Pronat, AKKP do të shqyrtojë 8 mijë ankesa
Qeveria “djeg” ish-pronarët që nuk dorëzuan dokumentacionet brenda afatit dhe ndez dritën jeshile për ata që plotësuan kriteret, por nuk kanë marrë ende një përgjigje nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Të gjithë ish-pronarët që kanë plotësuar dosjet brenda datës 30 qershor 2009 pranë AKKP-së do të përfitojnë kthimin apo kompensimin e truallit të tyre. Sipas projektligjit të ri për AKKP-në të miratuar në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, nuk do të ketë shtyrje të afatit dhe ata persona që nuk kanë plotësuar dosjen për kthimin ose kompensimin e pronës së tyre nuk do tu njihet prona e tyre. Drita jeshile do të jetë vetëm për 8 mijë dosjet, të cilat megjithëse janë dorëzuar në AKKP brenda datës 30 qershor të këtij viti nuk kanë marrë ende një përgjigje nga kjo agjenci. Kryeministri Sali Berisha tha dje se qeveria do të autorizojë me ligj agjencinë që ankesat e ardhura para datës 30 qershor dhe që kanë mbetur pa u shqyrtuar të marrin përgjigje.
Pas këtij misioni, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të shkojë drejt shkrirjes së saj. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Kryeministri bëri me dije se “agjencia, pas kësaj do të shkojë drejt shuarjes së saj natyrale, përmbushjes së detyrimit dhe ndërprerjes së aktivitetit të saj”. Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, sipas të cilave, autorizohet Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të marrë në shqyrtim të gjitha ankesat e paraqitura para datës 30 qershor. Duke sqaruar ndryshimin që i bëhet ligjit, Kryeministri Berisha tha se “nuk do të ketë më zgjatje afati për paraqitjen e kërkesave pranë Agjencive të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por ligjvënësi duhet të autorizojë agjencinë që të shqyrtojë të gjitha ankesat e paraqitura para datës 30 qershor, të cilat janë 8 mijë dhe nuk u shqyrtuan dot në afat”.
Duke premtuar shqyrtimin e ankesave të ish-pronarëve për çështjen e pronave, shefi i qeverisë theksoi se ligji i veçantë do tu japë mundësi shqyrtimi 8 mijë ankesave që janë dorëzuar në AKKP brenda afatit të caktuar. Këto dosje me ankesa pritet të marrin përgjigje brenda gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm. Çështja e pazgjidhur e pronave është vënë shpesh në qendër të kritikave të ndërkombëtarëve për sa i përket plotësimit të standardeve kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane. Me mbylljen e këtij misioni merr fund të paktën ligjërisht procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës. Pas kësaj, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të ndërpresë dhënien e vendimeve me qëllim njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25053. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25053