Projekti i ri, policët me kamera në trup: Rama: Qytetarët nuk do të ankohen më

Rama-komisariati-dixhital.jpg


Duke nisur që në vjeshtën e këtij viti, çdo polic do të jetë i pajisur me një kamera në trup dhe i lidhur “online” me sallën operative, ku do të regjistrohet çdo veprim i tyre në orarin e punës.

Gjatë një aktiviteti për Komisariatin Dixhital, ku u paraqitën edhe shifrat e para, kryeministri Rama njoftoi projektin e ri të Ministrisë së Brendshme.
Rama ka zbuluar se projekti për monitorimin dhe vëzhgimin e efektivëve të policisë në terren, do të shmangë ankesat e qytetarëve ndaj forcave të policisë. “Monitorimi ndihmon shpërndarjen në terren, për organizimin, e planifikimin e forcave. Në këtë mënyrë marrin fund dhe ankesat e qytetarëve për çdo efektiv policie, pasi monitorimi do të bëjë gjithçka transparente”.

Më pas Rama ka deklaruar se Komisariati Dixhital, brenda një kohe të shkurtër nga krijimi i tij, ka sjellë rezultate të mira dhe një vlerë të shtuar për Policinë e Shtetit.

Gjatë publikimit të të dhënave të këtij aplikacioni dy muaj e gjysmë nga ngritja e tij, Rama tha se policia ka filluar të marrë frytet e punës.

“Një numër i madh qytetarësh kanë bashkëpunuar me policinë, duke sjellë parandalimin e veprave penale apo veprimeve të paligjshme, – tha Rama. – Aplikacioni është një histori suksesi. 14 mijë denoncime në 10 javë janë një shifër fantastike. Komisariati Dixhital është një eveniment dhe jo pjesë e turinës së punës së përditshme. Megjithatë, ka akoma vend për përmirësime sa i takon cilësisë rritjes së shërbimit nga ana e policisë”.

Sipas Ramës, “Ne kemi 50% më pak vrasje, krahasuar me një vit më parë. 6 mujori i parë i këtij viti na jep të dhëna inkurajuese. Ne do të vazhdojmë luftën kundër drogës, për të cilën kemi akoma për të bërë. Çdo ditë kemi rezultate të mira”.
 

Djali Adoloshent

Forumium maestatis
Kryeministri ngeli duke mashtruar!Nuk e kuptoj se si populli i beson kaq verberisht ketij. Per kete gje kam fakte se kryeministri eshte duke mashtruar.

Ne komis-ariatet e Tepelenes,Ballshit,Permetit,Delvines,Sarandes,KRujes,Lacit,Ballshit,Patosit,Lushnjes etj... policia nuk ka nafte per te qarkulluar me patrullat.
Ne Tirane,Durres,Shkoder,Fier,Vlore dhe Elbasan,policat dalin ne kembe per patrullim dhe skuadrat ''Shqiponja'' dhe FNSH shetisin ne kembe dhe jo me makina sepse nuk kane nafte per makinat e policise.

Nga do t'i gjeje ky kto kamerat kur s'ka nafte per te paguar makinat e policise per patrullim? :/
 
Top