Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Leopardii

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

shikoni si po privatizohet ENEL _ Kesh-i italian.
e njejta gje ka ndodhur edhe me kompanine e naftes(eni) e telekomin italian.
kjo eshte rruga , per mendimin tim, per te privatizuar sektoret strategjik.

----------
Un lock-up di quattro mesi a carico del ministero dell’Economia e dell’Enel. Un impegno a non cedere titoli dell’azienda elettrica nei 120 giorni successivi dalla data di pagamento dei titoli in Opv, fissata per il 27 ottobre. È quanto prevede, secondo fonti ben informate, il prospetto informativo per il collocamento della terza tranche Enel che ha avuto ieri il via libera della Consob. Si tratta di un lock-up inferiore ai sei mesi che erano stati stabiliti in occasione del collocamento agli investitori istituzionali eseguito da Morgan Stanley nel 2003.
Il documento conferma le date dell’offerta — partenza il 18 ottobre e conclusione il 22 — mettendo a fuoco un calendario dei momenti salienti: entro il 17 ottobre pubblicazione di un avviso integrativo con il prezzo massimo, entro il 24 ottobre la comunicazione del prezzo di offerta, entro il 27 ottobre la comunicazione delle azioni assegnate e il pagamento con consegna dei titoli.
Viene confermato, inoltre, che l’ammontare dell’offerta globale — che può interessare fino al 20% del capitale della società — assieme al numero azioni poste in vendita, alla grandezza lotto minimo e del lotto minimo maggiorato saranno resi noti mediante avviso integrativo pubblicato almeno cinque giorni prima l’avvio dell’Opv, dunque entro il 13 ottobre. Il ministero dell’Economia, in ogni caso, si riserva di non collocare integralmente le azioni oggetto dell’offerta e questo dandone comunicazione contestualmente al prezzo di offerta, dunque entro il 24 ottobre.
Il prospetto prevede l’esistenza di una greenshoe fino a un massimo del 15%, da esercitare entro 30 giorni, e conferma la presenza di bonus share differenziate per il pubblico indistinto (un titolo gratis ogni 20 per chi tiene le azioni per 12 mesi fino a un massimo di tre lotti minimi) e per gli azionisti Enel (cioè coloro che alla data del 9 settembre 2004 possiedono titoli della società elettrica e non ne dispongano l’alienazione fino all’Opv). Una bonus share rafforzata, pari a 8 titoli ogni 100 fino a un massimo di tre lotti per chi mantiene il possesso per 12 mesi, è riservata ai dipendenti ma anche a quegli azionisti Enel che possiedano almeno 500 titoli Enel e che risultino essere stati assegnatari della bonus share relativa all’Ipo del ’99. Il prospetto indica anche la composizione del consorzio di collocamento per l’offerta retail. Sempre secondo fonti informate questo è diretto da Mediobanca e ne sono capofila Caboto, Banca Imi, Bnl, Mcc, Mps, Poste, Ubm. Il consorzio è destinato a essere integrato da altre banche e sim e l’elenco verrà comunicato con un avviso entro il 13 ottobre.
Il documento entra nel dettaglio delle commissioni che saranno riconosciute alle banche che lavoreranno al collocamento il quale — oltre all’offerta retail — prevede un’offerta istituzionale presso tutti i mercati internazionali a esclusione dell’Australia. La commissione complessiva è fissata in una percentuale pari all’1,6% del controvalore complessivo dell’offerta globale. Ipotizzando che il collocamento raggiunga il 20% del capitale il controvalore sarebbe di 8 miliardi di euro: in quel caso alle banche andrebbero complessivamente 128 milioni di euro. Diverso il discorso sull’incasso per lo Stato: non supererà nella migliore delle ipotesi i 7 miliardi di euro, visto che la parte eccedente è composta dai titoli gratuiti destinati alla bonus share.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Ministri i Industrisë dhe Energjitikës, z. Viktor Doda zhvilloi në hotel "Sheraton" një takim me përfaqësuesit e mbi 20 kompanive të fuqishme :eek: investitore nga Kanadaja, SHBA dhe Britania, mes të cilëve përfaqësues të Bankave financuese.

Ky takim bashkëbisedues, është në vijim të takimit të kryeministrit Fatos Nano me investitorë të fuqishëm gjatë vizitës në SHBA. Kompania Bankers Petrolium Ltd, që ka në Shqipëri përfaqësuesen e saj Saxon, me investime në fuqishme në Patos-Marinëz, ka ndërmjetësuar me këto kompani të cilat kanë shfaqur interes për të qënë prezent me investimet e tyre në Shqipëri. Ministri Doda në fjalën e tij ka nënvizuar se "Progresi i projektit te Patos Marinzes, ka qënë i dukshëm, ku brenda nje kohe te shkurter prodhimi eshte rritur nga 700 barela/dite (afersisht 110 ton/dite) ne 1,200 barela/dite (afersisht 190 ton/dite).
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

