PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

OROSHI

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Don Boskoja asht shkoll,dhe atje studiojne te gjith pa dallim feje/krahine/ideje,
 

Karl_von_Ghega

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

--------------------------------------------------------------------------------
Po ta dinte von ghegha se ne venedik mu ne qender ka nje korridor ne te cilin kalonin te burgosurit heren e fundit perpara se t'u pritej koka,e ky korridor eshte nje nder me te vizituarit e Venezias,do kishte propozuar qe ate burg ta shkaterronin,korridorin ta hidhnin ne ere me dinamit,sepse eshte nje histori e hidhur e venedikut.
Po ta dinte Von ghegha se Maria Antonietes iu pre koka ne gijotine do i thonte frances te mos bezante e te hidhte ne ere jo vetem mjetet e torturave mesjetare qe te mos mbeteshin shembuj makaber,e te sugjeronte per historine variantin se maria antonieta vdiq nga se floket i ishin zbardhur per nje nate te vetme cuditerisht pasi i kish lare me varakine.
Po ta dinte Von ghegha se historia e inkuizicionit spanjoll dhe vrasja e shkencetareve si heretike jane turp,do t'i thonte shkodres mire qe paske pase vec komunizmin se fundja historia boterore qenka e mbushur me turpe e me lavde,me sulme e me intriga.
Shkodren e duam jo per biografine e bukur historike,e duam se nuk jemi as kuaj as gomere,por bij te saj qe rritur bashke,qe shetitjen nga piaca e nga shatervani e kishim luks,qe edukimin e moren tek 28 Nentori,qe duam te ruajme qe te mos mbesi vec kujtim si dikur gjysherve tane qe akoma sot me tregojne per bixhistenin mbi te cilin deri vone kam kerku fotorafi.
packa ironine tende mbi kuajt e gomeret te keshilloj te besh nje udhetim te gjate jo neper bote fillimisht po te fillosh nga velipoja e razma,nga shatervani pasditeve te veres,nga Buna e te mbushesh fort fort me fryme e te shohesh se ne maje te eifelit te me vene kurre nuk do me shijoje kaq shume se te vizitoj dicka qe kane krijuar paraardhesit e mi.


Cfare HARTIMIT ! 10 me yll te kuq ke !
 

Karl_von_Ghega

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Sikur AJ zotnia ta kishte emnin AbdullaH ndryshe do ta kishit pa projektin .Por kjo pak ka randsi tesh e aq ma mire qe nuk asht i tille .
Tesh te plani prape - sa here Shkodra ka pase njiket mundsi per nji ndryshim kaq te madh - 0 here .Mos harroni se kta shance nuk vijne per cdo dite .Edhe doni apo sdoni ju Shkodra nji dite nuk ka me ken ma peng i anadollakve injorante e kondrapedalve por do te clirohet prej gramit qe po i xen frymen e po na detyron ne me i ndejt larg ne vend te huej .
Per ato njerez qe mendojne se ka gjana ma te randsishme si kanalizimet etj , pvetja jeme asht pse nuk i pervesheni punes vete ju por na lehni se kshtu apo ashtu duhet me ba ? Ose mbledhni fonde per ndonji projekt qe keni studju ju vete .Me ba gam-gam e me ardh e me na thane ktu gjana qe i keni ndi posht e nelt nuk asht konstruktive .
 

OROSHI

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Fillimisht postuar nga danae:
[qb] Ti orosh ke te drejte se fatmiresisht ka kisha qe nuk jane prishe te gjitha e jane ruajt te vjetrat pa pase nevoje ndertimin e te rejave,po me thuaj pak mua se ku u ndertua Don Bosco?mu ne qender ma ke,ne krah te djathe dhjete metra larg gjykates.
Ia di ti saktesisht vendin Xhamiave perpara se te prishen? [/qb]
Danae,per prishje kishash mund te jap me dhjetra fakte /pf/images/graemlins/wink.gif .
Nuk kam dijeni per prishje xhamijash,e di qe jane prish,po pate mundesi me jep ndonji te dhane!!Gjithsesi tek lulishtja nuk asht prish asnji xhami!!Xhamijat kan ken te ndertueme gjithmone ne pjesen e vjeter te qytetit,tek pjesa e re nuk ka pas xhamija(mundem edhe ta kem gabim).

