Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

komino

Valoris scriptorum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
kisha ngaterruar temen oroshi
i kalova potimet tek tjetra
thumbsup.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Hehehehe,po te bahet lamsh koka me duket!!
eek.gif
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

jo,
kisha hapur te dyja dritaret e pergjigjes

dhe thjesht i ngaterrova
 

DFV

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Per mua qofte Nano qofte Berisha jane e keqja me e madhe qe ka sot Shqiperia dhe populli shqiptare.
Ne se njeri nga ata do te vazhdoj te zgjidhet edhe ne zgjedhjet e 2005 atehere te jemi te sigurte qe Shqiperia do shkaterrohet perfundimishte.
I vetmi shpetim i shqiptarve nga fukaralleku, nga stresi,nga intoleranca,nga korrupsioni, nga vjedhja pa mbarim e popullit nga qeverit, nga mafia, nga papunesia e te tjera,eshte vota kunder
partise socialiste te Nano hajdutit dhe partise demokratike te Sali bajraktarit.
Le te vem ne prove partit e reja, njerez te rinj qe nuk jane njollosur me ato qe permenda me siper.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

SHENOMENI EDHE MUA SHQIPERIA


--------------------------------------------------------------------------------

Stadiume modernë; shumë! Trena ekspresë që përshkojnë në fare pak orë vijën bregdetare të vendit. Njerëz që shtyjnë qetësisht karrocat nëpër supermarketet vetëshërbyese. Postierë që shpërndajnë saktësisht brenda 24 orëve letrat e dërguara brenda dhe jashtë vendit. Një parlament ku çuditërisht deputët flasin (akoma nuk kanë mësuar të bërtasin ata?!). Fabrika ku punojnë dhe sigurojnë jetesën shtresa me arsimim të kufizuar. Zyra ku bashkëbisedohet në më shumë se një gjuhë (rezultat i heterogjenisë investuese). Kulturë në përgjigje. Përzgjedhje në fjalë. Respekt në mendim! Ah! Koha të zgjohem!

