Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

manga

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

pytje: a di kush me m'kallxue se chka thote kryeministri i kosoves per flamurin e hymnin e rugoves?
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

Nuk ka qfar te thote Kryeministri sepse bosi i tije vetem ka propozuar kurse populli do te vendos se cilen variante te flamurit do ta kete Kosova neser duke valuar ne shtyllat prane KB,por ne zemrat e popullit egziston vetem NJE FLAMUR,kurse ai flamur qe do te zgjidhet do te jete vetem i perkoheshem.
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

Kurse ti Manga me disa tjere nese keni fuqi qe ta beni Kosoven shtete me te njejtat simbole qe ka Shqiperia,atehere ne nuk do benim asnje ndryshim ne flamur, te betohem.
 

sheri

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

Flamuri kombëtar është një.
Hymni kombëtar është një.
Hero kombëtar është një. Ai është Skenderbeu.

Këto simbole kombëtare nuk mund të ndryshohen edhe sikur vet Hazreti Abrahami të zbret nga qielli. Këto çështje nuk mund të diskutohen janë të arritura historike të kombit Shqiptar ndër shekuj.

Sa i përket simboleve të shtetit është diçka tjetër dhe nëse do të jet e domosdoshme që deri në bashkimin definitiv të kombit shqiptar duhet të kalojm rrugen e krijimit edhe të shtetit të Kosovës,atëherë do ta diskutojm se si do të duken simbolet e shtetit të Kosovë.

Nëse, vertet do të jemi të detyruar që ta themelojm shtetin e Kosves jam i mendimt që Kosova ta mbaj Flamurin e Skenderbeut, kurse Republika e tanishme e Shqipërisa ta ndryshoj ta krijoj simbolin e Ri të shtetit të sajë. Këtë e them për arsye se Kosovarët janë më primitiv, dhe le ta mbajnë Flamirin e Skenderbeut,kurse Shqiptarët e Republikës së Shqipërisë janë më të kulturuar, kanë shumë më shumë artista dhe shumë më lehtë do ta kenë që ta qëndisin një tjetër.
 

manga

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

sheri,

thumbsup.gif
thumbsup.gif
thumbsup.gif


je fenomenal...
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

.... Shqipetaret e Kosoves jane me Primitive,se sa shqipetaret e Shqiperise.....
Sheri ti qenke GJENI o lal,nuk kane faje Shqipetaret e Kosoves, sepse kane qene te Izoluar per 50 vjete , kurre nuk kane dale nga Kosova,nuk e kane pare boten e civilizuar,Nuk kane pasur mundesi te shkollohen sepse nuk kane pasur shkolla,Universitete,nuk kishin mundesi te civilizohen sepse nuk kishin as radio e as TV ne gjuhen Shqipe. E vetmja SHPRESE e civilizimit per Kosoven do te ishte vetem atehere kur te bashkohet me nanen SHqiperi.
 

Kosovarja

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

Tung te gjitheve,

Une mendoj se nuk eshte e nevojshme te grindemi me njeri tjetrin, ky forum eshte per shprehjen e mendimeve te secilit anetar. Ndersa sa i perket nderrimit te flamurit dhe himnit kombetar ai ka ngjallur shume debate ne Kosove dhe jashte saj. Une personalisht jam shume kunder kesaj. Nderrimi i flamurit dhe himnit nuk mund te behet nga nje person qofte ai presidenti i Kosoves. Kjo ceshtje te ciles nuk i ka ardhur ende koha duhet te shtrohet ne strukturat tjera te zgjedhura nga populli si dhe duhet te kete pelqimin e vete kosovareve. Une personalisht e kam pare flamurin -qe nuk me pelqen fare , kam degjuar edhe himnin- qe i perngjan nje melodie filmash. Deri tani asnjehere bashkesia nderkombetare nuk kerkoi nga ne qe te nderrojme keto dy simbole, prandaj nuk e shoh te arsyeshem propozimin e rugoves. Do te ishte ndryshe puna nese ka ardhur deri te kushtezimi i pavaresise se Kosoves nga keto simbole, por pavaresia e Kosoves eshet larg sa te vendosim tash per flamur dhe himn. Bile bile edhe nese ndodh ky kushtezim une mendoj qe duhet te kembengulim ne flamurin dhe himin tone, sepse nese ndryshojme keto do te ndryshojme identitetin dhe historine tone kur dihet sa gjak eshte derdhur per flamur. Keshtu qe une personalisht nuk e kuptoj se si rugova merr guximin te ndryshoj dhe zgjedh sipas shijes se tij flamurin dhe himnin tone. Mendoj qe ka ardhur koha qe rugova te veje gishtin ne koke dhe mos ti bej gjerat koke me vete, sikur i ka bere deri me tash. Bile bile cuditem si nuk e ka shpallur himn te Kosoves fjaline e vet te zakonshme te perseritur 1 milion here 'Kosova shtet i pavarur e inkuadruar ne BE dhe NATO dhe miqesi te perhershme me SHBA-te'.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

