Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

komino

Valoris scriptorum
Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

Me shprese qe se shpejti te mund te hapim tema te tilla per cdo kandidat per te gjitha administratat lokale te vendit, fillojme me ramen ne bashkine e Tiranes

-------------------------------------
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

Kryebashkiaku Edi Rama bëri sot prezantimin e programit për katër vitet e ardhshme, si dhe një përmbledhje të punëve që janë bërë në çdo fushë që mbulohet nga Bashkia e Tiranës. Programi në vetvete përbëhet nga strategji të veçanta për secilën fushë, të cilat tashmë janë botuar në libra të posaçëm. Programi është ndërtuar pikërisht mbi bazën e këtyre strategjive dhe përbën një sintezë të asaj çka do të arrihet në katër vitet e ardhshme.


Në hapje të prezantimit, Rama u shpreh: “Sot, falë reformës së përgjithshme që është bërë brenda sistemit, Bashkia e Tiranës është një institucion që garanton shërbimet brenda kufijve ligjorë dhe nga ana tjetër është një institucion që tanimë ecën me strategji të përpunuara dhe të miratuara në çdo sektor”.


Duke folur për punët publike që ka bërë dhe ka planifikuar të bëjë Bashkia e Tiranës, kryebashkiaku Rama u shpreh: “Miti i Bashkisë që merret vetëm me qendrën është në fakt miti i i ngritur nga ata që jetojnë vetëm në qendër, nga ata gazetarë apo politikanë që Tiranën e shohin vetëm nga qendra, sepse për njerëzit që jetojnë në periferi si dhe për treguesit tanë është shumë e qartë se puna e bërë me periferinë ka qenë një punë intensive dhe një pjesë e konsiderueshme e buxhetit është konsumuar pikërisht për të bërë lidhjet mes qendrës dhe periferive...”

“Bashkia e Tiranës sot ka garantuar pavarësinë financiare të nevojshme për të realizuar të gjitha projeketet e veta dhe sigurisht që një koordinim, ose moskoordinim me qeverinë qendrore, ka peshën e vet specifike, por të gjitha këto që prezantohen këtu janë objekte të mbuluara dhe të realizueshme me të ardhurat e Bashkisë. Dhe në rast se ne do të arrijmë që të kemi një kohezion dhe një sinergji në vizion me qeverinë qendore, sigurisht që punët të jenë edhe më të mëdha”.


Duke folur për programin e Buxhetit dhe Administrimit Financiar, Rama u shpreh: “Ne do të përdorim një skemë administrimi të re, përsa i takon taksës mbi biznesin e vogël, një skemë administrimi që do të nisë të aplikohet për herë të parë në vitin 2007 dhe që do të ulë evazionin e madh të trashëguar nga qeveria qendrore. Posaçërisht, në vitin e fundit kemi konstatuar që ka pasur nivel shumë të lartë të evazionit fiskal, për shkak të keqadministrimit të taksës së biznesit të vogël, në kuptimin e sistemit që e mbledh atë. Nga të gjitha të dhënat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tatimeve, provohet se hapësirat e evazionit janë shumë të mëdha dhe njëkohësisht mënyra e administrimit të sistemit të mbledhjes së tyre është absolutisht e prapambetur. Po kështu do të bëjmë një skemë të re administrimi të decentralizuar me minibashkitë të tarifave vendore dhe taksave. Këtu kam parasysh taksën e ndërtesës dhe tarifën e pastrimit dhe patjetër dhe taksën e gjelbër që do të jënë kompetencë e njësive bashkiake sepse deri më sot, duhet të pranojmë se nuk kemi arritur dot me agjentët fiskalë të qeverisë qëndrore, qoftë me KESH-in, qoftë me Ndërmarrjen e Ujësjellësit.

Po ashtu kemi parashikuar një dyfishim të buxhetit të pavarur gjatë gjithë këtij mandati, ndërkohë që përsa i takon skemës së mbledhjes së taksave dhe posaçërisht taksës së biznesit të vogël në Tiranë, ne do të përdorim një sistem të ri informatik i cili është një sistem i përdorur me sukses në vendet e Evropës Perëndimore”.