Nuk është Shqipëria??? Zot na fut në radhë!
Eshtë imazhi i Portugalisë në prag të Europianit 2004, shfaqur nga disa kanale televizive nëpër Europë, një pjesë e tij edhe në Shqipëri. Sa hidhur ironizon fati me ne. E mësipërmja është Portugalia. Portugalia! Vetëm 30 vjet më parë ishte në të njëjtën katastrofë ekonomike dhe industriale si Shqipëria. Ama krahasimi mbaron aty. Shndërrimet e vendit iberik tw 30 viteve te fundit nuk kanë gjasa të kalojnë në Shqipëri as për 300 vjetët e ardhshëm. Vetëm për tre dekada portugezët kanë arritur të tërheqin vëmendjen e pushuesve dhe turistëve europianë (Shqipëria atë të Komunitetit ndërkombëtar për të dërguar trupa që të kontrollojë një luftë civile ne '97-ën); iberikët janë bërë pjesë e Bashkimit Europian (Shqipëria përpëlitet nën lëmoshë ose jo, e përbuzur edhe për pozicionin e pamerituar gjeografik në zemër te Kontinentit plak). Portugalia thith investime gjigande nga Europa; Shqipëria përpin shuma tronditëse, dhurata dhe borxhe, që përfundojnë në aerodromin-ajër që mban gropën thithëse të vendit
eek.gif
;në tendera tragji-komikë shumash kolosale që i dhurohen më pas të pastrehëve me mercedezë me xhama të zinj dhe hareme financiare. Thith Shqipëria po aq sa Portugalia, por zhduken ato në gropen thithëse që edhe në hartën politike të globit ka pamjen terrorizuese të një arkivoli. Në asnjë moment të vetëm nuk vura re që portugezët të shqetësoheshin për aktivitetin politik të vendit. Secili bën detyrën e vet. Kurse NE.... Eh, duhet ndalur nje minutë këtu, se ata nuk janë të zgjuar si ne, ku pseudopolitkanët ngopin me lugë bosh militantët e epokës së gurit <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> , që po pengojnë në bashkëpunim këtë arkivol të varroset përfundimisht; ose të ikim pej tij para se të jetë shumë vonë. Eshtë vonë! Nëse jo me Portugalinë, sepse paska pasur koloni atëherë kur ne nuk e njihnim këtë proces (në avantazh), atëherë le të themi Letonia apo Lituania. Ups! Me duket se edhe ato i pushtoi Europa në gjirin e vet, edhe pse, (sa çudi), në '90-ën i zgjidhën edhe ato prangat e komunizmit dhe diktaturës. Në rregull. Po Bullgaria dhe Rumania? Me to mund të krahasohemi të paktën! Jo?! Ah, po, sepse ne importojmë prej tyre. Pra prodhokan këto dy shtete në vend? Edhe ne prodhojmë. Prodhojmë cudira të tipit 13 deputetë ne një zonë elektorale dhe një kryeministër të pastrehë, që për mëshirë i kanë falur më duket një benz me të cilin kalon kohën e lirë
smash.gif
. Po nëse edhe Rumania dhe Bullgaria na qenkan pretendente për në BE, ta ngushtojmë pak rrethin e referimit. Ballkani. Kroacia u votua unanimisht për pranim të afërt në BE Falë punës dhe përpjekjeve të shkëlqyera të vendit për përparimin dhe ecurinë e integrimin e tij (përfundim i BE-së) . Sllovenia është kurorëzuar. Serbinë e mundojnë vetëm problemet etnike dhe politike që janë nën mbikqyrjen dhe kujdesin ndërkombëtar. Greqia është vetë Zot, vetë shkop. Maqedonia! Ja e kapëm një më në fund! Si?! Raporti i fundit i Departamentit amerikan të shtetit e ka nxjerrë si një ndër vendet shembull me më pak trazira dhe vrasje për frymë të popullsisë? Edhe Maqedonia në rrugë të mbarë? Zot! Mëshirë për të shkretët politikanët tanë që jo për faj të tyre ju ka qëlluar barku i madh, mendja ndritësisht e shkurtër, duart tremshëm të gjata, kokat tmerrësisht bosh, fytyrat vajtueshëm të pështira (falë kryeveprave të tyre), personalitetet papërshtatmërisht jo-ekzistuese, ambiciet ironisht idiote, vlerat, shkatërrueshëm ç'njerëzore dha antishqiptare. Faji ndahet në shumë pjesë, por buron dhe shpërndahet prej tyre, me shfaqjet e pashembullta të fjalorit që më së miri vetëm atyre ju përshtatet dhe zbulon fytyrën e vërtetë; që me dhe pa çmim zënë karrige që nuk dinë t'i lëshojnë më; që mbretërojnë me vale nervozisht të gjata në stafetë që njeh vetëm dy kllounë, shkatërrues vlerash, burim urrejtjesh dhe fatkeqësish për ekzistencën e një kombi të tërë. Çudi si në Shqipëri akoma luftojnë për pushtet të njëjtët njerëz prej 14 vjetësh, për më tepër që vijnë nga i njëjti sfond komunist <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> , me ide, platforma dhe fjalime që nuk i shkojnë përshtat askujt, përveç dhelpërisë së tyre. Mungesa e asimilit dhe alternativave në poltikë kushtëzon të njëjtin fenomen në popullsi dhe shoqëri. Si rrjedhim, mentaliteti ngelet i papërzier. Ngurtësohet në guackën e vet të pathyeshme e të pakthyeshme me bindjen e gjetur zonave të humbura për konfirmim e statusit që as ata vetë nuk mund ta besojnë si po zgjat më shumë. Jemi qorruar? Na kanë mbyllur keq në kënd pa dalje? Jemi të mallkuar? Apo thjesht të pa aftë për veten, që durojmë, e durojmë, e durojmë injorantshëm të shtypemi dhe bllokohemi prej një klase të caktuar, ndërkohë që vetëm për shkak të tyre BE-ja na heq edhe të drejtën e ëndërrimit, teksa fqinjët dhe bashkëvuajtësit komunistë lulëzojnë dhe Portugalia shklëlqen për 30 vjet. Në gjysmën kohore të kësaj periudhe, Shqipëria akoma nuk njeh zgjedhjet e lira (të cilave në Europë nuk ka kohë njeri t'ju kushtojë vëmendje, aq më pak të bëjë fushata me financime të dyshimta)
smash.gif
; akoma drejtohemi nga një binom shkëmbi mendor
shrug.gif
dhe akoma jemi të dashuruar marrëzisht me vehtet e skeptikë ndaj tjetrit. Deri sa puna e vërtetë të shfaqet sërish në ato troje! Nëse!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Ndarja e Kroacise nga vendet e tjera te Ballkanit Perendimor duhet te na zgjoje deri ne maksimun ndjenjen kombetare e cila ka vite qe na therret si nana qe thirre djalin e vet qe te kthehet nga e mbara e shtepise,Kroacia nje vend qe zhvilloi nje nga lufterat me te pergjakshme te pasluftes se Dyte Boterore(jo per faj te saj),ku u kryen krime monstruoze,ku u neperkemben te drejtat e njeriut,dhe prap ja arriti qe te dale si nje popull liridashes dhe modern.QUO VADIS ALBANIA!!!
cry.gif
cry.gif
cry.gif
.Duhet ti bejme thirrje ndergjegjes se brezit te ri politikan,dhe te flakim jashte barkut te nenes shqiperi ata femije bastarde qe po i krijojne dhimbje asaj duke e gjuajtur shkelma,dhe keta femije bastarde nuk jane shume por eshte nje grup i vogel barkmedhenjshe qe skane te ngopur.Nga kjo pangopesi djallezore e ketyre qelbesirave po sakrifikohet edhe nje here Kosova martire,Dardania jone krenare,po sakrifikohet edhe nje here Cameria jone martire,po sakrifikohen edhe nje here Iliridet tone te famshem qe i dhane botes Leken e Madh.Zoti i vrafte me buk ne goje!!!
smash.gif
smash.gif
smash.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