Me pushtimin e Shkodres nga kuqaloshet,puna e pare e diktatures se kuqe ishte:luftimi me te gjitha format e kultures katolike(historikisht anti-sllave anti-Turke)dhe vrasja/burgosja/ e klerit katolik.Si pasoje jane hedh ne ere me dinamit shum kisha te vjetra,nje nder to ishte edhe kisha e Danjes ku ka ba celebrimin Skenderbeu,edhe kisha e Zojes se Shkodres pesoi te njejtin fat!!Nuk asht kursy gjithashtu as kleri musliman,Hafiz Sabri Koqi vuajti 26 vjet ne burgjet e kuqalosheve te ndertuar nga njerez si:Bekteshajt/Licajt/Bakallajt etj etj,nipat e ktyne nuk kan lan gja pa ba ne Shkoder e prapseprap dilnin te pa lagur.
Kthimi i kishave ne magazina te rendomta apo ne salla sportive,nuk e justifikon faktin e mosprishjes se tyne!!
Mendimi jem megjithate mbetet qe:qendra te mbetet e paprekun nga projektet e reja!!
 
H

harap

Guest
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Oroshi qe je nje injorant e ngatrrestar e me duket nak ta ka vertetu sa me mire se si je.
tek fushe cela ka pas xhami, tek xhamia e parruces ka qene prandaj ska pune provokimesh.
Ashtu sic u ba edhe kisha ortodokse e kisha te tjera prandaj mos fol kur sdin.
Tema ka te baj me projektin e mos rri tu kalu sa ne nje dege ne tjetren.
Te lejova te shkruash te ky forum vetem per faktin qe the do jem serioz por tani e prapa do editohesh o prej mejet ose prej Gencit.

Karl sduhet me e pa se kush e ka ba projektin prandaj kur sdin gja mos fol.
Kundershtari kryesor i projektit ka qene Zef Cuni e jo ndonje abdullah.Kane qene vellezerit Fushaj qe jane investuesit nder me te medhenjte ne shkoder , prandaj mos flitni gomarlleqe jo te kishin kene mysliman projektuesit.
thjesht projektuesit jane te pagum prej dikujt,ne shkoder ske drita ske uje e ske rruge don me ba pallate 12 kateshe.Me ca me u njit??
te rregullojne ato minimalet sic eshte ba ne tirane e ma vone te shofin te tjerat.
Ne shkoder asht ndricu nje peme gjysmake, Ne Tirane nuk e dallon a eshte dite apo nate se ndricon cdo vend.

Prandaj diskutoni ca eshte me u diskutu e jo me na u marr me marrina e ngaterresa fetare se Oroshi ate pune ka prandaj duhet dajaku qe besoj do i baj mire /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Von Gheghe,je akoma i pazote per te me dhene nota.
sot po e baja muhabet me nje mik shkodran qe tha,aman se do na mbesi gropa ne qender te shkodres si ne tirane gropa e hajdin sejdise /pf/images/graemlins/laugh.gif vetem per te tregu se deshira per te ba ndertime masive nganjehere kalon realitetin e banoreve ne 12 kateshet.
shkodranet besoj se nuk shkojne me ble shpi tek 12 kateshi tu pase pak a shume shpiat e veta,po filloj e mendoj se nga do jene banoret e lartesise se qiellit ne qender te shkodres,qe do mundohen te shohin me mikroskot kullen e sahatit /pf/images/graemlins/laugh.gif me falni per mos seriozitetin e shkrimit.
 

Karl_von_Ghega

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Shoqja Danae ,
ktu e hapa kete teme qe te diskutohet per nji projekt qe ti spo ja ke idene se cka asht , edhe tyj ken kshtu vazhdon me rrah uje ne havan .Here ne Paris e here ne Barcelone , here fola me kyt e here fola me ate pa kuptim . Na po flasim seriozisht ktu e me e kundershtu kategorikisht projektin tyj sjell argumenta se te paska thane "ishi" jot se gropa ktu e atje , barcelona parisi e hawai te nxjerr mungesen e theksume te intelektit e zotesine e thashethemxhies .Me nji fjale nuk dukesh mire e mos u mundo me dale prej temet - shife vete personalisht projektin e mandej shtrohena e flasim e ndoshta me argumenta racional ndoshta te hapi rruge .Persa i perket se ku shkodranet blejne ti mundesh vetem me parashiku vetem preferencat tueja te tjeret flasin vete ,edhe per sahatin prap ti ke qejf me pa ate qe shef ( duket se sahti jot te mbetka shpesh mbrapa ) une shof ate te kishes madhe mbasi jetoj ne Sarreq .

