Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

ujku81

Primus registratum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
SA po vuan vjen keq per ty po 8 vjet kalojne shpejt

[/ QUOTE ]

Pse 8 vjet e keni bo mend me ndejt dhe ju eeeeeee. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
o zot kush e ka votuar kete qeveri

[/ QUOTE ]

Hehe, sa filiozof kërkon të tregohesh.

Ka një të vërtetë në atë që thotë Gysi. Kjo s'do të thotë që të jetë ajo e mira. /pf/images/graemlins/winkwink.gif

[/ QUOTE ]

Pa he na ndrico! Te lutem
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
SA po vuan vjen keq per ty po 8 vjet kalojne shpejt

[/ QUOTE ]

Pse 8 vjet e keni bo mend me ndejt dhe ju eeeeeee. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

Degjo, duhet ta fillosh nga operacionet e mbledhjes e zbrtijes me militantet e sales

Pyeti njehere sa bejne 2007 - 2006

Mbase bejne 8 dhe nuk e dinim

Edhe po nuk bene tete, e ndryshojne me vendim qeverie /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Antaro, pervec teje une nuk shoh ndonje militant ketu.

Ajo per te cilen po diskutojme ne eshte ne parim. Une te pakten, po flas per vendosjen e nje sistemi provizor, deri ne forcimin e institucioneve, si dhe deri ne qytetarizimin e ketij mileti qe erdhi 70 per qind nga kooperativa ne lindjen e demokracise.
Une thjesht mendoj se duhet nje "dore e forte" per momentin.
Kaq.
Dhe s'kam qende dhe as kam ndermend te jem "militant" i ndonje krahu politik, pavaresisht se njefare preference (apo me mire, njefare percaktimi se kush eshte me i papreferuari ne politiken shqiptare, gje qe me ben te votoj gjithmone per ate qe une e shoh si "te keqen me te vogel"), edhe mund ta kem.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

ne parim mo ne parim po diskutojme se 94 vota per te ndryshuar kushtetuten ne kete pike ... Hodhi budallai nje gur ne lume (mini i drejtesise) dhe ne akoma me budallenj duam ta nxjerrim.

Gjithsesi.

Ajo qe ti po propozon ne parim eshte DIKTATURE.
Dhe prirja diktatoriale e berishes ish sekretar i PPSH dhe militanteve te tij eshte ajo qe nuk e lejoi shqiperine te ecte perkrah vendeve te tjera ish komuniste (mendo qe rrogat sot jane 1/2 - 1/3 e ketyre vendeve).
Ishte megalomania e berishes dhe paaftesia per te gjetur veten e per te administruar nje sistem demokratik.

Eshte prirja diktatoriale e berishes faktori kryesor qe rrezikon zhvillimin e vendit sot.

Nuk je as i pari as i fundit qe sheh nje vendosje te diktatures si rrugedalje po nuk je as i pari as i fundit qe pastaj rritet dhe arrin te shohe rrezikshmerine e diktaturave (meqenese nuk ju mjaftoi nje gjysem shekulli ne dhunen e sekretareve te partise per ta kuptuar).

Ku propozim idiot i ministrit te drejtesise eshte nje vrime ne uje dhe vetem nje justifikim (biles ARSYE) me teper per opoziten kur do te coje vendin ne krize parlamentare dhe zgjedhje te reja kur te mbaroje mandati i presidentit.)

Paaftesia per te administruar nje sistem demokratik con drejt diktaturave. Berisha eshte i paafte. Paaftesia e tij reflektohet ne te gjithe "qingjat" qe ka vene perpara.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Nuk kuptoj dicka

Berisha ka ne dore ligjvenesin. A dine te bejne ligje keta???????!!!!!!!!

nese une do te doja te luftoja korrupsionin do te beja nje ligj te thjeshte

Te gjithe nepunesit publike qe marrin rryshfete donohen me nje minimale prej 10 vite burgim dhe pune te detyruar.

Problemi eshte qe ky ligj do te prekte qeverine aktuale dhe atyre nuk i intereson. Atyre i intereson me teper te luftojne kundershtaret politike dhe te bejne sikur po luftojne korrupsionin.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Kushtuar atyre qe kane mall per diktaturen

Ligjë

Nr.4406, datë 24.6.1968.



MBI ORGANIZIMIN GJYQËSOR TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË



KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË



Vendosi:



DISPOZITA TË PËRGJITHËSHME



Neni 1



Në Republikën popullore të Shqipërisë drejtësia jepet nga gjykata popullore të cilat kanë për qëllim të mbrojnë nga çdo cënim rendin shoqëror dhe shtetëror socialistët, sistemin socialist të ekonomisë dhe fitoret e tjera të revolucionit popullor, të drejtat dhe interesat e shtesave dhe organizatave socialiste, të sigurojnë zbatimin e përpiktë të ligjeve.