Në lidhje me strategjinë e mjedisit, Rama theksoi se Bashkia e Tiranës është i pari institucion që ka ndërtuar një strategji të mjedisit, e cila në pjesën më të madhe të saj mbetet e pajetësueshme sepse kërkon përfshirjen e qeverisë qëndrore por jo thjesht të vullnetit të qeverisë qëndrore por përfshirjen e kapaciteteve dhe njëkohësisht kërkon një paketë tërësisht të re ligjore në mënyrë që kompetencat mbi mjedisin të sqarohen, të ndahen dhe të përcaktohen ashtu siç duhet. Kaosi i tërë në kuadrin e kompetencave dhe mungesa e plotë e një vizioni dhe e një kapaciteti për t’u marrë me problemin e mjedisit nga ana e kësaj qeverie sigurisht e vëhstirësojnë punën dhe në rast se qytetet tona janë të ndotura, kjo i dedikohet nga fillimi deri në fund paaftësisë së qeverisë aktuale për të kuptuar se fajtori është ajo dhe përgjegjësi për zgjidhjen e këtij problemi është ajo. Nga ana jonë ne mund të marrim masa dytësore në kushtet aktuale të ligjit.

Në projektet tona ne do të marrim gjithnjë e më shumë në konsideratë krijimin e hapësirave për këmbësorët, për biçikletat, për transportin publik. Ne mendojmë se një nga pikat ku duhet të decentralizohet kontrolli mbi territorin është edhe kalimi i Policisë së Qarkullimit Rrugor në varësinë e bashkive dhe në këtë rast të Bashkisë së Tiranës.

Projekti i Sharrës është një projekt i cili është konceptuar dhe është negociuar nga qeveria paraardhëse dhe Bashkia e Tiranës me Cooperazione Italiana. Qeveria aktuale vetëm e ka vonuar dhe fillimi i këtij projekti nuk është asgjë tjetër veçse jetësimi i një projekti të iniciuar, të konceptuar, të negociuar nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria paraardhëse, posaçërisht nga ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizimit të asaj kohe”.


Fillimi i investimeve në arsimin parauniversitar – theksoi Rama - i takon vitit 2004. Lidhur me këtë fushë kryebashkiaku u shpreh mes të tjerash: “Sistemi i ngrohjes është një sistem i futur për herë të parë nga Bashkia e Tiranës dhe shkollat e para me ngrohje janë realizuar në Bashkinë e Tiranës dhe çdo investim i kryer në sistemin shkollor është i shoqëruar me investimin për sistemin e ngrohjes, po ashtu me kopshtet dhe me çerdhet. Në rast se kopshtet dhe çerdhet zënë një vend të vogël në buxhetin tonë kjo vjen ngaqë i kemi financuar me donatorë duke dashur që pjesën tjetër ta lemë tek shkollat ku mundësitë për donacione janë më të voga sepse shumat janë më të mëdha. Prej vitit 2004 ne vazhdojmë të japim bursën e Bashkisë nga e cila kanë përfituar 3916 nxënës. Investimet në infrastrukturën arsimore, investimet në buxhetin e shtetit, e shtetit që sot përbetohet për arsimin, e shtetit që sot i drejton gishtin Bashkisë së Tiranës duke thënë se “nuk interesohet për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, e shtetit që për infrastrukturën arsimore në Tiranë ka vënë vetëm atë bsodrumin e vogël atje tek 2006, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër është nga të ardhurat tona dhe nga Kredia e marrë nga Banka e KE, kredi e negociuar me qeverinë paraardhëse dhe posaçërisht me ministrin Malaj, kredi për të cilën na diskutojnë dhe na stërdiskutojnë lloj-lloj broçkllash përfaqësuesit e pushtetit të sotëm dhe e cila praktikisht ka filluar me projekte dhe në bazë të së cilës ne do të arrijmë të mos kemi më shumë se 30 nxënës për klasë në vitin 2010. Këtu është e rëndësishme të nënvizohet poashtu edhe vëmendja ndaj periferive, si një vëmendje e domosdoshme për fëmijët e periferive, të cilët duhet medoemos të garantohen me mjedise shkollore të njëllojta me ato të qendrës dhe që falë kësaj të mund të jenë pjesë e një shoqërie tërësisht të integruar... Gjithashtu, për herë të parë në shkollat tona plotësohet standardi për fëmijët me aftësi të kufizuara, standardi i të gjitha atyre elementëve të arkitekturës që lehtësojnë hyrje-daljen e tyre në shkollë.