nuk i bien hiles pse ka kaq shume kerkesa per sektorin e naftes , keta PUSHT-tetaret tane??
nuk i shohin lajmet qe po behet gjithe ajo lufte vetem per naften ndersa keta po kerkojne tja shesin kompanine e vetme te naftes(MONOPOLIN shteteror) nje shoqerie te vetme te huaj??
jane me te vertet kaq "Trashaluk " nga trute ??
eh Zot......keta po marrin ne qafe te gjithe brezat e ardhshem qe do te ndihen emigrant ne token e tyre.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

te pakten ne temat ekonomike cudite e medha nuk duhet te zgjasin tre dite

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
L I G J
Nr.8810, datë 17.5.2001
PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS SË
PRIVATIZIMIT TË SHOQËRISË ANONIME "ALBTELECOM"
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
K UV E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Neni 1
Shoqëria anonime "Albtelecom" i nënshtrohet privatizimit.
Privatizimi i "Albtelecomit"sha do të realizohet nëpërmjet transferimit të së drejtës së
pronësisë të 100 për qind të aksioneve të zotëruara nga shteti të tretëve, sipas formulës së
privatizimit të parashikuara në këtë ligj.
Neni 2
Forma dhe formula e privatizimit të aksioneve të "Albtelecom" sha është si vijon:
1. Jo më pak se 51 për qind, por jo më shumë se 76 për qind e aksioneve të kapitalit, u
ofrohen investitorëve strategjikë të cilët janë shoqëri të specializuara në fushën e
telekomunikacioneve.
Paketa e aksioneve të parashikuara në paragrafin e mësipërm do të transferohet
nëpërmjet shitjes me tender të hapur ndërkombëtar dhe paguhet me USD. Madhësia e
kësaj pakete përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. 3 (tre) për qind e aksioneve të kapitalit transferohet pa pagesë për llogari të "Albapost"
sha.
3. Paketa e mbetur e aksioneve të kapitalit u ofrohet subjekteve të mëposhtëm:
- Ish-pronarëve të mëparshëm të truallit dhe të ndërtesave, sipas vlerës së përfshirë në
kapitalin e shoqërisë sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
- Punonjësve të "Albtelekom" sha, me anë të shkëmbimit të aksioneve me bonot e
privatizimit të zotëruara prej tyre, duke përfshirë edhe ato të zotëruara perfshirë nga
familjarët e tyre (të tillë janë vetëm prindërit,bashkëshortët dhe fëmijët e punonjësve).
Në kuptim të këtij paragrafi, punonjës të shoqërisë vlerësohen punonjësit aktualë dhe ata
të trajtuar me asistencë, sipas akteve ligjore në fuqi, një vit para publikimit të shoqërisë
për privatizim.
4. Aksionet që mbeten pas procedurës së përshkruar më pikën 3, do të transferohen
nëpërmjet ofertës publike dhe/ose me ankande publike, sipas akteve ligjore në fuqi.
Mënyra e transferimit dhe madhësia e kësaj pakete aksionesh, do të përcaktohet me
vendim të Këshillit të Ministrave.
5. Investitorët strategjikë, të cilët blejnë aksione, sipas pikës 1 ushtrojnë të drejtën e
parablerjes së aksioneve të kapitalit, të mbetura pas procedurës së përshkruar më sipër,
nëse ka, duke paguar të njëjtin çmim për aksion, sipas pikës 1. E drejta e parablerjes
shuhet 1 vit pas përfundimit të procedurës së transferimit të aksioneve, që u janë ofruar
subjekteve sipas pikave 3 dhe 4.
6. Në rastin e një pakete të mbetur, pas përfundimit të afatit për parablerjen nga
investitori strategjik, mënyra e transferimit të kësaj pakete do të përcaktohet me vendim
të Këshillit të Ministrave, duke zbatuar procedurën e përshkruar në pikën 4.
Në kuptim të paragrafëve të pikave 4 dhe 6 nuk do të zbatohen nenet 206 dhe 207 të ligjit
nr.7638, datë 19.11.1992 "Për shoqëritë tregtare".
Neni 3
Trajtimi i punonjësve që do të dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit, në kuadër të
privatizimit të "Albtelecom" sha do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Fondet e nevojshme për një trajtim të tillë do të mbulohen nga të ardhurat e shoqërisë
anonime "Albtelecom" përpara përfundimit të procesit të privatizimit. Pas përfundimit të
këtij procesi, fondet që nevojiten për një trajtim të tillë, do të mbulohen nga të ardhurat e
privatizimit në përputhje me nenin 4 në vijim.
Neni 4
Të ardhurat nga privatizimi i Albtelecom sha do të përdoren:
- Për mbulimin e shpenzimeve për organizimin e tenderit dhe për veprimtari të tjera, që
nevojiten në procesin e privatizimit.
- Për pagesën e tarifës së suksesit, shoqërisë së huaj konsulente.
- Për mbulimin e fondeve për trajtimin e punonjësve.
Pjesa që mbetet kalon në Buxhetin e Shtetit.
Masa e përdorimit të të ardhurave nga privatizimi i Albtelecomit do të përcaktohet me
vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 5
Kriteret e përzgjedhjes së investitorëve strategjikë dhe kriteret e vlerësimit të ofertave,
për privatizimin e Shoqërisë Anonime "Albtelecom", përcaktohen me vendim të Këshillit
të Ministrave.
Neni 6
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit për kryerjen e të gjitha
procedurave të tenderit ndërkombëtar për investitorët strategjikë me asistencën e
shoqërisë së huaj konsulente.
Neni 7
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
K R Y E T A R I
Skënder Gjinushi
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

