Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

Turing

Primus registratum
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

E para, kur mora si shembull bomben atomike duhej te kuptoje qe ishte nje ilustrim per te thene se çdo hap perpara i njeriut eshte bere i shoqruar nga kurioziteti dhe frika. Sepse ne fund te fundit zbulimi i energjise atomike eshte nje hap gjigand perpara.
C'lidhje ka bomba atomike dhe zbulimi i energjise atomike me temen e forumit?
Energjine atomike e zbuloi Enrico Fermi ne 1942 bomba e pare atomike u krijua ne 1944 dmth dy vjet me vone.
Akoma e kesaj dite centralet nukleare shifen me mosbesim me frike dhe parashikohen te mbyllen pasi energjia atomike eshte me te vertete e lire por TEPER E RREZIKSHME,JOEKOLOGJIKE DHE E PAKONTROLLUESHME.
Problemi tjeter eshte se si e hane ushqimin italianet. Eshte fare e qarte 99% te modifikuar gjenetikisht. Ndryshe pse do te krijonin nje kend te çdo supermerkatoje me produkte natyrale?
Produktet BIO qe mund te gjesh ne supermakato jane produkte te patrajtura me pesticide ose qe ta kuptosh ti me mire mallra fshataresh. Kurse ato qe nuk jane BIO nuk eshte se jane te modifikuara gjenetikisht (pasi Italia eshte anetare e BE, dhe si e tille nuk importon,shet apo prodhon OMGJ, te pakten per momentin) por thjesht jane te trajtuara me pesticide.
por gjashte dhe nese vdesin afrikanet e ka fajin gjithmone amerika!!!
Nese vdesin afrikanet amerika ka nje pjese te fajit ashtu si dhe pjesa tjeter e botes ka pjesen e vete te fajit duke ruajtur rolin e servilit apo te indeferentit ndaj politikes se qelbur amerikane.
 

eM

Paper Moon
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

Fillimisht postuar nga Turing:
[qb]
Kjo akullorja pra mo ishte bere me qumesht qe nuk ka rBDM qe eshte nje seteroid qe i jepet lopeve per te stimuluar ritje. Nuk ndron asgje ne kuatiletin ose shijen e qumeshtit por vetem ndihmon fermeret sepse shtazet prodhojne shume me shume qumesht me shume pak ushqim. Dhe nje debil shkon ne dyqan dhe paguar $10 dollare per kete.
Kjo eshte ceshtje kend-veshtrimi. Per ty pak rendesi cilesia per sa kohe eshte e lire, per mua pak rendesia ka cmimi kur cilesia eshte e mire.
[/qb]
Jo eshte ajo qe ti dhe shume te tjere nuk e kuptojne, rBDM nuk prish fare cilesine e productit, po ashtu edhe shume OGM. Eshte thjesht nje "skam" per ti rrjepur njerezit nga leket e tyre. Dhe ne fakt mire ja bejne nuk nuk marin vesh fare nga keto gjera. Lezojne nje artikull dhe nuk dine hic per te verteten shkencore. Ate qe eshte e provuar!

Te lutem shume mos fol kot per steroidet qe perdorin aletet. E di ti qe edhe hormonet seksuale te njeriu jane steroide? Pastaj steroided e perdorur ndaj kafsheve nuk jane te njejta me ato qe risin performancen e lojtareve te ndryshem. Keto steroide veprojne mbi shtazet por jo mbi njeriun. Megjithate ne nuk po flasim per sterioded, por OGM. Une i futa ne fillim si shembull sepse desha vetem te beja te qarte se shume nga keto levizjet per mbrojtjen e natyres jane BS. Dhe kjo vjen nga nje anetare e vjeter e shume prej tyre.
Dhe me ate pytjen qe ben ti ne fund drejt glucoses me ben te mendoj se ti nuk ke asnje njohuri themelore ndaj biokimise.

