Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Leopardii

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

shiko se monopoli shteteror nuk lejohet ti kaloj nje privati .
per te mos folur per pretendet per te blere telocomin shqiptar , si ata amerikanet e Adonait , apo libanezi/kryeminister/bizesmen qe ka 20 % te GDP te nje shteti, edhe ka biznese me tipa si Bin Ladena.
shiko se nuk shkohet larg keshtu.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

leopardii

vetem nje rast te vogel monopoli te perkohshem (ashtu si mund te jete ai i telekomit)

licensa per shfrytezminin e teknologjise UMTS ne itali
shteti shiti monopolin 5 vjecar te shfrytezimit te kesaj teknologjie (3)
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Puh c'u beka ketu :confused:

E para: Telekomi maqedonas u shit ne kohen e duhur me nje vlere prej 700 million markash (ne ate kohe se tani s'ka me as nam as nishan vec vlerave numizmatike) dhe u shiten dy licenca njekohesisht: Operatori fix dhe ai i levizshem qe kishte fatin te ishte i pari ne treg, ne te njejten kohe dhe vendet e tjera s'kishin me shume se nje ose dy operatore te levizshem (kujto qe ne shqiperi me 3 milion banore ka nderkohe DY operatore te sukseshem te telefonise levizese). Keto dy operatore (maqedonas) iu shiten Deutche Telecom qe s'eshte aq naiv sa te mos shihte se ia vlente barra qerane duke pare se penetrimi i Telefonise Fixe ne Maqedoni ishte mes 25-30 % (penetrimi ne shqiperi s'e kalon masen 5 %).

E dyta: Albtelecom cdo dite e me shume qe eshte ne zoterim te shtetit shqiptar, humbet vleren e vet ne treg per shume arsye por mbi te gjitha keq-manaxhimi (drejtimi).

E treta: perpiquni te beni analogji te qendryushme dhe me baza logjike e mos shihni as Bullgarine, as Maqedonine dhe asnje shtet tjeter te ngjashem pasi nje kompani te rrenuar si Albtelekom s'keni per te gjetur, ndaj pretendimet per vlera sic mund t'u shkojne neper mend jane po aq absurde sa edhe hipotetike.

E katerta: Harroni se para dy vitesh Albetelcom ishte per shitje dhe reklamohej ne gazetat me te mira te ekonomise qe kalojne neper duart e mijera konsulenteve dhe financiereve qe kane pak ere nga vlerat dhe premisat e tregut dhe me duket e cuditshme qe e lane kete "zog" kaq "premtues" t'u rreshkiste nga duart. Pa zjgidhur konfliktet qe ka ne bilanc dhe ne paraqitjen e tyre si dhe pa nderruar strategji shitje, Albtelecom mund te enderroje gjithe diten (me sy hapur) bashke me pronarin e tij (shtetin).

E fundit: Qeveria shqiptare me zor po pret te shesi keto asete "me kaq vlera" sepse i duhen para per vitin qe vjen (e dini vete ju perse) por per fat te keq interesi per te, Insig etj eshte ende 0 (zero).

P.s.C'eshte ky termi "kolonizim" :confused: Po te ishin te zotet ta manaxhoni Albtelecomin keta te ketushmit s'do ishte katandisur aty ku eshte!!! Plus, praktikat e shitjeve te ketyre sektoreve "strategjike" nuk eshte rast unik per Shqiperine por njihet mire ne gjithe vendet ne zhvillim e siper.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Right! Everything clear!
But one thing /pf/images/graemlins/smile.gif
Pse zonjeza mbi gjemba???
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

duke shpesuar se mund fillojme me ne fund nje diskutim, une kam nje pyetje

Pse 51% REZERVUAR nje firme te huaj????

jam dakort me - rezervuar nje firme (pa "diskriminime" fare) sepse paketen e kontrollit e shesim me teper se shuma e aksioneve dhe japim mundesine e vendimmarrjes se shpejte

po pse - rezervuar nje firme te huaj????

Nuk arrij te kupoj perse duhe perjashtuar shqipetaret qe bejne oferta me te mira (jo vetem ne nivel monetar) se te huajt (perndryshe nuk ka kuptim rezervimi) :shrug:
A e justifikon kete "diskriminim" fakti qe te huajt do i sillnin kapitalet nga jashte ndersa shqipetaret do te perdornin kapitale qe nderkohe jane ne shqiperi????