Duke folur për infrastrukturën parauniversitare, përfitoj nga rasti të shpreh keqardhjen time më të madhe që dje Policia Ndërtimore, në fakt fantazma e saj sepse Policia Ndërtimore është një institucion që nuk ekziston pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dalë tashmë në Fletoren Zyrtare, u shfaq me fadromë për të shembur një çerdhe, të cilën ua hoqëm nga duart falë ndërhyrjes së Policisë Bashkiake, që është i vetmi autoritet me të drejtë kontrolli mbi territorin. Unë sot kam komunikuar me sipërmarrësin që ishte i terrorizuar nga dhuna psikologjike e policëve të ndërtimit. Ky është pushteti i shkollave, çerdheve dhe kopshteve, ky është pushteti i nevojës për të “vazhduar së bashku”!


Lidhur me ndërhyrjet në përmirësimin e rrjetit të transportit dhe qarkullimit rrugor, Rama u shpreh se të gjithë autobusët dhe linjat e reja që janë shtuar në kryeqytet kanë bërë që të mbyllet epoka e mizërisë së furgonave që sorollateshin nëpër rrugët e Tiranës, duke e bërë të pamundur çdo lloj mundësie për të qarkulluar normalisht dhe duke bërë që qarkullimi me transportin alternativ të bëhej në kushte mizerabël. “Por sigurisht gjithçka kemi bërë, ende nuk mjafton dhe në vitet e ardhshme ne do të vazhdojmë të investojmë në këtë sektor”, tha Rama.

Përsa i përket programit të transportit dhe qarkullimit, Rama u shpreh se Bashkia po punon për një rritje të numrit të taksive në kryeqytet. “Po punojmë për një program liberalizimi të licensave të taksive, por këtu do të duhet të harmonizohemi me pushtetin qendror”.

Ndërsa lidhur me parkingjet nëntokësore, Rama u shpreh se Bashkia tashmë ka gati prej kohësh një program të gatshëm. “Problemi ka qenë gjithmonë çështja e pronësisë edhe të asaj publike, sepse është dashur bashkëpunimi me qeverinë. Më në fund jemi gati që të nisim dy parkingje të mëdha nëntokësore, sipas Planit të Qendrës së Tiranës, ndërkohë që janë 12 të tillë që do të ndërtohen në zonën e qendrës (zona brenda Unazës ekzistuese) deri në vitin 2011”.


Duke folur për pastrimin dhe mjedisin, ai u shpreh: “Besoj se ju kujtohet të gjithëve Tirana e mbushur me kodra plehërash që kalbëzoheshin në çdo bllok banimi dhe në anë të çdo rruge. Sot ne jemi në gjendje që të lajmë rrugët kryesore përditë, jemi në gjendje që të kryejmë një shërbim cilësor me pajisje teknologjike dhe të tërheqim çdo ditë mbeturinat. Por sigurisht që me planin e bërë aktualisht kemi vënë në dispozicion të pastrimit të qytetit një shumë e cila në katër vitet e ardhshme do të dyfishohet për të garantuar që ky shërbim të mbulojë çdo metër katror të qytetit të Tiranës, deri në periferinë më të largët, gjë që është e lidhur sigurisht edhe me plotësimin e investimeve në infrastrukturë për të bërë të mundur që makinat teknologjike të mund të shkojnë deri në pikën më të largët”.

Lidhur me këtë fushë, Rama përmendi edhe procesin e riciklimit të mbeturinave. “Ky proces ka të bëjë shumë edhe me përfshirjen e qytetarëve. Jemi në një fazë që kërkon përfshirjen e qytetarëve, sepse në të kundërt bëhet i pamundur procesi i riciklimit të mbeturinave që nis nga ndarja e tyre në pikat e grumbullimit”, tha ai. “Gjithashtu rehabilitimi i Fushës së Sharrës do të kryhet sipas projektit, të cilin sigurisht do ta inaugurojë kryeministri, sepse nuk ka mund të inaugurojë asgjë nga ato që ka në mend vetë, pasi i shkojnë ndër mend gjëra të parealizueshme dhe të painagurushme. E ftoj që të inagurojë edhe këtë projekt, s’ka asnjë problem për ne, rëndësi ka që të realizohet projekti ynë. Ne nuk presim shirita elektoralë. Nuk na intereson fare procesi i prerjes së shiritave. Në rast se prezantojmë punë të kryera, këtë e bëjmë thjesht në vijim të punës sonë për të komunikuar me qytetarët dhe për t’u vënë në dispozicion veprat tona publike. Ndërsa për përpunimin e mbeturinave, jemi në pritje të një përgjigjeje nga qeveria, lidhur me projektin e një land-field-i, projekt të cilin e kemi depozituar kohë më parë në qeveri”.