...jame shume dakort me DD qe shume nga keto "masa" qe po mer BE jane thjesht nje menyre per ti vene nje lloj frenimi influences amerikane ne Europe dhe ne tere boten.

do kthehem pak me vone nje te shpjeguar nje ceshtje tjeter pse une besoj se OGM nuk jane aspak te keqia.

eM
 

eM

Paper Moon
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

postuar nga une ne nje teme tjeter ne AF

Tani per tani popullata njerezore eshte ne exponential growth, dmth po te shofesh nje grafik linja e popullsise shkon siper e siper me shume pjertesi. Normalish, gjithe qeniet e tjera te planetit kane nje k-faktor qe eshte nje linje qe arrin popullsia dhe nuk ritet me mbi te. Kjo linje tregon numrin max qe ne qenie mund te arrije ne ate environment. Ne rast se nje popullsi ritet shume mbi kete k-faktor i ndodh ajo qe quhet population crash. Nje lufte, nje epidemi ose dicka e tille qe i shkakton nje renie drastike ne popullsine. Tani per tani mendohet se nese neve e kemi kaluar k-factor dicka do ndodhi ose duhet te gjejme nje menyre per ta ndryshuar k-faktorin dhe ta ngrijme ne vlere.

Clidhje ka ky post me kete teme. Ajo qe dua te them eshte se ndonese nuk jemi ne gjendie ta kuptojme tani, gjithe njerezimi eshte ne rezik. Ne ndertojme e ndertojme, perdorim toka pa fund por nje dite dhe ketyre do te ju vije fundi me kete ritje qe ka popullsia sot.
OGM na japin nje mundesi per ti bere bisht kesaj. Nese nje fermer duke perdorur menyra naturale ritjeje mer 110% nga prodhimi, me OGM ai mer 200%. Duke e pare ne funksion te gjithe planetit i bie qe nese do te kishim resources deri ne vitin 2100 do te kemi deri ne vitin 3000. Cfare te keqeje i shef ti kesaj?

eM
 

Turing

Primus registratum
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

Jo eshte ajo qe ti dhe shume te tjere nuk e kuptojne, rBDM nuk prish fare cilesine e productit, po ashtu edhe shume OGM ...
Ate qe eshte e provuar
Cfare eshte provuar qe po te hash akullore me rBDM nuk do te dalin brire.Qe nuk do te behesh lope apo qe nuk do te fillosh te pellasesh?(Mos e merr personalisht ehh, nuk dua te quaj ty lope!!!).

Ti si konsumatore pse duhet te marresh akullore me qumesht me hormone (qe natyralisht nuk i perkasin trupit tend dhe qe ne menyre naturale nuk bejne pjese ne qumesht) por jo ate me qumesht natyral ai pa hormone, efektet anesore(te ketyre hormoneve) te te cilave tek organizmi yt nuk jane te qarta 100%.

Ti do te thuash qe kontrollohet nga qeveria e tra la la.
Cigarja eshte provuar qe shkakton kancerin dhe industria e cigareve eshte nje nga me te fuqishmet.

Te lutem shume mos fol kot per steroidet qe perdorin aletet. E di ti qe edhe hormonet seksuale te njeriu jane steroide? Pastaj steroided e perdorur ndaj kafsheve nuk jane te njejta me ato qe risin performancen e lojtareve te ndryshem.
Une e di qe steroidet jane hormone qe gjenden ne organizmin tone por kur perqindja e tyre rritet tej mase ku e di ti se cfare mund te te ndodhi ?

Edhe kolestoroli prodhohet nga trupi yne por kur ti i shton kesaj sasie kolestorol te jashtem fillojne problemet.

desha vetem te beja te qarte se shume nga keto levizjet per mbrojtjen e natyres jane BS. Dhe kjo vjen nga nje anetare e vjeter e shume prej tyre.
C'do me thene BS na e shpjego neve te rinjve!

Dhe me ate pytjen qe ben ti ne fund drejt glucoses me ben te mendoj se ti nuk ke asnje njohuri themelore ndaj biokimise.
Pse keshtu? Nga e nxirrke ti kete perfundim? Pse te bera nje pyetje mbi glucosen? Nqs e di ti pergjigju pyetjes time !