Neni 2



Gjykatat popullore kanë të drejtë të luftojnë në mënyrë të gjithëanëshme kriminalitetin dhe shkelje të tjera të ligjëshmërisë socialiste, të zgjidhin drejtë dhe shpejt cështetjet gjyqësore, të ndihmojnë për parandalimin e krimeve dhe të shkeljeve të tjera të ligjës, të edukojnë shtetasin me frymën klasore revolucionare për respektimin dhe zbatimin e përpiktë të ligjeve dhe të rregullave të bashkëjetesës socialiste, për mbrojtjen e pasurisë socialiste dhe për përmbushjen me ndërgjegje të detyrave të tyre ndaj shtetit dhe shoqërisë.



Neni 3



Gjykata popullore gjykojnë në bazë të ligjës dhe vendimet i japin në emër të popullit.



Neni 4



Gjykata popullore në veprimtarinë e tyre udhëhiqen nga politika e Partisë. Në zbatimin e detyrave të tyre ato mbështeten fuqimisht në masat punonjëse dhe i nënështrohen kritikës dhe kontrollit të tyre.



Neni 5



Gjykata popullore janë: Gjykata e lartë, gjykata e rretheve, gjykatat e fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve.



Neni 6



Gjykatat gjykojnë kolegjialisht.

Gjykata e Lartë dhe gjykata e rrethit në shkallë të parë gjykojnë me pjesëmarrjen e ndihmës gjyqtarëve, përvec rasteve kur në ligjë parashikohet ndryshe.

Gjykata e fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve gjykojnë me një ndihmës gjyqtarë të gjykatës së rrethit dhe me pjesëmarrjen e dy aktivistëve shoqërorë.

Në shkallë të dytë, Gjykata e Lartë gjykon me përbërje prej tre gjyqtarësh, kurse gjykatat e rretheve me pjesëmarrjen e ndihmës gjyqëtarëve.



Neni 7



Gjykatat rregullisht gjykojnë me dyer të hapura.

Për t&amp;#8217;u afruar me masat, për të ushtruar ndaj tyre ndikim sa më të madh edukativ, për të forcuar vigjilencën klasore në mënjanimin e krimeve apo të shkeljeve të tjera të ligjës, dhe për të mësuar nga përvoja e masave, gjykatat gjyko0jnë edhe në qendra pune, në fshat ose në vënde të tjera të përshtatëshme.



Neni 8



Gjykatat më të larta ushtrojnë kontrollin gjyqësor mbi gjykatat më të ulta me anë të shqyrtimit të ankimeve dhe protestave kundër vendimeve të dhëna prej këtyre në shkallë të parë. Gjykata e Lrtë këtë kontroll e ushtron edhe duke shqyrtuar kërkesat për mbrojtjen e ligjëshmërisë kundër vendimeve që kanë marrë formë të prerë.



PËRBËRJA DHE KOMPETENCAT E GJYKATAVE



Neni 9



Gjykatat fshatare, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve përbëhen nga ndihmës gjyqtarë të gjykatës së rrethit dhe nga një numër aktivistësh shoqërorë. Arkivistët zgjidhen për çdo vit nga mbledhja e popullit në fshat, në qytet dhe në lagjet e qyteteve.

Gjykatat e fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve gjykojnë krime me rrezikshmëri shoqërore të vogël dhe çështje civile të thjeshta që caktohen me ligjë, si dhe kundërvajtjet.



Neni 10



Gjykata e rretheve përbëhen nga kryetari, gjyqtarët dhe ndihmës gjyqtarët. Kryetari i gjykatës së rrethit caktohet nga këshilli popullor i rrethit ku ka qendrën gjykata, midisgjyqtarëve të zgjedhur.

Gjykatatat e rretheve janë hallkat themelore të sistemit gjyqësor të Republikës popullore të Shqipërisë. Ato gjykojnë në shkallë të parë të gjitha çështjet penale dhe civile, me përjashtim të atyre që me ligjë janë lënë në kompetencë të gjykatave të tjera. Në shkallë të dytë ato shqyrtojnë ankimet dhe protestat kundër vendimeve të gjykatave të fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve.



Neni 11



Pranë gjykatave të rretheve, të caktuara nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, krijohet ushtarak, i cili përbëhet nga një gjyqtar ushtarak dhe nga një numër nduhmës gjyqtarësh ushtarakë.

Gjyqtarët ushtarakë zgjidhen njëlloj si gjyqtarët e tjerë të gjykatës së rrethit, kurse ndihmës gjyqtarët ushtarakë, zgjidhen nga repartet ushtarake që ndodhen brënda rretheve ku ushtron veprimtarinë e tij kolegji ushtarak i gjykatës.

Kolegji ushtarak i gjykatës së rrethit gjykon në shkallë të parë krimet e kryera nga ushtarakët si dhe krimet e tjera që me ligjë janë lënë në kompetencën e tij.



Neni 12



Gjykata e Lartë është organi më i lartë i drejtësisë në Republikën Popullore të Shqipërisë.

Gjykata e Lartë gjykon në shkallë të parë çështjet e rëndësishme që Kryetari i Gjykatës së Lartë i tërheq nga gjykatat e rretheve dhe në shkallë të dytë shqyrton ankimet dhe protestat kundër vendimeve të gjykatave të rretheve.