Duke u ndalur te Shërbimet Sociale, Rama theksoi: “Ky sektor në Bashkinë e Tiranës është padrejtësisht i neglizhuar, përsa i përket vëmendjes së opinionit publik ndaj këtyre shërbimeve. Më duket vërtet e rëndësishme që të nënvizoj rolin, punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që ka në këtë sektor të Bashkisë së Tiranës, ku punojnë një grup vërtet fantastik vajzash dhe djemsh, punonjësish socialë, psikologësh, të cilkët i kanë dhënë këtij shërbimi një fytyrë të re. Ky ishte një shërbim që nuk ekzistonte fare, kur ne hymë në Bashkinë e Tiranës dhe sot ne kemi ndërtuar një rrjet solidariteti social, falë këtij shërbimi. Për fat të keq, si të gjitha punët e këtij lloji, nuk hyjnë tek punët që përbëjnë lajm, nuk hyjnë tek punët që përbëjnë interes për thashetheme, nuk hyjnë tek interesat e mëdha të atyre që janë burimi më i rëndësishëm i thashethemeve në Tiranë, sepse nuk ka të bëjë bëjë sigurisht me kapitale të mëdha që lëvizin. Ndaj kjo është arsyeja se përse këto shërbime kanë mbetur në hije nga kjo pikëpamje, edhe pse ne jemi munduar që t’u japim gjithmonë vëmendjen e duhur


Lidhur me strehimin, Rama u shpreh mes të tjerash: “Për strehimin ne nuk kemi pasur më parë asnjë mundësi ku mund të fokusoheshim dhe që të përcaktonim një prioritet, qoftë kjo për vështirësitë ku u gjend qyteti, për domosdoshmërinë që investimet tona kapitale të fokusoheshin në infrastrukturë, në shkolla, çerdhe e kopshte, qoftë kjo edhe për mungesën e një kuadri ligjor që do të na e lejonte një gjë të tillë. Sot ne mund të themi me plot gojën se brenda pesë vjetëve do të strehojmë dhe do të zgjidhim problemet e 3000 të pastrehëve, ose më saktë të të gjithë atyre që sot janë në listën e të pastrehëve të Tiranës...

Ajo që ne duam të shmangim është ndërtimi i disa getove, apo banesave me cilësi të dobët, të cilat i lënë njerëzit ashtu siç i gjejnë, me një status margjinalizimi. Ne duam të shmangim ndërtimin e blloqeve ku fëmijët të rriten në kushte të vështira dhe ku kriminaliteti ta ketë të lehtë të peshkojë viktimat e tij”.


Duke folur së fundi për rolin e transparencës, demokracisë dhe përfshirjes së komunitetit në vendimmarrjen e Bashkisë së Tiranës, Rama u shpreh: “Gjithë sektorët brenda Bashkisë së Tiranës ishin jashtë kontrollit dhe në çdo sektor 90 përqind të punës e bënte subjektivizmi i nëpunësit, i shefit apo i drejtorit dhe vetëm 10 përqind e përcaktonte kuadri ligjor dhe institucional. Sot, mendojmë se e kemi kthyer tendencën nga 90 përqind në funksion të subjektivizmit në 90 përqind në funksion të kuadrit ligjor dhe institucional. Dua të them se janë rreth 70 mijë qytetarë që e vizitojnë Bashkinë e Tiranës (250-300 qytetarë në ditë) dhe janë 30 mijë shkresa që ne prodhojmë si institucion në përgjigje të kërkesave apo ankesave të qytetarëve. Unë nuk besoj se ka ndonjë institucion tjetër të krahasueshëm me Bashkinë e Tiranës, përsa i takon shërbimit ndaj qytetarit kur qytetari troket për të marrë një përgjigje.