Mbase nuk kam basa te forta ne biokimi por te pakten nuk perpiqem te bej dallimin midis domateve organike dhe atyre OMGJ.

jame shume dakort me DD qe shume nga keto "masa" qe po mer BE jane thjesht nje menyre per ti vene nje lloj frenimi influences amerikane ne Europe dhe ne tere boten
Nder te tjera eshte dhe kjo por nuk mendoj qe kjo eshte arsyeja themelore!

Duke e pare ne funksion te gjithe planetit i bie qe nese do te kishim resources deri ne vitin 2100 do te kemi deri ne vitin 3000. Cfare te keqeje i shef ti kesaj?
Une nuk i shof asgje te keqe kesaj ideje, perkundrazi e kam thene dhe me siper qe si argument eshte NOBEL.

Por si tekonlogji eshte shume e pasigurte ne terma afatgjata KY ESHTE PROBLEMI ME OMGJ.

Nese nje dite do arrijme ti zgjidhim problemet anesore te OMGJ do te isha shume dakord me OMGJ por per momentin preferoj domatet e fshatareve.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

Te pakten per aq sa thuhet. E kini marre ndonjehere ne konsiderate kete pjese te politikes qe eshte pjesa e nenujeshme e aisbergut? Sa per produktet Bio nuk i prodhojne fshataret, por ndermarjet agrikulture qe kane parcela te veçanta.
 

eM

Paper Moon
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

Te dy e paskemi kap me rBDM. rBDM nuk ka asnjë side effect. Asnje të them, dhe ka shume OGM qe nuk kane asnje side effect gjithashtu. Me duket se nuk po më kupton me këtë.

Tjetër persa i perket glucoses. Eshte sheqer, monosaccharide me sakte, dhe eshte nje nga sheqeret me themelore per prodhimin e carbohydrateve. Formula kimike eshte C6H12O6.
glucose.gif

mund te vazhdoj per nje kohe shume te gjate por ska asnje redesi mesa i perket OGM.
 

zog

Primus registratum
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

shih shih dreqi ku i di gjith keto gjona, ty me duket do te morrim partizone.

nashti kam nji pytje per ty, a e di si i thone gjirokastritet PYLLIT?
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

Une jam i mendimit qe modifikimi gjenetik eshte i dobishem dhe nuk duhet pasur shume frike. Megjithate, Shqiperia duhet te perfitoje nga paranoja evropiane mbi to dhe duhet te shfrytezoje virgjerine relative te tokave tona per te hyre ne prodhimin e produkteve "NATYRALE" per vete mundesine per fitim qe ofrojne cmimet e larta te ketyre produkteve. Nese kjo strategji zyrtarizohet, atehere llogjikisht duhet te vije dhe nje ndalim i hyrjes se produkteve te modifikuara gjenetikisht ne shqiperi.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

mesa di une, per OMGJ po diskutohet dhe ne Parlamentin Evropian e duke qene se te gjithe shtetet qe e rrethojne BE e kane pranuar, BE nuk mund te ndaloje importet nga gjithe keto vende, sepse do te kishte pasoja te renda ekonomike.
Duke qene se nuk bllokon dot importet nga keto vende, ka shume mundesi te pranoje hapur futjen e tyre.
Persa i perket perberjes se ketyre foragjereve nuk mund te shprehem sepse nuk e kuptoj dhe nuk di ta vleresoj si te demshme apo jo te demshme.
Na duhen eksperte te paanshem, po ku t'i gjejme?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

experte te paansehm nuk ka (edhe po te jene ne fillim i aneson evro /pf/images/graemlins/laugh.gif )

pse e keni marre si lufte personale

vetem po diskutojme dhe as te politika por tek diskutimet shoqerore (jo armiqesore)

