Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves
Sejsej
Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves
Me ben pershtypje se atje ne Amerike ke nderruar edhe emrin e lindjes,se ai i pari ndoshta nuk ishte Dardan,por serb.
Shembull te bukur na paska nxjerre. Duhet t'i bejme thirrje edhe atyre parlamentareve tane,qe t'a heqin emrin e Shqiperise dhe t'a bejne Iliri,pasi ky emri i sotem eshte zgjedhur nga emri i shqipes se Bizantit,dhe na lidh me sllavet dhe Greket se keta e kane shqiponjen me dy koka;simbol kombetar te tyre.
kastriot
Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves
url]
Ky eshte flamuri me te cilin Rugova kerkon tu imponohet shqiptarve ne Kosove dhe te pranoje de Fakto copetimin e Shqiperise.
ÇFARË SKANDALI.........................
Kastriot
redhat
Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves
Flamuri nacional
dhe ai
shteteror
Si duket shumica ketu nuk dine te dallojne keta dy flamuj!
Per sqarime:Qe nga viti 1912 flamuri yne identifikohet me nje ylle te bardhe!
Yll i bardhe iu shtua flamurit dhe simbolizonte bashkimin e shqiptareve , pra qe muslimanet, katoliket dhe ortodokset te jetojn nen te njejtin qiell.
url]
Lexo me shume:
http://galeria.albasoul.com/album14
www.frosina.org/infobits/scander.shtml
Fatkeqesisht ne shekullin e XXI-te eshte bere aq veshtire te diskutohet per cfaredo qofte qe ka te beje me shqiptaret sepse temat kane marre nje shtrirje aq te gjere distributive, sa qe eshte e pamundshme te mbetesh ne suaza parciale dhe segmentore speciale te shkoqitjes se tyre qofte vecmas o qofte perbashktas. Nuk eshte jashte logjikes te konstatohet se kjo mund te jete rezultat i fragmentarizmit te ceshtjes shqiptare si maja e piramides se subceshtjeve te determinuara nga mbiemri percaktues shqiptar.
E ndiej se do te futem ne pergjithesime hyrese dhe teorike te pafundme nese vazhdoj me kete stil dhe duke besuar se lexuesi potencial i ketyre rreshtave ka lexuar disa e mail- shkrime nga z. Altin Topi diteve te fundit, qe afersisht saktesisht, bile nuk eshte e tepert te thuhet nevojshmerisht, nderlidhen me keto qe thashe, do te mundohem te prek vetem dy ane te subceshtjes se hymnit dhe flamurit te Kosoves.
E para, e them shume sinqerisht, se nuk do te duhej te kete kurrfare paragjykimesh ose frike nga cfaredo qofte herezie apo sakrilegji, te diskutohet dhe eventualisht te vihet te nje perfundim lidhur me hymnin dhe flamurin e Kosoves. Se kjo do te duhej te behej sinqerisht dhe duke aplikuar nocionin e dobishmerise (politike), besoj, poashtu se nuk do te duhej te kontestohej. Problemi i vetem qe une kam mbi hymnin dhe flamurin e Kosoves eshte rreziku, ne mos tashme realiteti i pashmangshem, qe kjo subceshtje te politizohet ose te eksploatohet per qellime personale ose grupore te segmenteve te caktuara te establishmentit politik ne Kosove apo gjetke, perseri- nese tanime nuk eshte politizuar apo eksploatuar. Presidenti i Kosoves Rugova duhet te luaje sipas rregullave te lojes demokratike. Mendimi im eshte se subceshtje me rendesi jo vetem simbolike si ceshtja e simboleve, le t'i quajme ato ose nacionale ose shteterore- eshte e parendesishme, jane subceshtje qe u takojne te gjithe konstituenteve, qe do te perfaqesohen nga to, dhe gjithsesi duhet te kalojne separi neper fazen e debatit publik dhe ne fund, domosdoshmerisht, te akceptohen ose refuzohen nga mekanizmi demokratik i referendumit.