Nuk kam parasysh me -firme shqipetare- ato biznese me pronare shtetas shqipetare por te gjithe ato biznese qe aktualisht operojne si subjekte juridike shqipetare per nje arsye apo nje tjeter (mendoni vetem nivelin e tatimeve).
Mbase problemi eshte thjesht teorik po mendoj se ia vlen te trajtohet dhe na ndihmon te kuptojme orientimin e egzekutivit ne ceshtjet e privatizimit.

pra PERSE REZERVAUR TE HUAJVE???

Nje ceshjtje tjeter qe doja te trajtoja do te ishte ajo e kushteve jo monetare te kerkuara (ekseperienca, njohja e "territorit" ...)- A NUK JU DUKET SE DO TE FOVORIZOHEN VODAFONE DHE AMC (VODAFONE GREECE dhe OTE sepse shqipetaret nuk mund te marrin paketen e kontrollit)
Ne kete rast, a nuk humbet krejtesisht vlerat licenca e operatorit te trete (eagle mobil) dhe shpresat qe jane vene mbi te?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Huh, akoma me teorine e shqiptareve :confused:

gene, po te jap vetem nje shembull. Kur AMC u privatizua dhe leshoi ne treg sherbimin Albakarta iu desh te gjente edhe Distributoret sepse ky ishte nje sherbim qe kerkonte shtrirje te gjere te sherbimit te shperndarjes ne gjithe territorin e Shqiperise, e pikerisht ne kete pike vijne ne skene kater distributore te cilet kane lidhje me cdo gje tjeter por jo me telekom. Arsyeja qe u zgjodhen keta (permend ketu Glina, LM-Marlboro e ca te tjere) eshte e thjeshte: sepse kishin te gatshme kanalet per shperndarjen dhe rrjetin e ndertuar te shperndarjes ne gjithe Shqiperine dhe keshtu AMC nuk kishte pse te lodhej te ndertonte nje te tille por shfrytezoi keto burime. Pra me pak fjale biznesin do e beje dikush qe ka si aftesine, kapacitetin dhe njohjen e synimit te tij. Pra nuk mund te pretendosh qe ndonje shqiptar te kete arritur te grumbulloje nje aftesi te tille manaxhuse ne telekomunikacion sepse kjo nuk eshte as Birra Tirana qe dy fuci e nje baze materiale ka dhe as Hotel Tirana, eshte nje sektor i cili ne kushtet momentale te tregut eshte shume kompetitiv, pra duhet dikush qe te beje te mundur qe ideja e operatorit te trete te funksionoje dhe te mos jete nje tentative e deshtuar qe ne fillim dhe qe te rimekembe Albtelecom duke qene i gatshem te investoje si fillim te pakten nja 100-200 milion Euro. Fare e thjeshte.
Nga pikpamja taxore, me sa di une ligji shqiptar nuk u vjel me pak taxa investitoreve te huaj madje ka me shume kenaqesi kur i "rrjep" ata /pf/images/graemlins/laugh.gif dhe po aq me keq kur mbush arken me isntitucionet buxhetore ose pasuri te shtetit duke bere sic i do qejfi sic ka mbushur arken e vet duke tatuar Albtelecomin per te mbushur planin vjetor edhe pse detyrimi s'ka qene i gjithi real. Keshtu qe duhet te lumturohemi kur dikush te shprehi ndonje fare interesi nga jashte kufijve e jo te tregohemi me nacionaliste se zogu.

P.s.Me sa di une paketa eshte aprovuar per masen 76%, c'ne qe ende diskutoni 51% juve :confused:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

une dija se ishte aprovaur 51 (shumiva ne asamble te zakonshme) deri 76% (te mjaftueshme per asamble te jashtezakonshme).

diferenca ne taxa qe permenda nuk ishte ndermjet firmave shqipetare dhe atyre me pronare te huaj por ndermjet tatimeve qe nje biznes pernedimor paguan kur rregjitrohet si rezident ne vendin e vet (psh itali-rreth50%) dhe ato qe pagaun kur rregjistrohet si rezident ne shqiperi(rreth 30% nese nuk gaboj).

Pikerisht firmat rezidente ne shqiperi (se nuk besoj te flitej per shtetesine e pronareve te kompanive) jane perjashtuar aktualisht nga privatizimi.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

pastaj, pse keto paragjykime per bizneset shqipetare???!!!

jam dakort qe te gjykohet planbiznesi e potencialet e zhvillimit (intelektual) te pretendenteve per blerje (mundesisht nga ndonje shoqeri konsulence e fuqishme ne bote) por jo te pagjykohen rezidentet ne shqiperi dhe te perjashtohen keshtu.