Kemi një Qendër të Informimit Publik, e cila është një projekt i bërë në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe të cilën Banka Botërore e ka kthyer në një qendër model, të cilën po e jetëson edhe në vende të tjera ish-Evropës komuniste, veçanërisht në ish-republikat e ish-Bashkimit Sovjetik, ku po ndërtohen qendra të tilla, sepse suksesi i kësaj qendre është spektakolar, përsa i takon kontrollit të të gjithë dokumentacionit, përsa i takon kontrollit të parametrave të korrektesës ndaj ligjit dhe ndaj qytetarit dhe përsa i takon edhe plotësimit të nevojave të qytetarëve”.


Në fund, duke folur për interesin e shtuar ndaj Tiranës, përsa i takon atraksionit turistik, Rama u shpreh: “Shkrimet e shumta në shtypin e huaj prej kohësh flasin tashmë për faktin e qartë se Tirana e re, Tirana e ndryshuar, Tirana në transformim, ka arritur të përçojë një imazh dhe një interes tjetër për Shqipërinë, përveç interesit me problemet me të cilat stereotipet e mediave të huaja e kanë mbushur opinionin publik ndërkombëtar për Shqipërinë. Jam i bindur që një nga arsyet e këtij impakti ka qenë sigurisht edhe projekti i ngjyrosjes së pallateve të trashëguara nga koha e vjetër. Unë jam i bindur që ne do të mund të bëjmë një “bum” përsa i takon atraksionint turistik për Tiranën, në rast se do të arrijmë të vëmë në jetë një projekt, për të cilin jemi duke punuar. Akoma nuk kemi marrë një përgjijgje përfundimtare me një kompani multinacionale të prodhimit të ngjyrave, e cila e ka mirëpritur aplikimin tonë për të bashkëpunuar që projekti i Tiranës shumëngjyrëshe të shtrihet në një shkallë shumë më të gjerë dhe të përfshijë në një shkallë shumë më jospontane edhe arkitektë dhe artistë të huaj në rehabilitimin e fasadave të godinave të vjetra të komunizmit, të cilat nga pikëpamja arkitektonike nuk paraqesin ndonjë interes të veçantë dhe të cilat janë deformuar nga ndërhyrjet e shumta abuzive. Në rast se ky projekt do të realizohej, në një hark kohor prej pesë vjetësh, ne do të mund të kishim një nga qytetet më turistike të Evropës”.




31 Janar 2007
www.tirana.gov.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

Po ta fillojme nga fundi mund te themi se rama i sheh endrrat me ngjyra /pf/images/graemlins/wink.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

