Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

MLK

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Per te ardhmen e Kosoves duhet te vendose populli i Kosoves, per sa i perket kushteve e standarteve, komuniteti nderkombetar mund te behet mediator dhe konsulent ne menyre qe te zbusi sa me shume konfliktet e te ruaje interesat e çdo pale, po jo te vendosi si beri ne Rambouillet e sot miliona njerez vuajne pasojat e atyre vendimeve te marra pas pas parasysh fare interesat e preokupimet e popujve te ballkanit.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Dje Berisha nderroi perseri qendrim. Sipas Shekullit te sotem:

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha zbut qëndrimin e tij ndaj pavarësisë së Kosovës. I ndodhur për një vizitë në Malin e Zi ku po zhvillohet takimi ndërkombëtar për liqenin e Shkodrës, ai ka paraqitur edhe qëndrimin e tij më të fundit në lidhje me pavarësinë e Kosovës, gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Sipas njoftimit për shtyp të Kryeministrisë, Berisha paraqiti qëndrimin e qeverisë shqiptare se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës në bashkëpunim me Grupin e Kontaktit...

Sic kam thene me lart, del se konfuzioni nuk qendron tek qendrimi konsekuent i Moisiut por tek vete Berisha. Kesaj here qendrimi i tij eshte me pozitiv dhe duhet pershendetur...
 

regele

Forumium maestatis
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Citoje dhe njehere kete thenien e Berishes, se kush e di, e lexojne dhe te tjeret /pf/images/graemlins/smile.gif

Meta: Pavarësi e plotë për Kosovën

Shekulli

Pavarësia e plotë për Kosovën është e vetmja zgjidhje për të garantuar qëndrueshmërinë dhe paqen në rajon. Këtë qëndrim shprehu kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në mbledhjen e Grupit Socialist të Parlamentit Evropian, me temë “Rajoni i Ballkanit dhe e ardhmja e tij”, të zhvilluar në kryeqendrën sllovene, Ljubjanë. Qëndrimi i Metës është një hap përpara të paktën në terminologjinë e përdorur, krahasuar me kërkesën për “pavarësi evropiane për Kosovën” në “pavarësi të plotë”. Sakaq, në kuadrin e përgjithshëm të çështjeve rajonale, Meta ka vërejtur “zbatimin konkret të marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë të vendeve të rajonit, si hap fillestar në një proces integrimi më të ngushtë”. Për Metën, njehsimi i doganave me qëllim zgjerimin e tregjeve dhe për të thithur më shumë investime të huaja, është i rëndësishëm për të bërë sa më funksionale Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë. Kryetari i LSI-së, Meta, mendon gjithashtu se heqja e vizave për shtetasit e vendeve të rajonit “është e domosdoshme për t’i dhënë substancë bashkëpunimit ekonomik të tij”. Po kështu, Meta thotë se Bashkimi Evropian duhet të përshtasë “një politikë të zgjuar vizash për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve të rajonit drejt BE-së”. Meta ka pranuar si të drejtë propozimin e parlamentarëve socialistë evropianë për të marrë pjesë vendet e rajonit në takimet e Bashkimit Evropian për politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë. Takimet e Metës me eurodeputetët socialistë dhe me kryetarin e grupit, gjermanin Martin Shulc, kanë pasur në qendër të vëmendjes problematikat e gjera rajonale.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Ja dhe qendrimi i nje pale serbe:

Këshilltari serb: Ndarja etnike e Kosovës, më mirë për ne



BEOGRAD- “Ndarja etnike e Kosovës është zgjidhja më e mirë për Serbinë dhe ajo do të arrihet nëpërmjet marrëveshjes mes serbëve dhe shqiptareve". Kjo ka qenë deklarata e bërë dje në Beograd, kryeqytetin e Serbisë nga anëtari i kryesisë së partisë "G 17 Plus", dhe këshilltari për politikat e brendshme i nënkryetarit të qeverisë së Serbisë, Cedomir Antic. "Ne nuk kundërshtojmë pavarësinë e Kosovës, qoftë ajo e kushtëzuar ose e plotë në rast se entitetet dhe njerëzit e tyre vendosin vetë se ku dëshirojnë të jetojnë",- tha Cedomir Antic. Këshilltari i nënkryetarit të qeverisë së Serbisë shtoi se Serbia do të ishte me humbje nëse Kosova do të përfshihej brenda kufijve të saj dhe kjo për shkak të popullatës së saj me shumicë shqiptare.
Antic tha se Serbia ka arsye shtetërore e nacionale që të kërkojë që në statusin e ardhshëm të Kosovës të zbatohet ndonjëra nga modelet ndërkombëtare të autonomisë, sikur është rasti me ishujt Olande në Finlandë apo me Baskinë në Spanjë.
 

arferhjjhk

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Politika Shqiptare me se fundi te pakten mbajti nje qendrim se ka kohe qe nuk prononcoheshe pe Kosoven dhe kesaj here qendrimi me duket i drejt,pa çka se shume kush mund ta keqkuptoje apo keqinterpretoj sipas interesave partiake.Sepse "Pavaresi e kushtezuar" do te thote stabilitet jo vetem ne Kosove por edhe ne Rajon,per me teper e kushtezuar nuk do te thote e pushtuar por e vezhguar nga nderkombetare prandaj qetesohuni se kjo eshte vetem ne te mire te popullit Kosovar.Gjithashtu rendesi do te thoja ka kryefjala "Pavaresi" e jo mbiemri"e kushtezuar"
 

regele

Forumium maestatis
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Shume dakord me ty, emri ka rendesi (pavarsisht se cdo kush ofendohet po t'i thuash filan trapi /pf/images/graemlins/smile.gif ), por te pakten qeveria shqiptare kur shprehet per ceshtjen e Kosoves, te marre parasysh dhe mendimin e kosovareve dhe jo vetem te europianeve apo amerikaneve!
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

" pavaresia e kushtezuar " nenkupton;

1- qytetaret KOSOVARE quhen "shtetas Jugosllav"

2- kufiri Jugosllav mbrohet nga ushtria konfederates (serbi,kosove, mal i zi)

3- popullata e konfederates eshte e lire te jetoje dhe punoje ne te gjithe teritoron e saj (ketu futen privatizimet e ekonomise ish shteterore )

4- nuk do te kete ushtri KOSOVARE

5- monedhe e perbashket (serbokosovmalizi) "dinar"

6- mesim i detyrushem i gjuhes SLLAVE (ne shkolla fillore)

keto jane disa nga pikat kryesore te modelit "pavaresi e kushtezuar"

KOSOVARVE i ngelet (kuvendi,policia,gjykata,arsimi)qe do kene karakter rajonal



7-
 

regele

Forumium maestatis
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Nga i gjete keto mor aman ? /pf/images/graemlins/smile.gif

Shikoni kur neser do te propozohet dhe riformimi i Jugosllavise dhe ndoshta dhe Shqiperia do t'i bashkangjitet ketij super - shteti /pf/images/graemlins/smile.gif

Disa nga pikat mund te qendrojne si ajo puna e shtetesise dhe e ushtrise(por nuk do te kete me shtetesi jugosllave). Nuk e di cfare shtetesie do te kene por mund te quhen kosovare te kushtezuar dhe kufijte do te vazhdojne t'u mbrohen nga OKB-sa, sic eshte edhe sot!
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

ushtaret NDERKOMBETARE nuk do jene prezent pafundesisht,,,,,,,,,,,,,

nuk ka JUGOSLLAVI , ok, ka konfederate SERBI-Mal i zi-Kosove

Mali i zi po SAKRIFIKON pavaresine e vet, vetem e vetem qe KOSOVA te mos mevetsohet

Qellimi kryesor i NDERKOMBETAREVE eshte qe popullsia atje t,i nenshtrohet ligjeve shteterore (te inkuadrohet ne shtet) dhe shteti dihet qe eshte ARMIKU I KOMBIT
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Konfederata presupozon vullnet të përbashkët për të qëndruar të bashkuar. Dhe kjo bëhet me referendum. Tani, po qe se nuk i udhëheq Tosi me Salën zgjedhjet zor se fiton varianti i Konfederatës.