Negro , te drejten me fol sma nep as ma hjek ti , po deshte me diskutu per cka asht tema benvenuto .Persa i perket marakut tand per dritat e kanalizimet lexo mesazhin tem ma nelt se e gjen pergjigjen .
Edhe njihere po pate takat me marr nji kopje te projektit e me e "shiqu" mandej flasim .
 

genci

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Mora vesht edhe nje informacion tjeter

qe projekti eshte per 20 VJET


Problemi me sa di une nuk eshte tek bukuria e projektit..

Projektin personalisht nuk e kam pa, por i bukur thone se asht.

Ne shumica nuk po diskutojme sa i bukur eshte, por se po prishen disa gjana qe nuk kane nevoje me u prish.. dhe ato pallate dhe projekte mund te behen ne pjese te tjera te qytetit..
Nje pike tjeter eshte sepse shkodra ska nevoje per nje gje te till.. nga do i marresh ti gjithe ato familje me mbush pallatet? Ato qe kane ba shpi rreth e rotull shkoders nuk vijne ne pallat,
Eshte shume me leht me sikuru toka, fonde dhe aprovime nqs ajo bahet diku tjeter. Dona me e prish komplet shkodren (se njanja qender ka mbet) per 20 vjet????????????????

s'ka kuptim.... sa here do permbytet shkodra brenda 20 vjetesh../ ???? sa te dushhhhhhhhhhh

Po drita kur do kete..

Me kushtet e sotme ne shkoder, me teknologjine, etc si mendohet qe do behet per 20 vjet?

Plus.. menyra se si po shkojne punet ne Shqiperi.. kush garanton se do ndertohen... NUK KA GARANCI....

Prandaj shumica e popullit ne shkoder nuk e perkrah kete gje, jo se jane injoranta.. ose se zdojne perparim.. ose se jane katolik a mysliman.. por ky ndertimi i pallateve si i ndihmon ata per te pase drita? per te mos pate permbytje..etj...
 

Danae

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

shoqja??
haha,nuk guxoka njeriu me e shtru problemin me shkodrane te tjere e me ironizu mbi te??
hahaha
 

Karl_von_Ghega

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Genci ,
Projekti nuk e ka te shkrume kund se NDALOHET PUNA E PERPJEKJET PER TI SJELLE DRITA SHKODRES ! NDALOHET PUNA PER TE RIPARU E RIORGANIZU KANALIZIMET E SHKARKIMET E UJNAVE ! Me fal po nuk e lexoj kund .
Sa per nji nga arsynat qe ti the ma nalt se jo musliman e katolik , duhet qe ti me pas lind ne Shkoder e me u pas rrit atje te tan e dina se si jane punet e me hipokrizina kena ec boll , cka asht e verteta duhet me e thane me guxim ose mos me e minimizu hic .Se i "cuditshem" asht edhe fakti se sa here permenden kto pune ju gjithmone kceni e thoni se probleme te tilla skena e skena pas kurr .Po intencioni jem nuk asht me diskutu per ket teme , po deshte hap nji teme tjeter edhe atje te ngopi boll une me fakte se asht e kunderta e asaj qe ti edhe shume te tjere ktu hipokrizojne .
Projektusi asht porosite prej dikuj qe mesa di une donon edhe $$$$ edhe ka ba punen e tij , shtrohet fakti tesh qe ai ta rishikojne punen e tij ose te ikun mbrapsht se nuk kena nevoje per te . Edhe nkjoftse duhet ta rishikojne punen e tij atehere te bajme zgjedhje me mend e zemer se ku e si e cka duhet me ndej e cka duhet me u prish .Sa i perket dritave , kanalizimeve , sigurise kta jane ne doren e sejcilit prej nesh e projektusi i ktij planit nuk ka ndonji faj se skena edhe nuk mundet me ti rregullue - ai asht porosite thjesht per projektin .PO te kishte ken porosite per studim dritash e kanalizimesh ma merr mendja edhe tyj e njofte kompanine e personin projektues do ta kishin shtru ne tavoline .
Edhe dritat une personalisht mendoj se ma shume se i meriton Shkodra e Tirana nuk ka vend tjeter ne Shqipni , por kerkend nu e han maraku per kut bile ironik asht fakti qe as ne sna han maraku fort vetem atehere kur flitet per dicka tjeter si ne rastin aktual .Edhe VETEM FLASIM sbajm askurgja - nada - nishta , vetem FLASIM !
 

genci

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Fillimisht postuar nga Karl_von_Ghega:
[QB] Genci ,
Projekti nuk e ka te shkrume kund se NDALOHET PUNA E PERPJEKJET PER TI SJELLE DRITA SHKODRES ! NDALOHET PUNA PER TE RIPARU E RIORGANIZU KANALIZIMET E SHKARKIMET E UJNAVE ! Me fal po nuk e lexoj kund .