Ore po pse nuk zgjodhi ate kengen:

Ty flamur te duam shume
ti per ne je nene e babe
per ty gjakun derdhim lume
o flamuri kuq me shkab

etj etj.

E keni pare ate filmin 'Lulekuqet mbi mure' ? <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

bengu

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

A thua ku ishin keta vellezerit nga Shqiperia ku ne Kosove behej lufte. Pse nuk shtrenguan b***n dhe ta clirojne Kosoven prej Serbit dhe nuk do te kishim probleme fare, as me flamur, as me hymn, as me OKB. Por, jo vellezer te dashur, ju derguat kryeministrin tuaj (me vullnet te plote te kuptohemi) per ti dhene kurajo Millosheviqit ne Krete.

Vetem per ne fund, edhe California ka flamur, edhe New Jersey ka flamur, po te gjithe kane 4 korrikun dite te flamurit dhe luftojne nen nje flamur. Kosova per 50 vite nen Jugosllavi kishte nje flamur si te Kines, kurse ju per 50 vite ja patet futur nje yll shqipes. Pse nuk foli nje i mencur ketu per ate, po e gjetet Rugoven i cili po ben hapin e pare drejt pavarsise se Kosoves.

Me falni per nderhyrjen!
 

shqiperiamadhe

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

Sdi pse po e shani Rugoven. Ate e kemi zgjedh vet edhe pse jo ai ta shpreh mendimin e tij e te qeverise se tije. Ai at detyr e ka.Mos harroni aj nuk mundet mi ndryshu at flamur pa e pyet popullin sepse na jemi ata qe e kemi zgjedh si lider. E di ai nuk eshte perfect por nuk kemi shume opcione. Thaqi edhe pse ka te mira aj nuk eshte per lider. Ai eshte ushtar edhe aq. Kosova nuk eshte Pakistan ose Kore Veriore te qeveriset nga ushtaret. Perndryshe ne Shiptaret jemi popull i vogel edhe nuk na qet hesapi te marrim si shtet model Pakistanin ose Korene Veriore.
Une mendoj qe Rugova eshte opcioni numer nje. Edhe Regjepin e kemi njeri per se mari.

Pra le te poresim deri sa te vije ndonje fenomen Shqiptar sikur puna Femi Aganit. Deri sa te vjen ajo kohe le te presim. Ndoshat ajo kohe edhe ka ardhe por une nuk e di. Me korigjoni neqoftese jam gabim.
 

Tasi

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

Fillimisht postuar nga BENG:
[qb]A thua ku ishin keta vellezerit nga Shqiperia ku ne Kosove behej lufte. Pse nuk shtrenguan b***n dhe ta clirojne Kosoven prej Serbit dhe nuk do te kishim probleme fare, as me flamur, as me hymn, as me OKB. Por, jo vellezer te dashur, ju derguat kryeministrin tuaj (me vullnet te plote te kuptohemi) per ti dhene kurajo Millosheviqit ne Krete.

Vetem per ne fund, edhe California ka flamur, edhe New Jersey ka flamur, po te gjithe kane 4 korrikun dite te flamurit dhe luftojne nen nje flamur. Kosova per 50 vite nen Jugosllavi kishte nje flamur si te Kines, kurse ju per 50 vite ja patet futur nje yll shqipes. Pse nuk foli nje i mencur ketu per ate, po e gjetet Rugoven i cili po ben hapin e pare drejt pavarsise se Kosoves.

Me falni per nderhyrjen![/qb]
Beng,

se pari te me falesh per nderhyrjen, sepse nuk kisha deshire te behesha pjese e pjeses se dyte te debatit per himn te shtetit te Kosoves.

Mos po te duket luks liria qe ke tani apo ke mendim tjeter, apo preferon diçka tjeter?
Me argumento pse jo nen flamurin shqiptar shteti i ardhshem i Kosoves.
Sa pune do te prishte Kosoves fakti qe ne nje te ardhme te afert te jete nje me Shqiperine me flamur, gjuhe e himn, brenda kufijve te nje Europe te Bashkuar?

