Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Blue Gene

Primus registratum
Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Cfare mendoni per qendrimin e qeverise shqiptare "Pavaresi e Kushtezuar" per Kosoven? Po per heshtjen e opozites?

Meqe po e hap kete teme po them edhe mendimin tim. Qe kur eshte krijuar shteti shqiptar ai nuk ka mbajtur qendrim me te pafavorshem zyrtar per Kosoven se sa sot. Hashim Thaci gati sa nuk qante ne Top Channel qe Shqiperia nuk duhet te mbaje kete qendrim, por duhet te mbeshtese ate qe kerkon Kosova, pra shtet i pavarur dhe sovran.
 

ardi21

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

O popull hapini syte. mos vazhdoni te beni gam gam kot. Kush eshte shqiperia qe te VENDOSI per statusin e kosoves. Packa anes emocionale e cila deshiron qe te gjitha territoret shqiptare ne ballkan e te gjithe shqiptaret te bashkoheshin ne nje flamur, realiteti eshte krejt ndryshe. Pesha jone ne arenen nderkombetare eshte fare e vogel dhe si te tille ne duhet te ndjekim modelin ose stasusin qe perafron me idealen pra pavarsia e kushtezuar qe edhe kjo ne fund te fundit eshte rruga e vetme drejt pavarsise. Perderisa ky eshte e qendrimi i amerikes atehere mendoj se eshte e me i miri per momentin. Apo doni te ndjekim modelin pansllav...?????? o njerez lerni anaen emocionale dhe shihni realitetin. mos bejme ashtu si kemi bere tere historine tone qe skemi qene asnjehere te bashkuar e me nje mendim te vetem ne pikat kririke te ekzistences tone...
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Mire e ke, duhet te jemi ne nje mendje. Ne kete rast nuk duhet te jete Kosova ne nje mendje me ne, por ne ne nje mendje me Kosoven.

Statusi i Kosoves do vendoset pa pyetur Shiqperine, atehere pse mos te mbeshtesim mendimin e Kosoves?

Mendoj se pozicionimi i tanishem eshte i demshem. Serbet do thone ne tavolinen e bisedimeve tek delegacioni i Kosoves: shikoni as Shiperia nuk ju do. Ky eshte nje avantazh per t'i izoluar delegatet e Kosoves.

Ana emocionale qe ndokush mund te thote se nuk ka rendesi per ne ne Tirane, nuk mund te thote te njejten gje per ata qe jetojne ne Kosove. Ata do ndjehen shume keq kur Shqiperia nuk eshte ne gjendje te mbeshtese ata.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Prishtinë, 13 tetor 2005 (Kosovapress) Time: 16 : 28

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, përmes një komunikate për media të enjten, kanë reaguar kundër deklaratës së shefit të diplomacisë së Shqipërisë, Besnik Mustafaj, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, duke e vlerësuar si të dëmshme dhe me pasoja afatgjate për popullin shqiptar.
 

ardi21

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Nuk e di po me cudisni shume me kto qendrime qe mbani. Se di sa prej jush e ndoqen mbreme top show. Trajtonte pikerisht kete teme. Dhe ne fund te gjithe nxorrem konkluzionin qe shqiperia smund te mbaje qendrim tjeter pervec ketij qendrimi qe mban sepse eshte e kushtezuar ta beje nje gje te tille. Vete presidenti e deklaroi nga new york po te njejtin mendim. Duke qene se ky eshte e versioni amerikan ne nuk mund te bejme gje tjeter vecse ta mbeshtesim ate. Kush jemi ne qe te luajme nje rol paresor ne arenen nbderkombetare. Apo doni qe te perkrahim mendimin pan sllav te autonomise. Rruga e kosoves drejt pavarsise eshte marre tashme qe me 1999 por ajo eshte e gjate dhe e veshtire.. Nje shembull.. Vte gjermania perendimore pas luftes dyte boterore perjetoi nje situate te tille ku kater fuqite e medha i vune pavarsi te kushtezuar. Pra mos kerkojme me shume se ceshte e mundur. Ca do thonin serbet nqs ne dilnim e thonim qe o pavaresi o ska. Do thonin ja shqiptaret duan shqiperine etnike etj etj gje qe do e pengonte kosoven.. Pra duhet me qene pak me shume realiste se cjeni. Tashme kosova eshte e pavarur. Rendesi ka kryefjala PAVARESI dhe jo epitet qe mund ti vihen E Kushtezuar apo jo eshte e parendesishme TUNG
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Eshte shume e thjeshte: Kosova kerkon me qe Shqiperia te mos mbaje qendrimin "pavaresi e kushtezuar". Shqiperise nuk i hyn asnje ferr ne kembe ne qofte se mban qendrimin "ne perputhje me vullnetin e qytetareve te Kosoves".

