Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Skishte si te ndodhte ndryshe.
Irani me nje popullsi shumice radikale/fundamentaliste do zgjidhte se s'ben nje radikal Islamist.
Jo se te tjeret do ishin me te mire.
Irani i mireqenies/zhvillimit/kultures se kohes se Shahut ka 25 qe ka marre fund!
Tani Irani mendohet te zhvillohet nga ana berthamore,si gjithnje,shteti do pasurohet ushtarakisht ndersa populli do varferohet deri ne ekstrem!
Ish-pengjet qe kane perjetuar ferrin per 444 dite,njoften surratin e njerit nga lideret e terroristeve qe kidnapuan qytetare Amerikane me kusht:dorezimin e Shahut!

Keni parasysh se sa perpara do e qoje Iranin Presidenti i ri 49 vjeqar?

Po vjen era lufte e terrorizem me duket!

Edhe shoku Fisher i Gjermanise ishte nje ish-terrorist majtist!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Nuk eshte -ish terrorist, ESHTE TERRORIST.
Madje deklarata e fundit per te fshire nga harta gjeografike Izraelin, ka per te fshire nga harta vendin e tij.
Izraeli ne kete rast ka te drejten legjitime te mbroje veten dhe dihet qe potenciali ushtarak i tij eshte shume e shume here me i madh se i te gjitha vendeve arabe sebashku. Keshuqe, nje terrorist si presidenti i Iranit, kete rradhe i plasi bombat ne shtepine e tij.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Dhe mua m'u duk pak e habitshme per nga ana diplomatike me shume, nje deklarate e tille, sepse qe nga koha e Hitlerit nuk di te kete dale ndonje president dhe te pretendonje fshirje vendesh nga harta! Shpresoj te mos njehsojne edhe kete deklarate me besimin myslyman!

Megjithate, personalisht besoj, se presidenti i Iranit e ben kete deklarate per te fituar ca pike ne vendin e tij se realisht, ai e di shume mire, se nuk ka asnje shans qe deshira e tij te plotesohet.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Nqs Presidenti Iranian e ben kete deklarate per te fitu pike ne vendin e tij..atehere do te thote qe te gjithe atje(Iran) qenkan kafshe qe qeverisen nga nje qeveri Islamike!!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nqs Presidenti Iranian e ben kete deklarate per te fitu pike ne vendin e tij..atehere do te thote qe te gjithe atje(Iran) qenkan kafshe qe qeverisen nga nje qeveri Islamike!!

[/ QUOTE ]

hmm...... opinion i fort ky orosh.

ule pak tyten. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Plako...politika behet qe te fitosh shumicen...e nqs ky "perdhesident" mendon qe shumica do e perkrahe pikerisht nga deklarata te tilla...atehere shumica eshte ashtu sic thashe(me gjith uljen e tytes)!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Ndofta Irani ndjehet i kërcënuar nga pasja e bombës atomike nga Izraeli dhe prandaj preferon edhe ai ta ketë. Mos të harrojmë sulmin e Izraelit mbi impiantet nukleare të Irakut ndërkohë që ky ishte një vend i lirë. Mos të harrojmë gjithashtu edhe vullnetin e Izraelit për të përdorur armë atomike në luftën e 6 ditëve (në fillim të saj).

Për më tepër, Irani ka deklaruar që kërkon vetëm të zhvillojë energjinë atomike dhe kjo si kërkesë në vetvete është plotësisht legjitime. Madje do shtoja edhe se pasja e bombës atomike nga Irani është një e drejtë legjitime e një vendi të pavarur.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Kondra..ke harru "boshtin e se keqes"..apo ngaqe e ka thene Bushi...nuk eshte e vertete?
Israeli nuk ka vetem bomben..ka shume gjera te tjera....
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Boshti ka dy skaje Orosh ndërsa e keqja jo. Si do ta zgjidhim këtë dilemë /pf/images/graemlins/shrug.gif?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Boshti ka dy skaje Orosh ndërsa e keqja jo. Si do ta zgjidhim këtë dilemë /pf/images/graemlins/shrug.gif?

[/ QUOTE ]

Antares do na e zgjidhte kete dileme...por nuk e kemi ne gjirin tone /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Plako...politika behet qe te fitosh shumicen...e nqs ky "perdhesident" mendon qe shumica do e perkrahe pikerisht nga deklarata te tilla...atehere shumica eshte ashtu sic thashe(me gjith uljen e tytes)!!