ndersa berisha komenton programin e rames

marre nga www.rilindjademokratike.com
-----------------------------------------------
Mijëra qytetarë të Tiranës mirëpritën në një miting madhështor kandidatin e koalicionit të djathtë, Sokol Olldashi, në Minibashkinë nr.7 në kryeqytet, gjatë të cilit u prezantua zyrtarisht kandidati për këtë njësi bashkiake, Zak Topuzi. I shoqëruar nga kryeministri Berisha, deputeti i zonës Lulzim Basha, përfaqësues të partive të koalicionit, Olldashi premtoi në zonën më të ndotur të Tiranës, ngritjen e një prej parqeve të gjelbërta më modern të kryeqytetit në Fushën e Aviacionit. Ndërsa në fjalën e tij kryeministri Berisha, e cilësoi planin e Ramës si traktatin e 1100 gënjeshtrave, me anë të të cilit synon të mashtrojë qytetarët e Tiranës. Kreu i qeverisë theksoi se, në këtë dokument të mashtrimit, Rama ka përfshirë si një nga arritjet e tij në 6 vjet të drejtimit të bashkisë, rikonstruksionin e 3 shkollave, dy prej të cilave iu shemb tavani mbi kokat e nxënësve. "Sot, po dëgjoja ish-kryetarin e Bashkisë, i cili botoi vëllimin e 1100 gënjeshtrave në të cilin paraqiti si vepra të 6-vjeçarit të tij, 3 shkolla të meremetuara dy prej të cilave ju ranë tavanet dhe shtruan fëmijët në spital", u shpreh Berisha, para pjesëmarrësve të shumtë në takimin pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Berisha u shpreh se, Rama po ofendon qytetarët e Tiranës, duke e paraqitur keqqeverisjen dhe abuzimet 6-vjeçare si arritje. "Zoti Edvin nuk duhet t`i ofendosh qytetarët e këtij qyteti që e keqqeverise për 6 vjet, e shndërrove në qytetin më të ndotur të Europës. Në 6 vjet ke marrë një buxhet disa herë më të madh, por shkolla nuk ndërtove, sepse paratë e qytetarëve ua shpërndave gonxheve, jo se ato nuk mjaftonin për shkolla", deklaroi kreu i ekzekutivit, duke shpjeguar se kthimi i qytetit tek banorët nënkuptojmë mijëra nëna të reja që duan të rrisin fëmijët e tyre në kopshte të sigurta dhe moderne. Më tej, kryeministri Berisha akuzoi Ramën për prishjen e kopshteve për ngritjen e pallateve për klanet e tij, ndërkohë që theksoi se, premtimi i Ramës për shndërrimin e Tiranës në qytet turistik është një cinizëm i hapur me banorët e kryeqytetit. Kryeministri Berisha saktësoi se, Rama është përgjegjësi kryesor për ndotjen e ajrit, pasi për shkak të marrëdhënieve korruptive me kompanitë e ndërtimit nuk arrin t'u kërkojë atyre respektimin e standardeve për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. "Na thuaj ti zoti Edvin, cilin sistem kopshtesh ngrite sot në 6 vjet. Ke shembur kopshte për të ngritur pallate për klanet e tua. Sot, në traktatin e mashtrimit u zotove se do ta bëje Tiranën qytet turistik. Zoti Edvin, a e di t'i se Tirana është 8 herë më e ndotur se çdo qytet tjetër europian dhe kjo vetëm e vetëm se t'i me rryshfetet që u merr kompanive të ndërtimit nuk je i aftë t`iu imponosh asnjë standard, kjo vetëm se t'i do 3 vjet për të meremetuar 1800 metra bulevard, se t'i hap njëkohësisht 10 rrugë dhe nuk paguan asnjërën prej tyre, dhe kur dalin statistikat e sëmundjeve të tmerrshme që u krijohen qytetarëve nga ndotja, nxjerr tellallë për të hedhur me cinizëm ato paçka se vetë nuk jeton këtu, por shkon dhe mbyllesh në muzeun e Pezës. Sigurisht, që në Pezë nuk ka ndërtime, nuk ka tym bulevardi, nuk ka pluhur rrugësh", tha më tej kryeministri Berisha, duke u zotuar se kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës do të ngrejë në këtë zonë një nga parqet më të bukura të kryeqytetit. Kryeministri i kujtoi Ramës se vetëm dy muaj më parë, paraqiti propozimin për shndërrimin e Parkut të madh të Tiranës në sheshe ndërtimi, për t`i hequr Tiranës mushkërinë e fundit të frymëmarrjes. "Duhet të kesh respekt të madh për qytetarët e t'u. Vetëm dy muaj më parë më solle propozimin që pjesë të tëra të Parkut të madh të Tiranës t'i shndërroje në sheshe ndërtimesh për kompanitë afër teje. A nuk je t'i zoti Edvin, që mbajte gropën e hapur për 6 vjet si gropë e turpit ngjitur me bashkinë dhe nuk i mbillje dy pemë. A nuk je t'i zoti Edvin, që preve çedrat dhe i zëvendësove me qepariza, duke e shndërruar atë në qytetin e qeparizave dhe dëllinjave", vijoi më tej numri një i ekzekutivit. Ai i kërkoi Ramës që të mos ofendojë qytetarët e Tiranës, duke u përsëritur atyre të njëjtat premtime që nuk i ka mbajtur gjatë 6 vjetëve në drejtimin e Bashkisë së kryeqytetit. "Qytetin nuk duhet ta ofendosh, sepse para 6 vjetëve u ke premtuar parkingje dhe s'ke ndërtuar asnjë. Ke ngritur dy linja të të afërmëve dhe të gonxheve të tua, dy linja për Tiranën nuk janë asnjë zgjidhje. Por, po të japësh t'i liçensa për kompani të tjera ulen çmimet e biletave, ulen përfitimet e klaneve pranë teje", nënvizoi kryeministri Berisha, duke i kujtuar bojaxhiut të kulturës se ka lënë Tiranën me 700 mijë banorë vetëm me një kinema.
--------------------------------
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