po sakrifikohen edhe nje here Iliridet tone te famshem qe i dhane botes Leken e Madh.
----------------------


Leka i Madh eshte , thone qe eshte rreth 2,10 metra.
tamam burre shteti , jo si xhuxhi Nano
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

qe sot e tutje do te shtojme nje nen ne kushtetute dhe pushtetaret do te jene mbi 1.90m.


Ne nje diskutim disa kohe ma pare dikush tha se duhe te hiqnim te drejten e votes per ata qe nuk kane prona apo pozicione sociale te mira apo ...
dhe keshtu do te fitonte e djathta shqipetare

Nje politike e re paska sot nevoje per njerez shtatlarte (kemi ramen po edhe ai nuk pelqehet <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> )

sot quhen "nacionaliste" ata qe bazojne pozicionin social e politik ne shitjen e shen naumit serbise

Keta jane nacionalistet??????!!!!!!

le shkojne ne ... se nuk kemi nevoje te shesim asnje cope toke te shqiperise <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Keta jane nacionalistet??????!!!!!!

le shkojne ne ... se nuk kemi nevoje te shesim asnje cope toke te shqiperise
eek.gif

---------------------------------

ceket gjykimi.
shrug.gif

per mendimin tim ,gjerat duhen vlersuar ne kohen e situaten e atehershme.
shume here ne evrope kufijte kane dryshuar ,shikoni hartat nga viti 1800 e di me sot , sa shume kane dryshuar kufijt e shteteve.

ne france sot ekziston nje krahin e tere qe quhet Savoja , dmth atje ku kishin mbreterine mbreti italian , por me krijimin e italise se bashkuar nga Garibaldi ajo pjese e italise , (vendlindja e mbretit) , i kaloj frances .
trathti kombetare beri mbreti italian , qe shiti savojen e Nicen ???
per te mos folur per korsiken.
po mos te behej keto gjera edhe sot italia nuk do te ekzistonte , por do te ishte e ndare me Borbonet ne jug , Vatikanin ne qender e Savojen ne veri , ndoshta edhe ca shtete te tjera.
ky eshte nje shembull elementar qe studiohet ne tetevjecare apo ne gjimnaze per te kuptuar qe ne ato vite keto gjera beheshin edhe ishin normale .

