Presidenti çek, Klaus: Mbështetje Shqipërisë, por traktati i Lisbonës nuk zgjeron BE-në

Presidenti çek, Klaus: Mbështetje Shqipërisë, por traktati i Lisbonës nuk zgjeron BE-në

Ratifikimi i Traktatit të Lisbonës nuk është e thënë t’i hapë rrugën zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kështu ëshë shprehur presidenti çek, Voslav Klaus gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.

Pyetjes, nëse Çekia do të firmosë këtë traktat, për të cilin Shqipëria është shumë e interesuar, pasi me të hapet rruga e integrimit, presidenti çek iu përgjigj prerë: “Nuk jam këtu për të diskutuar për traktatin e Lisbonës. Është e pamundur të ratifikohet ky traktat, pasi do të diskutohet në Gjykatën Kushtetuese. Më duket se ka një keqkuptim, pasi nuk është e thënë që pas këtij hapet rruga për zgjerimin e BE-së”- tha ai.

Pavarësisht kësaj ai ka garantuar se vendi i tij do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Europë.

Topi, apel partive: Bashkëpunoni për të mirën integruese të vendit

TIRANË- Kreu i shtetit, Bamir Topi i është drejtuar sërish me një apel partive politike për bashkëpunim, duke u kujtuar atyre se kjo është për të mirën e integrimit të vendit në BE.
Deklaratën Topi e ka bërë gjatë konferencës për shtyp që ka dhënë së bashku me homologun çek, Voslav Klaus, i cili nisi sot vizitën dy ditore në vendin tonë.
“Marrëdhëniet politike të një vendi që synon integrimin janë shumë të rëndësishme. Vendi, ka nevojë për marrëdhënie institucionale mes mazhorancës dhe opozitës. Përveç apelit që vjen nga presidenti, vullneti për bashkëpunim është te vetë partitë politike. Sa i mirë bashkëpunimi, aq më i lehtë integrimi i vendit”- tha Topi.
Sipas tij, ajo që kërkohet nga Evropa e bashkuar, është vazhdimi i reformave, sidomos në drejtësi. “Për këtë nevojitet bashkëpunim jo thjesht politik por edhe formal për të arritur numrin për reformat. Jam i bindur se nuk do të ketë asnjë lloj pengese nga askush për të penguar integrimin e vendit në BE, që është një proces i sigurt, e që do të finalizohet me sukses”- tha ai.
Presidenti i Çekisë, Vaçslav Klaus ka nisur sot paradite një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë, me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi.
Sipas axhendës, pas ceremonisë zyrtare të pritjes në Pallatin e Brigadave, dy Presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe më pas, në krye të delegacioneve respektive, priten dhe bisedimet bilaterale mes tyre.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Presidenti çek do të takohet me autoritetet më të larta të vendit, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Gjithashtu, në programin e vizitës zyrtare të Presidentit Klaus është edhe promovimi i librit të tij “Planeti blu nën vargoj të gjelbër”, si dhe një takim me Forumin e Biznesit shqiptaro-çek.(Shekulli)

61ae-5m6qfA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23490. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23490

Top