Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Leopardii

Primus registratum
Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Populli e ka vetë në dorë ndryshimin
shrug.gif



I ndikuar, ndoshta jo vetëm nga gjendja e mjeruar ekonomike e vendit; i ndikuar jo vetëm, ndoshta nga etiketimet e drejta të BE-së, KE-së, SHBA-së se po nuk ndryshuat do të përjashtoheni edhe nga ai vend që gjeografikisht e keni pasur në jetë të jetëve, por që politikanët tuaj me politikën që kanë bërë deri tani rrezikojnë ta humbasin ose ta shkërmoqin më keq se ç’ështe tani...

...i ndikuar, dhe jo ndoshta nga trathtitë e qelbura, që mjaft politikanë edhe sot në pushtet, jo vetëm dje, i kanë bërë këtij vendi, por i ndikuar ndoshta nga një ndjenjë që buroi sot ku unë me miqtë e mi të hershëm sindikalistë përkujtuam 13- vjetorin e grevës së urisë së minatorëve, e cila përbënte, pa dyshim, prologun e ndryshimeve demokratike në këtë vend, ndikuar ndoshta nga disa gabime, që kanë bërë miqtë e mi sindikalistë dhe nga shumë gabime apo ndoshta dhe faje, që kanë kryer zotërinjtë demokratë që erdhën në pushtet më tepër nga ne, sesa nga vetja e tyre. Po shkruaj sot këto radhë me qëllim më tepër të qetësoj veten se sa të bëhem promotor i një lëvizjeje të re përmbystare, edhe pse PS-ja ka kohë që e meriton plotësisht këtë.

E nisa kështu, mbasi nga ato që shoh deri tani jam fare pak i kënaqur, për të mos thënë tërësisht i pakënaqur. Në Shqipërinë e sotme, edhe pse figurat që drejtojnë mundohen të shpikin herë pas here terma gjoja “progresiste” për lëvizjet e tyre të dështuara, edhe pse një opozitë gati 40 %, që e di gjendjen reale të vendit dhe të pozitës, s’bën dot gjë mbasi nuk ka një filozofi të re për ta ndryshuar situatën, përveç asaj që mori gati nga ne më 1992, përsëri diçka duhet bërë, pasi gjithmonë historia do të dënojë edhe ata që dinë si ndryshohet, por nuk përpiqen për ta bërë këtë ndryshim në kohën e duhur.

Që dikush të bëhet ”lider” në Shqipëri, në përgjithësi nuk varet fare nga aftësitë e tij për ta prosperituar këtë vend; nga aftësitë për të qenë apo për t’u bërë burrë shteti, por vetëm nga aftësitë për ta manaxhuar partinë politike, që i ka dhënë apo që i ka rënë në pjesë për ta drejtuar.

Pra, normalisht deri tani ne kemi jo një pamundësi për të shkuar në Evropë, se kemi mungesa intelektuale dhe qeverisëse si komb, mbasi kështu shumë mirë mund të mendojnë serbët, që duan të mos u ikë Kosova nga duart, por ne kemi një klasë politike që mendon më shumë për vete sesa për popullin dhe kombin. Kjo klasë politike, e lidhur me një mijë fije me njëra-tjetrën, në pozitë dhe në opozitë, është ngjitur pas politikës, pra, dhe pas pushtetit që mund të vijë edhe me rotacion dhe jo vetëm me vota kallpe (falso apo të vjedhura), pra dhe normalisht, në mënyrë të tillë, saqë pothuajse të gjithë sot mendojnë se po nuk u larguan dy liderët e parë të partive të mëdha në Shqipëri, asnjëherë nuk ka ndonjë shans për ndonjë ndryshim themelor në ecurinë politike dhe ekonomike të këtij vendi. Por kuptohet që këta asnjëherë nuk do të pranojnë të ikin vetë; në partitë e tyre i kanë kopsitur metodat për të qenë në krye dhe socialistët, të cilët edhe pse akoma shumë të indoktrinuar kishin elemente demokratike deri para do kohësh, vetëm me një kongres qesharak dhe të turpshëm, përfundimisht i dhanë dërmen kësaj demokracie dhe u kthyen në “fërckë”, siç i thotë populli andej nga anët e mia.