[/ QUOTE ]

shiko...... si populli i iranit me presidentin qe kane sot , kane qene edhe shqiptaret me dullen jo shume vite me pare.

fjalimet e dulles(te ngjashme me ate te perdhsidentit iranian)nuk jane harruar , po ashtu edhe brohoritjet e mirdites .

keshtu qe ....... /pf/images/graemlins/shrug.gif


ps.orosh kam pershtypjen se ke nje fare antipatie per myslimanet , edhe kjo shfaqet ne epitetet qe i ve nje populli te tere.
 

Juela

Primus registratum
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

U na lodhet. Amerika e ka nda mendjen ti bie Iranit prandaj cdo deklarate e ben te madhe. Tani Iranianet kane mendimin e tyre. Une nuk jam absolutisht pro Iranit, por me vjen shume keq qe Amerika merret me Iranin nderkohe qe edhe izraeli ka arme berthamore. Kur ti heq izraeli atehere ti heq dhe irani. Izraeli eshte cuni i vogel i Amerikes dhe e mbron verberisht. Me fal, mire qe e vuri Izraelin ne token e arabeve po tani sulmon dhe arabet. Kjo eshte skandaloze por kshu eshte kur ke lobin cifut me te fuqishmin ne amerike dhe kur te gjithe cifutet kane pozicionet me te larta ne SHBA qe nga qeveria e deri ne hollivud. Vetem shihni dokumentaret, artikujt, perkujtimoret e vazhdueshme, pafund qe behen per holokaustin. Ka qene e tmerrshme e pranoj, nje tragjedi e rralle por jo e vetmja. Amerika vete ka shkaterruar qindra popuj, ka hedhur bombe atomike ne Hiroshima e Nagasaki ne pergjigje te sulmit te japonezeve ndaj Pearl Harbor, Amerika hodhi poshte sistemet komuniste ne Ameriken Latine per te vendosur ato ushtarake, pinochet e shoke te cilet i shkaktuan popujve vuajtje te medha. Vetem ne Argjentine sa vete u zhduken nga qeverite e tilla. Po kisha katolike sa masakra ka bere ne emer te zotit??? Keshtu eshte, historine e bejne fitimtaret dhe vendimet i marrin te fuqishmit. Po Europianet qe ankohen se polaket do ju merrnin vendet e punes me zgjerimin e BE-se? Pikerisht keta europiano perendimore se bashku me Rusine vendosen se kush bllok do i perkiste kujt. Cfaj kishte polonia, cekia apo Letonia qe u detyruan ti nenshtorheshin politikave staliniste dhe te zhvilloheshin me ngadale se Perendimi?!!?
Po fatin e Shqiperise qe e vendosen ne kongresin e londres fuqite e medha, ndarjet qe u bene, dhe tani flasin per "pavaresi te kushtezuar" te kosoves? Ajo amerike qe mbeshtet aq shume shqiperine, e kercenon shqiperine dita dites se nese nuk nenshkruan psh. aktin qe ushtaret amerikane te mos gjykohen nga ICC, atehere SHqiperia nuk do te kishte mbeshtetjen per ne NATO, BE etj. Aman, se ai i Iranit e thote me ze dhe quhet djall, po keta te tjeret qe kane qindra mijera masakra mbrapa skene dhe ende quhen shpetimtare te botes. E meqe ra fjala, shikoni perendimin, Francen ku autoritetet kane frike per nje lufte civile. Pioneri i bashkimit Europian, vendi i literatures, muzikes e artit, azili i shkrimtareve dizidente, qendra e kultures, shtepia e Louvre, ajo france eshte vendi me paragjykues ndaj cdo lloj kombesie, nese nuk eshte e bardhe dhe me emer Jean Pierre dhe purely katolik. Vete kolonizon e shfrytezon e pasurohet ne kurriz te algjerise, nigerise etj dhe tani as nuk iu jep vende pune e i trajton si te huaj, te pabarabarte dhe ja si po e merr pergjigjen. Po Anglia qe ne muzeun e quajtur BRITISH museum ka vetem sende te vjedhura si Parthenon Marbles nga Greqia, dhe nga vende te tjera ku ka qene kolonizatore. KEta flasin ne emer te demokracise e lirise se fjales, por normalisht per te ruajtur bythen e tyre. Por kjo eshte bota e kjo eshte politika. Ca njerez perfitojne ca jo. Disa gjera qe na i dha komunizmi sdo na i jap kurre kapitalizmi e anasjelltas. ne perfundim, mendoj se Bush duhet hequr menjehere sepse vetem po gabon, gabim pas gabimi, ne fillim me Irakun (ku 2000 ushtare jane vrare deri tani), e deri se fundmi me skandalin e asaj te Cias. Edhe Bin Ladenin ska per ta gjet ndonjehere dhe jam e sigurte qe as e ka kerkuar. Eshte e cuditshme qe amerikanet te mos gjejne nje njeri te vetem, sepse ata kane tre agjensi informative, NSA, CIA, FBI, sikru nje nga secila te shkonte ne afganistan, do kishte gjet ndonje gjurme te Bin Laden. Por per te hequr mendjen nga ai, na con ne Irak, pastaj do jete Irani, korea e veriut e pastaj shifeni kur ti bie padashje meksikes. Ah prandaj sdesha te merresha me politike.
 

