajojnë dhe mendoj që tani janë vendosur gati kritere klasore për tenderat e reklamave. Janë vendosur kritere të tilla, sepse i kërkohet redaktorit të çdo gazete të paraqesi në tender dokumenta që tregojnë se nuk është i dënuar ose nuk ndiqet. Unë përshembull që jam në gjyq me Fatos Nanon, me zotin Gjinushi, me zotin Dokle nuk mund të paraqitem në asnjë tender reklamash, jam një lloj kulaku i ri i shtypit i cili është i ndaluar të marri pjesë ose të përfitojë nga tenderat shtetërore të reklamave për shkak të kritereve klasore që janë vendosur në këto momente për shtypin shqiptar. Për këtë arsye mendoj se tregu i shtypit më shumë sesa i dëmtuar nga tirazhi, është i dëmtuar nga elementët konkurues të tij dhe ky do të jetë virusi që do ta shkatërrojë atë në se nuk ndërhyet sa më shpejt.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

por kur NANO tregon Perralla qe ne vitin 2015 do te kemi ne 7000$ prodhimin kombetar per fryme ndersa sot kjo shifer eshte 1900$ per fryme , dmth do te kemi nje rritje ekonomike 12.6 % per 11 vjet rrjesht
smash.gif
.

lecojeni (nga korrieri.com) :
--------------------
Duke folur per procesin e integrimit, lideri socialist tha se shqiptaret do te jene gati qe ne vitin 2015, Shqiperia te behet vend me te drejta te plota, anetar i BE-se. &quot;Deri atehere do te jete katerfishuar
smash.gif
Prodhimi Kombetar per fryme . Nga 1.900 dollare per fryme sot (krahasuar me 670 dollare ne 1997) ne afer 7.000 dollare per fryme ne 2015&quot;, tha Nano.
---------------------------------


ne vitin 2003 rritja e PBB = 6%(aferisht)
(e marre nga statistikat e Bankes se Shqiperise).

pra eshte e qarte sesa e pamundur eshte nje 4 fishim i PBB.

keto Mashtrime asnjeri qe ka bere 8 klase shkolle nuk i ha,besoj edhe ata studentet te vlores.

ashtu sic nuk mund te hanim PREMTIMIN e kthimit te lekeve nga piramidat .

asnje politikan nuk i kane bere keto PREMTIME skandaloze .

politikan te ketij niveli u ka ikur koha.

nano ik, vazhdon te jete gjthmone e me shume e DREJTE .
 

zog

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

lali 6% tek 12% nuk eshte kater fishim, por vetem 2 (dy) fishim.

ndersa sa i perket atij artikullit te &quot;zerit amerikes&quot; ne lidhje me lirine e shtypit, amerikanet duhet ta QEPIN, s'kane çfare ti mesojne botes. kur ndodhi shembja e kullave, ne TV amerikane u ndaluan per nje kohe te gjate te gjitha reklamat apo imazhet qe tregonin avione ne fluturim. duhet thene qe nje gje e tille TEK TA s'ka nevoje per nderhyrjen e qeverise, as ligje speciale. amerikanet si &quot;femij te medhej&quot; AUTOÇENSUROHEN, e kjo s'ndodh me shqiptaret te cilet po si vare prej kembesh çdo kater vjet (koha enverit) fillojne e te shajne ka nona e ka i gjith pragu i shpis.

i thjesht ndryshimi, apo jo fevzio!

amerikonet = popull turme.
shqiptaret = turme individesh.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

zog
Anëtar/e
Anetar/e # 3

Shkruajtur më 14 Mars, 2004 12:57
--------------------------------------------------------------------------------
lali 6% tek 12% nuk eshte kater fishim, por vetem 2 (dy) fishim.

--------------------------------------------------------------------------------
ej Lali....... eshte 2(DY) fishim rritja ekonomike nga kjo e sotmja , e per 11 vjet kjo do te sjelli nje katerfishim (keshtu thote nano) ne 2015 te prodhimit kombetar per fryme (nga 1900$ te sotmit ne rreth 7000$)!!!!!!!!!

lecoje mire se cfare eshte shkruar(e mbi te gjitha cfare ka thene NANO).

nuk ju duket nje MAShTRIM tjeter ky i nanos ???'

apo hyni ne ate grupin qe beson qe ne shqipot ja futem austriakeve se e shitem 3 (TRE) here me shtrenjte banken e kursimeve apo ne grupin qe besuan kthimin e lekeve te firmave 100% ???????

kijeni pak mendjen ne mesim , se po ju shpetojne shume gjera.