Pra, gjendja është në një rreth vicioz. Evropa pret ndryshim; populli po se po, ai e di që PS-ja dhe PD-ja nuk ndryshojnë dot asnjë gjë. Sindikata nuk ka dhe, me këto që kanë ndodhur me BSPSH-në dhe Konfederatën, veçanërisht me administrimin e pronave, ka frikë të ngrejë të tjera. OJQ-të deri tani kanë menduar për vete, përjashto lëvizjen ”MJAFT!” dhe ndonjë tjetër, pra, i bie që i mërzitur dhe pa shpresë të mos shkojë fare në votim, duke harruar se kështu përjetëson vetë varfërinë dhe mjerimin e vet dhe të të tjerëve. Por jo, në Shqipëri kanë dalë forca të reja politike, të cilat jo vetëm që kanë potencialet intelektuale për të bërë ndryshimin e pritur, por janë të mbështetura dhe nga Evropa për këto ndryshime.

Ka një rregull në Shqipëri: në partitë e vogla më tepër shkojnë idealistë, që duan ndryshim dhe jo ata që duan pushtet. Edhe në qoftë se ka ndonjë të tillë “ofsait” ndërmjet tyre, ky rri disa kohë maskë aty, pastaj ja mbath drejt “kazanit” me të gjithë potencialin e vet, duke u zhvleftësuar si politikan; si shumë të tillë deri më tani.

Pushteti në Shqipëri vjen shpejt vetëm me partitë e mëdha, kështu që te këto parti, pra te të mëdhatë, kot kërkohet ndonjë reformator apo idealist. Aty ka vetëm pushtetarë, ëndërrimtarë pushtetesh, të paaftë dhe lakej të përhershëm partiakë
smash.gif
.

Nga ana tjetër, për partitë e vogla si p.sh: PDR-ja e ndonjë tjetër, nuk mjafton të jenë vetëm simpatike në sytë e Evropës apo SHBA-së me stofin intelektual që kanë, por duhet që të ndërgjegjësojnë elektoratin shqiptar, veçanërisht atë që nuk voton, se janë në gjendje të bëjnë ndryshim, progresistë shumë të dallueshëm nga ai i politikave të deritanishme të PD-PS-së, pra, ne duhet të votohemi, se po tregojmë dita-ditës shumë vlera që i kanë munguar të tjerëve në politikën 12-vjeçare dhe pastaj, në qoftë se nuk i realizojmë ato që pasqyrojmë, populli e ka në dorë të na telendisi siç di ai vetë dhe PDR-ja e ka të gjithë dëshirën dhe mundësinë të bëjë ndryshimin e pritur dhe të rikthejë shpresën evropiane të shqiptarëve. Kështu do t´i përgjigjesha kësaj radhe fytyrave trimërore të miqve të mi të grevës së urisë në 13-vjetorin e tyre. Ata bënë të tyren në një kohë kur shumica fshiheshin vrimave; tani i takon të tjerëve të bëjnë jo më atë që bëmë ne, por vetëm me votën e tyre, vetëm me një përqëndrim serioz, vetëm ndoshta me një sakrifikim të vockël UIKENDI, të shkojnë të votojnë për ndryshimin. Nesër, edhe pse mund të shajmë Fatos Nanon, por edhe Sali Berishën, do të jetë vonë për të gjithë. Nuk do të fitojmë asnjë gjë; ata nuk kanë ndër mend të largohen ndonjëherë nga politika
smash.gif
, sharjet reciproke, përplasjet “e egra”, Nano ik-et apo të ndërsjellta janë vetëm elemente kohezioni falso, që i mban ata në fuqi. Vetëm vota jonë i largon dhe e shpëton vendin
shrug.gif
. Me këtë kulturë politike që kemi tani mbas 14 vitesh, në qoftë se do t´i durojmë akoma Këta, sharjet dhe mashtrimet e tyre piruet-politike të dala boje, Evropën do ta shohim vetëm në HORIZONT, ndoshta edhe me dylbi
eek.gif
shrug.gif
.
--------------------


te mendohemi mire kur ta hedhim voten kesaj rradhe, qe te mos rrime e te qurravitemi sic bejme tani.
MOS harroni jo vote PS e PD ,njerez te rinj per nje shqiperi te RE evropiane.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

thumbsup.gif


do te shtoja

dhe mos prisni qe njerezit e rinj te vijne nga qielli

ju vete, femijet tuaj jane njerezit e rinj qe do te drejtojne vendin

perpiquni te ndani "sharpin nga sheqeri" mos u hidhi ne pozicione te tipit "poltika eshte e poshter" politika eshte ... e mos fusni te gjithe politikanet ne te njejtin thes sepse keshtu vetem i largoni "te rinjte"

te rinjte nuk do te kene fonde per te blere ndonje pronar gazete qe te flase per ta apo per te bere fushata elektorale te medha. Merrni mundimin e informohuni mbi te gjitha alternativat qe lindin dita dites dhe mbeshtetini me voten tuaj dhe influencen tuaj.