L I G J
Nr.9127, datë 29.7.2003
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8810, DATË 17.5.2001 "PËR
PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS SË
PRIVATIZIMIT TË SHOQËRISË ANONIME "ALBTELECOM"”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Në ligjin nr.8810, datë 17.5.2001 "Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës
së privatizimit të shoqërisë anonime "Albtelecom"", bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 1, pas paragrafit të dytë shtohen tre paragrafë me këtë përmbajtje:
"Albtelecom” sha i jepet licencë për ofrimin e shërbimit publik telefonik të lëvizshëm,
tokësor, sipas standardit GSM, nëpërmjet shoqërisë së re të krijuar, sipas rregullave të
parashikuara në këtë ligj.
Licenca jepet me kusht që:
a) sigurimi i shërbimit të bëhet i bazuar në brezat e frekuencave 900 dhe 1800 MHz;
b) ofrimi i shërbimit të fillojë jo më vonë se 12 muaj nga marrja e licencës;
c) ofrimi i shërbimit të bëhet nga një shoqëri e re, ku "Albtelecom" sha të zotërojë 100
për qind të aksioneve. Kjo shoqëri të lidhë një marrëveshje, në kushte të barabarta, me
"Albtelecom" sha, si operatorët e tjerë në treg.
Enti Rregullator i Telekomunikacioneve, në zbatim të kushteve të parashikuara në
paragrafin e mësipërm, të nenit 52 dhe të neneve vijuese të ligjit nr.8618, datë 14.6.2000
"Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë", bën lëshimin, ndryshimin ose
heqjen e licencës së lëshuar shoqërisë së re, përmendur në paragrafin e mësipërm.".
Neni 2
Në pikën 1 të nenit 2, pas paragrafit të dytë shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
"Pjesë e paketës së shitjes së "Albtelecom" sha të jetë dhe shoqëria e re që do të ofrojë
shërbimin publik telefonik të lëvizshëm, tokësor, ku partnerit strategjik do t'i ofrohen jo
më pak se 51 për qind, por jo më shumë se 76 për qind e aksioneve të kësaj shoqërie.".
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.3934, datë 14.8.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