Nëse kosovarët do detyrohen të qëndrojnë në një organizim me Serbinë kjo do të thotë që problemet nuk rregullohen, përkundrazi.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

E drejte, prandaj te gjithe, do me thene bota thote se nuk ka kthim prapa. Shyqyr qe nuk ka atje Tos e Sali sepse Kosoven do ta kishin derduar ne gremine.

Per sa i perket kohes pas pavaresise, kam frike se veriu do ngelet si puna e Qipros turke per shume vjet. Kjo do jete e padurueshme per Kosoven dhe hipoteke e rende e politikes se jashteme per Kosoven dhe Shqiperine. Kjo do te thote qe ne nuk mund te bashkohemi pa u zgjidhur ajo ceshtje. Sidoqofte, do jete prove e madhe per dy shtetet shqiptare se si do ta mbijetojne kete komb te shumevuajtur. Nje mundesi do te jete konfederate treshe Shqiperi-Kosove-Maqedoni. Ky eshte celesi i mbijeteses shqiptare...
 

milanisti2

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Menyra e te shprehurit te politikes dhe qeverive Shqiptare ndaj Statusit Perfundimtar te Kosoves eshte e kushtezuar (e varur, e matur) nga interpretimet e ndryshme negative qe mund te behen dhe parja me nje sy dyshues nga vendet fqine dhe ato perendimore. Ekziston gjithmone per shtetet ballkanike reziku i krijimit te trazirave te medha nga ana e shqiptareve qe jetojne ne vendet e tyre, po ky rezik ekziston dhe per politiken dhe qeverite shqiptare sepse nuk duhet konsideruar kursesi si nxitese e trazirave. Prandaj politika dhe qeverite shqiptare shprahen gjithmone me rezerva por kjo ndodh edhe per shkak te pafuqise se tyre per te influencuar fuqishem ne arenen politike dhe nje varesie shum te madhe ekonomike.
 

ardi21

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Me falni per shprehjen por jeni te gjithe koqe kanari nqs mendoni se pavaresi e kushtezuar do te thote kthim i kosoves nen serbi. Si mund ta mendoni nje absurditet te tille pse kot u be lufta. Pavaresi e kushtezuar do te thote pavaresi e kosoves e monitoruar nga nderkombetaret ndoshta dhe me KFOR peresei present ne kosove. Mos flisni budalliqe o rob zoti
 

regele

Forumium maestatis
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Falemnderit per konsideraten e larte! Mire se erdhe ne familje /pf/images/graemlins/smile.gif

Meqe shume veta e kane kuptuar ashtu sic duhet deklaraten e Mustafajt per pavarsi te kushtezuar dhe jane te sigurte qe eshte deklarate shume e drejte, a ka mundesi te shpjegojne kete deklaraten tjeter, ku Mustafaj shprehet per pavarsi te plote (sipas shembullit te Berishes). Jane dy deklarate te ndryshme nga i njejti minister i jashtem!




