Populli e ka vetë në dorë ndryshimin
Populli e ka vetë në dorë ndryshimin
I ndikuar, ndoshta jo vetëm nga gjendja e mjeruar ekonomike e vendit; i ndikuar jo vetëm, ndoshta nga etiketimet e drejta të BE-së, KE-së, SHBA-së se po nuk ndryshuat do të përjashtoheni edhe nga ai vend që gjeografikisht e keni pasur në jetë të jetëve, por që politikanët tuaj me politikën që kanë bërë deri tani rrezikojnë ta humbasin ose ta shkërmoqin më keq se ç’ështe tani...
...i ndikuar, dhe jo ndoshta nga trathtitë e qelbura, që mjaft politikanë edhe sot në pushtet, jo vetëm dje, i kanë bërë këtij vendi, por i ndikuar ndoshta nga një ndjenjë që buroi sot ku unë me miqtë e mi të hershëm sindikalistë përkujtuam 13- vjetorin e grevës së urisë së minatorëve, e cila përbënte, pa dyshim, prologun e ndryshimeve demokratike në këtë vend, ndikuar ndoshta nga disa gabime, që kanë bërë miqtë e mi sindikalistë dhe nga shumë gabime apo ndoshta dhe faje, që kanë kryer zotërinjtë demokratë që erdhën në pushtet më tepër nga ne, sesa nga vetja e tyre. Po shkruaj sot këto radhë me qëllim më tepër të qetësoj veten se sa të bëhem promotor i një lëvizjeje të re përmbystare, edhe pse PS-ja ka kohë që e meriton plotësisht këtë.
E nisa kështu, mbasi nga ato që shoh deri tani jam fare pak i kënaqur, për të mos thënë tërësisht i pakënaqur. Në Shqipërinë e sotme, edhe pse figurat që drejtojnë mundohen të shpikin herë pas here terma gjoja “progresiste” për lëvizjet e tyre të dështuara, edhe pse një opozitë gati 40 %, që e di gjendjen reale të vendit dhe të pozitës, s’bën dot gjë mbasi nuk ka një filozofi të re për ta ndryshuar situatën, përveç asaj që mori gati nga ne më 1992, përsëri diçka duhet bërë, pasi gjithmonë historia do të dënojë edhe ata që dinë si ndryshohet, por nuk përpiqen për ta bërë këtë ndryshim në kohën e duhur.
Që dikush të bëhet ”lider” në Shqipëri, në përgjithësi nuk varet fare nga aftësitë e tij për ta prosperituar këtë vend; nga aftësitë për të qenë apo për t’u bërë burrë shteti, por vetëm nga aftësitë për ta manaxhuar partinë politike, që i ka dhënë apo që i ka rënë në pjesë për ta drejtuar.
Pra, normalisht deri tani ne kemi jo një pamundësi për të shkuar në Evropë, se kemi mungesa intelektuale dhe qeverisëse si komb, mbasi kështu shumë mirë mund të mendojnë serbët, që duan të mos u ikë Kosova nga duart, por ne kemi një klasë politike që mendon më shumë për vete sesa për popullin dhe kombin. Kjo klasë politike, e lidhur me një mijë fije me njëra-tjetrën, në pozitë dhe në opozitë, është ngjitur pas politikës, pra, dhe pas pushtetit që mund të vijë edhe me rotacion dhe jo vetëm me vota kallpe (falso apo të vjedhura), pra dhe normalisht, në mënyrë të tillë, saqë pothuajse të gjithë sot mendojnë se po nuk u larguan dy liderët e parë të partive të mëdha në Shqipëri, asnjëherë nuk ka ndonjë shans për ndonjë ndryshim themelor në ecurinë politike dhe ekonomike të këtij vendi. Por kuptohet që këta asnjëherë nuk do të pranojnë të ikin vetë; në partitë e tyre i kanë kopsitur metodat për të qenë në krye dhe socialistët, të cilët edhe pse akoma shumë të indoktrinuar kishin elemente demokratike deri para do kohësh, vetëm me një kongres qesharak dhe të turpshëm, përfundimisht i dhanë dërmen kësaj demokracie dhe u kthyen në “fërckë”, siç i thotë populli andej nga anët e mia.
