Prostitucioni dhe droga ne Shqiperi!

hEEbiE_jEEbiEs

Primus registratum
Prostitucioni dhe droga ne Shqiperi!

Desha me e hap kete teme pasi mendoj se prostitucioni eshte nje nga problemet me te medha ne Shqiperi.Shume goca rembehen ose shkojne ne Itali(me deshire) apo vende te tjera per ty kthyer ne prostituta.
Pastaj kam degju se droga gjithashu eshte neper kembe ne Shqiperi , dhe per kete me vjen shume keq.
Psh kushuriri im merrej me nje gje te tille (thashe merrej), jo se jam krenare per kete, edhe e hongri. Edhe them qe mire ju be se ka vene mend tani......
Mund te thoni dhe te shprehni ca te doni rreth kesaj teme , me teper desha te dija mendimet tuja pse e bejne disa goca nje gje te tille (me deshire). Pastaj per drogen thoni ca te doni..... :shrug:
 

Guest
Re: Prostitucioni dhe droga ne Shqiperi!

Per fat te keq jane te verteta :shrug: /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Prostitucioni dhe droga ne Shqiperi!

Prostituoi te mituren, kapet 53-vjecari tropojan

Tentoi te dergonte me force nje 14 vjecare si prostitute, por perfundon ne prangat e policise. Riza Kosova 53 vjec nga Shoshani i Tropoje eshte ndaluar dje ne banesen e tij pasi aventura e dyshuar, kishte nisur pak dite me pare kur ai dyshohet se mori forcerisht 14 vjecaren V.V. nga Tropoja, per ta shitur ne Kosove. Policia e UMNIK-ut ka dyshuar ne dokumetacionin e minorenes dhe e ka kthyer mbrapsht. Por me tej, policia e Kukesit, mori ne pyetje te mituren qe tregoi aventuren. Ajo me pas, u dergua ne qendren e reabilitimit te vajzave te trafikuaraa te IOM-it ne Tirane.

24/04/2003

(Shkruar nga Sh.Hasani ...Marre nga "korrieri"
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Prostitucioni dhe droga ne Shqiperi!

Ndodh dhe eshte ne permasa kolosale do thoja, e kupton edhe me teper kur je jashte dhe sidomos ne ndonje vend ku famat dhe bemat si shqiptare na njihen pikerisht prej ketyre dy fenomeneve. Cuditerisht te jesh nje pimp apo drug dealer qenkerka gje e mire fort, edhe u dashka fryre per kete lart e poshte. Pa dashur te hyj ne detaje nga te cilat kam pare plot me vjen ndot kur shikoj te tille njerez qe jetojne nen cadren e nja fame te rreme, nje fame te vjedhur nga shitja e nje trupi apo nje shpirti.Dhe eshte e vertete qe ka shume vajza qe kan ardhur me deshire e qe nuk jan rrembyer, por ka dhe shume meshkuj shqiptare qe kan shitur edhe grate e tyre. E cfare nuk ka /pf/images/graemlins/frown.gif sido te jete nje mendim i dhene ne lidhje me kete aspekt eshte nje mendim i shpenzuar kot, asgje nuk ndryshon, na pelqen apo jo ne eshte nje multibillion business ku ne shqiptareve na forcohet pozita gjithnje e me teper, nga horrat e Ali Demit e Te Vorrit Bomit u bem horrat e Wood Green apo ku ta di une cfare neper Europe.
 

Darien

Primus registratum
Re: Prostitucioni dhe droga ne Shqiperi!

Ela,

ndoshta janë llafe kot kur i thua vetëm këtu tek forumi, po shpresoj që atë opinion ta shprehësh kudo, jo vetëm në forum

s'po e zgjas me shpjegime, po citoj vetëm atë thënien: që të triumfojë e liga, mjafton që njerëzit e mirë të rrinë duarkryq - all it takes for evil to triumph, is that good men do nothing
 
Top