Re: prapaskena "TE DUA"
mmmmm........
ne fakt 2 veta me kan thene te dua,
i pari me beri te qeshja sepse nuk kisha shum kohe qe isha me te edhe kur me tha Te dua u shkriva sepse: 1/nuk e prisja kaq shpejt, 2/ menyra serjoze e tija qe me shikonte ne drite te syrit me habiti edhe 3/un nuk i kisha te njejtat ndjenja, dmth me pelqente, por pelqimi edhe dashuria jan shum larg si ndjenja.Pergjigja ime ishte : po tallesh ti me duket...por nuk ben shum per te qeshur ne fakt i thash.Nuk nejta shum me të dhe ne vazhduam rrugat tona ne drejtime te kunderta.
Ne fakt çfare ishte komike qe se, ai ma tha sikur po me thoshte "me jep i got uj, ose sa e ke oren" dhe un kam vene re qe ka disa te huaj qe thon te dua shm shpejt, hala pa e njoft njeriun tamam, dhe se per mua kjo eshte superficjale.
Ndersa i dyti, me tha te dua, pas disa kohesh qe frekuentoheshim,njiheshim shm mire, kishim shm gjera te perbashketa, dhe ai kur ma tha un e di qe ai e mendonte me te vertet, qe e ndjente ne zemer, qe ishte shm i sinqert.
Kesaj here nuk qesha, u zura pak keq,u skuqa, ktheva koken nga ana tjeter, pata nje buzeqeshje qe tregonte se isha ne pozita te veshtira, sigurisht mu be shum qefi qe ma tha, dhe qe ai me donte vertet, por nuk arrita te reagoja, ose ti thoja te njejten gje,fjalet Te Dua nuk po me dilnin, nuk donin te dilnin, un e doja gjithashtu, por nuk po ja thoja dot, si perfundim, ne shpejtesi e siper per te ndryshuar sa me pare bised i thash duke qeshur "kujdes se na skuqe edhe ti, me keto deklarata, kujt ja merte menja qe ke edhe ti zemer" ai e kuptoi qe un u ndjeva keq...dhe nuk insistoi qe edhe un ti shprehja ndjenjat e mia, me tha kur te duash dhe kur te ndjesh ma thuaj, do te te pres, dhe je e lir te ma thuash ne gjuhen qe ti deshiron nqse e ke kaq pbm ti shprehesh ndjenjat.
Dhe un vihesha ne veshtiresi sa here qe ai me thoshte Te Dua dhe qe un nuk i jepja pergjigje, deri sa nje dite, ja thash edhe un, dhe vetem hera e pare eshte pak si e veshtir po e the 1here, nuk eshte me problem ta thuash serisht /pf/images/graemlins/laugh.gif