ndersa nga www.shekulli.com.al

----------

Bregu kundërshton projektin e Ramës


D.Ndrenika
01-02-2007



TIRANË- Zëdhënësja e fushatës e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka kundërshtuar dje projektin për Bashkinë e Tiranës, i paraqitur nga kandidati i PS-së, Edi Rama, për katet e vitet e ardhshme. "Rama thotë se ka shtruar 1 milionë metër katror rrugë për 6 vjet. Për të gjithë ne që dimë të llogarisim edhe në km, i bie që të jenë shtruar 100 km rrugë në 6 vjet. Ndërkohë që Rama nuk thotë dot, se pse kostoja e rrugëve në Bashkinë e Tiranës është 40% më e lartë se e çdo bashkie tjetër e majtë apo e djathtë në Shqipëri",- tha dje Bregu. Ajo shtoi se, "Tirana sot ka rreth 100 mijë automjete dhe asnjë metër katrorë parkim të shtuar nga bashkia. Sa i përket gjelbërimit, thotë që ka shtuar 390 m katrorë sipërfaqet e gjelbra. Fakt është, se sot Tirana ka 4 herë më pak gjelbërim sesa kryeqytet e tjera të botës". Bregu u ndal në një tjetër premtim, që lidhet kësaj here me shkollat. "Ai thotë se në 2009 do të jenë me 30 nxënës e të gjitha me ngrohje. Këtë e premtoi edhe para 6 vitesh. Sot, ndër shkollat 9-vjeçare, vetëm 11, nga 54 prej tyre kanë sistem ngrohjeje, ndërsa nga shkollat e mesme, nga 23, vetëm 4 prej tyre kane sistem ngrohjeje, ndërsa nxënësit janë 55 në klasa",- tha ajo. Bregu shtoi se në drejtimin e Edi Ramës, janë ngritur 15 blloqe banimi në 6 vjet. "Ndërkohë, pretendon 60 në 4 vjet. Një diference e thellë matematikore dhe premtim elektoral, që as ai vetë nuk e kupton çdo të thotë",- shtoi Bregu.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

dhe pamjet mbyllin diskutimet mbi te shkuaren

fillojme me programin
 

ujku81

Primus registratum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

Gene, evito copy paste te lutem. Sepse ben thjesht propagande ashtu.

Deri tani tek kjo teme po shof vetem levdata dhe sharje, nuk shof ndonje plan /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Santiago

Primus registratum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

Ca behet ktu re...qender shtypi apo me bO i cik muhabet?????
 

ujku81

Primus registratum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

Per fat te keq, ne nuk jemi mesuar te gjykojme me projekte dhe shifra, por duke u krahasuar me vitin 1939, me sharje e denigrime. Mbeturinat e 50 viteve nuk shkulen kollaj.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

lexuat apo i hodhet nje sy ju temes?!
Ne fillim fare keni propozimet e rames dhe nuk eshte faji im qe ai ben krahasime nderkohe me berishen se ne fund te fundit po ia paraqet elektoratit per vota dhe jo bankes botorore per financim.
Me poshte keni komentin e berishes (me duket i detyrueshem) dhe meqenese ky ishte me shume emocione dhe fjale keni edhe nje koment me racional te zedheneses se PD per fushaten.

Mos doni qe programin e rames ta bej une?
Ai ashtu e ka bere dhe une ashtu e kam sjelle!
Apo mos doni qe ta bej une edhe komentin e PD?!
Ashtu e kane bere dhe ashtu e kam sjelle!

Tani po deshet diskutoni mbi keto baza ne kete teme


Fillojme me problemin qe mua me duket me i rendesishem.

Mbeturinat urbane te tiranes

persa i perket desitimit te tyre veprimet e mundshme jane 3

1- i leme sic jane sot
2- i bejme ashtu si propozi nano bashke me albania-beg ambient (per ata qe e mbajne mend diskutimin) apo githsesi me impiant diegje
3- ashtu si propozon rama - mbledhje e diferencuar dhe pastaj riciklim


Per ata qe duan te diskutojne tema eshte shume shume shume e gjere dhe fillon nga