Dhe e dyta, me frike se ketu jam duke e hedhur gurin te fsheh doren, e kaluara (historike) e Kosoves dhe popullit shqiptar do te duhej te peshoje fort e fort ne kete subceshtje te quajtur subceshtja e hymnit dhe flamurit te Kosoves. Shqiptaret e Kosoves ne vecanti dhe shqiptaret ne pergjithesi, sipas mendimit tim, me flamurin, (hymni ketu bie nga kombinacioni), kane nje lidhje emocionale, historike dhe jetesore, qe mund te krahasohet me lidhjen e hebrenjve me simboliken dhe simbolin e yllit te Davidit. Nese kjo nuk do te merret parasysh, sidomos subceshtja e flamurit do te mund te shkaktoje situate ku perfitimet do te jene shume me shume te pakta sesa kostot dhe perpos problemeve ndershqiptare asgje tjeter nuk do te fitohet. Plus, njeriu, qe deshiron te inkuadrohet ne qemtimin e kesaj subceshtjeje, nuk do te duhej te harronte kurre se flamuri shqiptar ne Kosove ka mbijetuar me qindra flamuj qe sa e sa qindra vite.
Une si individ do te propozoja nje modus vivendi si propozimi i dy flamujve per Kosoven dhe subshtetet shqiptare ose shqiptaro-te tjera, si fjala bie Maqedonia. Nje flamur shteteror qe te themi do te duhej te merrte miratimin e shumices ne Kosove dhe pakicave si serbet, turqit, malazezte, romet etj., i cili do te valevitej prane flamurit nacional te shqiptareve ne funksionet e shumices dhe pse jo atij serb, turk, malazez apo rom ne funksionet e ketyre te dyteve. Ne bote Kosova do te paraqitej me flamurin e saj shteteror kurse ne funksionet, pritjet protokolare dhe instituticionet e brendshme shteterore, natyrisht pas referendumit, te cilin po sypozoj do ta percaktonte vota e diskriminimit te shumices mbi pakicen, do te valevitej flamuri nacional shqiptar dhe ai shteteror i Kosoves.
Me pershendetje miqesore!
U. Lushi
dukagjinas
Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves
Rugova mund të ndërroj logon e Wiskit, por për çështje flamuri nuk duhet të diskutoj ose ndoshta duhet të propozoj sepse tipi nuk e ndien veten Shqipëtar.
Ndoshta duhet pak a shumë ta kuptoni se zotriu nuk mund ta gjej vetën as tek hymni e as te ngjyra e flamurit.
"PREJ LUFTËS VEQ AI LARGOHET QË ËSHTË I LINDUR TRADHËTOR"
E ju kujtohet fare mirë ikja e tij për të shpëtuar kokën e tij të çmuar.
Në qoftë se njihni ndonjë kryetar që ka ikur nga lufta e popullit të tij do kisha dashur të di për fatin e mëtutjeshëm të tij.
redhat
Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves
Dukagjinas
Mos ishte ne hotelet e Tiranes z.Rugova kur u arrestua nga armiku?Ku ndodhej,di gje ti?
Te them dhe te verifikoj ty dhe cdo kujt tjeter qe njollosni historin(edhe pse kjo eshte shume e fresket)se kot e keni.Fyellit nuk i bihet gjithnje me nje vrime or i gjore.
Kryetari i Kosoves ka qene deri ne momentin e fundit ne zemren e Kosoves.Po ti,ku ishe,sa shamija i vure t`i thesh kembet jashte kufirit???
dukagjinas
Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves
Fillimisht postuar nga redhat:
[qb] Dukagjinas
Mos ishte ne hotelet e Tiranes z.Rugova kur u arrestua nga armiku?Ku ndodhej,di gje ti?
Te them dhe te verifikoj ty dhe cdo kujt tjeter qe njollosni historin(edhe pse kjo eshte shume e fresket)se kot e keni.Fyellit nuk i bihet gjithnje me nje vrime or i gjore.
Kryetari i Kosoves ka qene deri ne momentin e fundit ne zemren e Kosoves.Po ti,ku ishe,sa shamija i vure t`i thesh kembet jashte kufirit??? [/qb]
-RUGOVA NUK KA QENË I ARRESTUAR ASNJËHER NGA SERBËT-
Jo zotriu nuk ishte në hotelet e Tiranës, sepse nuk kishte arsye që të gjindej atje.Ai ishte në shtëpin e tij i mbrojtur nga forcat speciale serbe.
Obligimet e një kryetari të shtetit në kushtetutën e atij shteti janë të shkruara qartë.
