Porn-Tokalli

Porn-Tokalli

Porn-Tokalli

Tuesday, 03 April 2007
Nga Xhentil Demiraj - Pas një bombardimi disamujorësh me sinonimin vulgar të fjalës “prapanicë” dhe termave që përshkruajnë disa nga proceset kryesore të performuara prej këtij organi, Portokallia na serviri më së fundi versionin e saj porno.Koalicioni “The Shbëlsh-Avdiu” demonstroi profesionalisht stadin më të fundit ku është katandisur gjuha e Portokallisë. Përpara se të shtjelloj opinionin tim të fortë në lidhje me rolin negativ-social, që unë besoj se po luan gjuha e përdorur në Portokalli, më duhet të jem i sinqertë me veten duke theksuar me zë të lartë mbështetjen time për misionin thelbësor të kësaj shfaqje, tashmë kaq popullore në Shqipëri. Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se Portokallia ka arritur të bëhet shfaqja artistike më e rëndësishme e viteve të tranzicionit tonë. Me personazhet, aktet dhe batutat e zgjedhura zgjuarsisht nga skenari dhe regjia, Portokallia ka vënë gishtin mbi plagët e tranzicionit shqiptar, duke sulmuar fenomenet me shqetësuese ndërkohë që ka shfaqur dhe një shkallë cilësore argëtimi të paparë më përpara në artin tonë skenik postkomumunist. Shumëkush prej nesh i sheh të manifestuara saktë në Portokalli psherëtimat tona reaguese ndaj fenomeneve të pafundme negative të tranzicionit. Përveç kësaj, më duhet të sqaroj se motivacioni im për të kritikuar gjuhën e përdorur në Portokalli nuk gjeneron as nga background-i im artistik (unë nuk jam kritik arti), as nga bindjet e mia politike. Për më tepër opinioni im nuk motivohet as nga ndonjë tradicionalizëm arkaik i karakterit tim. Në fakt koha e gjatë e të jetuarit tim në SHBA (mbi 10 vjet), e shoqëruar me një shkollim dhe asociim social të zgjeruar, lehtësisht më skualifikon si kritik potencialisht i bazuar në këto motive. Ajo që më shqetëson mua si qytetar shqiptar, që vlerëson dhe mbron kulturën dhe vlerat tona, është mesazhi i gabuar që tejçon gjuha e Portokallisë tek familja shqiptare, veçanërisht tek brezi i ri. Është evidente që familja shqiptare i përket shumë më tepër tipit komunitar sesa atij individualist. Në familjet tona gjen rëndom tre breza bashkëjetues (gjyshër-prindër-fëmijë), por thuajse gjithmonë të paktën dy breza. Jam gjithashtu i bindur se popullariteti i Portokallisë e ka bërë atë një emblemë të argëtimit në vend dhe në shqiptarët e diasporës, aq sa shumica dërrmuese e shqiptarëve i asociojnë mbrëmjet e së dielës ekskluzivisht me të parit e kësaj shfaqjeje. Edhe gjuha e përdorur të hënën nëpër vendet e punës, shkolla apo ambiente sociale, dominohet nga batutat e natës së mëparshme. Bazuar në këto që përmenda, e kam të vështirë ta besoj se një familje tipike shqiptare, e civilizuar, me dy ose tre breza nuk ndihet keq dhe nën presion nga fjalët vulgare in extremis të përdorura shkujdesshëm nga personazhet e Portokallisë. E kam të pamundur të mos përfytyroj skuqjen e natyrshme të prindërve me fëmijët përkrah kur Potokallistët lëshojnë “molotovet”e tyre ofenduese. E kam po ashtu të pamundur të mos përfytyroj fytyrat e shtangura të fëmijëve, koshienca e të cilëve rreket të kuptojë nëse këshillat e prindërve e mësuesve për xhentilë dhe gjuhë të respektuar, apo vulgariteti i gjuhës së Portokallisë janë modeli që ata duhet të përdorin. Të gjithë jemi dëshmitarë të përçudnimit ekstrem që ka pësuar familja shqiptare këto vite të tranzicionit. Jemi dëshmitarë të krimeve për motive të dobëta dhe të dhunës në familje, të adoleshentëve në krizë, të abuzimit në rritje me substancat ilegale, të largimeve nga shkolla, të dhunimit të normave themelore të shoqërisë, të rritjes së papërgjegjësisë e mjaft fenomeneve të tjera shumë të dëmshme. Në këtë periudhë të vështirë dhe me kosto sociale në rritje të brezit tonë të ri, jam i bindur se gjuha e mbarsur me fjalë vulgare e Portokallisë nuk ndihmon. Referimi i pallimit dhe i zellshëm ndaj organeve gjenitale të jashtëqitjes, ndaj erosit dhe së fundmi “pornografisë përtej cohës së pëlhurës” pa dyshim që acarojnë konfliktin midis së mirës dhe së keqes në mendjet e adoleshentëve, padyshim që rrisin tendencën e tyre për të qenë më vulgarë në familje dhe në shoqëri dhe pa dyshim që kërcënojnë modelin e brishtë të konturuar që ata kanë në mendje për sjelljen në familje dhe në shoqëri. Nuk ka sesi të gjitha këto të mos rrisin predominancën e këtij grupi demografik për t’u përçudnuar edhe më tej. Këtu edhe një herë po komentoj vetëm efektin tek adoleshentet sepse të rrekem të përfytyroj efektin që mund të ketë gjuha e Portokallisë tek fëmijët e shkollës fillore do të më shkaktonte vërtetë dhembje. Ka ardhur koha të mendojmë seriozisht për standardet e gjuhës që mund të përdoret në publik. Portokallia, për vetë rëndësinë dhe popullaritetin që ka, si dhe për volumin e vulgaritetit që shfaq, meriton skrutinizimin më të madh, por nuk është se gjuha e këngëtarëve të BBF-së apo ajo e Zonës së Lirë, mbeten shumë prapa. Është koha kur për vetë periudhën që po kalon brezi i ri në Shqipëri, mbase është më mirë të gabojmë në favor të konservatorizmit, sesa t’i japim “grant - no limit” korrierëve të zellshëm të fjalorit vulgar. Edhe në vendet më të përparuara dhe socialistë më modernë si SHBA-ja, ka një legjislacion që censuron përdorimin e disa fjalëve vulgare në publik. Nuk ka pse civilizimi dhe modernizimi social i shoqërisë sonë të kalojë nëpërmjet oratorisë vulgare apo interpretimeve erotiko-pornografike në publik. Nuk ka pse të ecim përpara duke shpërfillur vlerat e kulturës dhe familjes sonë fisnike. Nuk ka pse të vazhdojmë të rrisim me dorën tonë kostot sociale të brezit tonë të ri dhe të gjithë shoqërisë.