Nano genjen e ne te gjithe BESOJME perrallat qe na tregon xhaxhi.

sikur jemi ngopur me keta njerez qe na tregojne kthim lekesh, rritje ekonomike me 2 shifra (12.6%)etj , etj e deri te prodhimi kombetar 7000$ per fryme.

sikur ka ardhur koha qe te rritemi nje cik te gjithe, se kaluan 14 vjet te ashtuquajtur
&quot;tranzicion&quot;.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

7000$ ne 2015 nuk eshte ndonje OBJEKTIV i parritshem, eshte gjithsesi shume poshte mesatares europiane dhe akoma shume poshte potencialit te ekonomise shqipetare (nuk jemi ndonje vend ne shkretetiren e saharase)

Objektivi ne vetvete nuk eshte ndonje mashtrim
Ai kthehet ne mashtrim nese nuk tregohet nje menyre e realizimit te tij por vetem fantazohet kot (si psh: te gjithe nxenesit e tiranes do te shkojne ne universitet po te jem une kryetar bashkie - apo: do te kthej parate e fajdeve 100%).

Mendo vetem - nje formalizim i plote i ekonomise - se cfare efekti do te kishte ne statistikat e vendit (e rrjedhimisht ne pbb)
 

kastriot

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] <span style="font-weight: bold">Shqiperia ne 1994.</span>

National product:

GDP - purchasing power parity - $3.8 billion (1994 est.)


National product real growth rate:

11% (1994 est.)


National product per capita:

$1,110 (1994 est.)


Inflation rate (consumer prices):

16% (1994)


Unemployment rate:

18% (1994 est.)


Budget:


revenues:
$1.1 billion


expenditures:
$1.4 billion, including capital expenditures of $70 million (1991 est.)


Exports:

$112 million (f.o.b., 1993)

Imports:

$621 million (f.o.b., 1993)

External debt: $920 million (1994 est.)
Industrial production:

growth rate -10% (1993 est.); accounts for 16% of GDP (1993 est.)


<span style="font-weight: bold">SHqiperia ne 2002</span>

GDP:
purchasing power parity - $15.69 billion (2002 est.)

GDP - real growth rate:
7.3% (2002 est.)

GDP - per capita:
purchasing power parity - $4,400 (2002 est.)

Budget:
revenues: $697 million
expenditures: $1.5 billion, including capital expenditures of $368 million (2002 est.)

Industrial production growth rate:
9% (2000 est.)

Exports:
$340 million f.o.b. (2002 est.)
Imports:
$1.5 billion f.o.b. (2002 est.)

Debt - external:
$784 million


...... [/qb]
<span style="font-weight: bold">Te dhenat e Fondit Monetar Nderkombetar -IMF- flasin nje gjuhe tjeter nga genjeshtrat qe perhap ti ketu ne AF.Sidomos persa i perket Borxhit te jashtem, Faqe 26:</span>

Te dhenat ekonomike (me te fundit) te Shqiperise
 

kastriot

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Leopardii:
[qb] por kur NANO tregon Perralla qe ne vitin 2015 do te kemi ne 7000$ prodhimin kombetar per fryme ndersa sot kjo shifer eshte 1900$ per fryme , dmth do te kemi nje rritje ekonomike 12.6 % per 11 vjet rrjesht
smash.gif
.

lecojeni (nga korrieri.com) :
--------------------
Duke folur per procesin e integrimit, lideri socialist tha se shqiptaret do te jene gati qe ne vitin 2015, Shqiperia te behet vend me te drejta te plota, anetar i BE-se. &quot;Deri atehere do te jete katerfishuar
smash.gif
Prodhimi Kombetar per fryme . Nga 1.900 dollare per fryme sot (krahasuar me 670 dollare ne 1997) ne afer 7.000 dollare per fryme ne 2015&quot;, tha Nano.
---------------------------------


ne vitin 2003 rritja e PBB = 6%(aferisht)
(e marre nga statistikat e Bankes se Shqiperise).

............ [/qb]
Se pari GNI per capita(Atlas method US$) eshte $1380 dhe jo $1900.
Se dyti, shume nga kandidaten e rinj te EU si psh. Poloni,Cekia etj nuk kane nje GNI per capita me te madh se $4500.
Pra problemi nuk qendron vetem tek GNI pro capita por edhe ke shume tregues te tjere ekonomiko-social dhe politik.
Qe Nano eshte nje gejeshtar dhe Hajdut, ajo dihet tashme nga te gjithe, mirepo duke pasur parasysh gjendjen e Kandidateve te tjere si psh Bullgaria, Rumania, mund te thuhet se per Shqiperine, me gjithe problemet qe ka pasur dhe ka akoma,eksiston mundesia e nje rimekebje te plote dhe si rrjedhim nje anetaresim ne EU shume me perpara se 2015.
 