REPUBLIKA E SHQIPERISE
Keshilli i Ministrave
V E N D I M
Nr.653, date 21.11.2001
PER
KRITERET E PËRZGJEDHJES SE INVESTITORËVE STRATEGJIKË,
TË INTERESUAR PËR BLERJEN E AKSIONEVE TE
SHOQERISE ANONIME “ALBTELECOM„
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, te Ligjit nr. 8306, datë 14.03.1998
“Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë” dhe te nenit 5 Ligjit nr.
8810, datë 17.05.2001“Për percaktimin e formes dhe te struktures se formules se
privatizimit te shoqërisë anonime Albtelecom Sh.A ”, me propozimin e ministrit të
Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Forma e tenderit për perzgjedhjen e investitorëve strategjikë, të interesuar për blerjen
e aksioneve te shoqerise anonime “Albtelecom” të jetë tenderi i hapur nderkombetar,
me një fazë.
2. Ndermjet investitorëve, që do të kenë dërguar shprehjen e interesit, duke përmbushur
kërkesat e treguara në njoftimin publik, të publikuar në përputhje me vendimin e
Këshillit të Ministrave, nr. 329, datë 12.7.1999, “Për proçedurat e tenderit për
zgjedhjen e investitorëve strategjikë dhe për transferimin e aksioneve të zotëruara
nga Shteti në shoqëritë tregtare të sektorëve me rëndësi të veçantë”, ftesa për tender
do t’i dërgohet vetëm kandidatëve, që përmbushin kërkesat e parashikuara në
kapitullin III të këtij vendimi, sipas afateve të parashikuara në të.
3. Investitorët strategjike të interesuar, që do të ftohen të paraqesin ofertat e tyre, me të
hollësishme, të detyrueshme, duhet të përmbushin paraprakisht kërkesat e
mëposhtme:
• Të jenë shoqëri aksionere ose persona juridikë te ngjashem, sipas ligjit perkates, të
krijuara sipas legjislacionit të vendit dhe të regjistruara prane autoriteteve përkatëse
ku ndodhet selia. Do të pranohen edhe bashkime, të përbëra nga shoqëri aksionere
apo persona juridikë sipas ligjit perkates , si edhe kombinimet e investitorëve që
veprojnë së bashku si konsorcium, për qëllimet e kësaj blerjeje, apo që synojnë të
kryejnë transaksionin, nëpërmjet një shoqërie që do të krijohet (“Shoqëria e Re”);
• Te mos jene aksionere apo ortake, te drejteperdrejte apo terthorte, te operatoreve
telefonike kombetare, qe veprojne ne Shqiperi.
• Të kenë një kapital tërësisht të paguar mbi 150.000.000 (njeqind e pesedhjete
milionë) USD apo barazvleren e shumës në valutë, në të cilën është shprehur
kapitali; vlera neto dhe sipas rastit, vlera neto e konsoliduar, duhet të jetë të paktën
300.000.000 (treqind milionë ) USD.
• Të jenë shoqeri te specializuara në fushen e telekomunikacioneve, të cilat kanë
siguruar shërbime telekomunikacioni per jo me pak se 2 (dy) vjet; në rast të
konsorciumeve apo bashkimit të investitorëve, anëtari kryesor të përmbushë
kërkesat e përmendura.
• Nuk do të pranohen në proçedurën e tenderit palët, të cilat janë në likuidim apo
nuk kanë aftësi paguese, që janë nën administrim apo proçedime të tjera, të
ngjashme, apo në ndonjë proçedim, që nënkupton paaftësi paguese apo ndërprerje
të biznesit.
• Në rastin e kombinimit të investitorëve strategjikë me investitorë financiarë,
investitori strategjik duhet të ketë kontrollin e aksioneve.
4. Të gjitha këto kërkesa do të vërtetohen nëpërmjet çertifikatave zyrtare, të lëshuara
nga autoritetet përkatëse, ose me anë të dokumentave të tjera, të shkruara, zyrtare.
5. Pas analizës së shprehjeve të interesit dhe pas verifikimit, për përmbushjen e
kërkesave të mësipërme prej investitorëve të interesuar, shoqeria këshilluese do t’i
paraqesë, për miratim, Komitetit te Konsulences dhe Transparencës listën e
investitorëve, të cilëve do t’u dërgohet ftesa për tender.
6. Në përputhje me kapitullin II, të vendimit nr. 329, datë 12.7.1999 te Keshillit te
Ministrave, “Për proçedurat e tenderit për zgjedhjen e investitorëve strategjikë dhe
transferimin e aksioneve të zotëruara nga shteti, në shoqëritë tregtare të sektorëve
me rëndësi të veçantë” dhe të kritereve të përcaktuara në këtë vendim, ministri i
Ekonomisë Publike dhe Privatizimit nxjerr urdhrin përkatës.
5. Ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, me urdher të motivuar dhe të bazuar
në legjislacionin në fuqi, ruan në çdo moment të drejtën:
(a) të tërhiqet nga proçesi i shitjes apo ta ndërpresë atë;
(b) të përjashtojë ndonjë palë të interesuar nga proçesi i shitjes, ku kjo e fundit nuk
gezon te drejten per t’u kompensuar apo dëmshpërblyer nga Ministria e
Ekonomisë Publike dhe Privatizimit.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
K R Y E M I N I S T R I
ILIR META
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

REPUBLIKA E SHQIPERISE
Keshilli i Ministrave
V E N D I M
Nr. 416, date 2.7.2004
PER
PERCAKTIMIN E MADHESISE SE PAKETES SE AKSIONEVE TE KAPITALIT TE
SHOQERISE ANONIME ALBTELECOM, QE I OFROHET INVESTITOREVE
STRATEGJIKE
Në mbështetje të nenit 100 te Kushtetutes, te nenit 9 te Ligjit Nr. 8306, datë 14.03.1998 “Për
strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë” dhe te neneve 1 e 2, pika 1, te Ligjit
Nr.8810, date 17.05.2001 "Për percaktimin e formes dhe te struktures se formules se privatizimit te
shoqerise anonime "Albtelecom" te ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe
ministrit te Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Perqindja e aksioneve te kapitalit te shoqerise anonime “Albtelecom”, qe u ofrohet
investitoreve strategjike, te jete 76 per qind, per te nxitur investimet e shoqerive te
specializuara ne sistemin kombetar te telekomunikacionit. Investitori strategjik ka te drejte te
marre pjese ne transferimin e paketes se mbetur, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.
2. Pjese e paketes se shitjes se shoqerise anonime “Albtelecom” te jete dhe shoqeria e re, qe
ofron sherbimin publik telefonik te levizshem, tokesor, “Eagle Mobile”.
3. Ngarkohet ministri i Ekonomise dhe ministri i Transportit dhe i Telekomunikacionit per
zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne “Fletoren Zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
FATOS NANO


