presidenti...

S6T6N6

Forumium maestatis
presidenti...

Neni 86. (Kushtet për tu zgjedhur President)

1. Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.

2. President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç.



Neni 87. (Procedura e zgjedhjes së Presidentit)

1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se një grup propozues.

2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij.

3. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë.

4. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i tretë.

5. Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.

6. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë.

7. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.

8. Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së parashikuar nga paragrafët 1 deri në 7 të këtij neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhje të reja të përgjithshme.

9. Kuvendi pasardhës zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.



Jo me kot e hapa kete teme duke cituar kushtetuten e republikes se Shqiperise dhe pikerisht pikat qe flasin per zgjedhjen e presidentit. Ne fakt ne te dy kampet kryesore eshte filluar te flitet mbi kriteret qe do te zgjedhin pasardhesin e Moisiut por socialistet sot kane dale hapur me idete e tyre. Ata shprehen se duhet te jete populli ai qe do zgjedhe drejtepersedrejti nepermjet votes se lire presidentin e ardhshem duke shmangur keshtu votimin e figures kryesore te kombit nga nje parlament ilegjitim sic eshte ky, nderkohe qe po sot nje ide e dyte eshte hedhur dhe kjo konsiston qe per votimin e presidentit te marrin pjese vetem 100 deputetet qe u zgjodhen ne mazhoritar duke lene jashte liste deputetet e proporcionalit te cilet u prodhuan nga nje megadushk. Nga kampi blu nuk ka ende asnje levizje mbi ceshtjen pervec premtimit paraelektoral te kryeministrit aktual i cili deklaronte se presidenti i ardhshem do i perkiste te majtes nese PD do fitonte zgjedhjet e 3 korrikut.

temes ne fjale po i bashkanjgjis nje sondazh ne te cilin ju mund te jepni mendimin tuaj se si duhet te zgjidhet presidenti i ardhshem...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: presidenti...

Eh sa partizan i bindur që je o të keqen. Po si or ti mik ta votojë populli presidentin? Ti thua që ai të diskreditohet akoma pa u vënë në krye të vendit? Apo mungojnë në Shqipëri ata që "e kanë patur/kanë/njohin komshi" të presidentit të ardhshëm apo e kanë "shok", njohin kushurirën/in, një shok i tyre që e njeh shumë mirë presidentin e ardhshëm i ka thënë X e Y.
Po pse o xhaxhi edhe ti shkon si kovë pusi. Pale thoje edhe që nuk të pëlqente Nanua ty. O ti me fytyrë ke menderja i rrije t'i mbaje erë pordhave të tij.
E si ishte ajo puna e parlamentit ilegjitim? Ma shpjego edhe njëherë të lutem? Pra ligji shqiptar sipas PS nuk është i ligjshëm? Edhe ankoheni nga Sala juve. Po normal, ju nuk e respektoni ligjin që në thelb të tij.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: presidenti...

pse mer kondrapedal merr kot ti! nuk eshte se u tha dhe u bo pasi duhet te ndryshohet kushtetuta per nje gje te tille. Pastaj pse e shef ti si gje negative kete?! Votimi ne popull nuk le vend per abuzime, forcon poziten e vete kreut te shtetit, shmang pazaret e pista qe mund te behen ne parlament, menjanon figurat e djegura, afron figura te pakonsumuara te cilet nuk kane "miq" ne kuvend por jane popullore si dhe nuk behet pengese per bllokimin e punimeve parlamentare pasi sot sipas kushtetutes, pas 5 votimesh parlamenti shperndahet dhe behen zgjedhje te reja.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: presidenti...

S6, pse bo sikur nuk kupto? PSe bo komunistin e devotë ndaj partisë së tij?

Zgjedhja e Presidentit të Republikës nga populli do të thotë diskreditim i figurës së tij në popull para ngjitjes së tij në pushtet. Do të thotë gjithashtu grumbullim i pushtetit në duart e një partie. Për zgjedhjen direkte duhet bërë fushatë elektorale dhe sharjet, akuzat e shpifjet nuk do mungojnë në asnjë drejtim. Për më tepër që ai që do të zgjidhet president do i jetë borxhli partisë që e mbështeti gjatë fushatës dhe këtu fluturon gjithë besueshmëria e legjitimiteti i vendimeve të marra prej tij.

Ligji aktual parashikon një shumicë minimale prej 3/5 të parlamentarëve për zgjedhjen e Presidentit. Përveç se në rastin kur një parti fiton këtë shumicë parlamentare në zgjedhje, në rastet e tjera duhet konsensusi i opozitës. Dhe fakti që parashikohen deri në 5 raunde zgjedhjesh i jep mundësinë të gjitha palëve të diskutojnë si duhet dhe të gjejnë një figurë konsesuale.

