Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves
Himni Kombetar, Origjinali.
Pak fjale rreth krijimit te ketij himni:
Himni Kombetar shqiptar u krijua ne valen e kryengritjeve te armatosura kunderosmane te viteve 1908-1912. Poeti i njohur atdhetar Aleksander Stavre Drenova (1872-1947), Asdreni e krijoi ate ne vitin 1909 ne mes te komunitetit shqiptar te Rumanise, ku sherbente si mesues i gjuhes shqipe dhe e botoi ne 1912 ne vellimin e dyte te tij poetik "Ëndrra dhe lotë", nen titullin "Betimi mbi flamur" (himn patriotik). Po kjo poezi e bukur atdhetare qe bere e njohur para se te botohej.
Me vijen melodike te Ciprian Paramuleskut, melodi e bukur krenare dhe marciale, poezia e Asdrenit do te behej Himn Kombetar shqiptar i njohur, para botimit te vitit 1912 kaq te etur ishin shqiptaret per nje himn qe do te simbolizonte bashkimin mbareshqiptar (kombetar). Per here te pare, ky himn u kendua ne pranveren e vitit 1910, nga kori i kishes se Shen Gjergjit ne Bukuresht, ne prani te te gjithë shqiptarëve të Bukureshtit dhe, po ate vit, e solli ate ne Shqiperi, ne Korçe se pari, poeti i mirenjohur Hilë Mosi, "poeti luftetar" siç e ka quajtur ate Mis Edit Durhami, anglezja, qe u dashurua pas Shqiperise ne ato vite dhe me pas.
Himni Kombetar shqiptar i Asdrenit u ribotua shpejt ne organet e shtypit shqiptar, brenda dhe jashte atdheut, si ne "Liri e Shqipërisë" (Sofie, 21.04.1912), "Përlindja e Shqipërisë" (organi i Qeverisë së përkohshme të Vlorës, 15.11.1913 ), nga "Dielli" ne Boston, me 1918, nga "Albania" (New York, 1918 ), nga "Shqipëri e re", Bukuresht-Kostance, me 1922 etj., pra pati nje jehone mbareshqiptare, qe pritej, shenje e atdhedashurise te bashkekombesave tane.
Flamuri yne kombetar, shqiponja e zeze dykrenare ne shtrojen e kuqe, siç na thote ne vepren e tij "Historia de Vita et Gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis", Roma, 1508-1510, historiani me i shquar shqiptar i te gjitha kohrave Marlin Barleti, siç na thote luftetari e historiani i Skenderbeut, Dhimiter Frangu (1443-1525), vepra e te cilit u ribotua 19 here gjate nje shekulli (ne gjuhen italiane 17 here, anglisht ne Londer dhe frengjisht ne Paris) ka frymezuar dhe frymezon shqiptaret ne atdhe dhe diaspore, ka frymëzuar Asdrenin per krijime te tjera me kete teme, si "Flamuri Kombetar" në "Albania" te Faik Konicës në 1902; "Zeri i flamurit" (po aty), "Flamuri Arberor" në "Perpjekja Shqiptare", Tirane, nr. 14-15, 1938.
Himni origjinal:
<span style="font-weight: bold"> Rreth flamurit të përbashkuar
Me një qëllim e një dëshirë
Të gjithë atij duke u betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor
Kush është burrë, nuk frikësohet
Po vdes, po vdes si një dëshmor
Në dorë armët do t’i mbajmë
Të mbrojmë atdheun në çdo kënd
Të drejtat tonë ne s’i ndajmë
Këtu armiqtë s’kanë vend
Se Zoti vetë e tha me gojë
Se kombet shuhen përmbi dhe
Po Shqipëria do të rrojë
Për të, për të luftojmë ne.
O flamur flamur, shenjë e shenjtë,
Tek ti betohemi këtu
Për Shqipërinë atdheun e shtrenjtë
Për nder dhe lavdinë e tij.
Trim burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror.
Patjetër ai do të kujtohet
Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!
Se Zoti vetë e tha me gojë
Se kombet shuhen përmbi dhe
Po Shqipëria do të rrojë
Për të, për të luftojmë ne.
O flamur flamur, shenjë e shenjtë,
Tek ti betohemi këtu
Për Shqipërinë atdheun e shtrenjtë
Për nder dhe lavdinë e tij.
Trim burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror.
Patjetër ai do të kujtohet
Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor! </span>
Redi