http://www.sot.com.al/index.php?option=content&task=view&id=42878&lang=
 

hawk

Primus registratum
Re: Porn-Tokalli

"Colorado caffe" fillon ne pjesen e dyte te mbremjes e nuk mund te krahasohet me nr.e teleshikuesve pas edicionit informativ,pra pak a shume rreth ores 21.
Portokallia nuk(fillon) trasmetohet pas mesit te nates(apo ores 23).
Nuk eshte "Colorado caffe" emisioni pilot ose krenaria e Italia Uno.Kjo e fundit gjithashtu shquhet per emisione te kritikuara nga "Commissione della Vigilanza" per arsye te ndryshme.Vitin e kaluar ka patur nr. me te larte te emisioneve te tilla nder 5 kanalet e tjera kryesore.

Topi eshte kanali me i rendesishem(fuqishem) ne Shqiperi.
Trasmeton nje emision si Portokallia ne orarin qe mund te shikojne dhe femijet.
Ku qendron ngjashmeria me "Coloradon" dhe Italia Uno ??

Ne vende te tjera ndodhin shume fenomene te tjera per te cilat shpresoj te mos bejme rrolin e majmunit.
Pikerisht sepse konteksti social ne Shqiperi nuk eshte ai ne Itali nuk mudn ti trajtosh si "njesoj".Gruaja(bashkshortja,nena,motra) italiane nuk e merr per ofendim nese burri(bashkshorti,babai,vellai) ne sy te femijeve apo komshinjve,kalimtareve etj,ja numeron ne rruge,vende publike apo ne nje realitet familjare-[ndaluar],troia,fanculo,minchia,
figa(o)...,anasjelltas kjo edhe per burrin madje edhe per femijet ndaj prindit.

Nese ke deshire te shikosh ndryshimin thuaja prinderve te tu keto fjale - natyrisht ne shqip - apo motres,vellait(nuk po largohem me teper) ose kerko nga prinderit te perdorin nje fjalor te tille ne komunikimin e perditshem familjare.