preator

Primus registratum
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Orosh! Kush eshte ky "anastari" qe nuk qenka midis nesh? C'e ka gjetur dhe pse nuk qenka midis nesh?
Te keshilloj te kalosh njehere nga ky "parukjeri" me siper qe te te rruaje e te te qethe per shtate pale qejfe se rekrutet per ne Iran, Kore, Siri, Venezuele i duhen Amerikaneve si pellumba e jo me mjekrra e lesh te gjate si diversante sic je zotrote!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Parrukiere nga ato qe shkruan ti nuk lodhesh, vetem mbush koken me nje thes kotesish.
- Izraeli e ka bomben atomike prej mbi 30 vjetesh dhe nuk ka kercenuar asnjehere nje vend tjeter duke shfrytezuar kete epersi ushtarake. Gje qe e beri Irani me deklaraten e tij: Izraeli duhet zhdukur nga faqja e dheut.
- Izraelin nuk e vuri amerika ne tokat e arabeve. Ketu ke dy mangesi, nuk di historine antike si dhe ate moderne, e para te meson se ku kane qene ne lashtesi izraelitet dhe e dyta se si u krijua Izraeli.
- Nuk pranon epersine e izraeliteve dhe ankohesh. Pse? Sepse jane race inteligjente dhe se te tille i ka bere pikeisht ngaqe kane qene te kercenuar gjithe jeten. E di prejardhjen e fjales gheto? U perket atyre, izraeliteve, por jo si nje krijim, si nje pesim. Ne Venecien e 1500-es, ishin te izoluar, i mbanin te rrethuar ne nje lagje te veçante, meqenese puna e tyre ishte ne shumice ajo e tipografeve linotipisteve dhe qe si karakteristike dalluese kishte hedhjen e bojes, pikerisht nga fjala GETTO - HEDH, filluan te thirren ebrenjte kur behej fjale per ta: ata te gettos, te ghetos...dhe ishte nje menyre ku shprehej perbuzje sepse kurre nuk thirreshin me emra.
Ti flet per krime te kishes katolike, por nuk permend se pikerisht ketu e ka zanafillen edhe urrejtja dhe genocidi ndaj ebrenjve. Kjo perbuzje mijeravjeçare, kjo urrejtje, do te çonte ne izolim, fillimisht i padeshiruar, i detyruar, por me pas u shndrua ne vetizolim si proteste ndaj nje bote qe i urrente padrejtesisht. Gje qe dha fryte te mira per ta, por, pas vuajtjesh mijeravjeçare, i beri qeniet me inteligjente te races njerezore. Eshte e provuar shkencerisht, triumfon gjithmone ajo qenie, ose lloj qe reagon ndaj kercenimit. Shumica e shkencetareve, filozofeve, artisteve, etj etj, me te medhenj te botes, jane izraelite.
- Persa i perket Iranit, bota e qyteteruar ndjehet e kercenuar sepse askush deri me sot nuk guxon te beje nje deklarate si ajo e nje terroristi president. Dhe kjo eshte prova me e mire se çdo te thote teokraci, se ç'eshte ne gjendje te beje.
- Askush nuk eshte kunder bombes atomike, sepse nuk ka asnje ligj qe te pengoje perpjekjet e nje vendi per te rritur aftesine MBROJTESE, por nese zhvillimi dhe prodhimi i armeve te zhdukjes ne mase behet kercenues per ekzistencen e te tjereve, atehere, duhet nje nderhyrje e forte dhe energjike qe t'i jape fund vete kercenimit.
- Ndersa gabimin me trashanik e ben kur akuzon ameriken per Kosoven, akuzon pikerisht ate qe luftoi per Kosoven. Ndoshta ke qene duke pire ndonje kafe diku ne gjithesi, por po te mos ishte amerika, sot rruget e Prishtines do te ishin mbushur me doçer. Ushtaret serbe i perdhunonin femrat shqiptare, qofshin vajza ose te martuara dhe rastet e shtatzanise se padeshiruar, fryt i nje perdhunimi, per fat te keq ishin shume ne Kosove. Ti akuzon ameriken per pavaresi te kushtezuar?! Cudi, sepse je jashte orbites serish. Kur perfaqesuesi amerikan ne Beograd nuk shtroi asnje lloj pavaresie te kushtezuar, perveç asaj te plote, nderkohe, nje malok, president, si Berisha dhe ministri i tij i jashtem, folen per pavaresi te kushtezuar?!
E ndoshta nuk e di dhe sigurisht nuk e di, por ishte lobi ebre ne amerike i pari per luften kunder Serbise, ne mbeshtetje te shqiptareve.
Mjaft na çudite, sikurse edhe me ate panorame qe ben duke kaluar neper gjithe europen me shkop ne dore.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Parrukiere nga ato qe shkruan ti nuk lodhesh, vetem mbush koken me nje thes kotesish.
- Izraeli e ka bomben atomike prej 30 vjetesh dhe nuk ka kercenuar asnjehere nje vend tjeter duke shfrytezuar kete avantazh ushtarak. Gje qe e beri Irani me deklaraten e tij: Izraeli duhet zhdukur nga faqja e dheut.
- Izraelin nuk e vuri amerika ne tokat e arabeve. Ketu ke dy mangesi, nuk di historine antike si dhe ate moderne, e para te meson se ku kane qene ne lashtesi izraelitet dhe e dyta se si u krijua Izraeli.
- Nuk pranon epersine e izraeliteve dhe ankohesh. Pse? Sepse jane race inteligjente dhe se te tille i ka bere pikeisht ngaqe kane qene te kercenuar gjithe jeten. ...