REPUBLIKA E SHQIPERISE
Keshilli i Ministrave
V E N D I M
Nr 417, Date 2.07.2004
PER
KRITERET E VLERESIMIT TE OFERTAVE PER PRIVATIZIMIN E
SHOQERISE ANONIME ALBTELECOM
Në mbështetje të nenit 100 te Kushtetutes, te nenit 7 te Ligjit Nr. 8306, datë 14.03.1998 “Për
strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë” dhe te nenit 5 te Ligjit Nr.8810, date
17.05.2001 "Për percaktimin e formes dhe te struktures se formules se privatizimit te shoqerise
anonime "Albtelecom" , me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe ministrit te Transportit dhe
Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Vleresimi i ofertave te detyrueshme, qe do te paraqiten nga investitoret strategjike, te cileve
u ofrohet paketa e aksioneve te kapitalit te Albtelecom sh.a. dhe percaktimi i pikeve te
vleresimit te ofertave, kryhet sipas kritereve te percaktuara ne tabelen, qe i bashkelidhet
ketij vendimi.
2. Ngarkohet ministri i Ekonomise dhe ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit per
zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne “Fletoren Zyrtare„.
K R Y E M I N I S T R I
FATOS NANO


TABELA E KRITEREVE TE VLERESIMIT TE OFERTAVE PER PRIVATIZIMIN E
ALBTELECOM SH.A
Totali
Pjese
1. Kredencialet e bleresit & Aftesia teknike
100
1.1. Interesi strategjik
1.2. Aftesite teknike
50
50
2. Plani i biznesit
100
2.1. Tregu & Sherbimet
2.1. 1 Pajtimtare
2.1.2. Sherbime rinovuese
2.1.3 Tarifat dhe çmimi
2.1.4 Marketing/ Sherbimet ndaj klienteve
2.2 Rrjeti
2.2.1. Popullsia qe mbulon
2.2.2. Territori qe mbulon
2.2.3. Permiresimet teknike
2.2.4. Mirembajtja
2.3 Penetrimi
2.3.1. Plani i zgjerimit
2.3.2. Permiresimet teknike
2.3.3. Mirembajtja
2.4. Aspekte Ekonomike & Financiare
2.4.1. Huate e marra per zhvillim
2.4.2. Masat per rastet e veshtiresive qe mund te lindin
2.5. Te tjera
2.5.1. Plani i investimit
2.5.2. Faktori shqiptar
40
20
15
10
15
10
10
10
10
5
5
5
5
5
5
5
5
5
10
5
3. Oferta financiare
800
3.1. Vleresimi
3.1.1 Çmimi
800

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Keshilli i Ministrave
V E N D I M
Nr. 418, date 2.7.2004
PER
MASEN E PERDORIMIT TE TE ARDHURAVE NGA PRIVATIZIMI I SHOQERISE
ANONIME ALBTELECOM
Në mbështetje të nenit 100 te Kushtetutes dhe te nenit 4, te Ligjit Nr.8810, date 17.05.2001 "Për
percaktimin e formes dhe te struktures se formules se privatizimit te shoqerise anonime
"Albtelecom", te ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe ministrit te Transportit
dhe te Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Masa e perdorimit te te ardhurave nga privatizimi i shoqerise anonime Albtelecom, te jete si
me poshte :
a. Per mbulimin nga Ministria e Ekonomise te shpenzimeve per realizimin e shitjes se
aksioneve dhe per pagesen e tarifes se suksesit shoqerise keshilluese, sipas kontrates
se lidhur me te, deri 10 per qind.
b. Per mbulimin e fondeve per trajtimin e punonjesve, qe do te dalin te papune nga
proçesi i ristrukturimit, sipas vendimit nr.495, date 14.08.2001, te Keshillit te
Ministrave.
b. Pjesa e mbetur e te ardhurave te derdhet ne Buxhetin e Shtetit.
2. Struktura e ketyre pagesave, te parashikohet ne ligjin per buxhetin e shtetit, per vitin
pasardhes.
3. Ngarkohen Ministria e Ekonomise dhe Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, te
paraqesin, pas perfundimit te proçesit te shitjes, raportin financiar per perdorimin e vlerave
te mesiperme.
4. Ngarkohen ministri i Ekonomise, ministria i Transportit dhe i Telekomunikacionit dhe
ministri i Financave per zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne “ Fletoren Zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
FATOS NANO


REPUBLIKA E SHQIPERISE
Keshilli i Ministrave
V E N D I M
Nr.419, date 2.7.2004
PER
NJE SHTESË NË VENDIMIN NR. 653, DATË 21.11.2001, TE KESHILLIT TE
MINISTRAVE “PËR KRITERET E PËRZGJEDHJES SE INVESTITORËVE
STRATEGJIKË TË INTERESUAR PËR BLERJEN E AKSIONEVE TE
SHOQERISE ANONIME “ALBTELECOM ”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7 te Ligjit nr. 8306, datë 14.03.1998 “Për
strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë” dhe te nenit 5 Ligjit nr. 8810, datë
17.05.2001“Për percaktimin e formes dhe te struktures se formules se privatizimit te shoqërisë
anonime Albtelecom Sh.A ”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ne fjaline e pare, te paragrafit te katert, te pikes 3, te vendimit nr.653, datë 21.11.2001, te
Keshillit te Ministrave, pas fjaleve “....te specializuara ne fushen e telekomunikacioneve....”
te behet kjo shtese :
“.....dhe te çertifikuara ne baze te serise te standardeve ISO 9000, ose te sistemeve te njesuara
me to”.
2. Ngarkohet ministri i Ekonomise per zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjehere.
K R Y E M I N I S T R I
FATOS NANO


