Re: POSHTE GREQIA , RROFTE SHQIPERIA
Per ata qe merziten kur u shahet Greqia. Po vellezerit e motrat tona ?
Kjo vetem ne aspektin kohor te sotshem duke mos permendur te kaluaren.
KOHA JONE
E Merkure, 30 Korrik 2003
<span style="font-weight: bold">GREQIA ZYRTARE, LOJA E TURPSHME ME EMIGRATET SHQIPTARE TE PAS VITEVE _90</span>
Nga Theodhor Theodhorou
Universiteti "Humbolde" i Berlinit
Avokat ne Gjykaten e Apelit
Ish kryetar i Bashkise te Kimit
Si qytetar grek dhe sidomos grek, qe kam njohuri dhe respekt per historine, luftrat (kombetare, shoqerore, politike) te popullit qe rron e krijon ne shtetin e sotem grek, si njeri se pari dhe se dyti si avokat dhe shkrimtar qe ka vetedije per dinjitet te te gjitheve pa perjashtim, si dhe te vleres e nevojes per respektin, per te drejtat e njeriut dhe drejtesine nuk mudem vecse te ndjej intensivisht nevojen qe te ngre zerin per sjelljen qe rezervojne qeveria dhe pushtetaret greke e ne pergjithesi administrata, karshi emigranteve, sjellje, e cila ofendon thellesisht humanizmin, traditat tona dhe sedren tone ndaj tyre.
Greqia zyrtare dhe fillesat e emigrimit
Qeverite greke te meparshme te prejardhura nga diktatura lejuan haptazi te vijne ne vendin tone emigrante ekonomike-sherbetore pakistaneze,filipineze-ze qe nga 1990 e me vone si dhe me inkurajime te ministrit te jashtem te atehershem Antoni Samara qe te hapen kufijte, erdhen ne vendin tone shume qytetare shqiptare, por dhe te kombesive te tjera. Qeverite greke deri ne fund te 1997 mbanin si peng te gjithe emigrantet ekonomike, jo nga naiviteti sigurisht, por me nje qellim te caktuar, krahe pune i lire ne interes te pronareve te medhenj, te mesem e te vegjel, por qe ne cdo moment keta emigrante mund te beheshin dhe sic shume here nje objekt debimi me dhune, vecanerisht shqiptare. Keto ndodhnin si pasoje e divergjencave ndermjet qeverive te vendeve nga ku vinin keta emigratne me qeverine greke. Kush nuk mban mend operacionet e herepashershme te dhunes ndaj shqiptareve, qe ofendon brutalisht humanizmin e qyteterimin grek? Apo kush nuk njeh kercenime nga punedhenesit e ulet e te pacipe (sigurisht te gjithe) per denoncimet e emigranteve te atehershem te paligjshem ne polici, per pranine e tyre ketu, kur keta te fundit plotesonin marreveshjen per diten e punes dhe vleren e saj? Valle, nuk arriten kur ne veshet e kompetenteve persa degjoheshin e shkrruheshin madje ne gazetat shqiptare?! Po jo korrupsionin e paskrupullt per marrjen e vizave ne konsullatat greke qe nuk mund vecse te mbuloje me turp greket?
Administrata luan me dinjitetin e emigrantit
I njejte eshte edhe qendrimi i sotem i administrates publike karshi emigranteve ekonomik te cilet ligjerisht jetojne e punojne ne Greqi, tatohen e sigurohen ne sigurimet shoqerore duke kontribuar keshtu me ritmet e zhvillimit ekonomise dhe prodhimit te vendit. Megjithese te gjitha keto i kane njohur administrata publike e sigurimeve si dhe ministrat e qeverise se saj greke, pergjegjesiae kesaj te fundit per shkeljen e te drejtave te njeriut, perdhosjen e dinjitetit te tyre dhe degradimin e tyre si njerez dhe madje si njerez qe paguajne siguracione e tatime si emigrante ndaj shtetit, eshte shume e madhe. Edhe vete shoqata e avokateve greke, ka shprehur kundershtimin e saj te ligjshem sepse shteti grek shkel te drejtat vetiake te emigranteve dhe kerkon nga qeveria greke se pari- te zgjase afatin e legalizimit, se dyti - te thjeshtezoje procedurat pasi ato ekzistuese jane shume te nderlikuara dhe se treti-te siguroje punonjesit me bazen materiale ne menyre qe procedura e legalizimit te ece ne menyre graduale e te perfundoje me sukses (gje e cila nuk ndodh).
