Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves
Falemnderit per konsideraten e larte! Mire se erdhe ne familje /pf/images/graemlins/smile.gif
Meqe shume veta e kane kuptuar ashtu sic duhet deklaraten e Mustafajt per pavarsi te kushtezuar dhe jane te sigurte qe eshte deklarate shume e drejte, a ka mundesi te shpjegojne kete deklaraten tjeter, ku Mustafaj shprehet per pavarsi te plote (sipas shembullit te Berishes). Jane dy deklarate te ndryshme nga i njejti minister i jashtem!
Mustafaj: Kosova, forma përfundimtare e procesit, pavarësia
N. P
TIRANË- Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, ka shmangur në deklaratën e tij të mbajtur gjatë takimit me kryeadministratorin e Kosovës, Soren Jessen-Petersen, termin ”pavarësi e kushtëzuar”. Mustafaj ka qenë dje në të njëjtën linjë deklarate me kryeministrin Sali Berisha lidhur me pavarësinë e Kosovës. Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Mustafaj përsëriti edhe një herë qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, si forma përfundimtare e zgjidhjes, e cila do të kalojë nëpërmjet një procesi që do të kërkojë mbështetjen dhe monitorimin e bashkësisë ndërkombëtare, mbrojtjen e minoriteteve, si dhe dhënien e garancive për siguri e stabilitet ekonomik dhe shoqëror jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Ai shprehu besimin se komuniteti serb do të përfshihet në procesin e statusit për t’u bërë pjesë e zgjidhjes së përbashkët si qytetarë me të drejta të plota në Kosovë. Ministri Mustafaj pasi vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe kontributin që ka luajtur faktori ndërkombëtar nëpërmjet administratës civile dhe ushtarake në Kosovë, konfirmoi gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të luajtur një rol aktiv dhe konstruktiv në raport me institucionet dhe klasën politike në Kosovë, por pa ndërmarrë rolin e protagonistit apo aktorit të drejtpërdrejtë. Në përfundim të takimit, Mustafaj siguroi për vazhdimësinë e politikës së fqinjësisë së mirë edhe bashkëpunimit reciprok me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Beogradin, pa u kushtëzuar nga çështja e Kosovës dhe e të ardhmes së saj. Nga ana e tij, Petersen, pasi shprehu kënaqësinë për mirëkuptimin dhe vullnetin për bashkëpunim të kryeministrit, presidentit dhe ministrit të Punëve të Jashtme me të gjitha institucionet e Kosovës, vuri në dukje se ka ardhur koha që tashmë të zgjidhet edhe problemi i fundit në rajon. Gjithashtu Petersen i vlerësoi si pozitive arritjet e deritanishme në Kosovë, si rezultate të punës dhe angazhimit të institucioneve vetëqeverisëse dhe çmoi nivelin e bashkëpunimit që ekziston mes qeverisë së Kosovës dhe UNMIK-ut, KFOR-it dhe OSBE-së. Të dy bashkëbiseduesit siguruan se do ta mbështesin grupin negociator që do të krijohet për statusin, kandidaturën për kryesuesin e këtij ekipi që do të propozohet nga Sekretari i Përgjithshëm, Kofi Anan, si dhe përpjekjet e vazhdueshme dhe konstruktive të Grupit të Kontaktit.
20/10/2005