Une po tham qe nuk ka ca i duhet qytetarit nji televizor 1 meter i gjane e 15cm i gjere kur nuk ka drita. Si thu ti nqs qytetari mund te zgjedh nje telvizor shume i shtrejte i kohes se fundit apo nje generator, ke do te zgjithte?


Sa per nji nga arsynat qe ti the ma nalt se jo musliman e katolik , duhet qe ti me pas lind ne Shkoder e me u pas rrit atje te tan e dina se si jane punet e me hipokrizina kena ec boll , cka asht e verteta duhet me e thane me guxim ose mos me e minimizu hic .Se i "cuditshem" asht edhe fakti se sa here permenden kto pune ju gjithmone kceni e thoni se probleme te tilla skena e skena pas kurr .


Une jam le e rrit ne shkoder.Nuk po mohon kush qe nuk ka konflike..dhe ne kete kohe jane shtuar shume me shume sec kane ken,(por eshte muahbet per teme tjeter), por une kurre zdo kisha votu per tu kthy Kishen e madhe ne lulishte, ose duke ndertu rreth saj pa kriter. Ose duke prish shtepi e biznese pa marre paraysh ata qe jetojne aty. Para se u ba projekti pyti kush njerzit? Mori kush mendimin e popullit? Si mendon nuk do ishte me mire ajo para se te shpenzohen pare? Apo nijeti i projektit eshte vetem per te bere biznes e jo per te rregullu kend?


Po intencioni jem nuk asht me diskutu per ket teme , po deshte hap nji teme tjeter edhe atje te ngopi boll une me fakte se asht e kunderta e asaj qe ti edhe shume te tjere ktu hipokrizojne .
Projektusi asht porosite prej dikuj qe mesa di une donon edhe $$$$ edhe ka ba punen e tij , shtrohet fakti tesh qe ai ta rishikojne punen e tij ose te ikun mbrapsht se nuk kena nevoje per te .

Nje projekt qe nuk merr parasysh historine, kulturen traditen e shkoders eshte nje projekt qe bahet vetem per fitime te 1-2 individve. Nqs ky bamirsi qe don me derdh pare, ia don te miren e shkoders athere ai ka plot ku te investoje sepse nuk ka mbet keq shkodra per pallate lulishte. Nuk i vijne dritat shkoders duke ndertu pallate, dhe keto pallate qe dojne 20 vjet me u ba, do e lajne shkodren ne pluhun edhe me shume sec eshte per 20 vjet, dhe kete fakt nuk mund ta mohosh


Edhe nkjoftse duhet ta rishikojne punen e tij atehere te bajme zgjedhje me mend e zemer se ku e si e cka duhet me ndej e cka duhet me u prish .Sa i perket dritave , kanalizimeve , sigurise kta jane ne doren e sejcilit prej nesh e projektusi i ktij planit nuk ka ndonji faj se skena edhe nuk mundet me ti rregullue - ai asht porosite thjesht per projektin .PO te kishte ken porosite per studim dritash e kanalizimesh ma merr mendja edhe tyj e njofte kompanine e personin projektues do ta kishin shtru ne tavoline .


Edhe dritat une personalisht mendoj se ma shume se i meriton Shkodra e Tirana nuk ka vend tjeter ne Shqipni , por kerkend nu e han maraku per kut bile ironik asht fakti qe as ne sna han maraku fort vetem atehere kur flitet per dicka tjeter si ne rastin aktual .Edhe VETEM FLASIM sbajm askurgja - nada - nishta , vetem FLASIM !