atman
e kuptova cfare doje te thoje per energjine berthamore po nuk doja te dilja nga tema duke sqaraur pozicionin tim
keto dite ne nje komune te vogel te italise po behet nami e kane dale ne protesta e bllokojne rrugen naconale, kercenojne kryetarein e komunes etj sepse dikush do te beje aty nje depozite te mbeturinave berthamore
kur ndodhiketu ai black out bukur u diskutua mbi zgjedhjen qe kishin bere italianet pak kohe me pare per te mbyllur centralet berthamore
perfundimish thane se diskutimi eshte i kote pasi tashme kushton me teper se llojet e tjera te energjise (ata e qe shesin lire e kane te subvencionuar nga shteti dhe ushtria-franca)

une jam per evolucion por evoucioni eshte i gjate

duhet te evoloje dhe njeriu krahas bimeve dhe sinqerisht me pelqen vetja keshtu si jam /pf/images/graemlins/laugh.gif (sa modest)

une them se produktet tona bujqesore mund te kondurojne ne cilesi (natyrale) se ne sasi nuk behet fjale (nuk eshte faji jone po nuk kemi toke)

nese behet strategji kombetare (mbase edhe ne kosove) dhe kerkojme nga BE certifikimin e cilesise mbase kemi ndonje shans te fitojme
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

Aktualisht janë 40 produkte të tilla (bimë) e midis tyre duhani, pambuku e ndonjë tjetër nuk janë të konsumueshme as prej njeriut e as prej kafshëve. Rreziku për to 0.
Nga ato që mund të përdoren për ushqim orizin e ka modifikuar gjenetikisht Zvicra mu në mes të Europës e aspak amerika. I është shtuar karotina mbase dhe hekur për të shpëtuar pikërisht miopët e botës apo qorrët sipas meje, pasi ai nuk ka sasinë e nevojshme të tyre dhe nga ana tjetër (ju ndihmon për kapsllëk) ai nxjerr me jashtëqitjet edhe plot vlera prej organizmit.
Ato kompanitë amerikane janë të gatshme që bimët e modifikuara ti prodhojnë me GJENIN VRASËS, pra bima të ketë vetëm një cikël prodhimi, fara e prodhuar të mos ketë aftësi ripërtëritëse (punë mushke. Janë po ata europianë që kundështojnë OMGJçtë që hidhen në anë të kundërt e kërkojnë kjo të mos bëhet, i ze ata meraku për afrikën para të tjerëve.
OMGJ-të janë një fakt, ato mbillen polenin e tyre e ka marre era të paktën disa vjet para, Europa nuk ka mundësi të ngrejë mure izolacioniste edhe sikur të dojë. Shqipëria që nuk dihet ç'konsumon jo se jo, por më duhet tju kujtoj se asgjë nuk është e virgjër dhe shqiptare në tokën shqiptare. Fara e grurit e importuar nga Greqia dhe Sërbia (Vojvodina) në të gjitha këto 13 vjet, patatja nga Hollanda që prej 20 vjetësh, elbi për birra (fshini buzët mirë) nga Maqedonia Çekia, misri nga USA të paktën prej 1993, duhani nga Greqia (që ka monopolin në Shqipëri) që s'dihet nga e ka sjellë, fidanat e të gjitha llojet e pemëve frutore.
Sipas anketave për OMGJ-të edhe 55% e amerikanëve janë kundër.
Shkurt muhabeti është fakt, nuk mund të ndalohet, e mira është të vihet nën kontroll.
 

miri klosit

Primus registratum
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

si ta kontrollojme?
nuk eshte dhe aq lehte kjo!
por tani per tani ajo qe mendoj une se duhet bere eshte informimi i opinionit te gjere publik per keto prodhime si te mirat e si te keqijat e tyre! konsumatoret dhe vetem konsumatoret <duke njohur mire se cfare konsumojne> mund te jene ata qe do te vendosin fatin e ketyre prodhimeve kur dalin ne treg!
 