Dhe se fundi sa pune te prish ty personalisht qe Kosova te jete nen Shqiperi dhe jo nen Serbi?

Nje shtet ngrihet dhe identifikohet nga institucionet psh. presidenti, kryeministri, parlamenti etj etj.
Kush ja njeh Kosoves keto institucione perveç SHQIPERISE?

Pak te duket kjo mor xhaxh?
Ka zera qe me dashje apo nga padija kerkojne te thellojne ndarjen qe ka egzistuar midis shqiptareve dhe kosovareve.
Une i cilesoj keshtu te ndare sepse dua qe minimumi disa prej ketyre zerave te dalin nga qorsokaku dhe vetem pune te mire nuk jane duke bere.
Une sinqerisht nuk deshiroj qe ti te jesh njeri prej tyre.
Ne kemi nje fjale te urte qe thote:
nga inati i sime vjerre, shkoj e fle me mullixhine.
Ty nuk te pelqen Nano, as mua nuk me pelqen. Po une dhe shumica e shqiptareve, them qe e levizen b...., siç thua ti, per Kosoven.

Kushdo qe te jete pergjigjia jote une nuk do te jem me pjese e ketij debati, sepse gjykoj qe nuk eshte ne njohurite e mija te shprehem per propozimin e Rugoves.
Me lejohet te them , dhe e kam thene edhe nje here tjeter, qe shqiptaret i kane simbolet e tyre: flamur e himn.
 

marko

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

Fillimisht postuar nga Don Luan:
[qb]Sdi pse po e shani Rugoven. Ate e kemi zgjedh vet edhe pse jo ai ta shpreh mendimin e tij e te qeverise se tije. Ai at detyr e ka.Mos harroni aj nuk mundet mi ndryshu at flamur pa e pyet popullin sepse na jemi ata qe e kemi zgjedh si lider. E di ai nuk eshte perfect por nuk kemi shume opcione. Thaqi edhe pse ka te mira aj nuk eshte per lider. Ai eshte ushtar edhe aq. Kosova nuk eshte Pakistan ose Kore Veriore te qeveriset nga ushtaret. Perndryshe ne Shiptaret jemi popull i vogel edhe nuk na qet hesapi te marrim si shtet model Pakistanin ose Korene Veriore.
Une mendoj qe Rugova eshte opcioni numer nje. Edhe Regjepin e kemi njeri per se mari.

Pra le te poresim deri sa te vije ndonje fenomen Shqiptar sikur puna Femi Aganit. Deri sa te vjen ajo kohe le te presim. Ndoshat ajo kohe edhe ka ardhe por une nuk e di. Me korigjoni neqoftese jam gabim.[/qb]
o Don Luan, ke fol me men.
Keto jane ceshtje shume te thjeshta per tu zgjidhur, nese kokat lart jane vertet te sinqerta dhe te interesuara per te miren e popullit.
REFERENDUM!
Nese do populli i Kosoves te krijoje kete identitet te ri, duhet ta kete ate te drejte dhe te drejten e vetevendosjes.
Le te vendose Kosova vete, cilin flamur do.
Nuk ka nevoje te ndizen gjakrat ne kete fare feje.
 

sheri

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

Kërkoj falje nga të gjithë Shqiptarët, posaçrishtë nga ata të Kosovës që në shkrimin tim të datës 13.12.2002 më është përvjedhur gabimi: se fjala primitiv është dashur të shkruhet >>primitivë<<.
Është njerzore të bëhen gabime, është më njerzore të pranohen gabimet. Por është shumë më shumë njerzore të falen ato . Sinqerisht kërkoj falje. I Juaji Sheri!
 

bengu

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

O Taso, te kam thene une ty ndonjehere qe jam kosovar, apo se Rugova eshte kryetari im ?!?!?!
Pa me perkujto pak, se jam plakur edhe une me duket...

p.s. sheri, mos ki dert se nje 'ë' nuk ben shume probleme ne kete forum. Qenke i ri ketu, do ta kuptosh. <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

Behet shume lufte propagandistike per simbolet ne gazetat shqipe te financuara nga qelbaniket. Kuptohet qe armiqesia qe duan te ndjellin ne Kosove ndaj identitetit te shumices shqiptare atje nuk mund te behet me bukur sesa duke sulmuar Shqiperine dhe duke krijuar idene se kombi kosovar eshte shpetimi.