Ndajme mendimin qe Shqiperia nuk eshte faktor ne vendimmarrje, por me ane te qendrimit "pavaresi e kushtezuar" ka deshire mesa duket te behet FAKTOR NEGATIV.

Tung
 

regele

Forumium maestatis
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Ja po te jap une nje shembull me te mire, qe ta kuptosh se si po sillemi ne me Kosoven: Rumania dhe Moldavia (me perjashtim te nje krahine qe eshte ne diskutim edhe sot) e zgjidhen problemin vetem ne nje menyre: Pavarsi te pakushtezuar nga Rusia! Nejse, tjeter problem ky!

Ideja besoj se eshte qe ne duhet te jemi me qeverine patjeter se eshte e PD-se, apo sepse ka te drejte? Pa pare anash, majtas e djathtas, pa pare Amerike (qe kur e duam e shajme mbare e prape)apo Europen, kush eshte interesi i shqiptareve te Kosoves: Pavarsi e kushtezuar apo pavarsi e plote! Per cfare luftuan dhe derdhen gjak ata bij nenash, kjo duhet llogaritu r ne rradhe te pare nga shqiptaret, jo se cfare do Amerika. Une mendoj se ka rendesi se cfare lloji pavarsie do te fitoje Kosova, jo per nga emri (e kushtezuar apo jo) por nga cfare permban ne vetvete akti ligjor qe do te njoh kete shtet te kushtezuar.
 

ardi21

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Mduket se spo kuptohemi fare. Cfare do te thote ne vetvete termi ose epiteti e kushtezuar. Do te thote qe Kosova duhet te plotesojhe nje fare standartesh (qe nuk jane ato qe jane vene kto vjet) por standarte mbi funksioinimin e vertete te shtetit. Mos harrojme qe gjate ketyre viteve kosova ka qene me shume nje protektorat i komanduar nga te huajt apo jo. Ok ka qeverine parlamentin por rrolin kryesor aty e luajne nderkombetaret. Pra kushtezimet qe do kete pavarsia e kosoves do jene ato te rrespektim te te drejtatve te minoriteteve, funksionimin e shtetit ligjor etj etj. E nje shprehje te fundit nuk mund te kete globalizim pa kushtezim. Vete shqipria eshte e kushtezuar nga nderkombetaret. Ktu per cdo ligj edhe me banalin duhet te merret konfirmimi i fmn.. Kshuqe mos e beni aq tragjike. rendesi ka qe eshte pavaresi...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Duhet patur kujdes sepse " ja të gjithën ja asgjë" ka më shumë mundësi të mos funksionojë e të mbetemi me asgjë.
Megjithatë idealisht e mira për Kosovën do ishte një pavarsi e plotë nga Serbia e Mali i Zi. Sigurisht asaj do t'i nevojitej një patronazh (gjë tepër e keqe por e nevojshme) nga vendet e përparuara për ngritjen e strukturave funksionale të një qeverisjeje të pavarur.

Në këtë aspekt qeveria shqiptare me takt duhet të çojë një hap më tutje vendimet e BE. Rënia dakort edhe kundër dëshirës tënde të çon në humnerë. Çdo gjë duhet diskutuar e duhet rënë dakort nga të dyja (ose më shumë) palët duke patur fitues e humbës nga të dyja palët.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Sikur Qeveria Shqiptare te kerkonte Pavarsine e plote te Kosoves...kjo do i bente me keq ceshtjes se Kosoves...per kete jam i bindur!!!
Pavarsia e kushtezuar nuk eshte gje tjeter vecse Pavarsi nen mbikqyrjen e Evropes!!Pra kushtezimi nuk ka te beje me kufinjte apo me kthimin e Serbise ne Kosove!
Hashim"gjarpri"Thaqi ne vend qe "te qaje" ne Top-Channell duhet te beje me shume per pajtim te politikaneve!
Mos te harrojme Qipron qe ka 30 vjet nen "kujdesin" e OKB-se!
 

