Re: PROPOZIM DASHURIE
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Eshte nje propozim i vertete nga nje cun qe kishte turp tia thonte nje goce propozimin edhe zgjodhi menyren e letres.
A**, c'kemi.
E di si eshte puna? Po ta them vete se ti te shikon qe e sjell muhabetin verdalle dhe
nuk te thua si e ke hallin po te le mundohesh. Kam ngelur keq, dmth jam ne nje
pozite te keqe. Jam 28 vjec tani dhe akoma nuk kam rregulluar gje. Nga familja me
me bejne presione dhe perpiqen me te gjitha menyrat per te me rregulluar ndonje,
se jane te shqetesuar, dhe mbase kane te drejte
Prandaj une do kisha deshire te te propozoja nje partneritet te perbashket dypalesh
me perfitime te ndersjellta bilaterale. A me kupton? Dmth, me shkoqur, sikur te kishte
mundesi qe te fillonim te shoqeroheshim pak me teper, gjithmone me qellime pozitive,
dhe pastaj fundi le te behet si te jete e shkruar. Nuk e di a isha ndopak i qarte, megjithate
kur te takohemi e sqarojme akoma me teper.
Vetem ki parasysh qe te me heqesh emocionet,
se une emocionohem shpejt (si duket e kam nivelin e adrenalines ne gjak te larte, prandaj
edhe nxehem shpejt) dhe kur jam i emocionuar truri nuk me punon ne rregull.
Nuk e di si te duket ty, po mua me duket goxha propozim i mire. Tani s'besoj se eshte
nevoja te flas per Belulin. Une jam djale i mire, mund te pyesesh ke te duash po deshe;
me prespektive, bile kohet e fundit me ka dale edhe intervista per ne Kanada; kam edhe
prona andej nga Vlora, kam ca toka, kam vreshta, kam ullinj etj. Shkurt muhabeti, me te
mire se mua s'ke ku te gjesh.
Keshtu qe ti mendohu njehere dhe kur te takohemi e bisedojme.
Te fala,
Dashua
p.s. Kete leter lexoje pas mesimit, qe mos te te shperqendroje vemendjen nga mesimi.
[/ QUOTE ]
ahahahahahaahah sa i fort ky lol e paskam ne komshi