Pastaj persa i perket nivelit te humorit,ironise ajo eshte ceshtje tjeter.
Humori,personazhet,ironia,duhen nxjerre nga niveli imitues i prodhimeve te emisioneve te importuara(tip "colorado").Nuk duhen bazuar tek banaliteti i fjalorit tek i cili duket se perqendrohen shumica e personazheve(te portokallise) per te "vjedhur"(fituar) nje te qeshur nga publiku pa trasmetuar as me te voglen satire por thjesht ashtu si e pyll: qeshim nga fjala - m'cave trapin.
Natyrisht ka njerez qe shikojne ne shprehje te tilla humor te "thelle" dhe per pak sa nuk i bien protezat e porcelanit.
Ka njerez qe edhe analfabetimin,gjakmarrjen, - per te mos renditur me dhjetra "normalitete" te tjera -i gjykojne normale por...

Secili zgjedh komunitetin ne te cilin identifikohet.
Kjo vlen edhe per portokallistat. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Porn-Tokalli

ishte shembull colorado, po po deshe permendim edhe zelig cirkus ku Bisio ja lyp e bo llapore ashiqare me çdo femer qe ka pat prane. sekreti eshte stili i te bomes se gjonave dhe ket pak a shume e dime. ideja ime, dhe e perseris prap eshte qe ka goxha gjona te mira te portokallia, te pakten kshu e shof une.

pastaj sa per influencen e humorit mbi shoqerine, ndoshta me duket mua, po nuk eshte se kur kam dale nga ndonje teater a kinema e kshu me rradhe, kam patur ndonje iluminim a moral ne koke per ato ç'u thane. portokallia mund te futet tek kabare i mirfillte, palle ariu dmth, ku mund te trillosh pa impenjim. tjeter gje eshte satira, qe dergon mesazhe dhe godet fenomene dhe persona, tip alla Fiks Fare ktu ne itali. sepse satira informon, humori i mirillte jo.

gjithsesi, jam shume dakort qe te portokallia ka traplliqe sa te dush, po ato te mira te pakten t'ja njohim. ne ekstermizma tip porno e gjona te tilla mu me duket budallik thjesht me i menu.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Porn-Tokalli

Ore qe ka edhe te mira, nuk e ka thene njeri qe jo. Ketu po flasim per banalitetet dhe mos me thuaj qe nuk ka banalitete. Pikerisht konstatimi dhe kritikimi i tyre eshte detyre qytetare e te gjitheve prej nesh, pasi po flasim per hapesiren publike.
Per sa i perket humorit me seksin, o ka Benny Hill te tilla, o nuk ka njeri. Por Hilli ka humor ama, jo banalitete seksuale. Ai perpiqet me godit me mjeshteri, me finese, realitete te caktuara. Por nuk tenton ti beje nejrezit te gajasen thjesht duka permendur apo aluduar emra objektesh erektive.
Nuk e di a jam i qarte. Duhet te jemi te ndergjegjshem per kufirin midis banalitetit dhe humorit.

Sa per Gon Llaken, mua me duket se nuk ka ndonje lidhje me humorin, pervec faktit qe di te imitoje. Te tallesh menderen me Amin, gjithe diten, duke e konsideruar si kukull ku mund te shkarkosh vetem batuta bajate, mua nuk me duket humor.
Nga ana tjeter Goni eshte tmerresisht i impostuar dhe madje shpesh gati i dalin djerse per t'u munduar me qesh me sforcim. Shkurt perpiqet te krijoje nje atmosfere te ndezur ne menyre krejt artificiale, qe per mua eshte krejtesisht skarco.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Porn-Tokalli

Top-channel eshte nje kanal privat dhe ndonje institucion qe na perket te gjithve ati qe i pelqen e shikon bashke me banalitetet dhe ne fund te fundit nuk po jetojme ne nje shoqeri perfekte dhe aristokratike per kete mjafton te shikosh nga dritarja dhe e kupton menjehere ndersa atyre qe nuk u pelqen cdo televizor ka edhe nje pult mjafton ta perdorin!
 