-cila eshte gjendja sot?
-ne cilin vend do e vinim ne nje liste te prioriteteve?
-cila menyre garanton zgjidhjen e problemit me te shpejte?
-cila menyre eshte me e mira ne nje vizion afatgjate?
-a kane aq kapacitet kulturor "qytetaret" e tiranes qe te ndjekin ramen ne propozimin e tij (kini parasysh qe do beni 3-4 qese plehrash te vecata dhe sejcilen do e hidhni ne nje kosh te vecante)?
-a ka aq kapacitet manaxherial rama sa te beje nje pune te tille (per kete shohim punen e bere deri sot/sa dhe si)?
-a eshte me mire qe mbeturinat urbane te administrohen nepermjet nje privati apo nje enti bashkiak? Po rama c'propozon ne kete pike?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

e shef ti qe edhe vetem ne kete pike paska mundesi diskutimi aq te mos i nxjerrim fundin kurre kesaj teme?!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

problemi eshte se pergjithesisht ketu 90% mbyten me nje pike uje e jo me te nxjerrin infromacion nga nje fjalim fushate!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

edhe njehere qe te mos ngaterroheni
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


Fillojme me problemin qe mua me duket me i rendesishem.

Mbeturinat urbane te tiranes

persa i perket desitimit te tyre veprimet e mundshme jane 3

1- i leme sic jane sot
2- i bejme ashtu si propozi nano bashke me albania-beg ambient (per ata qe e mbajne mend diskutimin) apo githsesi me impiant diegje
3- ashtu si propozon rama - mbledhje e diferencuar dhe pastaj riciklim


Per ata qe duan te diskutojne tema eshte shume shume shume e gjere dhe fillon nga

-cila eshte gjendja sot?
-ne cilin vend do e vinim ne nje liste te prioriteteve?
-cila menyre garanton zgjidhjen e problemit me te shpejte?
-cila menyre eshte me e mira ne nje vizion afatgjate?
-a kane aq kapacitet kulturor "qytetaret" e tiranes qe te ndjekin ramen ne propozimin e tij (kini parasysh qe do beni 3-4 qese plehrash te vecata dhe sejcilen do e hidhni ne nje kosh te vecante)?
-a ka aq kapacitet manaxherial rama sa te beje nje pune te tille (per kete shohim punen e bere deri sot/sa dhe si)?
-a eshte me mire qe mbeturinat urbane te administrohen nepermjet nje privati apo nje enti bashkiak? Po rama c'propozon ne kete pike?

[/ QUOTE ]
 

99999

Primus registratum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

Me kete fjalen franceze ricikim e kuptova qe Edvin Rama kerkon te kopjoje diçka nga Parisi. Puna eshte se Edvin Rama e tregoi veten qe s'di te punoje aq me teper qe ka vjedhur pa mase leket e qytetareve te Tiranes. Nuk e kupton ai qe ka ike koha e Nexhmije Hoxhes ne Shqiperi. Tirana ka nevoje per njerez me ide dhe vullnet, jo per egoiste si puna e Edvinit..
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

Deri ketu arrin niveli yt i diskutimit?!
 

zog

Primus registratum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

fjala elektoral ne shqip ben ZGJEDHOR.

pra nje titull i drejteshkruar duhet te ishte : programi zgjedhor i rames per bashkine e tiranes.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tiranes.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


Fillojme me problemin qe mua me duket me i rendesishem.

Mbeturinat urbane te tiranes

persa i perket desitimit te tyre veprimet e mundshme jane 3

1- i leme sic jane sot
2- i bejme ashtu si propozi nano bashke me albania-beg ambient (per ata qe e mbajne mend diskutimin) apo githsesi me impiant diegje
3- ashtu si propozon rama - mbledhje e diferencuar dhe pastaj riciklim


Per ata qe duan te diskutojne tema eshte shume shume shume e gjere dhe fillon nga

-cila eshte gjendja sot?
-ne cilin vend do e vinim ne nje liste te prioriteteve?
-cila menyre garanton zgjidhjen e problemit me te shpejte?
-cila menyre eshte me e mira ne nje vizion afatgjate?
-a kane aq kapacitet kulturor "qytetaret" e tiranes qe te ndjekin ramen ne propozimin e tij (kini parasysh qe do beni 3-4 qese plehrash te vecata dhe sejcilen do e hidhni ne nje kosh te vecante)?
-a ka aq kapacitet manaxherial rama sa te beje nje pune te tille (per kete shohim punen e bere deri sot/sa dhe si)?
-a eshte me mire qe mbeturinat urbane te administrohen nepermjet nje privati apo nje enti bashkiak? Po rama c'propozon ne kete pike?

[/ QUOTE ]

Ka ndonjeri ndonje ide per keto?
 

Nobis

Primus registratum
Re: Programi elektoral i rames per bashkine e Tira

interesant si program /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top