[/ QUOTE ]

Një replikë e shpejtë ndaj kësaj pjese të shkrimit të mësipërm.

Së pari, Izraeli ka kërcënuar të përdorë armë bërthamore gjatë luftës së 6 dit¸eve (në fillimet e saj kur Izraeli po humbte vazhdimisht).

Së dyti, në vendosjen e shtetit izraelit në territoret e sotme, përfshi edhe zgjerimin e këtyre territoreve, ka dhënë pëlqimin e saj edhe SH.B.A.

Së treti, populli çifut (hebre) është superior? Ndaj kujt? Kush ka bërë një studim ku të krahasohet inteligjenca e hebrejve ndaj popujve të tjerë? Kjo është si të thuash që ti je më inteligjent se komshiu yt apo se bashkëqytetarët e tu.
Edhe shqiptarët kanë qenë të kërcënuar gjithë jetën e tyre, madje edhe më gjatë se hebrejtë ... .

Së fundi, kur ti flet për lashtësinë, i referohesh periudhës kur hebrejtë kishin si atdhe të tyrin Egjiptin? Apo i referohesh periudhës disa shekullore kur ata jetonin së bashku me popuj të tjerë të Lindjes së Mesme ndër të cilët dhe Filistejtë? Sipas llogjikës që përdor, mos do ishte me vend të thonim që shqiptarët duhet të marrin gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshi pjesën më të madhe të ish-Jugosllavisë e Greqinë?
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Izraeli nuk ka kercenuar njeri, jane race inteligjente ?




ku jeton ky atman me keto njohuri kaq te thella ??

papapa.....te than fare.


ps. Atman kush eshte fornitori i asaj qe tymos ,se e paska mallin me kualitet shoku.

thuj te bej nje xhiro edhe ketej nga albforumi.
 