Ja nje lajm i freskt.. Nuk eshte se populli shkodran e ka ne dore me pase drita dhe ka qef vete me vujte



GAZETA E SHKODRES Dhjetor22, 2004

Mungon Harasani, shtyhet takimi për energjinë

SHKODER - Këshilli Bashkiak i Shkodrës dje ka anuluar takimin ku do të bëhej analiza e energjisë elektrike. Shkak për shtyrjen e mbledhjes është bërë mosmarrja pjesë e drejtorit të Përgjithshëm të KESH-it, Andis Harasani. Nisur nga situata e rëndë që po kalon qyteti verior nga kufizimet drastike të energjisë elektrike (aktualisht qyteti furnizohet me...orë drita gjatë 24 orëve), Këshilli Bashkiak ka kërkuar një takim me drejtuesit të KESH-it të Shkodrës, prefektin Hasanaj dhe Harasanin. Vetëm pak minuta pas fillimit të mbledhjes kreu i KESH-it, Andis Harasani, ka njoftuar se për arsye impenjimesh nuk mund të shkonte në Shkodër. Ky fakt i ka irrituar këshilltarët shkodranë. Ata e cilësojnë mungesën e të ftuarve si shenjë e indiferenës ndaj situatës katastrofike që po kalon Shkodra.
 

Karl_von_Ghega

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Me len te citoj Sami Repishtin :
Shkodra, gjendja e qytetit tonë të lindjes, dhe ardhmnia e saj, ishin nji subjekt që e biseduem gjatë, me zemër të thyeme e pesimizëm. Mbrapambetja e qellimshme pesëdhetë vjeçare kishte atrofizue jetën ekonomike e kulturore të qytetit dhe fondet e nevojshme për ringjallje nuk dukeshin askund. "A dying city!"

Ideja e nji qyteti "të dënuem me vdekje" na torturonte të dyve. Të ndërgjegjshëm për pamundësinë tonë me ndihmue, të dy e ndiejshim veten të mundun. Në dhomë u krijue nji atmosferë e randë që u përpoqem ta shpërndajmë me bisedime mbi subjekte, që në vetvete, për ne muk kishin ndonji interes të veçantë. Ishte nji pamje e dhimbshme: dy dashnorë të Shkodrës të zhgënjyem e të deshpruem!
On the right time on the right place !

Teshti une :

1. Me len te spjegohem ma mire : Qysh ne Gusht qe mora vesht se dikusht asht porosite per nji projekt skam lan gur e mik pa e pvet se si,qysh e tek e me sigurue nji kopje .Me te thane shpresa per tu kthy nji dite ne qytetin ma te dashtun te zemres teme u rrit pernjiheri kur e pashe se nuk kenka harrue krejt e lane mbas dore .Mirepo tyj pa se cfare mendimesh rrahen ktu ( unanimisht JO te projektit ) me thane te drejten me zhgenjeu njifije .Kjo e amplifikume edhe prej faktit se shume karrociera ( qe fatkeqsisht kane ne dore me ba keq VETEM ! ) ngatrrohen ne punen e arkitektit .
2.Ne kjofte se ti ma drejton pvetjen se kush duhet me u prish ma perpara ( ne kjofte se duhet me u prishe se sban e per te miren e pamjes qytetit )
Kisha e Madhe apo Xhamia e Madhe une te tham se Xhamise i takon te pares mbasi asht ba ma vone edhe asht ekzagjeru madhesia e saj e cka asht ma e randesishme nuk i pergjegjet perqindjes te besimtarve te vertete te fese ne qytetin tone , kyt e tham tyj pase parasysh se raportet kto vitet e fundit kane ndryshu ndieshem .
Persa i perket a voton ti per me prish kishen ate e din vetem zemra jote .
3.Mos u lodh ma me na pru ilustrime gazetash ktu ( sma merr mendja se ti e njeh per brilantece intelektuale leximin e saj e servirjen per fakt ) , pak a shume e dina se cka mendon qeveria per Shkodren , por populli shkodran e ka ne dore shume problemin e dritave , mendimi jem i pare ( e di se ka vorfni shume te madhe ) asht pagesa e energjise edhe sensbilizimi i qytetarve per sa i randsishem asht pagesa ( pamvaresisht se cmimi i energjise asht i tejet i nalte tyj dite faktin qe qeveria vetem e vjel ate e paguen shum pak per mirembajtjee e rrjetit ) .Mbasi njerezit te paguejn e sdo te kene drita prapseprap atehere me beso mu , do ti hidhen ne kurriz qeverise per te marre ate cka paguejn cik me cik . Qeveria ban demek se te nep drita e ti ban demek se e paguen .
4.Sikur te ishte ba nji referendum pre me pvet popullin se si do ta kishin dasht e ku do ta kishin dasht shpin e dyqanin te siguroj se do te kishte ken i pari i kti llojit ne BOTE , edhe tyj pas parasysh shkallen e ditunis ne fushen inxhinierike ( ndertim/arkitekture ) te popullit sma merr mendja se do te kishe dale i knaqun me rezultatet . TURMA DREJTOHET NUK PVETET CKA DOJN ME BA ! Per kyt pune kena K.Bashkiet , KRT etj .Kta persona duhet te ken vizjon e mencuni me na drejtu se ka me shkue .
Njeti i projektit edhe me kene nji perqindje biznes nuk ka askurgja te keqe , puna bjen pare , papunsia hordhek e pare te ndyte .
5.Qytetit me ato ndertimet pa leje e me leje po i ndryshon ftyra percdo dite e po degradon poshte e ma poshte .Negroja , Fushajt , Zef cuni atje jetojne apo persa te mos jene 12 katshe ska gja .Prape po te bi shtpin e "Luigj Gurakuqit" si shembull .
Rrihet drejt e flitet shtrembet .Me pyt ne kjofte se don te tjere shembuj .
6.Sa per ate shembullin me ate televizor-gjenerator une po te pergjigjem SE I DU TE DYJA , pa njena tjetren ato ne parim skane kuptim .

