Prifti takon minatorët: Do rishikojmë koncesionet
Ankesat e shumta të minatorëve, si dhe mosplotësimi i kushteve në kontratë, e detyrojnë ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, të rishikojë marrëveshjen koncesionare me kompaninë “ACR-Albania Crome” (ish-Darfo). Deklarata u bë dje gjatë takimit që ministri pati me sindikatat e minatorëve, të cilët u ankuan për kushtet e dobëta të punës. Në takim merrnin pjesë sindikalistë dhe punëtorë të Konfederatës së Qarkut Dibër, përfaqësuar nga Petrit Frangu, si dhe nga kryetari i Konfederatës Sindikaliste të Uzinës së Ferro-kromit Burrel, Arben Mali.

Ankesat

Minatorët i paraqitën ministrit të Ekonomisë problemet shumëvjeçare të koncesionit, që vepron në bazë të ligjit 8791 datë 10.05.2001 për Uzinën e Ferro-kromit Burrel, Minierën Bulqizë, Fabrikën e pasurimit Bulqizë, si dhe impiantin e seleksionimit Klos, duke e quajtur këtë koncesion të dështuar në vite. “Ndryshimet e herëpashershme të kontratave nënkoncesionare kanë dhënë rezultate vetëm negative. Akoma problemet e trashëguara nga këta nënkoncesionarë vazhdojnë sot e kësaj dite duke krijuar vështirësi të mëdha financiare, duke qenë akoma debitorë ndaj subjekteve private dhe shtetërore që operojnë në Qarkun e Dibrës”, thanë sindikalistët.

Gjithashtu ata e vunë në dijeni ministrin dhe për shumë raste korruptive në lidhje me këto kontrata nënkoncesionare dhe i kërkuan Priftit vënien në punë sa më parë të uzinës.

Kontrata

Nisur nga këto kushte, ministri Prifti informoi sindikalistët se ka filluar procedura për heqjen e koncesioneve të shoqërisë ACR (ish-Darfo), “duke pasur parasysh që asnjë nga kriteret e kontratës koncesionare për rreth shtatë vjet nuk është plotësuar”. Ministri e vlerësoi ketë koncension të dështuar dhe premtoi se gjëra të kësaj natyre nuk do të ndodhin më.

Uzina e Ferro-kromit Burrel dhe Miniera e Bulqizës janë punëdhënës shumë të rëndësishëm në Qarkun e Dibrës, me rreth 1000 vetë. “Duke qenë se kryefjala e programit të qeverisë është punësimi, nuk do të lejohet që dështime të tilla të shkaktojnë akoma probleme sociale dhe papunësie, të cilat ulin standardet e jetesës së banorëve të Qarkut Dibër”, deklaroi Prifti në fund të takimit me sindikatat.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25121. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25121