Juela

Primus registratum
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Ti Atman duhet te jesh student ne Amerike apo te ka mbushur njeri mendjen ndryshe. C'mon don't give me that diplomatic side of [ndaluar] se sic thashe me pare nuk ka nevoje qe Izraeli te kercenoje me fjale, ato tashme kane corientuar nje kontinent te tere. Dhe shife mire historine kur behet fjale per krijimin e shtetit izraelit ne 45. Dhe mos u merzit se e di qe Hebrenjte kane shpritin ne Jeruzalem por ata e kane shpirtin gjithandej sepse u debuan nga cdo vend.
Persa i perket Hebrenjve qe jane rrace superiore: AAAAA mos e thuaj kete. HEbrenjte i dashur kane kaluar shume histori se bashku, jane paragjykuar, jane debuar, jane vrare, jane perndjekur ne egjypt, ne gjermani e kudo qe ne kohet e krishtit. Kjo i beri ata me te bashkuar dhe me te fokusuar me nje synim te vetem,te arrinin majat. Ata e mbeshtesin shume njeri tjetrin, nuk para e vrasin per rracat e tjera biles edhe martesat i kane mes njeri tjetrit ne shumicen e rasteve. kane nje ushqim te vecante, luten ne Sabbath etj. Pra kane kulturen e tyre dhe nese do te konvfertohesh ne fene hebre, nuk mund ta besh dot sepse ate fe duhet ta kete pasur nena jote. Me gjithe keto kualifikime duhet te kuptosh se ata jane nje rrace e izoluar nga te tjeret dhe qe mbeshtesin shume tej mase njeri tjetrin. Nuk ka te beje me ndryshim biologjik fare dhe eshte absurde te merret kjo llogjike (sepse ka dhe studime qe ata qe i kanae floket e kuq jane me te zgjuar apo rraca e verdhe)ka te beje vetem me faktin e mbijeteses. Ata njerez duhet te ngrene emrin e fese dhe kultures se tyre, ata vetem ne 1945 u ben nation-state, cifutet duhet te perdorin trurin se nuk mund te kontrollojne dot ndryshe as ameriken, as europen as veten e tyre.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Së pari, Izraeli ka kërcënuar të përdorë armë bërthamore gjatë luftës së 6 dit¸eve (në fillimet e saj kur Izraeli po humbte vazhdimisht).

Ne luften e 6 diteve Izraeli jo vetem qe i shpartalloi kundershtaret e tij, por turpi me i madh ishte se nje brigade tankesh izraeliane beri te dorezohej nje divizion egjiptian dhe kur hoqen kasken nga koka, ishin te gjitha tankiste femra.
Nuk eshte aspak e vertete qe ka kercenuar vendet arabe me arme atomike.

Natyrisht qe SHBA do te jepte pelqimin, por vetem pasi u shtrengua nga rrethanat. Hidhi nje sy historise se krijimit te izraelit dhe do te kuptosh qe ata jane penguar per krijimin e shtetit, madje kane luftuar edhe kunder anglezeve.

Pa perseritur edhe njehere disa gjera. Ebrenjte, qofte edhe çifutet, (sepse realisht ne fjalorin e shqipes keshtu thirren, pra nuk eshte term perbuzes), u detyruan nga rrethanat qe te mbijetojne dhe kjo gje ka si pasoje nje zhvillim me te madh te inteligjiences, per vete faktin se jetonin ne nje ambient armiqesor te krijuar nga qenie inteligjente qe kerkonin t'i zhduknin, pra ne kete rast behej fjale per te zhvilluar nje hap me shume inteligjencen qe te mbijetosh. Nese do te behej fjale, per nje bote kur kerkon force fizike, atehere, nje qenie qe te mbijetoje, duhet te mrpehe ato ane, ndryshe, mbaron. Ndoshta nuk na vjen mire, por eshte fakt qe shkencetaret me te medhenj jane ebrenj. Jam shume dakort me parlelizmin qe ben kur thua se edhe ne kemi pasur te njejtin fat. Po, thuajse te njejtin fat dhe thuajse te njejten inteligjience, sepse ne kemi nxjerr burra shteti, figura te shquara, per shume popuj te tjere, pra e manifestuar ne nje drejtim tjeter. Te pushtuar, por i kemi dhene armikut ate qe nuk e kemi mbajtur per vete, perandoret e romes, kryeministrin e pare te Italise, Qemal Ataturkun, gjenerale, vezire e pashallare Turqise, aq sa ata thoshin se ishim ne qe i kishim pushtuar. Familjen mbreterore te egjiptit, teknika e luftes. Ne luften e Krimese per here te pare nga ana e ushtrise turke u perdorua lufta e pozicioneve, sepse batalionet ishin me shqiptare dhe u shtrine barkas per te luftuar,jo me kembe si budallenj e duke ecur me hap rrjeshtor nen tinguj e bandes.