Turing

Primus registratum
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

por tani per tani ajo qe mendoj une se duhet bere eshte informimi i opinionit te gjere publik per keto prodhime si te mirat e si te keqijat e tyre! konsumatoret dhe vetem konsumatoret <duke njohur mire se cfare konsumojne> mund te jene ata qe do te vendosin fatin e ketyre prodhimeve kur dalin ne treg!
Bashkohu me ne! Deri personat qe e kane firmosur letren e meposhtme jane :
Turing
Smile
Mirror

APEL
Për mbrojtjen e pasurisë tonë gjenetike
Disfata e samitit se Kartagjenës(Kolumbi) në shkurt të 1999, ku 170 shtete duhet të binin dakord mbi normat dhe regullat mbi OMGJ(Organizmat e modifikuara gjenetikisht) tregon qartë inkompatibilitetin e këtyre dy qëndrimeve:

Ai i fuqive të mëdha ekonomike me industritë e tyre(kimiko-farmaceutike që po transformohen në bioteknologjike), posedues të patentave mbi OMGJ dhe që kërkojnë shpërndarjen dhe komercializimin e shpejtë në fushën agrare dhe shtazore të produkteve të modifikuara gjenetikisht (OMGJ).

Ajo e vendeve Jugore (Amerika Qendrore dhe Jugore), të cilave ne i detyrojmë biodiversitetin e planetit.

Këto vende me sistemin e brevetimit të OMGJ rrezikojnë shkatërrimin ekonomik dhe një formë të re kolonializimi.
Qëndrim ky i mbajtur nga shumë shtete (kryesisht nga vendet e BE) te cilat shohin në alterimin e pasurisë gjenetike të planetit një rrezik për gjithë njerëzimin.

Qëllimi i këtyre kompanive bioteknologjike duke patentizuar OMGJ është që të kontrollojnë jetën në tërë planetin dhe në vecanti tregun shumë fitimprures të ushqimeve.

Duke përdorur pretekstin e modifikimit më të vogel gjenetik për krijimin e një patente për bimën komplet këto kompani krijojnë biodiversitetin e tyre që më vonë ia imponojnë tregut ndërkombëtar. Këto patenta mbulojnë dhe pasardhësit e këtyre bimëve, c’ka do të thotë që çdo fermer duhet të blejë farën tek këto firma dhe të mos përdorë farën e prodhimit të tij.

Në OMGJ, mund të gjesh kombinime gjenesh të llojeve të ndryshme (gjene vegjetalesh me gjene kafshësh, gjene vegjetale me gjene njerëzish dhe kafshesh). Shpërndarja e këtyre lloj OMGJ në ambient na transformon pa dijeninë tonë në kavie të një eksperimenti pa kthim, në shkallë botërore.

Kjo përbën rrezikun më të madh që planeti ka njohur për :
ambientin, ku kufijtë midis llojeve të ndryshëm (rezultat i një procesi të gjatë seleksionimi natyror) do të shkatërrohen dhe ku biodiversiteti do të vihet seriozisht në lojë nga strategjitë globale të tregut;
shëndetin, sepse efektet në terma afatgjata të shpëndarjes dhe ngrënies së OMGJ(që shumë shpesh kanë qenë të dëmshme për organizmin) janë të pamundura të parashikohen sot për sot.
të drejtat e njeriut, që do të shkelen me këmbë nga patentizimi i jetës së gjallë – në terma të tjera nga privatizimi i pasurisë gjenetike të planetit.
dinjiteti i jetës animale dhe vegjetale. Kafshët dhe bimët do kthehen në prodhime industriale.
progresi shkencor, që do vihet seriozisht në rrezik pasi këto kompani fusin konceptin e "sekretit industrial" në fushat e kërkimit.
Ne e pranojmë dhe ja njohim shkencës të drejtën dhe detyrën për kërkime në fushën e bioteknologjisë për sa kohë këto kërkime bëhen mbi mikro-organizma dhe qeliza dhe nuk ka shpërndarje të OMGJ në natyrë.
Ne denoncojmë :
Mos respektimin e parimeve të deklaratës së Rio De Janeiro (1992) mbi ruajtjen dhe zhvillimin e biodiversitetit.
Mungesen totale të debatit dhe të informacioneve mbi këtë temë, me prioritet madhor, dhe nevojën për një qëndrim të vendosur të autoriteve kompetente të shtetit shqiptar bazuar mbi zgjedhjen e vetë popullit.
dhe kërkojmë nga organizatat joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit një angazhim më serioz kundër hyrjes në vendin tone të OMGJ për aq kohë sa nuk ka një bazë të forte ligjore për kontrollin e hyrjes dhe përdorimit në vendin tonë të OMGJ.