Gjykata e Lartë shqyrton kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë.



Neni 13



Gjykata e Lartë përbëhet nga Kryetari, zëvëndës kryetarët, gjyqtarët dhe ndihmës gjyqtarët.

Gjykata e Lartë vepron me anë të plenumit dhe të kolegjit penal, civil dhe ushtarak.

Kryetari dhe zëvëndës kryetarët e Gjykatë së Lartë mund të kryesojnë cilindo kolegjtë Gjykatë së Lartë.



Neni 14



Plenumi i Gjykatës së Lartë përbëhet nga Kryetari, zëvëndës kryetarët dhe gjyqtarët.

Plenumi i Gjykatës së Lartë ka për detyrë:

a) Të nxjerrë udhëzime për çështje që i përkasin praktikës gjyqësore me qëllim që të sigurohet zbatimi i drejtë dhe i njëllojtë i ligjës në të gjitha gjykatat.

b) Të shqyrtojë të kërkesat për mbrojtje të ligjëshmërisë kundër vendimeve penale dhe civile të kolegjeve të Gjykatës së Lartë.

c) Të marrë në analizë veprimtarinë e gjykatave si dhe probleme të rëndësishme që kanë lidhje me këtë veprimtari.

Në plenum merr pjesë Prokurori i Përgjithshëm kur shqyrtohen kërkesa për mbrojtje të ligjëshmërisë dhe nxirren udhëzime.



Neni 15



Me urdhër të Kryetarit të Gjykatës së Lartë mund të ngarkohet një prej gjyqëtarëve të Gjykatës së lartë për të gjykuar në shkallë të parë çështjet që i përkasin një gjykate rrethi për një periudhë të caktuar.



Neni 16



Numuri i gjyqëtarëve dhe ndihmës gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të gjykatave të rretheve caktohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me propozimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Kufijtë tokësorë të veprimtarisë së gjykatave, kur ndryshojnë nga ndarja administrative, caktohen nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, në bazë të propozimit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.



NDIHMËSGJYQTARËT



Neni 18



Ndihmësgjyqtarët marrin pjesë aktive në shqyrëtimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve, dhe në ushtrimin e të gjitha detyrave të gjykatës, duke ndihmuar në lidhjen e gjykatës me masat dhe në forëcimin e luftës kundër shkeljeve të ligjës, në mobilizimin e punonjësve për mënjanimin e shkaqeve të këtyre shkeljeve, në popullarizimin e ligjeve dhe të vendimeve gjyqësore.

Ndihmësgjyqtarët gëzojnë të gjitha të drejtat e gjyqtarëve në ushtrimin e detyrave të tyre. Ndihmës gjyqtarët thirren për përmbushjen e detyrave të tyre në gjykatën e rrethit për 15 ditë në vit. Ky afat mund të zgjatet me qëllim që gjykimi i një çështjeje të përfundohet me pjesëmarrjen po të atyre ndihmës gjyqëtarëve.



KOHA E VAZHDIMIT TË VEPRIMTARISË SË GJYQËTARËVE DHE ZËVËNDËSIMIN I TYRE



Neni 19



Gjyqëtarët dhe ndihmës gjyqtarët vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre edhe pas kalimit të afatit për të cilin janë zgjedhur, gjersa të bëhen zgjedhjet e reja.



Neni 20



Kur mungon përkohësisht një gjyqtar i gjykatës së rrethit për shkak sëmundjeje, leje etj., dhe shihet nevoja për zëvëndësimin e tij, detyrat e gjyqtarit i kryen një ndihmës gjyqtar i ngarkuar nga Kryatari i Gjykatës së Lartë.

Kur vendi i një gjyqtari mbetet i zbrazët, këshilli popullor i rrethit zgjedh një gjyqtar të ri, gjersa të bëhen zgjedhje të reja.



DHËNIA LLOGARI PARA ZGJEDHËSVE DHE SHKARKIMI NGA DETYRA E GJYQËTARËVE



Neni 21



Gjyqtarët dhe ndihmës gjyqtarët japin llogari para zgjedhësve.

Gjykata e Lartë jep llogari para Kuvendit Popullor dhe Presidiumit të tij.



Neni 22



Gjyqëtarët gëzojnë paprekshmëri. Ata nuk mund të arrestohen dhe as të ndiqen penalisht pa pëlqimin e Presidiumit të Kuvendit Popullor mbi propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm, përvec rastit të një krimi të dukshëm.



Neni 23



Gjyqtari dhe ndihmës gjyqtari mund të shkarkohen nga detyra vetëm kur e vendosin zgjedhësit, ose organi që i ka zgjedhur, kur dënohen penalisht, ose kur e kërkojnë vetë për shkaqe të arsyeshme.



DREJTIMI I GJYKATAVE



Neni 24



Gjykata e Lartë organizon dhe drejton veprimtarinë e gjithë gjykatave.

