PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Guest
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Kush ka pare me ndertu ndertesa 14-kateshe, ndoshta i rregullon dhe i miremban edhe rruget rreth e rrotull ndertesave. Edhe ky mund te jete nje fillim.
 

Guest
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Une nuk e kam pa projektin hala, ne fakt kam lexu deri tash vetem opinionet dhe jam shume dakord me sugjerimet e von gheka. Po te quej keshtu mbasi nuk ta di emrin por veq diqka eshte se nuk po te bika fjale ne tok more djale. Me sa po kuptoj une ky forum kenka kompleks e patjeter duhet te merren parasysh opinionet e tanve.
 

Guest
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

un nuk mendoj se projekti eshte i kohes,un rrealisht mendoj se ai eshte shume i vonuar,eshte turp te behet kjo pytje,si nuk qenka i kohes,mos harroni qe jetojme 2006 e akoma vuajme per drita e per nje cope asfalt.pastaj ato problemet e fese muslimane se po i merren tokat tham se asht e kote me fol per to se ato e diftune injorancen e vet me nene terezen.po shyqyr qe nuk kane ma shume ne dore,veq se nji gja po ju tham mos u paraqitni si shkodrane se na koritet e u bame gazi i botes.jam edhe un dakort me disa nga ato qe ti shkruan per keshillin bashkiak,por o e ekzagjeroni me fene.pershendes te gjith shkodranet muslimane e katolike te ndershem,dhe qe distancohen nga qendrime te tilla fondamentalistash terroriste.
 

Guest
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

gjeni 1 menyr qe ta publikoni edhe ne web.

feleminderit.
tung nga firenze.... /pf/images/graemlins/rockband.gif
 

Guest
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

o sa mire me ken shkodran,ishalla e bajm shkodren qender universale.
 

Guest
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Jam shume e gezuar qe po merren masa per rregullimin e Shkodres, sepse eshte me te vertet nje nder qytetet me te bukura te Shqiperis
 

Guest
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

se kuptoj se ku kan me ba ndertesa, bashkia e shkodres , venet kyce e lulishet e qytetit jan mush me xhamia,mos me keq kuptoni, por nje kojshi i jemi e ka ba nje xhami ne oborr e askush nu shkon mren vec itrazon njerzit ne 2 te nates se e shikon oren mrapsh, me than menja se ka lind ne arabi, ju uroj fat e lumturi.
 

Guest
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

ne qoft se projekti i ri doh te thot qe te prishen qendrat e vjetra po historia e shkodres ashet marre parasysh. /pf/images/graemlins/smash.gif me respek "thethi aus".
 

ados

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

keni ndonje fotografi te projekteve apo maket ..vetem per kureshtje..
 