Me respekt :
 

edda

Primus registratum
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

Ju prezantoj Cham Leck (qe do thote e çuditshme), nje lope 2 vjeçare me 6 kembe, gjenetikisht e modifikuar.

3.jpg


Prisni ndonje dite kur te na dalin briret :eek:
 

miri klosit

Primus registratum
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

rBDM nuk prish fare cilesine e productit, po ashtu edhe shume OGM. Eshte thjesht nje "skam" per ti rrjepur njerezit nga leket e tyre. Dhe ne fakt mire ja bejne nuk nuk marin vesh fare nga keto gjera. Lezojne nje artikull dhe nuk dine hic per te verteten shkencore. Ate qe eshte e provuar!

!!!!!!!!!!!!!!!!!

po mire moj zonje ti nuk ke ngrene domate ne mes te janarit apo portokalle ne mes te gushtit?
apo mos dot e thuash se jane njelloj si nga cilesia ashtu dhe shija!!
po ti ckujton se ata qe e paguajne dyfishin jane te kenaqur qe e paguajne keshtu? une them jo por jane keto <prodhimet cilesore> sic thua ti qe <tregojne> me se miri nepermjet kostos se tyre se cila ja vlen dhe cila jo! dhe nuk besoj se jam budalla une kur qumeshtin e femijes e blej nga ferma e fshatarit me 1.8 euro kilogrami kurse ne super-market kushton pothuajse gjysma!!!
nuk i kam te teperta dhe as i pasur jam por SHENDETI mbi te tera!
ato qe natyres ju desh te krijonte.evulonte,persoste me mijera vjet ne te sotmit po e shkaterrojme pa menduar per pasojat qe u leme pasardhesve tane!!
 

Turing

Primus registratum
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

Cool, apelit iu shtua dhe nje person tjeter. Me ne fund u beme 4.
Turing
Mirror
Smile
napoleonB

Qe sot e tutje temes do t'ia nderrojme emrin do t'ia veme:

ATA ISHIN KATER !

:lol: /pf/images/graemlins/wink.gif
 

edda

Primus registratum
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

Kete e mora nga nje reviste qe kam lexuar para disa kohesh. Meqe zinte dy faqe reviste m'u desh qe t'i skanoja veç e veç e pastaj ti ngjisja fotot prandaj dhe ne mes duket pak keq.
Po te shkruaj komentin qe i kishte bere revista:
"Miracolo!
Finalmente ci siamo arrivati: con la genetica siamo riusciti a essere più bravi...anche della Creazione. La mucca d'ora in poi avrà sei zampe. E noi un pò di cervello in meno".

Kete vere ftova ne Shqiperi edhe nje miken time italiane dhe nje dita kur e pyeta "he do te e bejme edhe nje udhetim per ne Shqiperi", "Patjeter - me tha - atje çdo gje te shijon"
Te jeni te sigurt qe OMGJ do bejne te largohen edhe ato pak turiste qe preferojne vendin tone.
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Posicioni juaj ne lidhje me OMGJ ?

Fillimisht postuar nga smile:
[qb] Ju prezantoj Cham Leck (qe do thote e çuditshme), nje lope 2 vjeçare me 6 kembe, gjenetikisht e modifikuar.

3.jpg


Prisni ndonje dite kur te na dalin briret :eek: [/qb]
..kjo fotografi bon "muuuuu" qe eshte e manipuluar. Boj edhe ti i fotografi duke leviz duret e shif sa do te dalin.
 
Top