Kjo eshte loja ku bien brenda gjithe kosovaret me babe shqiptar dhe nene serbe. Jane keta qe i fryjne ndarjes dhe urrejtjes ndaj TMK-se dhe thurrin lavde per kohen e Titos kur prinderit e tyre merrnin rroga te majme dhe kur Drenica detyrohej te emigronte per buken e gojes.

Te tjeret kam deshire mos te bien ne kete rrjete propagandistike. Kosova ka qene dhe do mbetet shqiptare. Perrallat e Rugoves jane per te vene ne gjume frymezuesin e tij kur ilacet e Hages nuk ia arrijne qellimit.
 

Sejsej

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

BENG,ndoshta po nderhyj(por s'po prish ndonje gje),me sa lexova me lart -Tasi me perhsesh- NUK TE ESHTE DREJTUAR SI KOSOVAR.
E sa per Rugovnen,patjeter qe ti e ke jo per kryetar po'se'po,por edhe per Esnaf.
Por se dyti,Tasi as nuk te ka cituar Rugoven per kryetar,kete gje ti po e pranon vete,po ashtu edhe nga shkrimet tua ku ak mjaft anti-vellazerim dhe vetem lavde te thurura per politiken Rugovniane.
Shkurt,sot po te dalesh e te besh thirrje per referendum,ne c'do krahine te Shqiperise te gjithe do te kerkojne flamurin e tyre,dhe kete popull do e marri lumi ashtu qysh thote Ibro Govna.Nuk jemi vetem ne shqiptaret por keto probleme i ka cdo shtet ne Evrope e kudo.Por kombi mbahet me ligje e nene,nuk lejohet fati i nje kombi ne duart e nje palacoje.Rugovna ndoshta po merr mesime revanshiste per percarjen e popullit shqiptar nga Umberto Bossi i Italise,kur ai kerkoi azil me ndihmen e Milloshit,se pati frike se mos e ekzekutonte UCK-ja per tradhtar.
Eshte sikur kryetari i familjes t'u thote femive;- <span style="font-style: italic">o burra merrni e beni c'te doni,jeni te lire te ndani kete shtepi si t'ju doje qejfi,e beni sic ju ka sefvdaja'--</span> ,avash o Rugovn,se jemi nje komb qe na bashkon nje ghuhe e nje flamur dhe kemi derdhur gjak per kete popull dhe nuk ndahemi kollaj,jemi nje trung.
 

bengu

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

Ti e gjete te sqarosh dicka....
Sqaro me pare trungun tend, se ke probleme shihet, pastaj eja na shit perralla ketu. Nese ka disponim ketu dikush te te degjoje.

P.s. Per Adminet...Me duket se patet sjelle vendim njehere qe ketij ti ndalohet hyrja ne AF. Kur do te ekzekutohet vendimi?!
 

Sejsej

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

Na e paske vene edhe nje titull radioaktiv,po ashtu me duket se je bere radioaktiv i Ibros.Vendimet duhen ekzekutuar vetem per anti shqiptare.
 

Redi

Forumium praecox
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

Himni Kombetar, Origjinali.

Pak fjale rreth krijimit te ketij himni:

Himni Kombetar shqiptar u krijua ne valen e kryengritjeve te armatosura kunderosmane te viteve 1908-1912. Poeti i njohur atdhetar Aleksander Stavre Drenova (1872-1947), Asdreni e krijoi ate ne vitin 1909 ne mes te komunitetit shqiptar te Rumanise, ku sherbente si mesues i gjuhes shqipe dhe e botoi ne 1912 ne vellimin e dyte te tij poetik &quot;Ëndrra dhe lotë&quot;, nen titullin &quot;Betimi mbi flamur&quot; (himn patriotik). Po kjo poezi e bukur atdhetare qe bere e njohur para se te botohej.

Me vijen melodike te Ciprian Paramuleskut, melodi e bukur krenare dhe marciale, poezia e Asdrenit do te behej Himn Kombetar shqiptar i njohur, para botimit te vitit 1912 kaq te etur ishin shqiptaret per nje himn qe do te simbolizonte bashkimin mbareshqiptar (kombetar). Per here te pare, ky himn u kendua ne pranveren e vitit 1910, nga kori i kishes se Shen Gjergjit ne Bukuresht, ne prani te te gjithë shqiptarëve të Bukureshtit dhe, po ate vit, e solli ate ne Shqiperi, ne Korçe se pari, poeti i mirenjohur Hilë Mosi, &quot;poeti luftetar&quot; siç e ka quajtur ate Mis Edit Durhami, anglezja, qe u dashurua pas Shqiperise ne ato vite dhe me pas.