Historia e nje ligji abuziv
Shkurtimisht dua te parashtroj si me poshte: Kur ne nentor 1997 doli ligji i pare i legalizimit per punesimin e qendrimin e ligjshem ne Greqi te emigranteve ekonomik, qe te merrnin te ashtuquajturen e kartes jeshile qe presupozon leje qendrimi e pune, krryesisht ne te gjithe proceduren qe kerkohej per kete.
Se pari, verejtja per kete: Disa nga keto dokumenta qe kerkoheshin per kete qellim ishin te veshtira per te siguruar dhe shpesh ishin te teperta.
Se dyti: Aparati i shtetit grek nuk ishte i pergatitur qe te kryej kete procedure. Perfundimi ishte qe krijoheshin probleme te mosfunksionimit te ketij aparati, kundershti ndermjet aparateve. Keshtu emigrantet ekonomike mbeten e u sorollaten tej mase me nje procedure te tille terkuze kur mund te ishte me e thjeshte. Radhet e gjata qe nga mesdita e deri dhe nga darka ne disa qytete te medha ishin te tmerrshme e cfilitese.
Ligji edhe sot i papermiresuar
Por c'ndodh sot, jo vetem qe nuk u mor asnje mase permiresimi por gjerat duket se jane nderlikuar. Ajo karte qe moren atehere emigrantet ishte e perkohshme ose me afat te shkurter, sot nuk njihet fare e procedura fillon nga e para duke fshire gjithe punen qe u be per sigurimin e tyre. Eshte se pari interesante sepse atehere ministri i brendshem i qeverise se PS dhe sot ministri i puneve publike Vaso Papandreu, ne vend qe te bente me te thjeshte proceduren e legalizimit, e nderlikoi ate sikur te kishte per qellim qe emigrantet te mos mund te legalizoheshin dhe te mbeshteteshin ne duart e shtetit apo te punedhenesve. Tani, sherbimet publike per dhenien e lejeve nga nje qe ishte u bene dy: Ne bashki per marrjen e lejes se qendrimit dhe e dyta ne prefekture per marrjen e lejes se punes. Dhe ne vend qe cdo emigrant te shkoje ne bashki qe te marre lejen e qendrimit, ajo nuk i jepet pasi nuk ka dhene akoma lejen e punes prefektura. Keshtu gjerat behen te nderlikuara e kontradiktore. Bashkite nuk japin asnje lloj leje vetem se transporton kerkesat, pra letrave per nje prefekture te cilat perseri nuk japin asnje lloj leje nqs emigranti nuk verteton se qendrimi ligjerisht, punen e eshte i siguruar. Keshtu, me keto sherbime (ne vend te njeres qe ishte ne fillim) qe ngjajne me dy duart qe nuk njohin se c'ben nje e c'ben tjetra, gjerat ngaterrohen e behen lemsh a terrkuze aq me teper qe lejet e qendrimit e te punes jane vetem per nje vit. Cdo vit pra emigrantet, le te kene edhe shume vjet ne Greqi, qe punojne, jane te siguruar e paguajne taksen e emigrantit, duhet te fillojne nga e para proceduren e legalizmit.