nuk mund te gjykohet me trurin e sotem nje periudhe e kaluar .
shrug.gif

ashtu edhe Skenderbeu eshte sh.......sepse nuk lejonte qe te votohej , nuk kishte nje parlament , ja priste koken kujdo qe i vihej kunder ,nuk kishte nje gjykate, prokurori,nuk ..........etj , etj.

nuk mund te hidhet poshte Zogu edhe ajo qe beri per shqiperine ne ato 15 vjet , duke njohur situaten ne te cilen ndodhej shqiperia , europa , e gjithe bota ne vitet 1924-1939.
 

lir

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

leopardo kur te o djeg lekura sben mire te dalesh ne diell se digjesh me shume, prandaj dhe ti ben mire mos te japesh ca arsye, me fal, idote...

Me mire te pranosh se zogu beri disa gabime(kolosale) sesa te perpiqesh te lash, m**** me Sh****
Me falni per banalitetin..
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

leopardo kur te o djeg lekura sben mire te dalesh ne diell se digjesh me shume, prandaj dhe ti ben mire mos te japesh ca arsye, me fal, idote...
------------------

leopardi eshte shkrimtar italian qe studiohet ne te gjitha shkollat tetevjecare e te mesme ne itali.
sa per temen , je i hapur te shprehesh mendimin tend , kuptohet ne menyre te "edukuar" edhe kur ste pelqejne mendimet e te tjerve .
shpresojme te "buon sensi" yt............

ps. me njerez "banal" jemi ngopur, kemi boll parlamentin shqiptar keshtu qe nuk te falim <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

lir

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Banaliteti ishte ne lidhje me nxjerrjen ne pah te hipnotizimit tend; une vetem permenda nje shprehje popullore e me vjen keq qe ate se paske gjetur ne tekstet e tet vjecareve italiane... Eshte mekat qe qe nje djale i ri si puna jote te frymezohet nga epshet e zogut..
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Eshte mekat qe qe nje djale i ri si puna jote te frymezohet nga epshet e zogut
-----------------

edhe per mua eshte mekat qe ti enderron se do te behemi njerez ne kuptimin e vertet te fjales me kete klase politike , ose me te pjellat e tyre , por duhet bere nje kthese 180 grade e te shkojme ne drejtimin tjeter.
edhe kthesa duhet bere nga koka se peshku bie ere pikerisht nga kjo pjese e trupit.
ky eshte mendimi im .
me vili - vili kemi 14 vjet edhe u ngopem.
dikush ka qejf , per interessat e tij , qe kjo Agoni te vazhdoje sa me gjate , edhe une me nje "shprehje popullore" qe rregullat e albforumit e lejojne mund te them:
"Ujku mjergull do "

mesaxhi eshte i qarte besoj.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

-Gene-
Kemi folur tashme per Shen Naumin plako,mos e perdor me se eshte kart e djegur,dihen shkaqet historike dhe marreveshjet qe u bene per kete!!
-Lir-
Gabimet "kolosale" te Mbretit Zog??
eek.gif

..cilat plako??