REPUBLIKA E SHQIPERISE
Keshilli i Ministrave
V E N D I M
Nr. 428, date 2.7.2004
PER
MENYREN E TRANSFERIMIT TE PAKETES SE AKSIONEVE TE MBETURA TE
SHOQERISE ANONIME “ALBTELECOM”, PAS TRANSFERIMIT TE PAKETES
TEK INVESTITORET STRATEGJIKE,“ALBAPOST ” SH.A-JA, ISH-PRONARET E
TRUALLIT DHE PUNONJESIT E SHOQERISE ANONIME “ALBTELECOM”.
Në mbështetje të nenit 100 te Kushtetutes, te nenit 9 te Ligjit Nr. 8306, datë 14.03.1998 “Për
strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë” dhe te nenit 1 dhe 2 (pika 4) te Ligjit
Nr.8810, date 17.05.2001 "Për percaktimin e formes dhe te struktures se formules se privatizimit te
shoqerise anonime "Albtelecom" , me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe ministrit te
Transportit dhe Telekomunikacionit , Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Paketa e aksioneve te mbetura te shoqerise anonime “Albtelecom”, pas transferimit te paketes
tek investitoret strategjike, “Albapost” sh.a-ja, ish-pronaret e truallit dhe punonjesit e shoqerise
anonime “Albtelecom”, te transferohet nepermjet ankandit publik .
2. Ngarkohet ministria i Ekonomise dhe ministria i Transportit dhe Telekomunikacionit per
zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne “Fletoren Zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
FATOS NANO
 

Pink^ Pearl

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Po te kishte edukim menaxhimi ne Shqiperi mbase po meqe edukimi eshte ne nivel zero atehere kane per te deshtuar :shrug:
 

MLK

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Privatizimi i Albtelecomit do te jete nje nga skandalet me te medha ne sektorin e privatizimeve ne Shqiperi e kjo per shume arsye. Po te shohim ne faqen zyrtare te albtelecom-it shqiptar veshtire se gjejme nje shifer konkrete ne menyre qe te behet nje vlersim paraprak i kompanise!
Kerkova gjithandej per te pare nje bilanc vjetor ku te perfshihen te pakten shifrat kyçe te nje kompanie si:
-Xhiro Vjetore
-Fitimi Bruto
-Fitimi neto
-Borxhet totale te kompanise
-% e faturave te papaguara
-Numri i linjave te konektuara
po ndaloj me kaq pasi dhe ai qe nuk ka bere shkolle ne ekonomi e ka te lehte te kuptoj se sa e gjate eshte linca per paraqitjen e nje bilanci.
Mundohem te gjej gjithashtu si te vleresoj kete kompani ne lidhje me premtimet qe ka dhene apo parashikimet qe ben ne fillimin e çdo bilanci vjetor (pasi ky eshte nje tregues kyç per te percaktuar kredibilitetin e kompanise ne syte e aksionereve apo investiroreve te ardhshem) po pa sukses! Per çudine time te madhe ne vend qe rezultatet (ato pak shifra qe jepen) te paraqiten me nje format perendimor te stilit +x% apo - x% te rezultatit te premtuar ato vazhdojne te jepen si ne kohen e ekonomise komuniste ku thuhej qe plani u realizua 105%!!! 105% = +5% eshte e thjeshte me duket perse vazhdon akoma kjo forme prezantimi!
Albtelecom eshte prone e çdo shqiptari e per kete duhet te jape llogari mbi perdorimin e parase e transparenca te kerkohet me ligj, kjo eshte detyre e stafit drejtues te saj, e derjtorit te pergjithshem te Albtelecom-it e nese keta nuk bejne detyren e tyre Ministri i Transportit dhe telekomunikacionit ka per detyre te vezhgoje kompanite qe qeveria shqiptare i ka bezuar te mbikqyri. Proçedurat per neglizhennca te tilla parashikohen deri ne ndjekje penale.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Tirane - Nen drejtimin e ministrit te Ekonomise z. Anastas Angjeli me dje u zhvillua mbledhja e Komitetit te Konsulences dhe Transparences e per privatizimin e sektoreve me rendesi te veçante te ekonomise, lidhur me shprehjet e interesit per shoqerite Albtelecom dhe Armo. Ne kete mbledhje ministri Angjeli u shpreh per rendesine e procesit si dhe per fazat e metejshme qe do te ndiqen per perfundimin me sukses te procesit te privatizimit. Ne kete periudhe do te rritet bashkepunimi me shoqerite qe kane marre persiper procesin e auditimit dhe te pergatitjes se kompanive per privatizim.

Duke folur per interesin qe kane shfaqur kompani te huaja per te marre pjese ne procesin e privatizimit te dy kompanive Albtelecom dhe Armo. Per keto dy shoqeri, kane shprehur interes disa kompani, te cilat nga nje vleresim paraprak konsiderohen investitore potenciale.