ardi21

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Po hajt mbushi mendjen ktyre mer orosh. Poplli thot shtrij kembet sac e ke jorganin dhe me thene te drejtet shqiptaret ne ballkan jane pa jorgan fare, pra i bie qe te mbulohemi me ate qe jep bota. Nqs amerika dhe evropa thone pavarsi te kushtezuar atehere ne smund bejme gje tjeter vec ta pranojme. Por epiteti kushtezim sdo te thote qe do jete nen serbi por do te thote qe do jete gjithmone e monitoruar nga nderkombetaret ndoshta e me nje force te okb..
 

regele

Forumium maestatis
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Hashim Thaci eshte ai qe luftoi ne Kosove dhe nuk e kaloi kohen forume si puna jone duke gjykuar te tjeret! Nejse, kjo eshte ne kulturen tone shqiptare....

Le te supozojme se Kosova do te fitoje pavarsine e kushtezuar dhe per te kaluar ne pavarsi te plote do t'i duhet te respektoje nje sere kushtesh si: respektimi i serbeve, hapja e shkollave ne gjuhen serbe, televizione e radio ne gjuhen serbe dhe pavarsia e kushtezuar nuk ka limit kohe! Nese kosovoret do te respektojne serbet po aq sa Greqia (vendi i UE-se) respekton shqiptaret, me radio, televizione dhe me shkolla ne gjuhen shqipe, atehere do te jete shume e beshtire per Kosoven, nje shtet i ri, me nje ndergjegje kombetare te njehsuar me ate shqiptare (e cila po e tradhton atehere kur ka nevoje me shume) qe te fitoje nje pavarsi te plote sic e do Europa! Valle, pret njeri qe Kosova ne disa vjet, 3-5 vjet te jete nje shtet shembullor qe te meritoje pavarsi te plote! Mesa kemi patur pervoje ne historine tone, pavarsine nuk ta jep kush, ne menyre te vecante duke respektuar ata qe te vrane, perdhunuan e te prene per 80 vjet rrjesht, por ajo fitohet! Kete gje bene dhe kosovaret! Nuk priten deri sa Besnik Mustafaj te ngrinte zerin ne vitin 2005 per nje pavarsi te kushtezuar te kosovareve, por moren armet dhe filluan te luftojne ate qe i shkeli per kaq vite me kembe. Derdhen gjak dhe dhane jeten jo qe qeveria shqiptare (jo e PD-se) apo Europa t'i kushtezojne per luften dhe gajkun e derdhur...mund ta kishin bere me pare kete!

Mendoj se me e mira do te ishte qe Kosoves t'i jepej pavarsi e plote dhe e pakushtezuar dhe Europa, Amerika apo edhe vendi-ame Shqiperia ta detyrojne me ligje dhe organizma te tjera nderkombtare te respektoje te drejtat e njeriut e te gjitha kushtet e tjera qe i duhen per te hyre ne BE. Ta pakten ta bej te respektoje te tjeret, po aq sa na respektojne dhe ne ata, pasi sipas mendimit tim, respekti dhe liria nuk jepen, por fitohen!

Kjo teme, besoj se nuk eshte per te mbushur mendjen e postuesve qe Besniku i PD-se ka te drejte. Kjo teme eshte hapur qe seicili te shprehe mendimet e tij dhe fundja, keshtu del me qarte mendimi i pergjithshem i shqiptareve per njeri-tjetrin.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Persa i perket qendrimit te Hajvanollogut Berisha&bijte (Mustafaj me shoke) jam i habitur si nuk i kerkon Kosoves qe te kthehet nen Serbine per "te miren" e Shqiperise dhe te "rajonit"(lexo:Serbise dmth). Ishte Berisha ai qe nuk la fuci nafte pa e derguar ne Serbi pikerisht ne kohen e luftes ne Bosnje dhe nuk la hekurishte pa e derguar ne Mal te Zi (qe po ne interes te Serbise ishte). Pra qendrimi filo-serb i Berishes nuk me habit (megjithese sigurisht me irriton).

Persa i perket Amerikes, une qejf s`e kam po i jap hakun. Amerika nuk po kerkon pavaresi te kushtezuar por Pavaresi te Pakushtezuar(jo se i "dhemb" per Kosoven por ashtu i intereson). Eshte Europa (dhe sidomos Franca) ajo qe po i mshon opsionit "pavaresi e kushtezuar". Ne nuk kemi lene gje pa thene per Nanon (dhe me te drejte) por ne kete pike te pakten Nano ishte me pro Kosoves sesa Hajvanologu.