Gjykata e rretheve ndihmojnë në veprimtarinë e tyre gjykata e fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve që ndodhen në rrethin e tyre.



Neni 25



Në gjykatat e rretheve aparatin administrativ e drejton kryetari i gjykatës. Ai pranon çështjet për gjykim dhe ndan punën ndërmjet gjyqtarëve, kontrollon punën e sekretarisë, të përmbarimit dhe të aparatit tjetër administrativ, drejton përgjithësimin e praktikës gjyqsore, kujdeset për dhënien llogari të gjyqtarëve dhe të ndihmës gjyqtarëve ndaj zgjedhësve, për veprimtarinë e tyre jashtë gjyqësore në lidhje me parandalimin e krimeve dhe të shkeljeve të tjera të ligjës si dhe për zbatimin e vijës së masave.



Neni 26



Gjykata e Lartë me anën e aparatit të saj kontrollon veprimtarinë e gjithë gjykatave, përgjithëson praktikën gjyqësore, shqyrton kërkesat e shtesave në lidhje me vendimet e gjykatave, drejton organizimin e statistikës gjyqësore dhe të këshilltërëve ligjorë, mban evidencën, bën studimin dhe merr masa për pregatitjen e kuadrove gjyqësore, këshilltarëve ligjorë, harton, zbaton dhe kontrollon buxhetin dhe planin financiar të gjykatave.



PËRMBARUESIT GJYQËSOR



Neni 27



Zbatimi i vendimeve civile si dhe zbatimi i vendimeve penale përsa u përket të drejtave pasurore, bëhet nga përmbaruesit gjyqësor.

Përmbaruesit gjyqësorë ushtrojnë detyrat e tyre pranë gjykatave të rretheve.



ZYRAT E NDIHMËS JURIDIKE



Neni 28



Zyrat e ndihmës juridike që funksionojnë pranë gjykatave të rretheve, varen nga Gjykata e Lartë. Këto zyra kryejnë edhe të gjitha veprimet e noterisë dhe të hipotekës.



DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT



Neni 29



Ndihmës gjyqtarët e gjykatave të rretheve, gjersa të bëhen zgjedhjet e reja, do të zgjidhen nga këshilli popullor i rrethit ku ka qendrën gjykata.



Neni 30



Ligja mbi organizimin gjyqësor nr.1284, datë 9.6.1951, dekreti mbi përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve nr.1515, datë 7.8.1952 si dhe çdo dispozitë tjetër që vjen në kundërshtim me këtë ligjë, cfuqizohen.



Neni 31



Kjo ligj hyn në fuqi më 1.10.1968.



SEKRETARI I PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË.



Bilbil Klosi Haxhi Lleshi
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Dekret

Nr.4426, datë 23.9.1968



MBI GJYKATAT E FSHATRAVE, TË QYTETEVE DHE TË LAGJEVE TË QYTETEVE



Gjykatat e fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve janë hallka të sistemit gjyqësor që veprojnë në gjirin e popullit dhe tërheqin masat e gjëra punonjëse në dhënien e drejtësisë.

Në gjithë veprimtarinë e tyre gjykata e fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve, të udhëhequra nga politika marksiste-leniniste e partisë dhe të mbështetura në traditat e shkëlqyera të popullit tonë, zbatojnë në rradhë të parë metodën e bindjes dhe të edukimit dhe ushtrojnë, me punën e tyre, ndikim edukativ në masat punonjëse.

Në mbështetje të nenit 58, pika 6, të Kushtetutës; me propozimin e Qeverisë;



PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR

I REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË.



Vendosi:



ORGANIZIMI I GJYKATAVE



Neni 1



Gjykata e fshatit, e qytetit dhe e lagjes së qytetit përbëhet nga ndihmës gjyqtarët e gjykatës së rrethit që janë zgjedhur në ata fshat, qytet ose lagje qyteti, si dhe nga një numër aktivistësh shoqërorë.



Neni 2



Ndihmës gjyqtarët e zgjedhur në qytete ose lagjet e qyteteve që kanë shumë banorë, gjykojnë në zona të caktuara nga këshilli popullor i qytetit ose lagjes së qytetit përkatës.



Neni 3



Aktivistët shoqërorë zgjidhen për çdo vit në mbledhjen e popullit me vota të hapura.

Kur qyteti ose lagjia e qytetit ka më shumë ndihmës qytetarë që gjykojnë në zona, zgjedhja e aktivistëve shoqërorë bëhet në çdo zonë.

Numuri i aktivistëve shoqërorë nuk mund të jetë më pak se 5 për çdo gjykatë.



Neni 4



Gjykatat e fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve gjykojnë trup gjykues të përbërë prej ndihmës gjyqtarit si kryetar, dhe dy aktivistëveshoqërorë si anëtarë.

Në gjykimin e çështjeve që fillojnë me kërkesën e prokurorisë së rrethit ose të prokurorit popullor ose të organeve të policisë mund të marrë pjesë edhe prokurori popullor.