Ky eshte nje nga ato momentet historike ku vendi merr nje rruge. Vendosni qe kjo rruge te jete drejt zhvillimit.

Me voten tuaj mund te beni nje ftese reale per lidjen e forcave te reja politike.
Kerkoni qe te lindin sa me shume alternativa dhe pastaj zghidhni midis tyre ate qe ju pelqen me shume duke i lene te kuptojne se mund t'i zevendesoni me nje tjeter nese gabojne.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Gene, politika është e poshtër sepse ka njerëz të poshtër që e shohin atë si mjetin për të patur pushtet mbi të tjerët. Ndërsa për sa i përket alternativave të reja nuk duhet t'i votojmë të gjitha por njërën, ta bashkojmë forcën e votës tonë për t'i hequr qafe ndyrësirat që e mbajnë peng sot Shqipërinë!
Për kusurin nuk mund të jem përveç se dakort!
thumbsup.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

ndersa une mendoj se (ne momentet agresive qe kalon poltika jone) nuk duhet ti japim asnje force politike mundesine per te dominuar skenen.

Une mendoj se duhet ti japim force nje vizioni jo nje force politike te caktuar
psh. une kam nje vizion mbi politiken e jashme dhe do te votja ate force politike qe behet zedhenese e ketij vizioni. Une kam nje vizion mbi menyren e administrimit te nje qyteti dhe do te votoja ate kandidat qe ka te njejtin vizion me mua
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Vizioni te zhgenjen nganjehere,fjalet jane te bukura nga te gjithe politikanet apo alternativat,megjithate kushdo tjeter vec Sala e Tosi jo!!!!
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

shoku <span style="font-weight: bold">Mao Ce Dun</span> ka thene:
url]
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Gjeneralo ku e gjete mër mistrec.
Sa kohë kam kaluar që ta gjej këtë thënie madhështore të Shokut Mao!

Gene, kur asnjëra forcë politike nuk i ka të gjitha vizionet e tua mbi çështjet kryesore, për cilën prej tyre do votoje ti? Për atë parti që ka më shumë të përbashkëta me ty apo me atë parti që ka më pak të kundërta me ty?
Është një pyetje të cilës do më pëlqente ti përgjigjeshe sinqerisht! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

nuk me ke kuptuar deri ketu?!

une &quot;terbohem&quot; kur me thone se duhet te zgjedh &quot;m..tin me te vogel&quot;
Une mendoj se, nese nuk ka nje alternative politike qe shpreh edhe vizionin tim (dhe jo vetem me fjale te bukura por me fakte-dhe fakte ka plot), atehere do te perpiqem te nxis krijimin e nje alternative me te mire. Kjo behet ne dy menyra

1- ajo me e thjeshta+ nuk votoj per asnjerin me mendimin se forcat politike te reja do te fillojne te krijohen duke pare se do te gjejne hapesire ne skenen poltike duke numeruar abstemiet(mendo LEka Zogun- hyn politike se kupton pakenaqesine reale qe shprehet ne mungesen e pjesemarrjes ne votime)

2- ajo me e veshtira+ nxis ne menyre aktive krijimin e alternativave te ndryshme politike duke dhene edhe ndihmen time (dhe eshte ajo qe po perpiqem te bej faktikisht - nese ke durim ti hedhesh nje sy postimeve). ME mjafton perputhja e vizionit baze mbi menyren e te berit politike (moderim, organizim i mire, pragmatizem, perputhje e ineresave personale me ato te komunitetit ...). praktikisht ata qe vertet pranojne te aplikojne parimet themeltare te kushtetutes shqipetare (apo edhe asaj italiane apo amerikane apo te cdo vendi demokratik). Nuk ka rendesi nese nuk do te jem dakort me te gjitha keto altrenativa qe do te krijohen, rendesi ka qe &quot;une&quot; te kem mundesine te zgjedh midis tyre ate qe perputhet me vizionin tim.

Nuk po flas dengla
I bej vertet keto
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;


Ps. isha i tentuar te perserisja pyetjen - a i njeh TE GJITHA altrenativat aktuale ne shqiperi?????
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Po i përgjigjem pyetjes tënde fillimisht: JO, nuk i njoh të gjitha alternativat në Shqipëri por njnoh më të mëdhatë, ato që i eklipsojnë të tjerat (pasi zënë gjithë vendin nëpër gazeta apo diskutime).