Nuk eshte aspak ceshjte nacionalizmi por as internacionalizmi me cdo kusht.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Po mire gjithe keto kufizime qe me thua ti nuk te bejne te mendosh qe (ndoshta) qeveria shqiptare i njeh kapacitetet e shqiptareve, te atyre me rezidenca ne shqiperi ose qe tashme ajo (qeveria prape) e ka vendosur se kujt do t'ja shese?! Kjo qe thashe ne fund eshte shume e guximshem por mbetet nje hipoteze por le te themi qe te pakten kjo qeveri ia ka idene qofte kjo sado e vogel se cilin interes investitori kerkon te terheqe.
Te them te drejten gene, duhet me qene pak me pak krenare per kombesine tone dhe me shume ekonomiste me sens kritik, kur guxojme te kembengulim qe kjo shoqeri e ngordhur tu lihet ne dore ketyre manaxhereve e aq me shume ketij pronari (nenkupto shtetin shqiptar) qe e la te ngordhe. Me ato qe une kam pare e degjuar deri me sot, shqiptaret jane manaxhere te keqinj kur vjen puna per sektorin publik, jane te pakte ata qe kane care ne ate privat dhe kjo sepse kane pasur nje vizion te ndryshem per standartizimin e vlerave te biznesit duke bere nderthurjet e nevojshme skematike. Me vjen keq te pohoj per te disaten here qe une biznesmenin shqiptar e shoh si nje potencial te perjashtuar nga mundesia per te rimekembur albtelekomin ne nje kohe rekord pasi cdo dite qe iken, ia ul dhe me shume vleren. Ki parasysh qe nje kompani e tille ne sektorin privat nuk do kish mbijetuar dot, kete fuqi qe rri ne kembe Albtelekomit ia jep vetem e vetem atributi i monopolit dhe i zoterimit nga shteti. Te isha une qeveria do e shisja Albetelekomin, KESH-in, Hekurudhat, transportin tjeterlloj publik, portet, Ujesjellesat, e cfaredolloj gjeje tjeter qe eshte ne zoterim te shtetit per 1 EURO brenda dites, sepse te pakten investitori i huaj do i kthente ato ne operative dhe funxionale. Albtelekomi nuk duhej shitur sot, por vite me pare kur premtonte me shume dhe kur operatoret e levizshem nuk e kishin zevendesuar kaq mire sac bejne tani. Me pyet mua sa here ne dite e ngre telefonin fix; ta them une 1 % te telefonatave te mia i bej nga telefoni fix, e pra ky fakt s'qendron vec per mua por per shume e shume te tjere. Te mos i veshim lypsarit petka mbreti apo krenarie kombetare sepse kjo nuk sjell para ne arken e shtetit se s'do shpetonim kurre nga nepotizmi apo trysnite e cdo lloji tjeter me karakter korruptiv, por ta leme ta marre dikush e ta edukoje. (metafore)
Ky eshte mendimi im.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Kordele, nuk di pse shkrimet e mia te kane lene peshtypjen se nisem nga krenaria kombetare ne kete diskutim por te garantoj se nuk eshte ashtu as per se largu. /pf/images/graemlins/wink.gif

Nuk jam aspak i mendimit qe telekomin DUHET ta bleje nje firme shqipetare por nuk jam as i mendimit se telekomin DUHET ta bleje nje firme e huaj (apektet pozitive negative nuk kane fund).

Problemi im eshte - PSE TI MBYLLIM RRUGET QE NE FILLIM???!!!!
sic thashe dhe me lart, nje arsyetim i mire do te ishte nevoja e thithjes se kapitaleve nga jashte dhe jo perdorimi i atyre kapitaleve qe tashme jane ne dore te firmave shqipetare e qe mund te investohen diku tjeter - psh per te nisur nje biznes te ri. Po a e justifikon kjo shprese (sepse shprese mbetet) perjashtimin e shqipetareve???!!! Duke patur parasysh edhe faktin qe shqipetaret kane shume pak mundesi te blene telekomin (per kete thashe me pare qe diskutimi ka vetem vlera teorike /pf/images/graemlins/wink.gif ) perse te lejojme te kaloje koncepti qe shqipetaret DUHEN perjashtuar nga administrimi i sektoreve strategjike?!

Pera i perket mendimit tend se qeveria mund te kete vendosur kush do te privatizoje telekomin, JAM EDHE UNE I KETIJ MENDIMI dhe pikerisht aty synonte pyetja ime e dyte (e gjen me lart).
Personalisht (e theksoj PERSONALISHT) mendoj se ky proces favorizon operatoret aktuale te telefonise ne shqiperi (vodafone dhe ote).

