Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin
SHENOMENI EDHE MUA SHQIPERIA
--------------------------------------------------------------------------------
Stadiume modernë; shumë! Trena ekspresë që përshkojnë në fare pak orë vijën bregdetare të vendit. Njerëz që shtyjnë qetësisht karrocat nëpër supermarketet vetëshërbyese. Postierë që shpërndajnë saktësisht brenda 24 orëve letrat e dërguara brenda dhe jashtë vendit. Një parlament ku çuditërisht deputët flasin (akoma nuk kanë mësuar të bërtasin ata?!). Fabrika ku punojnë dhe sigurojnë jetesën shtresa me arsimim të kufizuar. Zyra ku bashkëbisedohet në më shumë se një gjuhë (rezultat i heterogjenisë investuese). Kulturë në përgjigje. Përzgjedhje në fjalë. Respekt në mendim! Ah! Koha të zgjohem!
Nuk është Shqipëria??? Zot na fut në radhë!
Eshtë imazhi i Portugalisë në prag të Europianit 2004, shfaqur nga disa kanale televizive nëpër Europë, një pjesë e tij edhe në Shqipëri. Sa hidhur ironizon fati me ne. E mësipërmja është Portugalia. Portugalia! Vetëm 30 vjet më parë ishte në të njëjtën katastrofë ekonomike dhe industriale si Shqipëria. Ama krahasimi mbaron aty. Shndërrimet e vendit iberik tw 30 viteve te fundit nuk kanë gjasa të kalojnë në Shqipëri as për 300 vjetët e ardhshëm. Vetëm për tre dekada portugezët kanë arritur të tërheqin vëmendjen e pushuesve dhe turistëve europianë (Shqipëria atë të Komunitetit ndërkombëtar për të dërguar trupa që të kontrollojë një luftë civile ne '97-ën); iberikët janë bërë pjesë e Bashkimit Europian (Shqipëria përpëlitet nën lëmoshë ose jo, e përbuzur edhe për pozicionin e pamerituar gjeografik në zemër te Kontinentit plak). Portugalia thith investime gjigande nga Europa; Shqipëria përpin shuma tronditëse, dhurata dhe borxhe, që përfundojnë në aerodromin-ajër që mban gropën thithëse të vendit
;në tendera tragji-komikë shumash kolosale që i dhurohen më pas të pastrehëve me mercedezë me xhama të zinj dhe hareme financiare. Thith Shqipëria po aq sa Portugalia, por zhduken ato në gropen thithëse që edhe në hartën politike të globit ka pamjen terrorizuese të një arkivoli. Në asnjë moment të vetëm nuk vura re që portugezët të shqetësoheshin për aktivitetin politik të vendit. Secili bën detyrën e vet. Kurse NE.... Eh, duhet ndalur nje minutë këtu, se ata nuk janë të zgjuar si ne, ku pseudopolitkanët ngopin me lugë bosh militantët e epokës së gurit <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> , që po pengojnë në bashkëpunim këtë arkivol të varroset përfundimisht; ose të ikim pej tij para se të jetë shumë vonë. Eshtë vonë! Nëse jo me Portugalinë, sepse paska pasur koloni atëherë kur ne nuk e njihnim këtë proces (në avantazh), atëherë le të themi Letonia apo Lituania. Ups! Me duket se edhe ato i pushtoi Europa në gjirin e vet, edhe pse, (sa çudi), në '90-ën i zgjidhën edhe ato prangat e komunizmit dhe diktaturës. Në rregull. Po Bullgaria dhe Rumania? Me to mund të krahasohemi të paktën! Jo?! Ah, po, sepse ne importojmë prej tyre. Pra prodhokan këto dy shtete në vend? Edhe ne prodhojmë. Prodhojmë cudira të tipit 13 deputetë ne një zonë elektorale dhe një kryeministër të pastrehë, që për mëshirë i kanë falur më duket një benz me të cilin kalon kohën e lirë
. Po nëse edhe Rumania dhe Bullgaria na qenkan pretendente për në BE, ta ngushtojmë pak rrethin e referimit. Ballkani. Kroacia u votua unanimisht për pranim të afërt në BE Falë punës dhe përpjekjeve të shkëlqyera të vendit për përparimin dhe ecurinë e integrimin e tij (përfundim i BE-së) . Sllovenia është kurorëzuar. Serbinë e mundojnë vetëm problemet etnike dhe politike që janë nën mbikqyrjen dhe kujdesin ndërkombëtar. Greqia është vetë Zot, vetë shkop. Maqedonia! Ja e kapëm një më në fund! Si?! Raporti i fundit i Departamentit amerikan të shtetit e ka nxjerrë si një ndër vendet shembull me më pak trazira dhe vrasje për frymë të popullsisë? Edhe Maqedonia në rrugë të mbarë? Zot! Mëshirë për të shkretët politikanët tanë që jo për faj të tyre ju ka qëlluar barku i madh, mendja ndritësisht e shkurtër, duart tremshëm të gjata, kokat tmerrësisht bosh, fytyrat vajtueshëm të pështira (falë kryeveprave të tyre), personalitetet papërshtatmërisht jo-ekzistuese, ambiciet ironisht idiote, vlerat, shkatërrueshëm ç'njerëzore dha antishqiptare. Faji ndahet në shumë pjesë, por buron dhe shpërndahet prej tyre, me shfaqjet e pashembullta të fjalorit që më së miri vetëm atyre ju përshtatet dhe zbulon fytyrën e vërtetë; që me dhe pa çmim zënë karrige që nuk dinë t'i lëshojnë më; që mbretërojnë me vale nervozisht të gjata në stafetë që njeh vetëm dy kllounë, shkatërrues vlerash, burim urrejtjesh dhe fatkeqësish për ekzistencën e një kombi të tërë. Çudi si në Shqipëri akoma luftojnë për pushtet të njëjtët njerëz prej 14 vjetësh, për më tepër që vijnë nga i njëjti sfond komunist <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> , me ide, platforma dhe fjalime që nuk i shkojnë përshtat askujt, përveç dhelpërisë së tyre. Mungesa e asimilit dhe alternativave në poltikë kushtëzon të njëjtin fenomen në popullsi dhe shoqëri. Si rrjedhim, mentaliteti ngelet i papërzier. Ngurtësohet në guackën e vet të pathyeshme e të pakthyeshme me bindjen e gjetur zonave të humbura për konfirmim e statusit që as ata vetë nuk mund ta besojnë si po zgjat më shumë. Jemi qorruar? Na kanë mbyllur keq në kënd pa dalje? Jemi të mallkuar? Apo thjesht të pa aftë për veten, që durojmë, e durojmë, e durojmë injorantshëm të shtypemi dhe bllokohemi prej një klase të caktuar, ndërkohë që vetëm për shkak të tyre BE-ja na heq edhe të drejtën e ëndërrimit, teksa fqinjët dhe bashkëvuajtësit komunistë lulëzojnë dhe Portugalia shklëlqen për 30 vjet. Në gjysmën kohore të kësaj periudhe, Shqipëria akoma nuk njeh zgjedhjet e lira (të cilave në Europë nuk ka kohë njeri t'ju kushtojë vëmendje, aq më pak të bëjë fushata me financime të dyshimta)
; akoma drejtohemi nga një binom shkëmbi mendor
dhe akoma jemi të dashuruar marrëzisht me vehtet e skeptikë ndaj tjetrit. Deri sa puna e vërtetë të shfaqet sërish në ato troje! Nëse!