Pra, gjendja është në një rreth vicioz. Evropa pret ndryshim; populli po se po, ai e di që PS-ja dhe PD-ja nuk ndryshojnë dot asnjë gjë. Sindikata nuk ka dhe, me këto që kanë ndodhur me BSPSH-në dhe Konfederatën, veçanërisht me administrimin e pronave, ka frikë të ngrejë të tjera. OJQ-të deri tani kanë menduar për vete, përjashto lëvizjen ”MJAFT!” dhe ndonjë tjetër, pra, i bie që i mërzitur dhe pa shpresë të mos shkojë fare në votim, duke harruar se kështu përjetëson vetë varfërinë dhe mjerimin e vet dhe të të tjerëve. Por jo, në Shqipëri kanë dalë forca të reja politike, të cilat jo vetëm që kanë potencialet intelektuale për të bërë ndryshimin e pritur, por janë të mbështetura dhe nga Evropa për këto ndryshime.
Ka një rregull në Shqipëri: në partitë e vogla më tepër shkojnë idealistë, që duan ndryshim dhe jo ata që duan pushtet. Edhe në qoftë se ka ndonjë të tillë “ofsait” ndërmjet tyre, ky rri disa kohë maskë aty, pastaj ja mbath drejt “kazanit” me të gjithë potencialin e vet, duke u zhvleftësuar si politikan; si shumë të tillë deri më tani.
Pushteti në Shqipëri vjen shpejt vetëm me partitë e mëdha, kështu që te këto parti, pra te të mëdhatë, kot kërkohet ndonjë reformator apo idealist. Aty ka vetëm pushtetarë, ëndërrimtarë pushtetesh, të paaftë dhe lakej të përhershëm partiakë
.
Nga ana tjetër, për partitë e vogla si p.sh: PDR-ja e ndonjë tjetër, nuk mjafton të jenë vetëm simpatike në sytë e Evropës apo SHBA-së me stofin intelektual që kanë, por duhet që të ndërgjegjësojnë elektoratin shqiptar, veçanërisht atë që nuk voton, se janë në gjendje të bëjnë ndryshim, progresistë shumë të dallueshëm nga ai i politikave të deritanishme të PD-PS-së, pra, ne duhet të votohemi, se po tregojmë dita-ditës shumë vlera që i kanë munguar të tjerëve në politikën 12-vjeçare dhe pastaj, në qoftë se nuk i realizojmë ato që pasqyrojmë, populli e ka në dorë të na telendisi siç di ai vetë dhe PDR-ja e ka të gjithë dëshirën dhe mundësinë të bëjë ndryshimin e pritur dhe të rikthejë shpresën evropiane të shqiptarëve. Kështu do t´i përgjigjesha kësaj radhe fytyrave trimërore të miqve të mi të grevës së urisë në 13-vjetorin e tyre. Ata bënë të tyren në një kohë kur shumica fshiheshin vrimave; tani i takon të tjerëve të bëjnë jo më atë që bëmë ne, por vetëm me votën e tyre, vetëm me një përqëndrim serioz, vetëm ndoshta me një sakrifikim të vockël UIKENDI, të shkojnë të votojnë për ndryshimin. Nesër, edhe pse mund të shajmë Fatos Nanon, por edhe Sali Berishën, do të jetë vonë për të gjithë. Nuk do të fitojmë asnjë gjë; ata nuk kanë ndër mend të largohen ndonjëherë nga politika
, sharjet reciproke, përplasjet “e egra”, Nano ik-et apo të ndërsjellta janë vetëm elemente kohezioni falso, që i mban ata në fuqi. Vetëm vota jonë i largon dhe e shpëton vendin
. Me këtë kulturë politike që kemi tani mbas 14 vitesh, në qoftë se do t´i durojmë akoma Këta, sharjet dhe mashtrimet e tyre piruet-politike të dala boje, Evropën do ta shohim vetëm në HORIZONT, ndoshta edhe me dylbi
.
--------------------
te mendohemi mire kur ta hedhim voten kesaj rradhe, qe te mos rrime e te qurravitemi sic bejme tani.
MOS harroni jo vote PS e PD ,njerez te rinj per nje shqiperi te RE evropiane.