Mustafaj: Kosova, forma përfundimtare e procesit, pavarësia

N. P

TIRANË- Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, ka shmangur në deklaratën e tij të mbajtur gjatë takimit me kryeadministratorin e Kosovës, Soren Jessen-Petersen, termin ”pavarësi e kushtëzuar”. Mustafaj ka qenë dje në të njëjtën linjë deklarate me kryeministrin Sali Berisha lidhur me pavarësinë e Kosovës. Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Mustafaj përsëriti edhe një herë qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, si forma përfundimtare e zgjidhjes, e cila do të kalojë nëpërmjet një procesi që do të kërkojë mbështetjen dhe monitorimin e bashkësisë ndërkombëtare, mbrojtjen e minoriteteve, si dhe dhënien e garancive për siguri e stabilitet ekonomik dhe shoqëror jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Ai shprehu besimin se komuniteti serb do të përfshihet në procesin e statusit për t’u bërë pjesë e zgjidhjes së përbashkët si qytetarë me të drejta të plota në Kosovë. Ministri Mustafaj pasi vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe kontributin që ka luajtur faktori ndërkombëtar nëpërmjet administratës civile dhe ushtarake në Kosovë, konfirmoi gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të luajtur një rol aktiv dhe konstruktiv në raport me institucionet dhe klasën politike në Kosovë, por pa ndërmarrë rolin e protagonistit apo aktorit të drejtpërdrejtë. Në përfundim të takimit, Mustafaj siguroi për vazhdimësinë e politikës së fqinjësisë së mirë edhe bashkëpunimit reciprok me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Beogradin, pa u kushtëzuar nga çështja e Kosovës dhe e të ardhmes së saj. Nga ana e tij, Petersen, pasi shprehu kënaqësinë për mirëkuptimin dhe vullnetin për bashkëpunim të kryeministrit, presidentit dhe ministrit të Punëve të Jashtme me të gjitha institucionet e Kosovës, vuri në dukje se ka ardhur koha që tashmë të zgjidhet edhe problemi i fundit në rajon. Gjithashtu Petersen i vlerësoi si pozitive arritjet e deritanishme në Kosovë, si rezultate të punës dhe angazhimit të institucioneve vetëqeverisëse dhe çmoi nivelin e bashkëpunimit që ekziston mes qeverisë së Kosovës dhe UNMIK-ut, KFOR-it dhe OSBE-së. Të dy bashkëbiseduesit siguruan se do ta mbështesin grupin negociator që do të krijohet për statusin, kandidaturën për kryesuesin e këtij ekipi që do të propozohet nga Sekretari i Përgjithshëm, Kofi Anan, si dhe përpjekjet e vazhdueshme dhe konstruktive të Grupit të Kontaktit.

20/10/2005
 

milanisti2

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Shyqyr qe na informove se nuk e dinim se cdo te thote pavaresi e Kushtezuar!!!!!!!!!!
Por as pavarsia e kushtezuar ( qe do te thot pavarsi jo e plote dhe me kushte te vendosura)nuk na pelqen. Na pelqen me shum per kosoven pavaresia e plote.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mustafaj përsëriti edhe një herë qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, si forma përfundimtare e zgjidhjes, e cila do të kalojë nëpërmjet një procesi që do të kërkojë mbështetjen dhe monitorimin e bashkësisë ndërkombëtare, mbrojtjen e minoriteteve, si dhe dhënien e garancive për siguri e stabilitet ekonomik dhe shoqëror jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

[/ QUOTE ]

Regele, tek kjo fjali, që përbën edhe kyçin e qëndrimit të qeverisë shqiptare, unë shikoj një maturi politike tepër të madhe. Aty bëhet fjalë për statusin përfundimtar të Kosovës e për të arritur deri aty do kalohet përmes pavarësisë së kushtëzuar të cilën qeveria shqiptare e shikon si një protektorat ndërkombëtar. Pra, mua të paktën më duket, qeveria shqiptare po tregon maturi dhe profesionalizëm tepër të madhe në këtë çështje dhe pa harruar, patriotizëm. Ajo po i jep një mbështetje të madhe (edhe pse të një forme më pak alla shqiptarçe) çështjes kombëtare për zgjidhjen e problemit të statusit të Kosovës. Kjo qeveri me këtë sjellje po ngjall simpatinë dhe dëshirën e ndërkombëtarëve për bashkëpunim.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Me te vertete qe ky eshte nje qendrim i matur, por deri me sot, ne te gjithe hamendesojme mbi cfare do te thote pavarsi e kushtezuar! Asnjeri nuk ka thene ndonje variant zyrtar, prandaj nese qeveria jone kupton dicka me pavarsi te kushtezuar, nuk do te thote qe kete deshiron dhe Europa! Maturia eshte nje gje shume e mire dhe mendoj se trajtimi i ceshtjes kosovare nga pala shqiptare duhet te kishte filluar me nje deklarate te tille dhe jo me deklarata qe corodisin pjesen me te madhe te shqiptareve, qe pervec hamendjeve dhe preferencave politike nuk dine asgje konkrete mbi cfare do te thote pavarsi e kushtezuar!