Nuk kam ndonje paragjykim (shpresoj vodafone) por ne kete rast mendoj se duhet te ishte shitur vecas licenca e EAGLE MOBIL sepse keshtu humbet cdo vlere (pervec vleres per vodafone apo ote ne kufizimin e konkurences me ane te blerjes se licenses dhe mosperdorimit te saj)
Ne kete rast mendoj se i hapet rruga nje diskutimi mbi monopolizimin e tregut te telefonise ne shqiperi (thashe diskutim se ka shume vend per mendime te ndryshme)
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Te isha une qeveria do e shisja Albetelekomin, KESH-in, Hekurudhat, transportin tjeterlloj publik, portet, Ujesjellesat, e cfaredolloj gjeje tjeter qe eshte ne zoterim te shtetit per 1 EURO :eek: brenda dites, sepse te pakten investitori i huaj do i kthente ato ne operative dhe funxionale.

------------------

no comment.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

leconi sa i "detaljuar" eshte bilanci i albtelekom:

http://www.atnet.com.al/njoftim%20per%20analizen%206%20mujore.htm

nga ana financiare jepet :
-------------------
Sipas te dhenave operative, te ardhurat, shpenzimet dhe fitimi bruto i kompanise Albtelecom per 6 mujorin e pare te vitit 2004 jane:

Te ardhurat: 6 276 mln leke ose 101% ndaj programit te vitit 2004
Shpenzime: 5 200 mln leke ose 88% ndaj programit te vitit 2004
Fitimi brutto: 1 076 mln leke ose disa here me i larte se fitimi i realizuar per te njejten periudhe te vitit te kaluar dhe ai i planifikuar per 6 mujorin e pare 2004.
----------------------

kaq , per shtypin shqiptar mjafton KAQ.
e gjitha ketu "trasparenca" e albtelekomit perpara privatizimit botuar ne sitin e saj zyrtar.
kontrlloni edhe ju se mos gjeni ndonje gje , se ndoshta mua me ka shpetuar.
shkova te Telecomi italian edhe e krahasova trasparencen me telekomin shqiptar.
kush ka deshire le ta shikoje sesa e detaljuar eshte bilanci 3-mujor i kesaj kompanie :

http://www.telecomitalia.it/cgi-bin/tipo...=stampa&tabId=2
---------
mjere ne per keta tipa qe kemi ne Albtelekom.
po sikur vetem te kopjonin nga evropa , nuk i kerkohet shume me teper.
kaq e veshtire qenka ???????
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

verejtja eshte shume me vend

vetem se nuk ka te beje shume me kete teme (jo per momentin te pakten - sepse akoma nuk po analizojme cmimin e shitjes)

Ti ke frike se mos kompanite e huaja vijne dhe e blene albtelekomin "qorrazi" (dmth pa marre gjithe informacionin qe u duhet)???
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

- «Il petrolio è troppo a buon mercato: la cifra che io uso è sui 182 dollari al barile» :eek: .


Quest'affermazione da brivido non è di un pazzo, ma di Mattew Simmons, banchiere nel settore energetico e consigliere del piano energetico Bush-Cheney /pf/images/graemlins/smile.gif , ed è stata riportata in un servizio shock della Bbc il 7 giugno scorso sul Congresso a Berlino dell'Aspo, l'Associazione per lo Studio del Picco del Petrolio.
Il 14 maggio l'autorevole economista Paul Krugman scriveva sul New York Times: «Una recessione (dell'economia mondiale) spinta dal petrolio non sembra affatto remota». Che cosa sta succedendo? Non si tratta solo degli attentati, o della sottoutilizzazione dei giacimenti iracheni. La Bbc riporta che per evitare grossi problemi già alla fine di quest'anno l'Arabia Saudita dovrebbe aumentare la sua produzione del 30 %: ma la produzione saudita è quasi piatta.

L'Aspo e molti altri esperti valutano che la produzione mondiale di petrolio abbia quasi raggiunto un massimo assoluto, e già nel futuro prossimo (al massimo un paio di decenni) comincerà inesorabilmente a diminuire, e potrà ridursi a quasi la metà verso la metà del secolo. Per il gas naturale questo picco di produzione sarebbe solo ritardato di una ventina di anni. Questa analisi si basa su un metodo rigoroso introdotto dal geologo Hubbert che nel 1956 predisse che l'estrazione di petrolio negli Stati uniti avrebbe raggiunto un picco nel 1970 e poi sarebbe diminuita. Venne deriso, la sua teoria giudicata non credibile. E in effetti si sbagliava, ma di molto poco: il picco arrivò nel 1971, e oggi l'estrazione negli Usa è drasticamente ridotta.
.......................
..............
-----------------------


zoti Nano me PS-ne i di keto gjera qe po fliten ne ambjentet financiare e politike , kur kerkon te shes te huajve shoqerine e vetme te perpunimit te naftes ne vend sic eshte ARMO ?????