P.S. Mos u mërzit o S6 se zgjedhje të parakohshme nuk do ket se për zgjedhjen e Presidentit ka kush voton edhe po nuk votoi PS (LSI për shembull /pf/images/graemlins/laugh.gif).

Unë jam dakort për vete që Moisiu të mbajë presidencën edhe një mandat të dytë.
 

Santiago

Primus registratum
Re: presidenti...

Shqiptaret ne fakt jane nje popull shume i sistemuar ekonomikisht dhe demografikisht keshtu qe ja lejojne vetes luksin qe te beje zgjedhje cdo vit. /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
Per mua kjo eshte nder idiotesite me te fundit qe buron nga qelite e PS-se. Cfare kuptimi do te kishte nje votim direkt???A do te zgidhej personi i duhur? Pse nuk u dashka ta zgjedhe parlameni?! Nese parlamenti nuk eshte legjitim atehere kjo eshte muhabet tjeter (Deri tani asnje parlament nuk ka qene legjitim per opoziten)
Tek e fundit ne nuk jemi republike presideciale as si Franca dhe aq me pak si SHBA.
Me sa mund te kuptoj problemi i presidentin eshte me teper lufte brenda grupeve te PS-se se lufte PS-PD.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: presidenti...

Ne fakt nuk ja kam idene.Ta vendose populli.......nuk me duket e arrire persa kohe mentaliteti politik i shqiptareve eshte nen nivelin e mesatares.

PSe ti Satana.....hahahahah qa kom qesh me ate"PSe" e Kondras(ishte me te futur):)))
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: presidenti...

Kondre!

Nese presidenti zgjidhet nga populli ai patjeter qe do mbeshtetet nga nje apo disa forca politike. Kjo zgjidhje nuk do ti ule popullaritetin apo ti zvanise legjitimitetin, por nuk do te lejoje qe figura e kreut te shtetit te dale nga qofteria apo birraria, qe ajo te linde si pazar i marrdhenieve te paligjshme qe i shkojne ndesh interesave te qytetarit. Kjo zgjidhje per me teper nuk do ta beje presidentin te harrohet djathtas apo majtas duke flirtuar per tu rizgjedhur por do ta vere ne dobi te komunitetit duke i sherbyer drejtpersedrejti atij qe e zgjedh.

Si perfundim kondrapedal me behet shume qejfi per Sabitin por dhe per ty qe mezi pret te shohesh pjellen e dashurise PD-LSI ne presidence /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: presidenti...

Un ta thash se cin du me pa në Presidencë.

Kurse ai muhabeti jot nuk pin ujë për arsyet që të thashë më lart. Presidenti i zgjedhur nga një forcë politike bëhet vegël në duart e asaj force.

Imagjino sikur të propozonte një kandidat Berisha dhe ky të bëhej President!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Mos ji shum i sigurt për ngjarjet e së ardhmes /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 
H

harap

Guest
Re: presidenti...

Satana presidentin nga populli mund ta propozonin gjate qeverisjes 8 vjeçare socialiste e jo tani.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: presidenti...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


Unë jam dakort për vete që Moisiu të mbajë presidencën edhe një mandat të dytë.

[/ QUOTE ]

Interesante kjo ideja e Moisiut per nje mandat te dyte /pf/images/graemlins/idea.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: presidenti...

Ka gallate kete vit per presidentin. Ai kopili Meta do ta luaje bythen aq bukur dhe do perfitoje maksimumin per vete dhe partine e tij. Kush ti ofroje me shume.. kjo eshte puna. Nese Sala i premton shume mund ta mbeshtese ne zgjedhjen e presidentit, nese bie dakort me PS - zgjedhje te parakohshme. Nga ana tjeter dhe Sala nuk eshte budalla, mund te binde te gjitha partite e tjera pervec PS &amp; LSI dhe ja hudhi. Se mbaj mend sa eshte numri i deputeteve qe ka cdo parti ne parlament aktualisht??
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: presidenti...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mos ji shum i sigurt për ngjarjet e së ardhmes /pf/images/graemlins/winkwink.gif

[/ QUOTE ]

Ca thu mer plak! Jam shume dakort ne kete pike me ty, aqmeteper ketu ne Shqiperi qe ca spret. Sot psh partite e medha u bene bashke dhe ja futen te voglave per kodin zgjedhor + qe nuk do te kete ndryshime ne kushtetute keshtu qe bie poshte varianti i presidentit popullor edhe pse mua me pelqen... Me qe ra fjala dhe nje haber tjeter, Nanoja u kthye ne Shqiperi /pf/images/graemlins/wink.gif
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: presidenti...