Mbi njezet investitore potenciale kane shprehur interesin e tyre ne mundesite per investime, shumica e te cilave jane operatore ne sektor, me fame nderkombetare, qe operojne ne Europe, USA, Azi, dhe Lindjen e Mesme.

Nder kompanite qe jane interesuar jane per ARMO: ENI Itali, INA Kroaci, Samsung dhe Korporata Kombetare e Korese se Jugut dhe Motor Oil Greqi

Per Albtelekom: Telekom Slovenia, Samsung dhe Telekom i Korese se Jugut, Western Wireless ne SHBA, Ma Kharafi dhe MTC Kuvajt, Turk Telekom dhe Cealik Energi Telecomunication ne Turqi, Comuni Corp dhe O'Brian cel ne Irlande.

Ky rezultat pozitiv, konfirmon cilesine e mire te aktivitetit te kryer deri tani nga Qeveria Shqiptare dhe keshilltaret e saj, ne menaxhimin e procesit te privatizimit.

Qeveria Shqiptare dhe konsulentet, aktualisht jane duke perfunduar vleresimin e shprehjeve te interesit, me qellim qe te vijohet me hapat e tjere te procesit."

Ministri Angjeli deklaroi se ne fillim te muajit prill do te jete edhe faza e vleresimit te ofertave per te dy kompanite.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

bankat te gjitha te privatizuara te huajve
sektori i cimentos edhe ky i privatizuar te huajve.
cellullaret po ashtu te huajve.
tani edhe sektori i naftes, edhe i i telefonise fikse po ashtu te huajve.
tradheti kombetare e bere nga ky klan(nano , angjeli & co) per 8 vjet .

do te jemi emigrant ne token tone. :shrug:
 

MLK

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Hahahaha, qesh se nuk qaj dot... Ministri i ekonomise Anastas Angjeli ka mbledhur....per transparencen e privatizimeve!!! Kaq shpejt shpejt harroi ky popull dhe keta gazetare qe jo me larg se dy vite me pare Anastas Angjeli akuzohej ne mbledhjen e partise se tij ( PS-se) per shkelje te renda abuzime ne detyre, korrupsion e si mafioz, qe akuzohej nga sekretari i pare i partise socialiste e per kete jane deshmitar te gjithe shqiptaret qe kane nje televizor ne shtepi pasi eshte transmetuar direkt ngo çdo kanal televiziv! Sekretari e pare i PS-se para dy vitesh ishte Kryeministri i sotem shqiptar Ftaos Nano pra i njejti person qe e akuzonte hapur per te korruptuar, hajdut e njeri qe abuzon me detyren sot i ka besuar pronat e shqipetareve e i kerkon qe te siguroje transparencen ne proçedurat e privatizimit!!! Turp per gazetaret qe pranojne te shkruajne artikuj per keta njerez pasi me ta nuk ka me çfare verifikohet. Gjysma e Tiranes fles qe Cac Anjgjeli i ka çuar 3 milion dollare Fatos Nanos qe te mos i hapi dosjet e qe ta rifusi ne qeverine e tij e besoj qe nuk po ju mesoj ndonje gje te re per kete!
A i besohet ujkut te ruaje kopene e deleve duke pretenduar se ka qene te dentisti e ka shkulur nje dhemballe?!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

industria e bakrit me pronar turk
industria e kromit me pronar italian
industria e hekurit me pronar turk.

duheshin shtuar edhe keto te shkrimi qe shkruajta me siper.

besoj se ne asnje vend ne bote nuk ekziston nje vend si shqiperia me kete ekonomi te kolonizuar,...... as vende qe administrohen nga te huaj ( si psh.kosova) .

eshte 8 vjecari me i ndyre ne historine e popullit tone .
u shit e gjithe ekonomia e ketij populli te HUAJVE edhe asnje nuk e ngre zerin .

TRADHETI KOMBETARE qe meriton ......... :shrug: .
pasajot po i ndjejme edhe do ti ndjejme akoma me shume.
 

MLK

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Ne janar Ministri i Ekonomise deklaronte:

"Mbi njezet investitore potenciale kane shprehur interesin e tyre ne mundesite per investime, shumica e te cilave jane operatore ne sektor, me fame nderkombetare, qe operojne ne Europe, USA, Azi, dhe Lindjen e Mesme.

Nder kompanite qe jane interesuar jane per ARMO: ENI Itali, INA Kroaci, Samsung dhe Korporata Kombetare e Korese se Jugut dhe Motor Oil Greqi

Per Albtelekom: Telekom Slovenia, Samsung dhe Telekom i Korese se Jugut, Western Wireless ne SHBA, Ma Kharafi dhe MTC Kuvajt, Turk Telekom dhe Cealik Energi Telecomunication ne Turqi, Comuni Corp dhe O'Brian cel ne Irlande.

Ky rezultat pozitiv, konfirmon cilesine e mire te aktivitetit te kryer deri tani nga Qeveria Shqiptare dhe keshilltaret e saj, ne menaxhimin e procesit te privatizimit.