kush eshte ai i "mencur" qe shet monopolin e vetem te vendit ne sektorin e NAFTES ne kete situate boterore ??
ku po na cojne keta njerez me politiken e tyre ekonomike ??
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

mos kerkove te beje ndonje analogji midis armo e arabise saudite apo cilitdo exportues nafte?

per sa kohe do te jete monopol?
 

regele

Forumium maestatis
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Leopardo! Me vjen vertet keq qe te pergjigjem vetem ty! Pergjigjet e tua duken qarte qe nuk kane shume thelb ekonomik! Me shume kane thelb poltik, ku ti perpiqesh te diskretitosh nje klase te caktuar politike! Ne kete forum dhe per me teper ne temat ekonomike, politika hyn vertet, por jo ne kete fare feje! Nese do te shkruash gjithmone per te treguar se cfare ben PS-ja, se si po e vjedh kete popull etj.etj, beje diku tjeter, tek Politika psh! Te gjithe e dime se kush eshte PS-ja, PD-ja e te gjitha partite me rradhe, prandaj te lutem pak me i kujdesshem! Po them po deshe, se shume vone nuk me behet! Persa i perket ekonomise tani! Mos ji aq i sigurt dhe kategorik ne ato qe thua sepse ka mundesi qe ose mos t'i dish te gjitha, ose mos t'i dish mire e t'i dish se prapthi! P.Sh: Cfare di ti per Armon? Vertet qe po u shit Armo-ja humbet monopoli i Naftes ne Shqiperi? A je i sigurte qe nafta eshte monopol i Armo-s? Jane ca pyetje qe po dite t'u pergjigjesh ia vlen te jesh dhe me i sigurte, por te them qe shumicen e rasteve ia fut kot dhe na flet dhe per situaten boterore! Di gje per ndikimin qe ka nafta shqiptare ne tregjet e huaja? Di gje se cfare ndryshimi ka nafta e Armo-s nga ajo e huaja qe shitet ne tregjet tona? Di te thuash ndonje gje pse do ndikoje privatizimi ne cmime, kur edhe tani cmimi i naftes se Armo-s eshte goxha i larte? Jam i sigurte qe nuk di asgje, se po te dije, nuk do merreshe me diskretitimin e Fatos Nanos me shoke, por do pergjigjeshe direkt e ne teme, me terma ekonomike! Me vjen keq qe t'u pergjigja! S'me behet vone se cfare do shkruash!
Pershendetje!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

shikoni se cfare progressi qe ka bere nje kompani nafte italiane (ERG)ne 2 vitet e fundit.
po si kjo mund te gjeni edhe shume te tjera ne evrope e ne bote.
kane nje rritje deri ne 300 % .
si mund te shesesh te vetmen kompani shqiptare ne kete sektor kur ne bote po behet lufte per naften??
shikoni se jane shume te Paregjeshem keta pushtetaret tane.
hidhini nje sy grafikut :

http://quotazioni.traderlink.it/storici/index.php?modo=grafico&alfa=ERG&tlv=&n_mesi=24
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

Kapaciteti përpunuers i kompanisë ARMO, e cila ndodhet në prag të privatizimit, është 1.5 milionë tonë gazoil në vit, ose 35 mijë barrela në ditë. Ky kapacitet prodhimi arrihet nëpërmjet 2 rafinerive, rafinerisë së Ballshit, e cila ka një kapacitet prodhues prej 1 milion tonë në vit, si dhe rafinerisë së Fierit me kapacitet përpunimi 0.5 milion tonë gazoil në vit.

----------------
nuk do te ishte mire sikur te shiteshin te ndara keto dy rafineri ,2 pronarve te ndryshem, qe te rrisim konkurrencen ne vend e te thyejme sado pak monopolin ne perpunimin e naftes ne shqiperi ?

nje pronar me dy rafineri !!!! sa ekonomi e hapur :smash:
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Privatizimi i ALBTELECOM e ARMO sh.a

nje shqiperi me 2 rafineri nafte ku secila te kete pronar te ndryshem do te ishte me e bukur sesa nje shqiperi me 1 pronar qe i ka te dyja keto rafineri, e per me teper kur ky pronar eshte i huaj.
eh thuaj............. politika ekonomike me e ndyre qe eshte bere ndonjeher ne shqiperi, kur pasojat do ti ndjejne te gjithe konsumatoret shqiptar.
 
Top