Neni 5



Kur ndihmës gjyqtari nuk ka mundësi të marrë pjesë në gjykimin e një çështjeje, për shkak sëmundjeje, përjashtimi ose për ndonjë shkak tjetër, dhe në atë fshat ose lagje qyteti nuk ka ndihmës gjyqtarë tjetër, ai zëvëndësohet nga një ndihmës gjyqtarë i fshatit, qytetit ose lagjes së qytetit të afërtë, që caktohet nga kryetari i gjykatës së rrethit.



Neni 6



Kur vendi i një ndihmës gjyqtari mbetet i zbrazët në një fshat, qytet ose lagje qyteti dhe në atë vend nuk ka tjetër ndihmës gjyqtar, këshilli popullor i rrethit zgjedh një ndihmës gjyqtar të ri gjersa të bëhen zgjedhje të reja.



Neni 7



Detyra e ndihmës gjyqtarëve dhe e aktivistëve shoqërorë është detyrë vullnetare dhe nderi.



ÇËSHTJET QË SHQYRTOHEN NGA GJYKATAT E FSHATRAVE, QYTETEVE DHE LAGJEVE TË QYTETEVE



Neni 8



Gjykata e fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve shqyrtojnë çështjet penale lidhur me këto krime të parashikuara nga Kodi Penal:

1. Përvetimin e pasurisë socialiste dhe të qytetarëve gjer në 200 lekë (nenet 81, 180 paragrafi I, 183 paragrafi I, 185 paragrfi I).

2. Përvetimin e sendeve të gjetura gjer në 500 lekë (nenet 83, 184).

3. Therjen e gjësë së gjallë pa leje (neni 120)

4. Plagosjen e lehtë nga pakujdesia (neni 150 paragrafi II).

5. Rrahjen (neni 151 paragrafi I)

6. Fyerjen (neni 167).

7. Dhunimin e banesës 9neni 168 paragrafi I).

8. Shkeljen e detyrimeve familjare ( nenet 177 dhe 178).

9. Vetëgjyqësinë (neni 246)

Kur personi është dënuar më parë për të njëjtin krim, cështja nuk shqyrtohet nga gjykata e fshatit, të qytetit ose të lagjes por nga gjykata e rrethit.



Neni 9



Gjykata e fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve shqyrtojnë këto çështje civile:

1. Kërkesat midis shtetasve për pagimin e detyrimeve gjer në 1500 lekë që lindin nga kontratat ose nga shkaktimi i dëmit.

2. Kërkesat për shpërblimin e dëmit në bujqësi gjer në 1500 lekë.



Neni 10



Gjykata e fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve shqyrtojnë kundërvajtjet, përvec atyre që me ligjë i janë lënë për gjykim një organi tjetër.



KUFITË E VEPRIMTARISË SË GJYKATAVE



Neni 11



Kompetente për gjykimin e çështjeve penale ose të kundërvajtjeve është gjykata e fshatit, qytetit ose të lagjes së qytetit ku ka ndodhur ngjarja.

Megjithatë, gjykata e vendit të ngjarjes ka të drejtë, kur çmon se gjykimi do të ushtrojë një ndikim më të madh edukativ, t&amp;#8217;ia dërgojë çështjen gjykatës së vendit ku ka banimin personi që do të gjykohet.



Neni 12



Kompetente për gjykimin e çështjeve civile është gjykata e fshatit, qytetit ose lagjes së qytetit ku kanë banimin të dy palët.

Kur palët banojnë në të njëjtin fshat të bashkuar ose në fshatra që formojnë kooperativat bujqësore të bashkuar, cështja gjykohet nga gjykata e fshatit ku banon i padituri.

Kur palët kanë banime të ndryshme, cështja gjykohet nga gjykata e rrethit.



LLOJET E DËNIMEVE



Neni 13



Gjykatat e fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve për veprat që gjykojnë dhe që përbëjnë krim ose kundërvajtje japin këto dënime:

1. Qortim shoqëror;

2. Gjobë gjer në 1000 lekë;



MËNYRA E GJYKIMIT



Neni 14



Çështjet dhe kundërvajtjet fillojnë me kërkesën e organizatave shoqërore, të këshillit popullor të fshatit, të qytetit, të lagjes së qytetit ose të komitetit ekzekutiv përkatës, të prokurorit të rrethit ose të prokurorit popullor me autorizim të prokurorit të rrethit dhe të organeve të policisë popullore.

Çështjet penale që ndiqen mbi ankim, fillojnë vetëm me kërkesën e të dëmtuarit, ose kur është rasti edhe m e kërkesën e prokurorit të rrethit.

Çështjet civile fillojnë vetëm me kërkesën e të interesuarit.



Neni 15



Për çështjet civile dhe çështjet penale që ndiqen mbi ankimin e te dëmtuarit, gjykata si rregull, me të marrë kërkesën, bën të gjitha përpjekjet për të pajtuar palët.

Gjykata, para se të fillojë gjykimin duhet të sqarojë të gjitha rrethanat që kanë rëndësi për zgjidhjen e drejtë dhe të shpejtë të çështjes.