Qeveria Shqiptare dhe konsulentet, aktualisht jane duke perfunduar vleresimin e shprehjeve te interesit, me qellim qe te vijohet me hapat e tjere te procesit."

Ministri Angjeli deklaroi se ne fillim te muajit prill do te jete edhe faza e vleresimit te ofertave per te dy kompanite."

Ne maj vetem Calik me Turk Telekom kane paraqitur nje oferte!
Nuk i kisha lexuar mire vendimet e keshillit te ministrave (po i shkruaj me te vogel pasi jane me te vertete njerez shume te vegjel ministrat tane qe aprovojne vendime te tilla) e kur i lexon dalin qarte ne pah disa faktore:
Se pari vleresimi i ofertave behet ne menyre teper subjektive dhe qeveria se bashku me firmen konsulente mund te eleminojne ke te te duan pasi ja kane lene vetes kete mundesi.
Se dyti kompania konsulente italiane IMI ne te gjitha "vleresimet" e saj ne te kaluaren ( ne privatizimet ne Shqiperi) si AMC, licensen e Vodafone ka dhene nje vleresim shume me te ulet se çmimi real i tregut e kjo eshte vertetuar me çmimin e shitjes (dhe pse çmimi shitjes prape ishte shume me i ulet se ai i tregut). Kjo ndodh se pari pasi kompania IMI paguhet me perqindje ne baze te rezultatit te shitjes e per te patur nje shitje te sigurte vlera ulet artificialisht (çe shitet me teper eshte bonus ne xhep per italianet /pf/images/graemlins/wink.gif ).
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Me ne fund u shit. Kjo wshtw e vetmja ane pozitive.
Ana me e madhe negative wshtw besueshmeria e ulet e investitorit.
Cmimi eshte parametri qe ne fatkeqesisht mund te kemi shume pak ndikim
 

MLK

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Per tju rikthyer ekonomise, çmimi real i Albtelekomit vendoset ne baze te bilancit te tre viteve te fundit. Per kete eshte thuajse e pamundur te gjehen shifra te sakta ne web site te Albtelekomit e ky eshte nje skandal i vertete!
Megjithate te llogaritim me ato shifra qe njihen,
- Asetet qe zoteron Albtelekom - 1.3 miliarde €
- Fitimi bruto i parashikuar per 6 mujorin e dyte 2005, 15 milione €
- licensa e Eagle Mobile 40 milion €
- Potenciali per te kaluar nga 260 mije ne 400 mije abonente ne fund te vitit (investimet ne ifrastrukture jane te inkluduara ne shpenzimet e 2005) pra rreth 60% kliente me teper = 50 milion € xhiro me teper apo + 10 milion € fitim. Pra rreth 50 milion € vlere ne shitje.
- Personeli qe do te pushohet nga puna per ristrukturimin e qe do te paguhet me asistence nga qeveria!!! rreth 10 Milion € me pak ne vit e kjo korespondon me rreth 50M€ vlefte shitjeje.

Pra 1300M€ + 15M€ + 40M€ + 50M€ + 50M€ = 1455 M€

Kesaj shume i duhet zbritur kredite qe ka per te paguar Albtelekom per investimet qe ka bere, borxhet qe ka ndaj Operatoreve mobile (AMC, Vodafone), amortizimin e lokaleve e centraleve (paisjeve) e per tu vene nje shifer ketyre zorr se gjehet nje informacion on line!! Megjithate po themi qe te gjitha ato qe duhet te zbiriten jane rreth 600 M€ pra 1455 - 600 = 855M€
Qe te mos marrim shifrat maksimale e me optimiste te vleresimit e duke patur parasysh tregun e veshtir shqiptar po e zhvleresojme me 20% duke e futur te prime risk e kemi nje vlere rreth 680M€ te Albtelekomit.
Atehere 76% e Albtelekomit qe do shitet kushton rreth 517 milion €uro.
Llogaritjet jane te peraferta dhe me formula qe puristet e ekonomise do ti kritikojne :smash: po mendoj se nuk jemi larg vleres se vertete te Albtelekomit e abuzimi eshte fantastik. :eek:
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Abuzimi eshte vertete fantastik, kete nuk mund ta mohoje askush, biles jam i sigurt se Angjelit i jane skuqur duart duke i ferkuar.
Por...
Vlera e aseteve 1.3 mld $ eshte shume e madhe... shume e madhe...
Nqs do e shoh te arsyeshme do jap me vone edhe une nje variant timin te vleresimit te Albtelecom i bazuar ne Managerial Finance
Ciao se duhet te mbaroj nje perkthim shpartallues financiar
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

1- 120 milion euro jane pak per Telekomin.
2- nderrmarjet strategjike duhet te behen kompani publike te listuara ne burse ku te marri pjese i gjithe populli me letrat me vlere.

shpresojme qe te mos pranohet shitja .
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Albtelecom nuk ka borxhe. Pra nuk behet fjale per 600 milion euro borxhe qe pretendohet se ja ka AMC dhe Vodafone.
 
Top