PER MENDIMIN TIM PRESIDENTI DUHET TE VOTOHET NGA PARLAMENTI SEPSE NE KUSHTETUTE THUHET KESHTU. ARSYEJA E DYTE ESHTE SEPSE PRESIDENTI NUK KA ATE FUQI NE SHQIPERI SI NE SHBA APO FRANCE PER TE ZGJIDHUR PROBLEMET EKZEKUTIVE KESHTU QE NUK MUND TE ZGJIDHET NGA POPULLI. NQS DO TE ZGJIDHEJ ATEHERE DUHET TE NDRYSHOHEJ KUSHTETUTA KOMPLET SEPSE DO TE KISHTE RANGJE TE TJERA FORMULIMI DHE SKEMA TE REJA NE BAZE TE CILAVE DO TE QEVERISEJ VENDI." NE ZGJEDHIM DEPUTETET TANE TE NDERUAR DHE TE ARTE" "ATA ZGJEDHIN PRESIDENTIN"
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: presidenti...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mos ji shum i sigurt për ngjarjet e së ardhmes /pf/images/graemlins/winkwink.gif

[/ QUOTE ]

Ca thu mer plak! Jam shume dakort ne kete pike me ty, aqmeteper ketu ne Shqiperi qe ca spret. Sot psh partite e medha u bene bashke dhe ja futen te voglave per kodin zgjedhor + qe nuk do te kete ndryshime ne kushtetute keshtu qe bie poshte varianti i presidentit popullor edhe pse mua me pelqen... Me qe ra fjala dhe nje haber tjeter, Nanoja u kthye ne Shqiperi /pf/images/graemlins/wink.gif

[/ QUOTE ]

Ti do me thon rroftë Nano President? Hajt për hajër ishalla. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: presidenti...

ishalla jo se kemi me u bo gjithe tape ose kem me majte gjithe duret neper xhepa duke i krujt
 

Blendi

Primus registratum
Re: presidenti...

Une jam me Kondren, nuk me pelqen ideja e nje fushate tjeter, do na kaloje gjithe koha ne fushata dhe vetem me pune nuk do merremi ne te mjeret. mendoheni pak sesa e ndezur do jete klima, gjithmone tashme, se c'do nje vit e gjashte muaj ke nje Zgjedhje madhore, perkatesisht Parlamentare, Lokale dhe Presidenciale...

PASTAJ...i bie qe presidenti te beje fushate, pra te jete politkan, pra perjashtojme njeheresh gjithe figurat serioze, te paperlyera (Si Moisiu) - pasi njerez te tille nuk dalin te bejne fushata.

Nuk dua te perseris Kondren, por mos e krahasoni me Ameriken ku ka nje respekt te jashtezakonshem per ZYRËN e Presidentit...e qe prap sjell ate qe gjysma qe voton kundra e ka Presidentitn hale ne sy, tip... Fahrenheit 9/11

KESHTU, KUNDER NDRYSHIMIT TE KUSHTETUTES!!!!
 

963

Primus registratum
Re: presidenti...

Zgjedhja e presidentit nga populli do jete shume gje e mire per ne shqiptaret, pavaresisht se ne akoma s'kemi llogjike zgjedhje. Kjo ndoshta i takon se ardhmes. Them do ishte gje e mire sepse ne nuk i besojme zbatimit te ligjeve, por i besojme NJESHIT.
Qe te evitohen edhe pazaret qe mund te bejne partite politike.
Ne kete menyre edhe nje parti e vogel, si psh ajo e legalitetit, mund te kete shance te zgjedhe presidentin nga gjiri i vet.
Efekti negativ mund te ishte nje rezultat i ngjashem me ate ne France me 2002-in, ku ne turin e pare vetem 20% e popullsise votuan per presidentin aktual.
 

Ergler

Primus registratum
Re: presidenti...

Ne Republikat Parlamentare presidenti eshte njeriu me kot,por ne Shqiperi eshte kot fare.Mendoj se do te gjendet nje zgjidhje edhe per zgjedhjen e tij.Nqse PS do te paraqes kandidaturen e Nano qorrit e ka te humbur davane.Pse?Sepse mete do te votoj per kandidaturen tjeter,pra ate qe do te propozoj PD edhe pa koncensione bile.Kandidatura e qorrit do te ishte budallallek.Por nuk i dihet ndonje marrveshje te fshehte Berisha - Meta dhe ky i fundit mund te jete presidenti i vendit.Nuk mund t'i dijme te gjitha kulisat e politikes miqt e mij.I shikojme kur grinden,por ata vjen nje moment qe per interesa te vecanta ata bashkpunojne ne cfardo lloj forme.Keshtu qe Nano e PS per mendimin tim jane jashte loje.Po te me pyesnin mua une do te isha dakord per Meten presdent sepse do ti behej me mire vendit.
 
Top