Së fundi, kur ti flet për lashtësinë, i referohesh periudhës kur hebrejtë kishin si atdhe të tyrin Egjiptin? Apo i referohesh periudhës disa shekullore kur ata jetonin së bashku me popuj të tjerë të Lindjes së Mesme ndër të cilët dhe Filistejtë? Sipas llogjikës që përdor, mos do ishte me vend të thonim që shqiptarët duhet të marrin gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshi pjesën më të madhe të ish-Jugosllavisë e Greqinë?

Si e do pergjigjen?
Ebrenjte i dashur, kane pasur 12 tribu dhe ekzistojne hartat ku perfshihen tokat e tyre. Mbreteria , ose shtetet e tyre kane qene qe me ngritjen e Ur-it nga erdhi Abrahami, bashkohes te Hititeve qe bene nje perandori te madhe dhe te ndriteshme. Ne Egjipt, nje pjese e ebrenjve u ndodhen per shkak te Josifit qe u be keshilltar i faraonit dhe qe arriti te zbertheje domethenien e nje endre qe ai (faraoni)pa. Me pak fjale shtate vjete bollek dhe shtate vjet thatesire, fakt ky i njohur dhe i provuar historikisht. Faraoni i dha te drejte Josifit te qeverise Egjiptin per katermbedhjete vjet dhe ne kohen e thatesires, aty vinin nga te gjitha vendet perreth per te blere drithera, sepse Josifi duke e ditur ate qe do te ndodhte, i mbushi hambaret plot ne kohen e bollekut.
Ka harta te vjetra qe tregojne shtrirjen e 12 tribuve te ebrenjve si dhe deshmite arkeologjike qe jane prova me e pakundershtueshme e qyteterimit te tyre te vjeter. Ne kohen e romakeve filistenjte nuk kishin shtet ndersa ebrenjte e kishin nje te tille.
Pyetja qe ngre ne fund nuk ka asnje paralelizem logjik. Ebrenjte kishin nje territor historik mjaft mire te qartesuar, te provuar dhe faktuar po aq sa edhe qyteterimi egjiptian, hitit, persian, babilonez, etj.

Leopard, futu njehere andej nga tundra, mbase gjen ndonje bar qe i shkon kafsherise tende te nderuar.
 

jona20

big bum bam...
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Orosh djali, po cfare faji ka populli i thjeshte, une e ti e te tjere kot llapim, vuan e i vuan te gjitha mbi kurriz.

E kishe nis mire temen, por ama mos i bjer ne qafe popullit.

P.S informacion: presidenti iranian e ka vjedh postin qe ka.
 

ndricim

Primus registratum
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

Nese shqipetaret do te ishin pa shtet si çifutet me pare, dhe nese ne do ishin skllever per nje kohe te gjate, shumica e shkencetareve do ishin shqipetare sot.

Kemi shembullin e shqipetareve qe duan Camerine, gjithmone me te zjarrte per te marre panvarsine e Camerise sesa per te ndertuar ate shqiperi qe kane.
Dashuria e madhe e çifuteve per shtetin e tyre dhe nga frika e shdukjes se hebraizmit, çifutet jane te pasur sot.
Krijimi i nje shteti cifut per hebrenjte eshte nje parajse ne toke, dihet qellimi qe kane ato sipas besimeve hebreje. Shikoni fjalet qe those presidenti Ahmedinaxhan, nga mos te mos te behen shkencetare cifutet.
 

Nobis

Primus registratum
Re: Presidenti i Iranit Ahmadinejani,ish-terrorist!!!

oroshi quan Ahmedinaxhadin, fondamentalist islamik, nderkohe harron se vete po ben figuren e nje fondamentalisti katolik.
Mbaje mend po nuk doli me parrullen: "Rrofte kisha e mesjetes.Te digjet Galileo dhe Xhordano Bruno" ...

Feja eshte OPIOUM per popullin.(kryesisht per tipa si oroshi apo ahmedinaxhadi) /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top