Emigrantet, me ligjin e vitit 2001, vec tatimeve qe paguajne nqs plotesojne te ardhurat nje sasi te ardhurash si edhe greket, paguajne edhe nje tatim shtese, si emigrante ekonomik, gje e cila nga vendet e bashkimit evropian ndodh vetem ne Greqi. Kjo takse ngjan me taksen e skllavit qe sulltanet otoman vuren mbi popujt qe kishin pushtuar nje takse "per koke" sic quhej. Tatimi 150 Euro per cdo vit per riperteritjen e lejes se qendrimit qe e ka vene ngga viti 2001 e ketej, s'mund vecse te jete nje turp per te vemtin shtet te bashkise evropiane. Por, megjithekete, ne vend qe t'iu sherbeje emigranteve, gje e cila te pakten duhej te ndodhte, perkundrazi i lodh ata ne menyre te paimagjinueshme. Lejet e punes e te qendrimit mberrijne ne duart e emigranteve shpesh here kur ato mund te kene dhe 1-2 muaj afat ose fare, megjithese dokumentat jane dorezuar ne kohe ne bashki e prefekture.
Greqia mosmirenjohese ndaj emigranteve
Sivjet, sidomos, lodhja e mundimi i emigranteve ishin shume me te medha pasi edhe deri me 30 qershor qe ishte dhene shfyrrja nuk kishin dale lejet e punes e me pas te qendrimit ose per me te vjetrat qe kishin pasur karta dhe qe kishin dorezuar ne kohe dokumentacionin e duhur, qe nga janari e shkurti. Keshtu, 2 dite para se te mbaronte ky afat u hap lajmi goje me goje nga emigrantet, pasi autoritetet nuk u be asnje lajmerim, qe te vrapoje te shtypeshin ne radhe ne prefekture per te marre nje vvertetim qe ke depozituar kerkesen per pune e ta dorezoje kete ne bashki, perndryshe pushoje te ishte i ligjshem. Pra, ngarko rrecka e ik andej nga ke ardhur. Behet e qarte se shteti grek do me cdo kusht qe eshte e mundur qe te mbaje emigrantet ne nje gjendje te pasigurte agonie e peng. Keshtu, emigrantet, nuk mund te ushtrojne te drejtat e tyre vetjake ekonomike e shoqerore ne nje kohe qe edhe kur jane te ligjshem, jane vetem per nje vitt pikerisht se kane vvite ne Greqi, femijet e tyre ndjekin rregullisht shkollat e arsimimit grek, me punen e tyre teper te rende qe vendasit nuk preferojne, kane dhene kontributin e tyre te cmuar ne rritjen e prodhimit e te ekonomise greke ne pergjithesi.
Ky vleresim i emigranteve nga shteti grek eshte padyshim nje turp i madh per kete shtet, eshte gjithashtu rracist e fashist, gje e cila ofendon popullin grek, humanizmin e civilizimin e tij. Sigurisht do te mundej cdo njeri te vertente qe kur shteti grek nuk respekton qytetaret e tij gje te cilen vete qytetaret greke e dine shume me mire pasi e provojne ne lekuren e tyre e jetojne cdo dite si eshte e mundur pra, qe ky shtet te mos shkele te drejtat vetiake, ekonomike e shoqerore te emigranteve, te mos tregoje edhe tek ata fytyren e tij!?
Pra, duke shprehur kundershtimin tim te hapur e te forte, e bashke me timin edhe te mijera qytetareve te tjere greke, per keto shkelje te renda e per kete sjellje te shtetit grek ndaj emigranteve, shpreh gjithashtu edhe kundershtimin tim per sa ben e nuk ben ky shtet per qytetaret grek, sepse kur te pushoje se qeni fashist e racist ndaj te huajve, do te mundemi te shpresojme qe nuk do te jete me kaq i ulet me sjelljen e tij sa c'eshte sot edhe ndaj qytetareve te tij.
Theodhor Theodhorou
Universiteti "Humbolde" i Berlinit
Avokat neGjykaten e Apelit
Ish-kryetar i Bashkise te Kimit