Ndryshe nga ty në votime unë zgjedh të keqen më të vogël pasi abstenimi mund ti hapi rrugën të keqes më të madhe (kujto ngjitjen në pushtet të Rajhut të Tretë). Ndërkohë mundohem (brenda mundësive) të ndryshoj të këqiat e alternativës që kam zgjedhur apo kërkoj për njnë alternativë më të mirë!
Javën që vjen janë zgjedhjet federale në Kanada dhe kanadezët duhet të zgjedhin mes një qeverie liberale që nuk ka mbajtur premtimet e saj, që ka shpërdoruar (vjedhur) paratë e taksave por që megjithatë e ka avancuar ekonominë dhe nivelin e jetesës së kanadezëve, dhe në anën tjetër konservatorët të cilët janë për një fuqizim të ushtrisë, për një ulje të sistemit social, për mbrojtjen anti-misile të përbashkët me Sh.B.A, për ndalimin e abortit, për bojkotimin e Marrëveshjes të Kiotos etj, gjëra ndaj të cilave unë jam kundër. Ti në vendin tim ç'do të bëje duke patur parasysh që alternativat e tjera nuk arrijnë të kalojnë 5% të elektoratit dhe që konservatorët kanë një avantazh të lehtë?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

edhe ti e sheh politiken ne menyre statike jo dinamike - jemi ne qe i bejme forcat politike te medha apo te vogla me mbeshtetjen apo kundershtimin tone

veprimi yt ndikon ne veprimet e politikaneve

me lejo te te kthej pyetjen me ne pyetje

Une jam per nje politike te jashtme te bazuar ne fqinjesine e mire e ne dhelperi
Ke duhet te votoj midis nanos e berishes?????????
Une mendoj se midis politikes se nanos e berishes preferoj politikat e atij te parit
Ke duhet te votoj????
une mendoj se Nano e shumica e bashkepunetoreve te tij jane te paafte (nuk dua te them hajdute)
te njejten gje mendoj per berishen e bashkepunetoret e tij
Ke duhet te votoj une?????????
sic te thashe, une nuk kam zgjedhur thjesht absetinimin por rrugen me te veshtire - kerkimin e nxitjen e alternativave.
Ti preferon te kufizohesh ne alternativat e perceptuara si te medha duke ndezur keshtu rrethin vizioz te perhershem (nano - berisha berisha - nano)

Do te ishte e nevojshme te nderhyej vetem nga brenda forcave te medha ne nje sistem te bipartitizmit perfekt - shqiperia nuk ka nje sistem te tille (ashtu si europa)

nese ti kufizohesh me vleresimin e forcave &quot;te medha&quot;, une mendoj se po gabon.

forca me e madhe sot ne shqiperi eshte ajo qe po punon per te marre votat e atyre qe abstenuan heren e fundit (kushdo qofte)

PS e PD jane te destinuara te ndjekin fatin e DC dhe PSI ne itali

eshte e kote te merresh me kurimin e tyre- formo njo force te re - fillimisht do te jete e vogel- pastaj varet nga ty (nga mendimiet dhe aftesia per t'iu pershtatur situates) nese do te rritet apo jo.

Kete ka ne dore populli shqipetar - nese nuk me pelqen, votoj nje tjeter, nese nuk ka tjeter, e krijojme
shrug.gif


Vizioni i te keqes me te vogel solli nanon ne pushtet pas '97
vizioni i te keqes me te vogel po mban nanon ne pushtet sot
Abstenimet po lejojne qe te lindin alternativa te reja (perfshi edhe ate te lekes) jashte rrethit vicioz PD-PS

politika ka edhe aleanca
nese ti ke nje vizion te caktuar, voto nje force te re qe ka po ate vizion e qe nuk do te bente kurre nje aleance me ata qe e mendojne ne menyre te kundert &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
shqiperia nuk eshte amerika dhe nuk ka nje sistem te bipartitizmit perfekt
eshte vemendja jone qe i ben te medha PD e PS.
drejtohe vemendjen tende diku tjeter dhe do te shohesh se ajo do te behet e madhe.

KQ KEMI NE DORE NE (NE POPULLI)