DFV

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
Fillimisht postuar nga Leopardii:
[qb] por kur NANO tregon Perralla qe ne vitin 2015 do te kemi ne 7000$ prodhimin kombetar per fryme ndersa sot kjo shifer eshte 1900$ per fryme , dmth do te kemi nje rritje ekonomike 12.6 % per 11 vjet rrjesht
smash.gif
.

lecojeni (nga korrieri.com) :
--------------------
Duke folur per procesin e integrimit, lideri socialist tha se shqiptaret do te jene gati qe ne vitin 2015, Shqiperia te behet vend me te drejta te plota, anetar i BE-se. &quot;Deri atehere do te jete katerfishuar
smash.gif
Prodhimi Kombetar per fryme . Nga 1.900 dollare per fryme sot (krahasuar me 670 dollare ne 1997) ne afer 7.000 dollare per fryme ne 2015&quot;, tha Nano.
---------------------------------


ne vitin 2003 rritja e PBB = 6%(aferisht)
(e marre nga statistikat e Bankes se Shqiperise).

............ [/qb]
Se pari GNI per capita(Atlas method US$) eshte $1380 dhe jo $1900.
Se dyti, shume nga kandidaten e rinj te EU si psh. Poloni,Cekia etj nuk kane nje GNI per capita me te madh se $4500.
Pra problemi nuk qendron vetem tek GNI pro capita por edhe ke shume tregues te tjere ekonomiko-social dhe politik.
Qe Nano eshte nje gejeshtar dhe Hajdut, ajo dihet tashme nga te gjithe, mirepo duke pasur parasysh gjendjen e Kandidateve te tjere si psh Bullgaria, Rumania, mund te thuhet se per Shqiperine, me gjithe problemet qe ka pasur dhe ka akoma,eksiston mundesia e nje rimekebje te plote dhe si rrjedhim nje anetaresim ne EU shume me perpara se 2015. [/qb]
Kastriot, jam plotesishte dakort me ty, sepse me Nanon une nuk besoj qe Shqiperia te rimekembet
dhe te antarsohet me te drejta te plota ne EU brenda vitit 2015, por nga ana tjeter une nuk besoj se kjo mund te arrihet edhe duke u udhehequr nga Sal Berisha.
Mendimi im eshte se ne te dyja partite (PD dhe PS) ka plote te rinj te afte , te ndershem e me horizonte qe mund ta cojne Shqiperine drejte EU.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

amam mo aman me kejton se flet berisha

nano nuk e con dot ne be brenda 2015 por berisha me aftesite e tij te medha (qe na tregoi) do e coje shume me perpara &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Akoma mendon se shqipetaret jane dele

Edhe nano, keshtu si e ka nisur, nuk ka per te arritur ne be (berisha jo e jo).
 

kastriot

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga DFV:
.... Kastriot, jam plotesishte dakort me ty, sepse me Nanon une nuk besoj qe Shqiperia te rimekembet
dhe te antarsohet me te drejta te plota ne EU brenda vitit 2015, por nga ana tjeter une nuk besoj se kjo mund te arrihet edhe duke u udhehequr nga Sal Berisha.
Mendimi im eshte se ne te dyja partite (PD dhe PS) ka plote te rinj te afte , te ndershem e me horizonte qe mund ta cojne Shqiperine drejte EU.
<span style="font-weight: bold">Po ku jane keta te rinj ???
Sigurisht qe edhe une jam i te njejtit mendimim dmth nuk kapem mbas nje personi te vetem sepse jam i bindur qe Shqiperia ka kapital njerezor dhe intelektual per te nxjerre jo dy por dyzetmije kryeministra. Mirepo une nuk bej gabimin qe beni ju duke barazuar Berishen me Nanon.
E para,Berisha, me gjithe kritikat qe mund ti behen, nuk mund te barazohet me Nanon.
E dyta, Berisha nuk eshte pengese per Momentin dhe simbas mendimit tim as qe mund te behet pengese.
Prandaj te rinjte kudo qe jane, duke mos harruar se ne radhe te pare jane shqiptare dhe pastaj socialiste,(qe socialiste i thenshin) demokrate, balliste apo zogiste, le te marrin iniciativen dhe te profilohen ne popull dhe ne politike.
Une nuk kam asgje kunder. </span>
 
Top