Gysi

Primus registratum
Re: Porn-Tokalli

E kam thene edhe me lart, Top Chanel mund te jete kanal privat, por hapesira publike qe mbulon ajo si media nuk eshte aspak private. Ne kete menyre nuk mund t'u tregojme njerezve pultin pasi i kemi futur te gjitheve nje produkt neper shtepia.
Natyrisht qe ne nuk jemi shoqeri perfekte, por kjo nuk do te thote t'i themi derrit daje. Nga ana tjeter vertete jemi cope cope, por une mendoj se mund te permiresohemi vetem duke reaguar dhe kritikuar produktet negative (sigurisht duke ua njohur edhe meritat). Pa reagim shoqeror, nuk mund te permiresohen gjerat.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Porn-Tokalli

m'pelqe qe tonet u zbuten ne krahasim me ato "mora pushken dola malit" te postimeve te para. jam shume dakort qe te shihen me sy kritik me qellim permirsus. ene lejni robt me bo batuta mbi seksin. tek e funit ato te shpise ta kapin per veshi kalamonin e ta çojn me bo detyrat, se xhanem ate lloj humori s'e kap qe s'e kap.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Porn-Tokalli

Po s'ka njeri kundershtim per batutat mbi seksin mor lal. E thashe edhe njehere, Ben Hilli eshte nje prej humoristeve qe pjesen me te madhe te humorit e ka me seksin. Por ai ka humor jo banalitet. Ben Hilli eshte vertete i holle edhe di te godase mire. Por kur kalohet ne banalitet eshte gje tjeter.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Porn-Tokalli

Prape me duket sikur po e bejme si ne komunizem qe dicka quhet e sakte dhe dicka tjeter e gabuar dhe duhet ndaluar ose ndryshuar eshte tregu ai qe vendos nese dicka eshte e bukur,e mire,e sjellshme etj pra eshte ai pulti qe vendos se cfare eshte e mire ne rast se do thjeshte mos e shiko ate program ose kanal,gjerat jane te thjeshta jetojme ne shekullline e 21 ne mes te evropes.LETS BE SERIOUS
 

Ema

Goddes
Re: Porn-Tokalli

Normalisht duhet te ekzistoje nje shoqate per mbrojtjen e te drejtave te te miturve dhe ne oraret ku TV shikohet nga kushdo permbajtjet e programeve duhet ti pershtaten cdo moshe si nje vizion ashtu dhe ne audio.
Mendoj se vulgariteti perpiqet te mbsuhe gropat e humorit te mirfillte qe mesa duket mungon.
Edhe une e kam pare Portokalline.Shume nga numrat jane te kendshem dhe te punuar mire por ka te tjere ku niveli zbret krejtesisht dhe sinqerisht mendoj se jane te papershtatshem jo vetem per femijet por edhe per nje familje normale dy apo tri-breznore ku une duhet te vihem para ekranit me tim ate apo me tim gjysh dhe te perpiqem te mos vihem ne siklet dhe te marr me filozofi cdo lloj batute banale.
Ketu nuk flitet per censure.Censure do te thote shtypje e mendimit te lire dhe e lirise se fjales.Ketu behet fjale per kontroll qe njerez me nje inteligjence mesatare mund te ushtrojne mbi tekstet para servirjes ne TV dhe zevendesimin e disa fjaleve me disa te tjera.Ka shumemenyra per te shprehur nje koncept,apo jo?

Gjithe te mirat.
 

Ema

Goddes
Re: Porn-Tokalli

Ah,edhe dicka tjeter:

Sistemi komunsit dhe ai demokratik nuk jane dy te kunderta.Jane thjesht dy sisteme te ndryshem.Me kete dua te them qe meqe Shqiperia e quan sistemin aktual "Demokratik" ky lloj sistemi permban te drejta dhe detyra.keshtu karshi te drejtes per te folur,per tu shprehu,te drejtave te shtypit dhe lirise se mendimit shkon njekohesisht detyra dhe pergjegjesia per te mbrojtur permbajten e programeve ne orare te caktuara,pergjegjesia e edukates dhe influences se jashtezakonshme qe televizioni ka ne gjithe popullaten dhe vetendergjegjesimi qe ajo qe zoterinjte tejcojne pas ekranit behet pernjehere mesim.Mendohuni mire para se te jepni mesazhe,matni mire cdo fjale,cdo veprim sepse per fat te keq a te mire keni ne dore nje pergjegjesi te jashtezakonshme,si nje edukator apo si nje prind(mos edhe me shume ndonjehere) dhe mendoni gjithnje qe nga ana tjeter mund te jete kushdo.
 

Ema

Goddes
Re: Porn-Tokalli

O Gys ti flet per menyra,keta te flasin per diktat.Mos u lodh kot shoku.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Porn-Tokalli

Gysi Shkruajti:

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
... Por kur humori kthehet ne banalitet, dhe kur niveli i tij bie deri ne mediokritetin e turmave qe e ngaterrojne humorin me gallaten, ose me karagjozlliqet, kjo eshte vertete e papranueshme dhe eshte mire te reagohet...

