Prokuroria rrëzon policinë: Banda e arrestuar s’po trafikonte armë në Siri

attachment.php


Deklarata e Drejtorit të Policisë së Tiranës për trafikun e armëve nga Shqipëria për në Siri, është kthyer brënda pak minutash një head line për median ndërkombëtare duke vënë dyshime të forta për një rrjet të trafikut të armëve drejt Sirisë dhe Irakut ku është aktiv shteti islamik.
Por e pyetur nga Ora News, zyra e shtypit të organit të akuzës rrëzoi çdo hipotezë se grupi i arrestuar të premten po trafikonte armë në drejtim të ndonjë vendi jashtë Shqipërisë përfshirë Sirinë.
“Agjenti i infiltruar i prokurorisë së krimeve të rënda nuk ka provuar një fakt të tillë. Madje në dy rastet kur ai duke u shtirur si trafikant ka blerë dy armë duke i deklaruar si destinacion Italinë dhe Greqinë, por në asnjë rast Sirinë.
Ka pasur disa dyshime se të arrestuarit, një pjesë të armëve i siguronin në Serbi por në shumicën e rasteve brënda vendit.”
Megjithatë edhe policia e Tiranës minimizoi rastin duke deklaruar se deklarata e kreut të policisë kishte të bëntë me dyshime se ky grup i arrestuar ka pasur një aktivitet trafikimi drejt Sirisë, dhe jo në rastin konkret të armëve të bllokuara në operacion.
Të premten pas një hetimi 20 ditor të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u vunë në pranga 7 persona të cilët u kapën në flagrancë ndërsa trafikonin armë të llojëve të ndryshme në kryeqytet dhe Shijak.

ORA NEWS
 
Top