Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a
Po mire gjithe keto kufizime qe me thua ti nuk te bejne te mendosh qe (ndoshta) qeveria shqiptare i njeh kapacitetet e shqiptareve, te atyre me rezidenca ne shqiperi ose qe tashme ajo (qeveria prape) e ka vendosur se kujt do t'ja shese?! Kjo qe thashe ne fund eshte shume e guximshem por mbetet nje hipoteze por le te themi qe te pakten kjo qeveri ia ka idene qofte kjo sado e vogel se cilin interes investitori kerkon te terheqe.
Te them te drejten gene, duhet me qene pak me pak krenare per kombesine tone dhe me shume ekonomiste me sens kritik, kur guxojme te kembengulim qe kjo shoqeri e ngordhur tu lihet ne dore ketyre manaxhereve e aq me shume ketij pronari (nenkupto shtetin shqiptar) qe e la te ngordhe. Me ato qe une kam pare e degjuar deri me sot, shqiptaret jane manaxhere te keqinj kur vjen puna per sektorin publik, jane te pakte ata qe kane care ne ate privat dhe kjo sepse kane pasur nje vizion te ndryshem per standartizimin e vlerave te biznesit duke bere nderthurjet e nevojshme skematike. Me vjen keq te pohoj per te disaten here qe une biznesmenin shqiptar e shoh si nje potencial te perjashtuar nga mundesia per te rimekembur albtelekomin ne nje kohe rekord pasi cdo dite qe iken, ia ul dhe me shume vleren. Ki parasysh qe nje kompani e tille ne sektorin privat nuk do kish mbijetuar dot, kete fuqi qe rri ne kembe Albtelekomit ia jep vetem e vetem atributi i monopolit dhe i zoterimit nga shteti. Te isha une qeveria do e shisja Albetelekomin, KESH-in, Hekurudhat, transportin tjeterlloj publik, portet, Ujesjellesat, e cfaredolloj gjeje tjeter qe eshte ne zoterim te shtetit per 1 EURO brenda dites, sepse te pakten investitori i huaj do i kthente ato ne operative dhe funxionale. Albtelekomi nuk duhej shitur sot, por vite me pare kur premtonte me shume dhe kur operatoret e levizshem nuk e kishin zevendesuar kaq mire sac bejne tani. Me pyet mua sa here ne dite e ngre telefonin fix; ta them une 1 % te telefonatave te mia i bej nga telefoni fix, e pra ky fakt s'qendron vec per mua por per shume e shume te tjere. Te mos i veshim lypsarit petka mbreti apo krenarie kombetare sepse kjo nuk sjell para ne arken e shtetit se s'do shpetonim kurre nga nepotizmi apo trysnite e cdo lloji tjeter me karakter korruptiv, por ta leme ta marre dikush e ta edukoje. (metafore)
Ky eshte mendimi im.