Me krrigjo ne kjofte se ndokund nu e kam kuptue mesazhin e fjaleve tuja .
Pamvaresisht aktualitetit e sido qe te jete une jam entuziast dhe besimtar i forte se mendjet e ndrituna e te dituna kan me triumfu ne perzgjedhjen e ideve e projekteve ne te miren e qytetit tone e ecjes perpara te tij .
 

genci

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Zdu me e kthy temen ne diskutim midis dy vetave por..

Karl_von_Ghega ti nuk e ke kuptu postimit tem edhe per ato pika per te cilat ke dhane pergjigje jane shume tanget me ate qe kam thane me siper, lexoje dhe i her


Te gjithe ne ketu dona me e pa Shkodren sa ma mire, dhe jo vetem ti, te gjithe ia dona te miren edhe po na u dha mundesia do kishim ba shume per te, jo vetem me fol, sic po ban edhe ti ketu.


Shume intelektuale i kane thene Jo projektit pa dallim feje. Nder to edhe z. Zef Cuni


2.Ne kjofte se ti ma drejton pvetjen se kush duhet me u prish ma perpara ( ne kjofte se duhet me u prishe se sban e per te miren e pamjes qytetit )
Kisha e Madhe apo Xhamia e Madhe une te tham se Xhamise i takon te pares mbasi asht ba ma vone edhe asht ekzagjeru madhesia e saj e cka asht ma e randesishme nuk i pergjegjet perqindjes te besimtarve te vertete te fese ne qytetin tone , kyt e tham tyj pase parasysh se raportet kto vitet e fundit kane ndryshu ndieshem .
Persa i perket a voton ti per me prish kishen ate e din vetem zemra jote .
kjo ktu qe thu eshte marezi, po te fal se ndoshta e ke shkru nga zemerimi. Ti thu te prishet nje ure qe eshte ndertu vetem se vitet e fundit nuk e kane perdore shume kalimtaret....( jo qe nuk eshte vertet)

Xhamia dhe Kisha zduhet te prishen, dhe pike. Po i prishe prish traditen e qytetit, popullit, kulturen, vllazerimin dhe te ardhmen.
Kujton se me prish Kisha e Xhamia do imancipohet si qytet?

Si mendon se do vijne me vizitu Shkodren italiani, francezi.. europjani me pa pallatet e rja qe jane ndertu????? Kjo eshte jasht mendsh.
Nqs ka ardhe turisti, sic eshte dhene shembulli me siper nga Acid, ai zdo vijne me, se s'ka ca me pa........


Projekti nuk eshte hic i logjikshem per Shkodren sot, mendimi jem. Jo vetem aq por fakti qe ai nuk merr paraysh historine, kulturen, dhe vendin tregon per qelliment superficiale te tij ($$$$$)

p.s e mos me permend Samin si patriot i Shkoders. qe s'ka as Zot as atdhe, e njof shume mire dhe ai vetem libra per kosoven shkruan, dhe asgje per shkodren.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Fillimisht postuar nga genci:
[qb]
p.s e mos me permend Samin si patriot i Shkoders. qe s'ka as Zot as atdhe, e njof shume mire dhe ai vetem libra per kosoven shkruan, dhe asgje per shkodren. [/qb]
Masi keka kshtu mos e permen as ti ne tema te tjera pra /pf/images/graemlins/wink.gif .