Kur gjykata nuk mundet të sqarojë vetë të gjitha rrethanat, çështjen ia dërgon organeve të policisë popullore për të kryer veprimet përkatëse.

Kur gjatë sqarimit të çështjes penale ose të kundërvajtjes del se fajtori pranon fajin e tij, tregon pendim të sinqertë dhe të thellë, dhe bën autokritikë, gjykata kur çmon se është plotësuar qëllimi edukativ i gjykimit, ka të drejtë të pushojë çështjen që nuk ndiqet në ankim.



Neni 16



Gjykimi zhvillohet pasi gjykata të ketë njoftuar personat e interesuar dhe të ketë siguruar provat e nevojshme.

Kur personat që gjykohen nuk paraqiten, gjykimi mund të zhvillohet në mungesë dhe kur gjykata e çmon të nevojëshme në çështje penale dhe kundërvajtjeje e shtyn gjykimin për një ditë tjetër me qëllimqë të sigurohet ardhja e tyre.



Neni 17



Gjatë zhvillimit të gjykimit dëgjohen shpjegimet e personave që gjykohen, merren provat e nevojëshme për sqarimin e çështjes dhe kanë të drejtë të bëjnë pyetje dhe të cfaqin mendim palët, përfaqësuesit e organizatave të masave si dhe gjithë të pranishmit.



Neni 18



Gjykata, kur çmon se për shkak të rrezikëshmërisë së personit ose të veprës cështja penale duhet të gjykohet nga gjykata e rrethit, si dhe kur vëren se cështja del jashtë kompetencave të saj, ia dërgon për gjykim gjykatës së rrethit.



Neni 19



Gjykata e rrethit ka të drejtë të tërheqë dhe të gjykojë çdo çështje që është në kompetencë të gjykatës së fshatit, qytetit ose lagjes së qytetit.



Neni 20



Për zhvillimin e gjykimit mbahet proces-verbal nga një person i caktuar nga gjykata.



Neni 21



Në përfundim të gjykimit jep vendim me shkrim dhe të arsyetuar.

Vendimi i gjykatës është i formës së prerë. Megjithkëtë kundër vendimit që përmbandënimin me gjobë mbi 300 lekë ose detyrimin civil mbi padinë me objekt mbi 300 lekë, mund të bëhet ankim ose protest nga personat e gjykuar nga prokurori i rrethit ose nga prokurori popullor ku ka maarë pjesë në gjykimin e çështjes, në gjykatën e rrethit, brënda 5 ditëve nga dhënia e vendimit ose nga komunikimi i tij kur është dhënë në mungesë.



Neni 22



Kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatës së fshatit, të objektit dhe të lagjes së qytetit, që nuk janë shqyrtuar në shkallë të dytë, mund të bëhet nga prokurori ose kryetari i gjykatës së rrethit, brënda 3 muajëve, kërkesë për rishqyrtim të gjykimit pranë gjykatës së rrethit.



Neni 23



Gjykata e rrethit nuk shqyrton ankimet, protestat ose kërkesat për rishqyrtim të gjykimit, njofton të interesuarit për ditën e gjykimit dhe, kur e çmon të nevojëshme, mund të marrë prova drejtpërdrejtë.

Në përfundim të gjykimit në shkallë të dytë gjykata vendos sipas rastit, lënien në fuqi të vendimit, ndryshimin e tij ose pushimin e çështjes. Ky vendi është i formës së prerë.

Kur gjykata e rrethit ndryshon vendimin mund të caktojë vetëm dënime që sipas këtij dekreti japi gjykatat e fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve.



Neni 24



Për veprimet që kryhen nga gjykata e fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve nuk paguhet taksë.



ZBATIMI I VENDIMEVE



Neni 25



Vendimet e formës së prerë të gjykatave të fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve zbatohen me anë të organevetë këshillit popullor të fshatit, të qytetit dhe të lagjes së qytetit.



Neni 26



Dispozitat nr.4379, datë 13.4.1968 &amp;#8220;Mbi kundërvajtjet&amp;#8221; dhe çdo dispozitë tjetër që bien në kundërshtim me këtë dekret mbeten pa fuqi.



Neni 27



Ky dekret hyn në fuqi me 1.10.1968.



PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË.



SEKRETARI KRYETARI

BILBIL KLOSI HAXHI LLESHI
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Ligj

Nr.6069, datë 25.12.1979



KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË



KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKë POPULLORE SOCIALISTE Të SHQIPËRISË



VENDOSI:



Miratimin e Kodit të Procedures Penale të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë

Neni 6

Prokuroria



Prokuroria është organ që kontrollon zbatimin e përpiktë dhe të njëllojtë të ligjeve në të gjithë veprimtarinë procedurale penale dhe merr masat që të mos veprohet në kundërshtim me to.

Prokurori ka për detyrë të demaskojë veprat penale, armiqtë dhe keqberësit e tjerë, të ndikojë në edukimin klasor e revolucionar të masave në parandalimin e veprave penale.




