Guest
Re: POSHTE GREQIA , RROFTE SHQIPERIA
Gazeta Shekulli
Dardan Dedaj u sulmua dhe më pas mbeti i vrarë pa shkak në një lokal në Rethimnos të Kretës, ndërsa shqiptari tjetër, Lodian Mërkuri, mbeti i plagosur
<span style="font-weight: bold">
Kretë, 5 të rinj grekë vrasin me thikë 19- vjeçarin shqiptar </span>
Ened Janina
Vritet në Kretë të Greqisë 19- vjeçari shqiptar. Dardan Dedaj është vrarë me thikë dje nga një grup prej pesë të rinjsh grekë. Së bashku me të është plagosur lehtë edhe shqiptari tjetër, Klodian Mërkuri. Të dy të rinjtë shqiptarë ishin duke pirë kafe në një lokal kur janë sulmuar nga bashkëmoshatarët e tyre grekë pa asnjë shkak. Në prangat e policisë ka rënë një nga grekët që ka marrë pjesë në vrasje ndërsa autori i vërtetë i krimit është ende i lirë. Emri i tij ndodhet në duart e policisë greke, e cila e ka shpallur person në kërkim. Lajmi është pohuar zyrtarisht nga policia e Rethimnos, në Kretë. Sipas policisë vëndase, dy shqiptarët ishin ulur në lokal dhe po pinin një kafe. Gjatë të gjithë kohës që ata kishin qëndruar brënda nuk ishin trazuar me askënd dhe vetëm kishin qëndruar në tavolinën e tyre. Pak minuta pas dy shqiptarëve, në lokal ka hyrë një grup prej pesë të rinjsh grekë. Ata janë ulur në një tavolinë pranë Dardan Dedajt dhe Klodian Mërkurit. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe grekët kanë kuptuar se fqinjët e tyre ishin shqiptarë. Sapo kamarieri ka sjellë porosinë në tavolinën e të rinjve grekë njëri prej tyre është çuar nga tavolina me një thikë në dorë. Ai është nisur menjëherë drejt tavolinës së dy shqiptarëve dhe filloi që të godiste me thikë 19 vjeçarin Dardan Dedaj dhe mikun e tij. Si pasojë e goditjeve të marra Dardan Dedaj është plagosur rëndë ndërsa Kladian Mërkuri lehtë. Disa klientë të tjerë të lokalit kanë marrë Dardan Dedajn dhe e kanë transportuar menjëherë për në qendrën shëndetësore të Perama Milopotamos, e cila ndodhej vetëm pak minuta larg lokalit ku ndodhi ngjarja. Spo mbërriti në spital, Dardan Dedaj vdiq si pasojë e thikave që kishte marrë. Sipas mjekëve të spitalit vdekja e 19- vjeçari shqiptar u shkaktua nga thikat e shumta që kishte marrë në zemër dhe në shpinë. I plagosuri tjetër doli nga spitali pasi kishte vetëm disa dëmtime të lehta në shpatull. Ndërkohë të rinjtë grekë ishin larguar me shpejtësi nga vendi i krimit. Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve okularë policia greke arriti që të identifikonte vrasësit e Dardan Dedajt. Edhe dëshmitarët kanë konfirmuar faktin se ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve nuk kishte pasur asnjë fërkim të mëparshëm. Një nga të rinjtë grekë ishte çuar dhe kishte vrarë shqiptarin pa e provokuar askush. Sipas drejtorit të policisë së Rethimnos, incidenti ndodhi pa asnjë shkak apo arsye, greku qëlloi mbi 19- vjeçarin në mënyrë të çuditshme. Policia bëri të ditur se ka arrestuar njerin prej të rinjve grekë që ishte në grupin e vrasësve, por ende nuk është kapur njeriu që therri shqiptarin. Sipas policisë, identiteti i këtij personi është zbuluar dhe tashmë pritet vetëm arrestimi i tij.
PRECEDENTËT
28 prill 2003
Më 28 prill të këtij viti pas një përleshje mes shqiptarëve në një lokal në qendër të Athinës, ka mbetur i vrarë një emigrantë shqiptarë. Ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën Solomu në zonën e quajtur Eksarqia. Ku viktima u qëllua gjatë një zënke banale me pistoletë.
11 maj 2003
Më 11 maj 2003 në kryqëzimin e rrugëve Qefalinias dhe Kalimnu në lagjen Kipseli, jo shumë larg qendrës Omonia të Athinës, policia gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkuar përdori armët duke vrarë Adriatik Veson si dhe u plagosën dy policë e një kalimtare
-----------------------
Lot dhe urrejtje