Per me diskutu projektin duhet me e pa iher e jo t'bajm si shum ka fillimi i temes si ato pulat q1 sa shohin hutin/skifterin mbledhen tana bashk e bajn kokove kokove :eek: (mazi kta nuk bajn as ve).Q1 Shkodra ka nevoj per ndryshime kjo nuk diskutohet po a asht projekti diçka e mir ...sikur te na e kishte pru dikush nuk kishte ken keq :shrug: .Sa per 5 herojt ata kan leviz edhe perpara bile kan ken te bardh /pf/images/graemlins/tongue.gif ket e verteton edhe barcaleta e Nexhos
-Nexho ba mu pushtu Shkodra ti ça ban???
-Lyhem me gelqere edhe shkoj te 5 herojt ku din ata se sa jan 5 a 6??

Edhe sa per pronat e Fushajve apo te tjerve kompensim /pf/images/graemlins/laugh.gif .Kurse sa per rrugen veneciane kategorikisht kunder q1 te prishet po besoj se ne plan bahet fjal q1 te rikonstruktohet.
 
A

Adami

Guest
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

kot bani debat se ska projekt per shkodren e sidomos projekt 20-vjecar. Per mu eshte thjesht nje ide qe ka interesa e qellime te tjera qoshin fitimprurse ose jo .Nejse teme qe te nxjerr tamthat tu e diskutu se eshte shume e thelle.
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Tarasi

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Te them te drejten nuk me duket si problem shume i thelle. Shkodres i ka ardh nje projekt dhe per momentin asht i vetmi i mire ose i keq. Perderisa ka shume kontestime dhe me ca kam marre vesh une disa jane te drejta, zgjidhja ma e mire eshte te gjehet edhe ndonje zgjidhje tjeter alternative dhe pastaj te vendoset perfundimisht. Shkodra qe ti nderrohet pamja sipas ketij projekti duhet me prit edhe 20-vjet...sbesoj se asht aq problem sa me prit edhe 1-2 vjet te tjera derisa te gjenden edhe disa zgjidhje te tjera alternative.
Per mendimin tem futja e ketij projekti ne rend te dites ne Shkoder ka arsyet e veta. Nga njena ane jane interesat e ngushta finanaciare te disa personave qe dojne te perfitojne nga ky projekt dhe nga ana tjeter jane interesat e disa personave ne Bashki dhe ne struktura rreth saj qe duan te bajne sikur po punohet edhe bahet nami per ndryshimin e fytyres se Shkodres. Nderkohe harrojne qe Shkodra sapo u permbyt dhe hala kolektoret nuk jane rregullu e kush dreqi e merr vesh edhe sa vjet do kalojne derisa te rregullohen sic duhen...
 

Gileke

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Endrra ime feminore per Shkodren
Dhe realiteti i pashmngshem :

Se tepermi me ça po shikoj kenkeni tuj u lodhe per projektin e saje.
Asnje projekt per Shkodren nuk egziston. Noshta e keni fjalen per nje rruge apo qoshe te Shkodres apo si te thuesh per te tekunat e njerit apo tjetrit per me mashtrue Shkodranet me ju dhane te drejte me e vjele edhe pak popullin e Shkodres se ala nuk jane ngope tuj e mashtrue kete mase popullore kaq noble si Shkodrant.
Ça kujtoni ju more miq se i ka ardhe koha asaj pune me ata hajvana qe e kane shite Shkodren per nje « pale breke ».
A e dini se me marre nje qytet si Shkodren duhen miljarda dhe qyteti duhet me marre nje rendesi te madhe plitike, ekonomike, turistike apo strategjike gje te cilat jane larg.
Per propukimin qe keni jeni te nderuem. Por heee! Gjenerata e 40/50 vjetve uroj ta shohin nje gje te tille po ça di ...!!!
E une me pase gje ne dore ça nuk i kalon 100/500 vjet te gjitha i prishi dhe baj nje mal ne vete me ato zhumile, tuj ja fillue te xhamia e Benladenit midis Shodres e deri ne Velipoje. Atehere munde te bejme nje projekt per nje Shkoder ku qendra e qytetit duhet me kene Kalaja e Shkodres e rrethinat e saje. Kufit e qytetit duhet me kene Oblika, Shiroka, Buze Ujit (Kolplik), Ura e mesit, Bardhajt e Velopoja tuj kuptue anash Bunes prej liqenit deri ne dete. Kjo ka me kene Shkodra e endrres time sado vone qe te shkojne. PS: ne kala duhet me kene komuna; prefektura; muzeu; vendi e fejesave,dasmave dhe cermonive te medha qytetare Shkodrane dhe Shqiptare; hoteleri e restorante “mesjetare”; objekte te kultit siç kane kene, nje minare qe shpon qellin; flamure te medhenje ne maje te kalse, i pari Europa, indjekun prej Shkabes tone Dykrejnare, etj; prejektore deri ne qelle, si dhe rreth kalase ajo duhet me u ndriçue e me u dukt prej dhjetra... km larg ne nje nate te kthiellte...; teleferike ne te tri anet e saje per lehtesi; ura ne te kater anet rreth kalase e ndertesa maximum 4/6 katesh ne nje rreze te tille qe kalaja me u dukt gjithnje siper Shkodres;... dikun ma larg me pase gradacela deri 30 kate max buze malesh e kodrash por jo rreth kalase apo mes kodrave dhe kalse: NEVER... etj.. etj