Dhe dua t`i kujtoj ndonjerit qe megjithese nuk them qe Thaci eshte me i ndershmi i Kosoves te pakten nuk zagarisej ne Beograd si mantenute e Sllobos pikerisht ne momentin kur shqiptaret masakroheshin barbarisht nga serbet, sic bente me qe ra fjala ndonje i "perndritur" si puna e jargamanit Rugova.
 

ardi21

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Sja vle me u mar me ju perfundimisht. Po keshtu do ngeleni derisa skeni as nocionin me te vogel te diplomacise e te politikes nderkombetare. Megjithate vazhdoni te cfryni dufin tuaj komunist ndaj pd berishes mustafajt e kompani se vetem kjo eshte arsyeja sipas meje qe ju ben te flisni ne kete menyre. Nje gje te fundit desha tju kujtoj... Sali Berishen e larguan nga pushteti sebet e greket ne 97 se ishte teper nacionalist per ta, Kosoven i dashur jimmy e shiti enver hoxha te tito e jo berisha..
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Me te vertete nuk po merremi vesh. Tema u hap per te treguar se cfare groteksu qendron ne Shqiperi, kur ne Kosove Rugova, Thaci dhe te gjithe partite jane unike.

Pra, kur Rugova thote se "nuk po kerkojme bashkim me Shiperine, por kompromisi yne eshte pavaresia e plote", ne Tirane qeveria thote, "jo Rugoves", kurse Moisiu i thote "po" pavaresise se plote dje ne Zagreb.

Imagjinoni se cfare poitike ka Shqiperia, njeri gozhdes dhe tjetri patkoit.

Pra, nuk flitet per komunist ose jo, sepse per komunist me te "ndershem" se sa shoku Sali nuk ka qene as shoku Enver. Pra mos ia hani hakun, se te dy ka dhjere ne nje qyp, era e te cilit del me shume jashte sa here qe Serbia ka nevoje per ta...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Un çuditem me disa persona të cilët e kanë memorien e shkurtër.

A ju kujtohet Samiti i Madridit dhe reagimi i ndërkombëtarëve ndaj komentit të Berishës? A mendoni se pas asaj që ndodhi Berisha do vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim?
Megjithatë jam plotësisht dakort me Blue Gene kur thotë që politikanët tanë nuk merren vesh me njëri-tjetrin. Në më pak se 2 muaj qeveri ka ndodhur disa herë që politka shqiptare shfaqet kontradiktore. Për këtë një faj tepër të madh ka Moisiu i cili nuk respekton zërin e shumicës (demokracinë) dhe del me deklarata të kundërta me ato të qeverisë. Kjo tregon për nivelin diletant të Moisiut në politikë ose për manipulimin që i bëhet atij. Berisha e zgjodhi si president pasi e dinte që Moisiu do i bëhej kondrapedal Nanos por tani po e paguan edhe vetë.
 

ardi21

Primus registratum
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Qe moisiu eshte inkoherent ne ate qe thote dihet, kjo qe ndodhi tani vetem e verteton. Kur ishte ne new york qe i pari qe deklaroi se per kosoven eshte mire pavarsi e kushtezuar, tani del e thote pavarsi e plote hajt merre vesh ca thote plaku matuf
 

regele

Forumium maestatis
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Po mire, edhe kur flasim per Kosoven, duhet te merremi me partite shqiptare dhe te nxjerrim ne pah "mirat" e njeres dhe "te keqiat" e tjetres? Thua se ne saje te tyre sot ne kemi ecur kaq perpara ?!?! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Jo Regele por kur bëhet fjalë për Politikën shqiptare ndaj Statusit të Kosovës më duket normale që të bëhet fjalë edhe për partitë politike shqiptare, sidomos për pozitën.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Politika shqiptare ndaj statusit i Kosoves

Shume dakord, por kur flasim per Kosoven, besoj se duhet te marrim parasysh fatet dhe te ardhmen e saj ne rradhe te pare, pastaj cfare ben njera dhe tjetra parti. Normalisht, partite shqiptare duhet te kene te njejtin mendim per Kosoven, dhe nese ato nuk e kane (une kete kritikoj me siper) te pakten ketu ne forum, mos te shohim partite, por ate qe na shqetson me teper (ne kete teme te pakten).
 
Top