KESHTU E DONI PROKURORIN?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Gene, për prokurorin është vetëm ky paragrafi i fundit më duket.

Dhe detyra e prokurorit është pikërisht kjo që thuhet këtu me një ndryshim të vogël.

Pjesën e frazës "...edukimin klasor e revolucionar të masave ..." duhet ta zëvendësosh me " ... zhvillimin normal të shoqërisë ..." apo diçka të ngjashme.

Për kulturë të përgjithshme:

Prokuroria a bën pjesë në pushtetin egzekutiv? Nëse po, përse duhet të ndahet nga pjesa tjetër e egzekutivit?

Sigurisht që duhet të ketë kontroll më të gjerë mbi të. Pra prokuroria nuk duhet të varet nga shumica por duhet të varet nga një grup parlamentar me pjesëmarrje nga të gjitha forcat politike në mënyrë të barabartë si dhe nga qeveria përsa i përket detyrave të saj. Kështu që nuk është pushteti qe vendos mbi prokurorin por por ësht
e parlamenti. Qeveria koordinon punën e prokurorisë me të sajën.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Ja ku e mesoi sala punen e tij

Dekret

Nr.5139, datë 30.1.1974



Mbi unifikimin e Hetuesisë



Me qëllim që të rritet më tej roli i organeve të prokurorisë për kontrollin e zbatimit të përpiktë dhe uniformë të ligjeve dhe për një organizim më të mirë të punës së organeve të hetimit,



Në mbështetje të nenit 58, pika 6, të Kushtetutës;

Me propozimin e Këshillit të Ministrave;



PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR I

REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË



Vendosi:



Neni 1



Hetuesit unifikohet dhe përqëndrohet pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.



Neni 2



Hetimet zhvillohen sipas dispozitave të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale.



Neni 3



Çdo dispozitë që vjen në kundërshtim me këtë dekret, shfuqizohet.



Neni 4



Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.



PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË



Sekretari Kryetari

Telo Mezini Haxhi Lleshi
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Gene, për prokurorin është vetëm ky paragrafi i fundit më duket.

Dhe detyra e prokurorit është pikërisht kjo që thuhet këtu me një ndryshim të vogël.

Pjesën e frazës "...edukimin klasor e revolucionar të masave ..." duhet ta zëvendësosh me " ... zhvillimin normal të shoqërisë ..." apo diçka të ngjashme.

Për kulturë të përgjithshme:

Prokuroria a bën pjesë në pushtetin egzekutiv? Nëse po, përse duhet të ndahet nga pjesa tjetër e egzekutivit?

Sigurisht që duhet të ketë kontroll më të gjerë mbi të. Pra prokuroria nuk duhet të varet nga shumica por duhet të varet nga një grup parlamentar me pjesëmarrje nga të gjitha forcat politike në mënyrë të barabartë si dhe nga qeveria përsa i përket detyrave të saj. Kështu që nuk është pushteti qe vendos mbi prokurorin por por ësht
e parlamenti. Qeveria koordinon punën e prokurorisë me të sajën.

[/ QUOTE ]

une e kuptova qe nuk jam kokerr misri po shko mbushi mendjen gjelit. /pf/images/graemlins/laugh.gif.

per lidhjen e prokurorise me ekzekutivin me bere pyetje apo cfare??????
Jo per gje po shpresoj se ti i ke hedhur ndonje sy kushtetutes se shqiperise. Nese jo, e gjen tek www.parlament.al
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Po e rivendos një pjesë të asaj që kisha shkruar më lart se më duket se me një të lexuar nuk i merrke vesh gjërat /pf/images/graemlins/winkwink.gif.

Për kulturë të përgjithshme:

Prokuroria a bën pjesë në pushtetin egzekutiv (e vërtetë kjo)? Nëse po, përse duhet të ndahet nga pjesa tjetër e egzekutivit? (pyetje kjo)

Sigurisht që duhet të ketë kontroll më të gjerë mbi të. Pra prokuroria nuk duhet të varet nga shumica por duhet të varet nga një grup parlamentar me pjesëmarrje nga të gjitha forcat politike në mënyrë të barabartë si dhe nga qeveria përsa i përket detyrave të saj . Kështu që nuk është pushteti qe vendos mbi prokurorin por por është parlamenti. Qeveria koordinon punën e prokurorisë me të sajën.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Pra eshte nje pohim dhe jo nje pyetje ajo qe thua ti se prokuroria eshte pjese e ekzekutivit?

Organizo edhe njehere mendimet djale

Nga kush duhet te varet prokuroria?

Pse nuk duhet te jete e pavarur?

Pse duhet te ndryshoje nga gjykatesi?

Nga kush varet sot?

