Princi i DJ
Kush është David Guetta, DJ më i kërkuar në botë, që aktualisht kryeson klasifikimet e hit paradave në të gjithë planetin. Ja historia e tij…

Guetta: “Jam më i miri në botë”

Është francez dhe ndodhet në çatinë e botës së muzikës. Quhet David Guetta dhe gjithçka që prek në këtë moment e shndërron në “ar”; dominon klasifikimet e së gjithë botës dhe i takojnë atij dy prej këngëve më të bukura të së gjithë verës. “Gjëja më e bukur në këto çaste është se janë të tjerët ata që po më kërkojnë. Kjo ndodhi me Kelly Rowland kur krijuam “When love takes over”, pastaj me Black Eyed Peas. Isha me ta në Los Anxhelos dhe vajzat thoshin vazhdimisht: e shikoni këtë producent francez, është më i miri. Kështu të gjithë nisën të më kërkonin për të punuar me ta”. Zakonisht Guetta qëndron në Ibiza, “atdheu” i tij i dytë, aty ku bashkohen parajsa dhe ferri, ku argëtimi arrin kulmin në diskotekat marramendëse të rrethuara nga dritat, luksi. Aty çdo gjë i kalon kufijtë e normales. Në videolojën më të mirë që ka dalë në treg, ku përmes butonave dhe një tastiere mund të bësh punën e një DJ, Guetta u zgjodh si përfaqësuesi i më të mirëve të Europës, ndërsa si vend i krimit “Pacha”, diskoteka më e vjetër dhe më e famshme e ishullit. Para çmendurisë së natës, Guetta gjen kohë për të treguar karrierën e tij të jashtëzakonshme, historinë e pashembullt të muzikës së kohëve tona: “Nisa të bëja DJ që kur isha 13 vjeç. Praktikohesha shumë, të gjitha ditët pas shkollës, pastaj nisa ta bëjë si punë. Shkoja në festa dhe martesa. Nuk ishte ndonjë gjë shumë e këndshme, por për në atë kohë ishte shumë mirë”. Guetta ka gjithmonë buzëqeshjen e stampuar mbi fytyrë, është një djalosh euforik dhe nuk e fsheh se është një njeri me fat që tani e ndjen se e ka botën nën këmbët e tij. E tregon historinë e jetës sikur të ishte një film komik: “Nisa punë nëpër klube, por fillimisht kur nisa të bëja DJ nuk gëzoja respektin e askujt. Më kujtohet se ndonjëherë qëndroja në një dhomë tjetër, vendosja CD dhe pastaj zbrisja në sallë për të parë nëse njerëzit po kërcenin ende. Pas disa kohësh arrita të isha pjesë e Bain Doches”, një prej vendeve më të frekuentuara në Paris, por edhe aty qëndroja në një tip bodrumi nga ku mund të shihja vetëm këmbët e njerëzve. Të mirë kamerier që fitonte gjithë ato bakshishe, se sa deejay mendoja. Pastaj një ditë shkova në Londër, në një klub të famshëm dhe pashë DJ në skenë. Të gjitha dritat ishin përqendruar mbi të dhe njerëzit që kërcenin duke parë çdo lëvizje që ai bënte. Thashë me vete: kjo është një çmenduri. Atëherë u ktheva në Paris dhe i thashë pronarit të klubit ku punoja: “Më paguaj ashtu si më paguaje më parë, por tani do të vendos muzikën që dua unë”. U bëra i famshëm në Francë, por e kuptova se, nëse do vazhdoja të qëndroja ende aty pa lëvizur dhe kërkuar gjëra të reja, nuk do të kisha arritur asgjëkundi. Duhet të jesh këmbëngulës në jetë për të ecur para. Kështu erdha në Ibiza për të prezantuar sloganin e ri “Fuck me, Im famous”, që sigurisht ishte një blof, sepse askush nuk më njihte. Në fund të fundit, ne nuk ishim në kërkim të seksit, kërkonim vetëm të tërhiqnim vëmendjen. Por funksionoi shumë mirë. Dëgjoja që thoshin shpesh: është francez, por nuk është edhe aq i keq. Një vit më vonë, ftova Daft Punk dhe që nga ai moment askush nuk u tall më me një DJ francez”. Për saktësi, slogani i famshëm i Guetta-s, edhe sot, pas dhjetë vjetësh, dallohet në muret e Ibizas, edhe pse ka bërë shumë rrugë.

“Duhet të kuptosh se nëse do të fitosh famë në nivel ndërkombëtar duhet të fillosh të prodhosh muzikën tënde”. Po loja? Nuk të shkakton xhelozi fakti se të gjithë mund të ndihen në lartësinë e më të mëdhenjve me një videolojë të thjeshtë? “Loja është e mrekullueshme, mund të provosh në pak minuta dhe brenda një kohe të shkurtër atë që një DJ arrin pas dhjetë vjetësh praktikë. Të mëson të ecësh shumë shpejt. Mund të kuptosh si funksionon. Fillimisht përmes të argëtuarit mëson dhe, nëse dëshiron më shumë, duhet të investosh”. Nuk është vetëm imazhi i lojës por edhe një ambasador i kulturës së diskotekës dhe këtë dëshiron ta theksojë. “Më pëlqen loja, sepse është shumë azhurnuar. Është pikërisht ajo ku unë doja të arrija me CD time, një tentativë për të ndërtuar një urë mes muzikës elektronike europiane dhe dansit amerikan. Është gjithashtu edhe mash-up, teknika për të bashkuar së bashku pjesë të ndryshme muzikore, që është kufiri i fundit i muzikës për të kërcyer. Kultura e internetit ka shkrirë të gjithë kufijtë”. Tani heroi ynë i muzikës di të bëjë gjithçka në këtë fushë, aq sa kundërshtarët ia kanë vërtet frikën. Më mirë se kushdo tjetër, ai di të mbushë vërtet plot diskotekat e Ibizas me muzikën e tij. Ai tani di të marrë muzikën dhe ta transformojë në diçka tjetër. Tani është i kërkuar nga të gjithë. Po ai vet çfarë kërkon në këto momente? Pyetja është e qartë: Madonën. Në sy ka një vështrim të vendosur. “Mund të vëmë bast? Jam i sigurt se edhe kjo do të ndodhë shumë shpejt”, tregon ai.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23734. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23734