Alternativa e trete shqiptare tashme ka marre rrugen e saj,per me teper duhet te presim zgjedhjet(shpresojme te jene korrekte)!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Po të mos pranojmë që udhëheqja bën gabime atëherë jemi të gjithë në qorrsokak. Problemi qëndron që duke iu referuar kushteve në të cilat u bënë këto gabime, rëndësisë së këtyre gabimeve si dhe impaktit të këtyre gabimeve mbi të ardhmen e vendit duhet të gjykojmë mbi këtë udhëheqje. Përsa i përket Zogut, asnjë nga këto kritere nuk është i ndriçuar mirë pasi influenca e historisë 50 vjeçare të komunizmit është ende e fortë ndër historianë e në masën e gjerë e cila i vlerëson këta historianë.
Në anën tjetër, duhen parë të dyja anët e medaljes pra duhen parë edhe arritjet e mira të kësaj udhëheqjeje gjithmonë në dritën e kushteve kur këto arritje kanë ndodhur.
Pra duhet bërë bilanci i udhëheqjes. Nëse ky bilanc është pozitiv atëherë ne themi që udhëheqja ishte pozitive e anasjelltas.
Për mendimin tim dhe me njohjen që kam unë mbi historinë (dhe analizën që i bëj unë historisë) Zogu është disi më pozitiv se negativ pra ka më shumë të mira se të këqija.
Askush nuk mund ta mohojë se Zogu ka meritën që drejtoi dhe zhvilloi vendin në fillimet e tij, kur kultura demokratike nuk njihej më lart se e drejta e fisit, kur influencat turke ishin akoma shumë të forta, kur shovinizmi i fqinjëve ishte në maksimumin e tij, kur ekonomia botërore ishte në rënie të lirë dhe kur Shqipërisë i mungonte një inteligjencë e plotë. Zhvillimi ishte i gjithanshëm dhe krahasuar me periudhën e Turqisë tepër i dukshëm.
A duhet përkrahur nisma e Lekës? Nuk e di pasi nuk njoh programin e tij. Në princip do thoja jo por në kushtet aktuale të Shqipërisë jam i detyruar të them "po" dhe besoj se ky është qëndrimi i shumicës së shqiptarëve që e përkrahin Lekën. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

po te vazhdoni keshtu do te rabilitoni enver hoxhen

edhe ate nuk mund t'a gjykonim sipas jush pervecse duke marre parashysh gjendjen e politiken ne gjithe vendet ish komuniste????!!!!!!!
I bie qe troturat nuk ishin faj i tij sepse ashtu funksiononte ajo bote
i bie qe ne duhet te marrim parasysh edhe arritjet ne zhillimin industrial shqipetar, rendin publik, paprekshmrine absolute te kufijve dhe ti veme ne peshe me masakrat ndaj kunershtareve poltike e ta krahasojme me te shkuaren e jo me potencialin e shqiperise (psh elektrifikimi)
shrug.gif

une nuk jam dakort

disa fakte historike jane absolute. Krimet kunder njerezimit, shitja e tokave te shqiperise ...

Ne fakt nuk me intereson aspak te analizoj historine. Problemi eshte se po perpiqen te na "shesin" alternativen mbretesore si dicka qe permban ne vetvete nacinalizmin.
ESHTE FAKT QE KJO NUK ESHTE ASPAK E VERTETE (fakti eshte shen naumi)
Pewrgjithsisht nuk me behet vone per cfare ka ndodhur 100 vjet apo 50 vjet me pare. Me intereson kur keto ndodhi kerkojne te mi "shesin" sot si dicka pozitive e garanci politike per dike.

JA DHE NJE ROL TJETER I "INTELIGJENCES"
te "mos lejoje" qe te tallin b... me popullin <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

Ju hiqeni nacionalizmin si argument ne mbrojtje te monarkise dhe une heq shen naumin nga diskutimet e mia
thumbsup.gif


Persa i perket alternatives POLITIKE te lekes, si per gjithe te tjerat, sa me shume aq me mire dhe sa me shume ne driten e analizave.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

E ke gabim Gene. Edhe Enverin ashtu si Zogun duhet dhe e kemi gjykuar në dritën e situatës së atëhershme dhe fajet e tij ishin shumë më të mëdha se të mirat!

Alternativën mbretërore nuk po ta shet njeri si diçka që përmban në vetvete nacionalizmin por si një rrugëdalje të mundshme për Shqipërinë! Dhe jam shumë dakort që roli i inteligjencës është që të mos lejojë të tallin b...n me popullin prandaj kam kërkuar të njoh programin e Lekës që të mundem më pas të diskutoj me kompetenca të plota (përsa i përket këndvështrimit tim)!
D.M.Th ne diskutojmë për të njëjtën gjë, me të njëjtën ide vetëm se ndryshojnë paksa nuancat (simpatitë). Unë i them gri e çelët ti i thua e bardhë e errët
shrug.gif
!
 
Top