Mos harronoi se Shkodra me ça fola ma nalt duke mos harrue lumin e Kirit, Drinit, liqenin , Bunen, detin (5 minuta-metro), kodrinat per rreth dhe alpet 10/15 km vi ajrore jane pellgu ma i mahnitshem natyror i botes per nje kryeqender jo vetm per Shqiperine por per Europen dhe boten mbare. Nje dite shpresoj qe lakmia e botes ka me ra ne kete qytet plot nur dhe hieshi te pa pame. Keshtu qe ajo meriton vetem bodhek rrugesh, hapsirash, urash, e ku ta di une... As Venice, as Paris, as N/Y, ska me mujt me ju afrue sepse Zoti dhe natyra i kane dhurue te gjitha mrekullite, dhe jeta, luftrat, civilizimet, rracat, jane krqezue gjithnje ne Ballkan e pse jo shumicen e shekujve per rreth kesaj bukurie, pra dashje pa dashje fundi i keti shekullit besoj ta kete Shkodren pikeqendren ma te madhe financiere/ekonomoke, kulturore/sportive e turistike. Ka kohe qe endrroj ta realizoj nje projekt origjinal per Shkodren Moderne. Ajo do te jete sipas meje kryeqendra e Botes ne fund te keti Shekullit.
Fatkeqesi per ne qe kena le dhe do te vdesim pa e shijue kete dhurate te ligjshme. Por femite tone do te kene rastine te identifikohen me germat SH ne kapelat e tyne dhe me jo ma me NY etj.
Kjo eshte ideja ime e vjeter dhe e vetmja alternative e pavdekshme per ate kryeqender te lashtesise Iliro/Shqiptare.

Kjoshi me jete te gjate dhe e pashi sikure une e dua.

Mire u takoshim ne projekt.
 

Danae

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

ti doke ta zhvendoske ne mesjete duke e shkaterru,ske nevoje ta shkatterrosh,fillo nderto rrotull,mgjjth veshtire te ecesh larg me enderra.
 
H

harap

Guest
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Gilex a ke toka ne berdice apo andej nga oblika qe dashke me na transferu qendren e shkodres aty a???
Xhamia eshte e te gjithe shkodraneve e myslimaneve e jo e Bin ladenit ate mbane per vedi.Ashtu siç asht edhe kisha e katolikeve e jo atyre qe flitet ne librin kodi i da vincit.
Ti vazhdo e enderro e kur te te dal gjumi shpresoj ta kesh ba projektin.
mos harro teqen e bagetive vetem /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Karl_von_Ghega

Primus registratum
Re: PROJEKTI I QENDRES SE SHKODRES ASHT I KOHES

Harrap apo Negro si kam qejf me te thirr une : Xhamia nuk asht e jemja (ti the se asht e gjith shkodranve) pra mos fol ne emen te tanve ,perfaqso vetem vedin .Edhe me duket se je tyj fole shume "turqisht" , nji kshille personale kisha ktu - ktheju shqipes sa ma shpejt se nji dite ka me ken vone .

Ah Shqiptar , ja me degjoni
Largohuni prej tradhetise,
Pa ja kthye shpinden Stambollit,
S'dalin Lulet e LIrise .

S'dalin Lulet s"vjen Liria ,
Pa ja prishe miqesine Sulltanit ,
S'lindin Nanat Ilirjan ,
Pa i pastru gjakun Shqyptarit!
 
Top