presidenti...
Neni 86. (Kushtet për tu zgjedhur President)
1. Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.
2. President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç.
Neni 87. (Procedura e zgjedhjes së Presidentit)
1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se një grup propozues.
2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij.
3. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë.
4. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i tretë.
5. Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.
6. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë.
7. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.
8. Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së parashikuar nga paragrafët 1 deri në 7 të këtij neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhje të reja të përgjithshme.
9. Kuvendi pasardhës zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.
Jo me kot e hapa kete teme duke cituar kushtetuten e republikes se Shqiperise dhe pikerisht pikat qe flasin per zgjedhjen e presidentit. Ne fakt ne te dy kampet kryesore eshte filluar te flitet mbi kriteret qe do te zgjedhin pasardhesin e Moisiut por socialistet sot kane dale hapur me idete e tyre. Ata shprehen se duhet te jete populli ai qe do zgjedhe drejtepersedrejti nepermjet votes se lire presidentin e ardhshem duke shmangur keshtu votimin e figures kryesore te kombit nga nje parlament ilegjitim sic eshte ky, nderkohe qe po sot nje ide e dyte eshte hedhur dhe kjo konsiston qe per votimin e presidentit te marrin pjese vetem 100 deputetet qe u zgjodhen ne mazhoritar duke lene jashte liste deputetet e proporcionalit te cilet u prodhuan nga nje megadushk. Nga kampi blu nuk ka ende asnje levizje mbi ceshtjen pervec premtimit paraelektoral te kryeministrit aktual i cili deklaronte se presidenti i ardhshem do i perkiste te majtes nese PD do fitonte zgjedhjet e 3 korrikut.
temes ne fjale po i bashkanjgjis nje sondazh ne te cilin ju mund te jepni mendimin tuaj se si duhet te zgjidhet presidenti i ardhshem...