Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves
Flamuri nacional
dhe ai
shteteror
Si duket shumica ketu nuk dine te dallojne keta dy flamuj!
Per sqarime:Qe nga viti 1912 flamuri yne identifikohet me nje ylle te bardhe!
<span style="font-weight: bold">Yll</span> i bardhe iu shtua flamurit dhe simbolizonte <span style="font-weight: bold">bashkimin e shqiptareve</span> , pra qe muslimanet, katoliket dhe ortodokset te jetojn nen te njejtin qiell.
Lexo me shume:
http://galeria.albasoul.com/album14
www.frosina.org/infobits/scander.shtml
Fatkeqesisht ne shekullin e XXI-te eshte bere aq veshtire te diskutohet per cfaredo qofte qe ka te beje me shqiptaret sepse temat kane marre nje shtrirje aq te gjere distributive, sa qe eshte e pamundshme te mbetesh ne suaza parciale dhe segmentore speciale te shkoqitjes se tyre qofte vecmas o qofte perbashktas. Nuk eshte jashte logjikes te konstatohet se kjo mund te jete rezultat i fragmentarizmit te ceshtjes shqiptare si maja e piramides se subceshtjeve te determinuara nga mbiemri percaktues shqiptar.
E ndiej se do te futem ne pergjithesime hyrese dhe teorike te pafundme nese vazhdoj me kete stil dhe duke besuar se lexuesi potencial i ketyre rreshtave ka lexuar disa e mail- shkrime nga z. Altin Topi diteve te fundit, qe afersisht saktesisht, bile nuk eshte e tepert te thuhet nevojshmerisht, nderlidhen me keto qe thashe, do te mundohem te prek vetem dy ane te subceshtjes se hymnit dhe flamurit te Kosoves.
E para, e them shume sinqerisht, se nuk do te duhej te kete kurrfare paragjykimesh ose frike nga cfaredo qofte herezie apo sakrilegji, te diskutohet dhe eventualisht te vihet te nje perfundim lidhur me hymnin dhe flamurin e Kosoves. Se kjo do te duhej te behej sinqerisht dhe duke aplikuar nocionin e dobishmerise (politike), besoj, poashtu se nuk do te duhej te kontestohej. Problemi i vetem qe une kam mbi hymnin dhe flamurin e Kosoves eshte rreziku, ne mos tashme realiteti i pashmangshem, qe kjo subceshtje te politizohet ose te eksploatohet per qellime personale ose grupore te segmenteve te caktuara te establishmentit politik ne Kosove apo gjetke, perseri- nese tanime nuk eshte politizuar apo eksploatuar. Presidenti i Kosoves Rugova duhet te luaje sipas rregullave te lojes demokratike. Mendimi im eshte se subceshtje me rendesi jo vetem simbolike si ceshtja e simboleve, le t'i quajme ato ose nacionale ose shteterore- eshte e parendesishme, jane subceshtje qe u takojne te gjithe konstituenteve, qe do te perfaqesohen nga to, dhe gjithsesi duhet te kalojne separi neper fazen e debatit publik dhe ne fund, domosdoshmerisht, te akceptohen ose refuzohen nga mekanizmi demokratik i referendumit.
Dhe e dyta, me frike se ketu jam duke e hedhur gurin te fsheh doren, e kaluara (historike) e Kosoves dhe popullit shqiptar do te duhej te peshoje fort e fort ne kete subceshtje te quajtur subceshtja e hymnit dhe flamurit te Kosoves. Shqiptaret e Kosoves ne vecanti dhe shqiptaret ne pergjithesi, sipas mendimit tim, me flamurin, (hymni ketu bie nga kombinacioni), kane nje lidhje emocionale, historike dhe jetesore, qe mund te krahasohet me lidhjen e hebrenjve me simboliken dhe simbolin e yllit te Davidit. Nese kjo nuk do te merret parasysh, sidomos subceshtja e flamurit do te mund te shkaktoje situate ku perfitimet do te jene shume me shume te pakta sesa kostot dhe perpos problemeve ndershqiptare asgje tjeter nuk do te fitohet. Plus, njeriu, qe deshiron te inkuadrohet ne qemtimin e kesaj subceshtjeje, nuk do te duhej te harronte kurre se flamuri shqiptar ne Kosove ka mbijetuar me qindra flamuj qe sa e sa qindra vite.
Une si individ do te propozoja nje modus vivendi si propozimi i dy flamujve per Kosoven dhe subshtetet shqiptare ose shqiptaro-te tjera, si fjala bie Maqedonia. Nje flamur shteteror qe te themi do te duhej te merrte miratimin e shumices ne Kosove dhe pakicave si serbet, turqit, malazezte, romet etj., i cili do te valevitej prane flamurit nacional te shqiptareve ne funksionet e shumices dhe pse jo atij serb, turk, malazez apo rom ne funksionet e ketyre te dyteve. Ne bote Kosova do te paraqitej me flamurin e saj shteteror kurse ne funksionet, pritjet protokolare dhe instituticionet e brendshme shteterore, natyrisht pas referendumit, te cilin po sypozoj do ta percaktonte vota e diskriminimit te shumices mbi pakicen, do te valevitej flamuri nacional shqiptar dhe ai shteteror i Kosoves.
Me pershendetje miqesore!
U. Lushi