[/ QUOTE ]

Qëkur humori qenka i lejueshëm vetëm për klasën "intelektuale"? Qëkur të bësh humor për të gjithë qenka e kritikueshme? Qëkur gallata e karagjozlliku qenkan shfaqje të huaja /pf/images/graemlins/tonguee.gif? Qëkur konsiderohet krim përmendja e pjesëve të trupit si dhe e veprimeve që njerëzit kryejnë me këto pjesë? Deri kur injoranca do na mbajë peng?
 

antip

Primus registratum
Re: Porn-Tokalli

Pyetje me vend.

Mbase qellimi i Portokallise eshte te kenaqe nje lloj shtrese te shoqerise qe i pelqen ai lloj humori. Ne paralelizem emisionet e mengjesit mbi gatimin kenaqin amvisat dhe grate shtepiake qe i ndjekin, ndeshjet e futbollit kenaqin te apasionuarit e sportit, emisionet politike kenaqin njerezit qe ndjekin politike, e keshtu me rradhe... Njesoj dhe me Portokalline nuk kane pse te mbeten te kenaqur te gjithe. Gjithsesi nese per momentin alternativa tjeter e nje humori shqiptar do ishin videokasetat qe nxjerr Tirana TV, jo faleminderit, me mire shoh Portokalline...
 

Gysi

Primus registratum
Re: Porn-Tokalli

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
O Gys ti flet per menyra,keta te flasin per diktat.Mos u lodh kot shoku.

[/ QUOTE ]

E drejte.
Veshtire ta besh njeriu te kuptoje, per me teper kur shpesh as nuk do.
Dhe sikur verejtja jote te mos ishte postuar fare, fill pas teje Kontra thote se une e paskam shpallur krim permendjen apo aludimin e organeve te trupit.

Ore, mos kane ndonje tjeter lloj alfabeti keta me te cilin i lexojne shkrimet tona?
 

Gysi

Primus registratum
Re: Porn-Tokalli

Dakort mor, po s'mund te kete mendime te ndryshme per mendimin tim.
Mendimi im eshte ashtu sic e them une dhe jo sic e ndryshojne te tjeret.
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Porn-Tokalli

Hmmm ,
humori banal (dhe jo vulgar; vulgus=popull) i nenvizuar/shumngjyresh s'me pelqen.

Me pelqen humor i holl,i fshehur nen "ironi" dhe ne loj fjalesh;
gjithsesi,rroft "Liria" dhe koshenca. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

Rrumbar

Primus registratum
Re: Porn-Tokalli

Portokallia disa i ben te qeshin, e disa te vjellin. Nje shoku im po me tregonte se po udhetonte per Shqiperi me ate tragetin e shpejt dhe gjate gjithe rruges ne televizor shfaqnin pjeset me te zgjedhura te Portokallise. Ne fillim njerezit nuk rreagonin shume, vetem disa qeshnin. Pas nja gjysem ore rruge njerzit shikonin portokallin e villnin. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Tani sinqerisht mendoj se mbase eshte pak ndryshim brutal i asaj c'jemi mesuar te shikojme e degjojme ne televizor. Mendoj qe eshte veshtire ti pergjigjesh publikut gjersisht, tja plotesosh te gjitheve. Mbetet qe duhet te kete nje fare kontrolli nga larte, e me pase kontrollin poshte, kontrollin e emisjoneve qe lejohen te shikohen ne shtepi mbetet detyre e prinderve dhe jo e rrjeteve televizive.
 

Petra

Primus registratum
Re: Porn-Tokalli

Qenkan mbledhur gjithe delikatet dhe moralistet ketu. Ju doni humor komunist me brigadiere e kryetare kooperative? Ne fund te fundit portokallia nuk eshte humor per vogelusha, por per njerez te rritur. Mos u beni me katolike se papa, se fjalet banale neper Tirane i degjojne skenaristet, nuk i sajojne. Sa per cilesine e humorit edhe mund te diskutojme.
 

Rrumbar

Primus registratum
Re: Porn-Tokalli

Car ke mi ti, keshtu na ka mesuar Partia!!! Oj kjo!! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Goce, 50 vjet histori nuk lihen pas kaq kollaj!

Mua ajo qe me ben me shume te qesh eshte te shikosh qe moralistat duket sikur jane komplet te defazuar me realitetin.
 
Top