Si perfundim, JE APO NUK JE DAKORT QE PROKURORIA TE VARET NGA MINISTRIA E DREJTESISE???????
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Neni 149

1. Prokurori i Pergjithshem emerohet nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit.
2. Prokurori i Pergjithshem mund te shkarkohet nga Presidenti i Republikes, me propozim te Kuvendit, per shkelje te Kushtetutes ose per shkelje te renda te ligjit gjate ushtrimit te funksioneve te tij, per paaftesi mendore a fizike, per akte e sjellje qe diskretitojne rende poziten dhe figuren e prokurorit.
3. Prokuroret e tjere emerohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikes me propozim te Prokurorit te Pergjithshem.
4. Prokuri i Pergjithshem informon here pas here Kuvendin per gjendjen e kriminalitetit.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Pra eshte nje pohim dhe jo nje pyetje ajo qe thua ti se prokuroria eshte pjese e ekzekutivit?

Organizo edhe njehere mendimet djale

Nga kush duhet te varet prokuroria?

Pse nuk duhet te jete e pavarur?

Pse duhet te ndryshoje nga gjykatesi?

Nga kush varet sot?

Si perfundim, JE APO NUK JE DAKORT QE PROKURORIA TE VARET NGA MINISTRIA E DREJTESISE???????



[/ QUOTE ]

Edhe njëherë po përsëris ato që të kam shkruar:

Pra prokuroria nuk duhet të varet nga shumica por duhet të varet nga një grup parlamentar me pjesëmarrje nga të gjitha forcat politike në mënyrë të barabartë si dhe nga qeveria përsa i përket detyrave të saj.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

si do te votoje ky grup parlamentar?

C'do te thote qe prokuroria duhet te varet prej tyre?

C'do te thote qe "duhet te varet nga qeveria PERSa I PERKET DETYRAVE TE SAJ"????????!!!!!!!!
---------------------------------------

Sot prokurori varet nga nje shumice e kualifikaur e parlamentit qofte kur jep pelqimin qofte persa i perket autoritetit qe e emeron dhe e shkarkon (presidenti zgjidhet me shumice te kualifikuar) dhe gezon mbrojtje nga kushtetuta.
Sot qeveria (burimi me i mundshem i korrupsionit dhe padrejtesive e tendencave diktatoriale) nuk ka autoritet mbi organin e akuzes, pse mendoni se duke i dhene varesi ketij te fundit do te veproje me mire kunder korrupsionit?????!!!!!!!!!!

Paaftesia e berishes per te vepruar nepermjet ligjeve eshte e qarte. Me vjen keq per ju qe e mbroni ne idiotesite e tij. Shpresoj qe ne jeten reale me emra te vertete te ruani pak dinjitet.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Olldashi ndryshon truprojat e Sollakut. Brenda një dite largohen 6 njerëzit e besuar

TIRANE- Ruajtja fizike e kryeprokurorit të vendit Theodhori Sollakut, do të bëhet nga gjashtë truproja të reja. Paraditen e djeshme pesë badigardët e rinj dhe një shofer, të shoqëruar edhe nga një prej drejtuesve të Gardës së Republikës kanë marrë detyrën e re, atë të garantimit të jetës së kryeprokurorit të vendit. Ky ndryshim i është komunikuar zyrtarisht edhe vetë Sollakut. Burime të gazetës janë shprehur se ky është rasti i parë gjatë tre viteve të punës së kreut të akuzës shqiptare, që grupi i truprojave ndryshohet i gjithi brenda një dite me efektiva të tjerë. I vetmi që nuk është ndryshuar, është shoferi personal i Sollakut, i cili duket se do të vazhdojë në detyrën e tij. Lajmi është konfirmuar dje nga burime zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat nuk kanë marrë një arësyetim zyrtar për këtë ndryshim.



Reagimet

Vetë kryeprokurori Theodhori Sollaku nuk ka pranuar të japë asnjë koment mbi këtë lëvizje të papritur. Ndërkohë mësohet se nuk ka patur ansjë kërkesë nga Prokuroria e Përgjithshme për të ndryshuar badigardët. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe drejtuesit e Gardës së Republikës. Komandanti i Gardës, Andrea Prendi, i pyetur në linjë telefonike nga Gazeta, është shprehur se nuk kishte dijeni mbi ndryshimin e grupit të truprojave të kryeprokurorit. Edhe pse e çuditshme, kjo ka qenë përgjigja e prerë e Prendit. Megjithë përpjekjet e Gazetës, askush nuk bëri të ditur mbi ç’kritere merren vendimet për ndryshimin e truprojave të drejtuesve të institucioneve të rëndësisë së veçantë, siç është në rastin konkret ai i kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Garda e Republikës që garanton ruajtjen e personaliteteve shtetërore ka varësi direkte nga Ministria e Brendshme.



Situata

Vendimi për ndryshimin e truprojave të kryeprokurorit ka ardhur në një moment, kur ai prej kohësh është vënë në shënjestër të akuzave të kryeministrit Sali Berisha për lidhje me krimin. Gjithashtu kohët e fundit është vënë re një tensionim i marrëdhënieve mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, ku nuk janë kursyer as deklaratat, të cilat kanë shërbyer si shkak për të shkëmbyer akuza dhe për të treguar se kush është angazhuar më shumë në luftën ndaj krimit.
www.zeripoullit.com
 
Top