ps. kot per kuriozitet, ne zgjedhjet e fundit per europen &quot;forza italia&quot; e berluskonit humbi 5 pike dhe keto shkuan ne favor te aleateve te saj te moderuar (UDC krysisht) - pas kesaj, berluskoni deklaroi se do te kete me teper konsiderate per mendimet e atyre qe moren me teper vota se heren e fundit (nuk them se kane mendime me te mira apo me te keqia ata - them se votat qe iu dhane nuk shkojne dem edhe pse parti te vogla per momentin)
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Forcat e mëdha nuk janë vetëm PD-PS por edhe ato parti që përfaqësohen në parlament, PR, PAD, PBDNJ, PLL, etj. Në përgjithësi nuk njoh mirë forcat politike (alternativat) të lindura këto 5 vitet e fundit.
Personalisht do votoja për PD fillimisht si një e keqe e domosdoshme që mund të largojë Fatosin me shokë nga pushteti derisa edhe PD të pësojë fatin e DCI (xhaxhi Salën e njof personalisht dhe e kam një fije besimi që nuk do e dhjesi fare këtë herë: për sa i përket Lekës nuk e njoh mirë programin e tij), më pas do të luftoja për alternativa të tjera të tipit PR apo ndonjë tjetër (një njohje e thellë e programeve si dhe e historisë së këtyre alternativave është e domosdoshme për të vendosur).
Për momentin asnjë forcë politike përveç PD-PS nuk është e aftë të thithi pjesë të elektoratit për shumë arsye ku më kryesorja është diletantizmi i kryetarëve të këtyre partive (jo se Sala apo Tosi nuk janë). Këto parti nuk kanë gjithashtu edhe mbështetjen ndërkombëtare pasi edhe jashtë Shqipërisë konsiderohen si të paafta për të drejtuar vendin (mungesë eksperience dhe efektivash)!
Prandaj shqiptarët janë kapur peng nga PD e PS. Duhet eliminuar njëra nga këto dy forca për ti hapur vend një apo disa forcave të reja. Për mua eleminimi i PS Është mënyra më e shpejtë për të futur forca e alternativa të reja në politikën shqiptare!
thumbsup.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Pikerisht ketu qendron problemi

Ti (dhe shume te tjere) do te votoje salen si nje te keqe te domosdoshme per te larguar nanon. Une (dhe shume te tjere) do te vojne nanon si nje te keqe te domosdoshme per te mos kthyer salen.

Nese ai kthehet une do te votoj ate qe ka me teper mundesi ta largoje (nje vizin teper afatshkurter) dhe ti do te vazhdosh te vothosh berishen qe une te mos kthej nanon.

Ti ben te njejten gje sot me nanon.

Ky eshte rrethi vicioz ne te cilin ndodhemi.
Si te dalim?????
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Per disa eshte elimini i PD menyra me e mire

ndersa per mua eshte elimini i te dyjave menyra me e mire per te permiresuar politiken shqipetare

Si te shpjegova me lart, asnje nga ne te dy nuk do te pranoje te heqe dore nga e keqja qe konsideron me te vogel (me apo pa te drejte) perderisa egziston e keqja tjeter (eshte i njejti arsyetim qe ben ti po vetem se behet edhe nga &quot;ana tjeter&quot;)
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

ore ju smerrni vesh.une ju them:
url]
ju vazhdoni akoma &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

DFV

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

gene, per te dale nga rrethi vicios ne te cilin ne shqiptaret jemi mberthyer,dmth. votat o Nanos o Berishes, duhet te votojme per alternativa te reja.
Psh. une mendoj se njerzit qe jane me bindje te djathta politike shume mire mund te votonin per partin e Pollos ne vend te asaj te Berishes, po keshtu te majtet qe nuk honepsin me Nanon mund te votojne per partin e re te Metes.
Sigurishte nje alternativ tjeter eshte dhe ajo e Leka Zogut.
Une per vehte po te merrja pjese ne votime kesaj rradhe do e jepja voten per partine e Dashamir Shehit(emrin nuk ja mbaj mend) sepse megjithese nuk e njoh mire ate(D.Shehin) me duket njeri korrekt dhe shume praktike.
Sidoqofte ka akoma kohe per te vendosur se per ke parti do votojme!
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

o DFV partia e Dashit quhet <span style="font-weight: bold">PARTIA DEMOKRATE E RINOVUAR</span>
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Degjoni,me daljen e alternativave te reja,populli nuk do jete me midis idese&quot;te votoj Salen apo Nanon&quot;,pra jane krijuar opcione te reja:je me te djathtet-mund te zgjedhesh ndermjet Pollos ,Shehut apo Lekes,je me te majtet-mund te zgjedhesh ndermjet Metes, Nanos,me duket se krahu i djathte po behet me i larmishem!!!
thumbsup.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Populli e ka vetë në dorë ndryshimin

Jo plako mos e sill
cry.gif
cry.gif
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ,per mendimin tim nuk duhet te flasi me terma&quot;ne ate kohe&quot; &quot;ndersa tani&quot; ....!Sic kane nderruar kohet ashtu kane nderruar edhe mentalitetet e familjeve te medha!E kam thene edhe here te tjera,NA DUHET NACIONALIZMI(jo i serbeve),dhe nacionalizmi shqiptar nuk ka qene kurr i demshem per vendet fqinje!!!
 
Top