Une e kam thene dhe me lart qe nuk e njoh aspak aspektin ligjor te ketij problemi, por me shqetson fakti qe ky term (pavarsi e kushtezuar) i perdorur per here te pare nga serbet, mbeshtetet haptasi nga pala shqiptare, e cila nuk merr mundimin te sqaroje pozicionin e saj te qarte mbi kete problem! Nuk eshte e veshtire nje konference per shtyp qe ministri i jashtem te sqaroje per cfare opsionesh eshte qeveria shqiptare dhe sa e perkrahim dhe marrim parasysh vullnetin e popullit shqiptar te Kosoves!. Ne kete menyre nuk do mendohet me ne te njejten kohe per pavarsi te kushtezuar dhe per Serbi te madhe.

Me te vertete qe deklarata e mesiperme eshte nje deklarate e mire, interesante dhe qe ben te linde deshira per pune!

Por patriotizem, nuk mund te shoh me shume se c'pashe tek qeverite e 15 viteve te fundit, pa dallim, qe nga furnizimi me nafte i Beogradit e deri tek takimet e deklaratat mbi lidhjet e Kosoves me Beogradin.

Anyway, te shohim si do vene punet dhe kush do mbese i kenaqur!
 

arferhjjhk

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Nuk e kuptoni o njerez qe nga kati i pare nuk mund te ngjitesh direkt ne te pestin,pa kaluar nga i dyti,treti e keshtu me rradhe.Por fale zotit Kosova nuk eshte ne te parin por ne te parafundit,pra eshte ne ngjitje.Dhe pavarsi e kushtezuar nuk do te thote aspak qe Kosova te jete nen Serbi apo ku ta di une se cfare,po nqs ndokush nuk e ka te qarte termin lete informohet pastaj te citoje.Dhe do te thoja qe kushtezim do te thote qe te jete e vezhguar nga nderkombetaret dhe kjo eshte ne favor te Kosoves dhe mbas kesaj nuk e pret tjeter vetem nje pavarsi e plote,por nese do ta merrte qe tani kete pavarsi do te ishte pavarsi shume e brishte,pra Kosova nuk eshte ende gati per nje hap kaq te madh , por me nje pavarsi te vezhguar nga nderkombetaret do te jete gati shume shpejt dhe une kete uroj.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

pse nderkombetaret nxitojne t,i japin statusin Kosoves ?ku "de facto" eshte e pavarur

pse nuk bejne privatizimet dhe lejimin e shitblerjes se :tokes ?

sepse cdo dite qe kalon konsolidon ne formimin kombetar (dikur ne asimilim)

sepse ekonomia ne duart e shqiptareve ngjall "egon naxionaliste", nxit ndarjen etnike, forcon kulturen kombetare qe e cila con atje ku nuk deshirojne nderkombetaret SHQIPNIA ETNIKE
 

arferhjjhk

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

O LIR111 jam dakord me ty por une them qe dalengadale do arrijme tek ajo qe kaq shume e kemi pritur "SHQIPNIA ETNIKE" sepse 2013 po afron dhe mbushet shekulli qysh nga Konferenca e Ambasadorve ne Londer apo Traktati i Shen Stefanit ku eshte thene qe mbas nje shekulli do te rishikohen vendimet,nder te cila dhe ai qe ndau Shqiperine,keshtu qe nderkombetaret nuk kane nga tia mbajne,pastaj vete levizjet e fundit ne Maqedoni per nje ndarje,apo dhe statusi i Kosoves jane nxitje e ndergjegjes kombetare por dhe thirrje qe tashme po afron koha e nje Shqiperie te madhe.
 
Top