Ai e zgjodhi rrugën e tij, atë të turpit...e të Wiskit
asim
Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves
nje tem interesante por eshte per te ardhur keq kur shum ketu ngaterroj interesat partiake dhe kombetare me njera tjetren.shum shkrime jan ketu si ate ature patriotave me bateri.problemi i kosoves eshte kompleks per shum arsye se kosova do qe te shpetoj nga serbia dhe njekohesisht do te bashkohet me shqiperin dhe shqiperia do te bashkohet me kosoven.por problemi eshte i nderlikuar per arsye te politikes nderkombetare te fuqive te vendosese ne bot.por qellimi i shqiptarve ne pergjesi eshte qe kosova te shpetoj nga serbia.atehere ka dy rrug per kete proces te veshtir por jo te pazgjithshem.problemi ke shqiptaret eshte se te gjith duan qe kosova te shpetoj nga serbia por shum nuk e din sesi dhe folin marrezira ose akuzojn atdhetaret per tradhtar d.t.m intelektualin per coban dhe cobanin e bejn intelektual.un shkruajta me siper se ka dy rrug per clirimin e tokes arbenore kosoven.per mendimin tim jan keto.1)kosova bashkohet me shqiperin dhe qe eshte edrejta e saj.por ketu shqiptaret hasin ne rezistencen e fuqishme te boshtit ortodoks moske-beograd-athin.keta sic e dim kan nje ifluenc me te madhe ne politiken botere se shqiptaret.2)ose kosova behet e pavarur dhe me von vendos vet te bashkohet apo jo me token mem shqiprin apo jo.atehere behet pytja kush menyre eshte me e realizushme.un mendoj se e dyta ka me shum shance per tu realizuar.un jam dakort qe cdo variant qe con ne bashkimin kombetar duhet perkrahur dhe mbeshtetur fuqimisht nga te gjith pa marr parasysh se kush e udheheq kete rugova apo thaci,nano apo berish,apo te kater bashke.atehere kur kosova te marr pavarsin duhet te ket simbolet e saj kombetare sepse cdo shtet i pavarur ka simbolet e vetadhe nuk mund ti ket te njejta me nje shtet tjeter,si psh dy koret,tajvani dhe kina,sic i kishin gjermanet para 1990.por asnje nuk tho se koreja e veriut eshte popull tjeter nga koreja e jugut.pra kosovaret jan shqiptar dhe ngelen shqiptar pa marr parasysh a qyhet repuplik e kosoves apo repuplik dardania apo repuplika e shqiperis lindore.heroi kombetar eshte dhe mbetet skenderbeu per te dy shtetet.prandaj nuk eshte mir qe te jemi te zemeruar se flamurin e propzoj rugova apo thaci rendesi ka qe te fitojm kundra armiqve te kombit, o popull
dukagjinas
Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves
Dje ishte 5 vjetori i masakres se Reqakut, presidenti i Kosoves nuk merr pjese, se ka pas pune me te rendesishme, te peruroj nje firm private (te mos ia leje xhepat e zbrazur se duhet blere wiski).Nuk eshte turp per te sepse aq di.
RobertdeNiro
Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves
Nuk e di,por disa flasin ketu ne AF sikur jane shtetas te ndonje perandorie me 300 milion banor dhe me nje ushtri moderne.
Ne te jemi te lumtur po qe se Kosova lejohet te behet rrepublike e pamvarur nga askush.
Me flamur te kuq apo te kalter kjo pak rendesi ka.
Mos harroni se popuj te tjere si : Kurdet,Tcercenet,Palestinezet,Tibetianet etj etj.
po shuhen dita dites dhe nuk i rruhet kujt per ta.
(Mos e behemi si i thone fjales: Une te jap doren,ti te merr krahun)
Kush e ka tekstin e himnit te ri,po te doje le ta postoj ketu.
Kam deshire ta lexoj.
Derguesin e falenderoi qe tani.
Florus
Forumium maestatis
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves
Jam shume kurioz te di popullaritetin e Rugoves ne Kosove pas mbarimit te luftes...a ka rene simpatia ndaj tij me keto deklarata te cuditshme qe ben apo jo
rolleyes.gif
dukagjinas
Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves
Popullariteti veq se eshte ka i hyp ma shumë.
Se jemi popull i besytnive të padukshme.Sa me pak qe e shohim i besojmë më shumë.
Top