Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!
si mund te gjykosh cfare eshte objektive pa qene vete?
Sakte!
Kete pyetje do beja dhe une (dhe do pergjigjem meqe eshte forum /pf/images/graemlins/wink.gif ).
Besoj se eshte e pamundur te gjykosh se cfare eshte objektive. Per vete nuk besoj ne te verteten absolute, perderisa perceptimi im nuk e arrin per nje arsye apo per nje tjeter.
Keshtu,
nje mik forumist nje here me tregoi historine e elefantit qe ishte ne nje dhome te erret dhe bashke me te edhe disa shkencetare, te cilet duhej te thonin se cfare kishte ne dhome me ta. Sipas pjeses qe preku secili, nje e percaktoi si dicka te gjate, nje si te trashe, etj, por asnje elefant. Pra te vertetat e tyre ishin te verteta, por te pjesshme ama!
Morali i perralles ishte se e verteta eksiston, pavaresisht se sa jemi ne gjendje ta identifikojme ne.
Mirepo, persa kohe une nuk e gjej dot, atehere do te jetoj me te drejten time te pjesshme. E rendesishme eshte te kuptosh se ajo eshte e pjesshme dhe se njohuri te reja mund te te bejne te nderrosh mendje. Keshilla dhe praktika ime ka qene te mos bej rezistence ndaj zbulimit te nje te vertete te re nga ajo imja.
Duke u kthyer perseri tek objektiviteti as pala e katert nuk ka per te qene e kenaqshme per mua, sepse une vete nuk jam objektive, dhe askush nga palet e tjera nuk eshte!
Po keshtu dhe fjala e lire eshte nje koncept qe duhet perkufizuar dhe pasi te pranojme perkufizimin do te mund te themi nese eshte dicka pozitive apo jo, gjithnje nisur nga kendveshtrimi yne subjektiv.
Ekuilibrat do te mund te vendosen vetem nepermjet nje kompromisi ku secili bashke me subjektivitetin e vet do te jape dicka ne kembim te dickaje tjeter. Pra, heq dore nga e drejta per te folur per seksin 24 ore para minoreneve, qe te jem ne gjendje ta bej kete ne ambjente perkatese si porno-shops, porno-channels ose porno-hours.
Mendoj se ne ndjehemi te kufizuar kur bejme kompromise qe na kushtojne shtrenjt, dhe ne kete rast themi se liria e fjales na eshte kufizuar.
Ne rast se nderhyrja behet nga forca te jashtme si nje qeveri autoritare/totalitare, nje prind a epror pa na dhene te drejten e kompromisit, atehere reagimet mund te jene te paparashikueshme...
E qella shume, ndoshta s'ka fare kuptim, por po pertoj t'i kthehem per korigjime... /pf/images/graemlins/smile.gif