Kondrapedali
Kondrapedali
Prindërit shqiptarë u flasin fëmijëve në gjuhë të huaj.
Tek kush studim shkencor e ke lexuar ti që mësimi i një gjuhe të ndryshme nga ajo e shoqërisë, pengon ecurinë e fëmijës përpara? Më parë, në një shkrim tjetër të kisha shkruar që mësimi i një gjuhe të dytë (pasi duam s'duam shqipja për fëmijët tanë është gjuhë e dytë e shpesh edhe e tretë) zhvillon tek fëmija që në moshë të hershme aftësi të dobishme intelektuale të cilat në një zhvillim normal vijnë më vonë (për referenca kërkoji vetë se nuk është vështirë të gjesh studime mbi subjektin).
Së dyti, ti thua që prioriteti është fëmija dhe këtu jam shumë dakort me ty. Problemi im qëndron në faktin se fëmija ka nevojë për dashuri, ngrohtësi, etj. Si pretendon zotnia jote me i dhënë dashuri e ngrohtësi fëmijës në një gjuhë të huaj të cilën ti nuk e njeh me ndjenjë pasi nuke ke jetuar me ndjenjë. Kjo që dua të them është që gjuhën e huaj të cilën e flet sot (në rastin tënd e timin frengjishtja) nuk e kemi dëgjuar kur ne kishim nevojë për ndjenjë, për dashuri, ngrohtësi, etj. Pra ne në ndërgjegjen tonë nuk e lidhim frengjishten me ndjenjat që ka nevojë fëmija.
Për më tepër, lidhja me gjyshërit është po aq e rëndësishme për fëmijën sa është për gjyshërit (sigurisht pa teprime).
Zog, po të them se ku po ja fut si kau pelës plako se përveçse kokfortë po tregohesh edhe i papjek (nuk kërkoj të ofendoj).keta nuk kane pse ta kene gjuhen shqipe prioritet te femijve, ngaqe kjo e pengon ecjen e ketyre perpara ne nje shoqeri qe flet gjuhe te ndryshme nga ata