Himni Kombetar shqiptar i Asdrenit u ribotua shpejt ne organet e shtypit shqiptar, brenda dhe jashte atdheut, si ne &quot;Liri e Shqipërisë&quot; (Sofie, 21.04.1912), &quot;Përlindja e Shqipërisë&quot; (organi i Qeverisë së përkohshme të Vlorës, 15.11.1913 ), nga &quot;Dielli&quot; ne Boston, me 1918, nga &quot;Albania&quot; (New York, 1918 ), nga &quot;Shqipëri e re&quot;, Bukuresht-Kostance, me 1922 etj., pra pati nje jehone mbareshqiptare, qe pritej, shenje e atdhedashurise te bashkekombesave tane.

Flamuri yne kombetar, shqiponja e zeze dykrenare ne shtrojen e kuqe, siç na thote ne vepren e tij &quot;Historia de Vita et Gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis&quot;, Roma, 1508-1510, historiani me i shquar shqiptar i te gjitha kohrave Marlin Barleti, siç na thote luftetari e historiani i Skenderbeut, Dhimiter Frangu (1443-1525), vepra e te cilit u ribotua 19 here gjate nje shekulli (ne gjuhen italiane 17 here, anglisht ne Londer dhe frengjisht ne Paris) ka frymezuar dhe frymezon shqiptaret ne atdhe dhe diaspore, ka frymëzuar Asdrenin per krijime te tjera me kete teme, si &quot;Flamuri Kombetar&quot; në &quot;Albania&quot; te Faik Konicës në 1902; &quot;Zeri i flamurit&quot; (po aty), &quot;Flamuri Arberor&quot; në &quot;Perpjekja Shqiptare&quot;, Tirane, nr. 14-15, 1938.

Himni origjinal:

<span style="font-weight: bold"> Rreth flamurit të përbashkuar

Me një qëllim e një dëshirë

Të gjithë atij duke u betuar

Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet

Që është lindur tradhëtor

Kush është burrë, nuk frikësohet

Po vdes, po vdes si një dëshmor

Në dorë armët do t’i mbajmë

Të mbrojmë atdheun në çdo kënd

Të drejtat tonë ne s’i ndajmë

Këtu armiqtë s’kanë vend

Se Zoti vetë e tha me gojë

Se kombet shuhen përmbi dhe

Po Shqipëria do të rrojë

Për të, për të luftojmë ne.

O flamur flamur, shenjë e shenjtë,

Tek ti betohemi këtu

Për Shqipërinë atdheun e shtrenjtë

Për nder dhe lavdinë e tij.

Trim burrë quhet dhe nderohet

Atdheut kush iu bë theror.

Patjetër ai do të kujtohet

Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!

Se Zoti vetë e tha me gojë

Se kombet shuhen përmbi dhe

Po Shqipëria do të rrojë

Për të, për të luftojmë ne.

O flamur flamur, shenjë e shenjtë,

Tek ti betohemi këtu

Për Shqipërinë atdheun e shtrenjtë

Për nder dhe lavdinë e tij.

Trim burrë quhet dhe nderohet

Atdheut kush iu bë theror.

Patjetër ai do të kujtohet

Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor! </span>

Redi
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves

Nuk e di se sa nga ju e keni pare flamurin e Dardanise, Eshte disku i kuq me shqiponjen e zeze,pra disku eshte kuq e zi me rreth te verdhe mbi sfondin e kaltert,Me duhet te them se disave nuk i pengon ky flamur fare,bile bile disa besojne se Kosova nje dite do te nderroj emrin ne DARDANI, pra emrin e vete origjinal,Sepse emri KOSOVE eshte emrim Serbe,Prandaj nese flamuri patjeter duhet ndryshuar qofte edhe nje shenje e vogel mbi te atehere nese mendojme qe tani ose ne nje te ardhme te nderrojme edhe emrin e Kosoves atehere pse mos te behet ky ndryshim qe tani dhe te pervetsohet flamuri i DARDANISE ne DARDANINE e neserme. Dhe atehere mund te na quani DARDAN lirishte sepse tani kur na quani Kosovare na pengon sepse kosovare eshte edhe nje serb apo nje turk minoritare qe jetojne ne Kosove,kurse serbi apo turku nuk munde te jene Dardan .
 
Top