genci

Primus registratum
PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

GAZETA E SHKODRES
Maj 12, 2006


TAKIMI NE BASHKI/ Rudolf Rasha: Punimet do të nisin shpejt dhe njëherazi

400 milionë lekë për unazën e qytetit

Bashkiakët: Do të zbatojmë projektin e vitit 2002

--------------------------------------------------------------------------------

Brikena Shllaku
rrethet@gazetashqiptare.com

SHKODER

Pas premtimeve elektorale që nisën që nga fillimi i viteve ’90, më në fund Shkodra do të ketë unazën e qytetit. Qeveria Shqiptare ka akorduar një fond prej 400 milionë lekësh për zbatimin e projektit që u hartua në vitin 2002 dhe që pritet të zgjidhë një nga problemet më të mprehta të këtij qyteti. Lajmi është bërë publik nga nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Rudolf Rasha. Paraditen e djeshme, në këtë bashki është bërë një takim i zgjeruar me speciaslistë dhe drejtues të institucioneve që lidhen me këtë investim. Qëllimi i këtij takimi ishte kordinimi i veprimeve për zbatimin e projektit dhe nisja sa më shpejt nga puna. Sipas Rashës, gjatë realizimit të këtij investimi të madh do të ketë dhe ndryshime të vogla të projektit të hartuar katër vite më parë. “Firma projektuese dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, e cila është edhe në rolin e investitorit do ta shohin situatën konkretisht”, është shprehur numri dy i Bashkisë së kryeqendrës së veriut. Ndërkohë, specialistët sqarojnë se unaza e qytetit është 3.5 kilometra e gjatë dhe do të përfshijë hyrjen e qytetit të Shkodrës; ish-Zdrukth Kashtën; Kirasin, ish-shkollën Mekanike Bujqësore si dhe ish-Zooteknikën. Nënkryetari i Bashkisë, Rasha pohon se që punimet të bëhen shpejt dhe me cilësi, është vendosur që ndërhyrjet të bëhen të gjitha njëherazi. Konkretisht do të kordinojnë veprimet në një kohë, Ndërmarrja e Ujësjellësit, KESH-i, ndërmarrja e Kanalizimeve, Telekomi, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Palutshme etj. Punimet do të nisin menjëherë pas ndryshimeve që do të bëhen në projektin e vitit 2002 për unazën e qytetetit. Krahas fondit për ndërtimin e unazës, qeveria ka planifikuar edhe fondin për shpronësimet që do të bëhen konform ligjit. Qeveria Shqiptare e dha fondin prej 400 milionë lekësh, pasi qeveria italiane e cila kishte premtuar se do e bënte ajo këtë investim është tërhequr. Specialistët e vendit fqinjë pas një sërë kërkesash dhe takimesh me krerët lokalë të Shkodrës kishin rënë dakort që të bënin unazën e qytetit, duke e quajtur “by-pass”, që do të lidhte autostradën Shkodër-Lezhë me rrugën Shkodër-Hani i Hotit. Nuk dihet se pse pala italiane u tërhoq nga zbatimi i këtij projekti.



Zonat

Në projektin e hartuar në vitin 2002 është parashikuar që unaza e qytetit të Shkodrës të përfshijë këto zona:
Hyrjen e qytetit
Ish-Zdrukth Kashtën
Kirasin
Ish-shkollën Mekanike Bujqësore
Ish-Zooteknikën
Fondi i dhënë nga qeveria është 400 milionë lekë
Unaza kap një gjatësi prej 3.5 kilometrash
 

Guest
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

heu projekt! Edhe keshilli bashkiak asht nji projekt ne vedi! projekt mbas projektit, letra, fjale , shamje e grindje ma shume! Ujq e hipokrita! njerwz qw bajn sikur punojne qekur xan nji karrige, iu theft nen kambe> na moren ne qafe me mashtrime e me demeka. Askush s'e ka perimend! Vec ato [ndaluar] shkaterrojne jo tesh por ne tane historine e shqiptarit e kane pase e e kane perimend! E na i kena me shkolle te paafte me drejtu (se me drejtu asht dhunti ne vedi) ose vemje [ndaluar] kane frike me ba c'ka duhet. pse leku dhe bejlegu [ndaluar] ka mbi kry, o njeni o tjetri e ban me ndej me goje e pune ndry! Merrni me radhe kry per emen ne Bashki kush asht i paster? Me fole drejt edhe po ndeje shtremt mund te gjesh 5-6 vete gjithsej ( qe s'ka ne ca bajne n'at lukuni)Por bani llogarinw sa asht numri i administrates bashiake? Atehere edhe projekti i qendres se Shkodres e mjere Shkodra vete asht pjelle e tyne.Por [ndaluar] duhet me ndryshu duhet edhe qendra! edhe ne qender si ajo asht ba tesh ka boll me dyshu se jane tana te pastra. Mandej ...
 

Guest
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Per c"frare projekti e keni fjalen ?????? Degjoj shume,lexoj shume por pune e vepra 0000000 me bisht.O njerz ka koha me lujt ma shum per vedi e jo ma ma prit prej qiellit e te huajve.Shendet e harmoni te gjithve.EMIGRASYNI
 
Top