POLITIKA MONETARE 03-06 (vetem info)

komino

Valoris scriptorum
POLITIKA MONETARE 03-06 (vetem info)

marre nga site i bankes se shqiperise

(meqese kam vene re tek vetja se link nuk i hap kurr, po e bej ketuu c-p)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: POLITIKA MONETARE 03-06 (vetem info)

KKAAPPI IITTUULLLLI II I II I II I II
ZZHHVVI IILLLLI IIMMI II I II PPËËRRGGJ JJ I IITTHHSSHHËËMM I II BBAANNKKËËSS SSËË
SSHHQQI IIPPËËRRI IISSËË. ..
I III III II. ..1 11 PPRRI IIOORRI IITTEETTEETT EE ZZHHVVI IILLLLI IIMMI IITT TTËË BBAANNKKËËSS SSËË
SSHHQQI IIPPËËRRI IISSËË. .. (ca lomshi qe u boka :cry: )

Zhvillimi institucional i Bankës së Shqipërisë në tre vitet e ardhshme synon të ofrojë
një plan veprimi të harmonizuar për të siguruar përmirësimin e punës në të gjitha
drejtimet.

Në tre vitet e ardhshme, përveç trajtimit të të gjitha problemeve që ka banka qendrore,
do të kërkohet përqendrimi më i madh në disa aspekte të cilat përbëjnë prioritetet për
zhvillimin e institucionit.

Përgatitja për regjimin e ri të politikës monetare përbën një ndër drejtimet më të
rëndësishme të veprimtarisë për periudhën 2003-2005. Gjatë kësaj periudhe do të
forcohen aftësitë analizuese dhe parashikuese, të cilat do të ndihmojnë në përcaktimin
e objektivave realistë të politikës monetare, në marrjen e vendimeve të duhura dhe në
kohën e duhur. Për këtë, vëmendje do të ketë përmirësimi i sistemeve të grumbullimit,
të përpunimit dhe të shpërndarjes së të dhënave.

Forcimi dhe zhvillimi i aftësive mbikëqyrëse përbën aspektin tjetër të rëndësishëm në
zhvillimin e bankës qendrore në kushtet kur po shtohet numri i operatorëve në treg, po
forcohet konkurrenca midis tyre, po rritet roli i sistemit bankar në ekonominë e vendit
si dhe po zhvillohen produkte të reja e po zgjerohet aktiviteti.

Banka e Shqipërisë do të ketë në vëmendje rritjen e përgjegjshmërisë së saj
institucionale dhe të transparencës për aktivitetin e saj.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, Banka e Shqipërisë do t’i kushtojë kujdes
zhvillimit të burimeve njerëzore dhe krijimit të kushteve të përshtatshme të punës, dy
elementë këta të nevojshëm për përmbushjen e objektivave afatmesëm të përcaktuar
në këtë plan zhvillimi.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: POLITIKA MONETARE 03-06 (vetem info)

14

I III III II. ..2 22 OOBBJ JJEEKKTTI IIVVI II SSTTRRAATTEEGGJ JJI IIKK I II BBAANNKKËËSS SSËË SSHHQQI IIPPËËRRI IISSËË - --
SSTTAABBI IILLI IITTEETTI II I II ÇÇMMI IIMMEEVVEE. ..


Objektivat strategjikë të një banke qendrore përshkruhen në ligjin e saj. E gjithë
veprimtaria e bankës qendrore drejtohet prej kuadrit që i përcakton ligji dhe synon
përmbushjen e objektivave ligjorë. Kjo përfaqëson edhe ato detyra të cilat i janë
deleguar institucionit të bankës qendrore nga ana e politikëbërësve të shtetit shqiptar.
Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë ka në kompetencë që të hartojë plane veprimi që
çojnë në përmbushjen më të mirë dhe më efikase të objektivave strategjikë të
përcaktuar në ligj.

“Arritja dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve” përbën objektivin kryesor dhe parësor
të Bankës së Shqipërisë. Në funksion të këtij objektivi hartohet politika monetare;
nxitet zhvillimi i tregut bankar; nxitet kreditimi; bëhet programimi monetar;
bashkëpunohet me institucione të tjera për harmonizimin e politikave; komunikohet
me publikun etj..

Në veprimtarinë praktike ky objektiv materializohet në mbajtje e inflacionit në nivele
të ulëta pozitive. Për periudhën 2003-2005 Banka e Shqipërisë do të ndjekë si objektiv
kryesor arritjen e inflacionit, që luhatet në kufijtë 2-4 për qind.

Në përcaktimin e aspektit sasior të objektivit kryesor dhe në hartimin e politikës
monetare për t’i shërbyer përmbushjes së këtij objektivi, Banka e Shqipërisë do të
ketë parasysh të respektojë pavarësinë e saj, si dhe të harmonizojë politikën e saj
monetare me politikat për rritjen ekonomike, reduktimin e varfërisë, politikën fiskale
dhe përpjekjet për konsolidimin fiskal, politikën e nxitjes së punësimit etj.. Duke
vepruar në këtë mënyrë Banka e Shqipërisë vazhdon të kontribuojë në zhvillimin
ekonomik të vendit dhe i përcakton objektivat dhe politikat e veta për këtë qëllim.

Mbajtja e inflacionit të ulët pozitiv ka gjetur argumente të shumta teorike mbi
dobishmërinë në ekonominë e një vendi. Përveç kësaj, këto argumente janë vërtetuar
edhe në praktikë, madje edhe në rastin e Shqipërisë. Shkurtimisht, inflacioni i ulët
pozitiv siguron një mjedis të qëndrueshëm për marrjen e vendimeve për investime; rrit
shkallën e garancisë së tyre dhe të parashikimit të fitimeve; ruan vlerën reale të
kursimeve dhe të investimeve duke kontribuar, kështu, në mbështetjen e rritjes
ekonomike. Me fjalë të tjera, redukton pasigurinë që rrethon vendimet ekonomike dhe
krijon kushte të favorshme për rritje reale të qëndrueshme të ekonomisë. Nga ana
tjetër, deflacioni krijon situata shtrëngimi jo të arsyeshme që ndikojnë negativisht në
rritjen ekonomike dhe në punësim.

Shqipëria, si vend që synon të aderojë në BE, duhet të sigurojë edhe harmonizim në
objektivin e inflacionit. Në Zonën e Euros objektivi është që inflacioni të mos rritet
më tepër se 2 për qind. Për këtë arsye, përcaktimi i objektivit 2-4 për qind duket i
arsyeshëm dhe në përputhje me objektivat e integrimit pasi:
është një objektiv sasior që klasifikohet në grupin e inflacionit të ulët;
është pranë objektivit të Bankës Qendrore Europiane, me një devijim
maksimal, relativisht të ulët (2 pikë përqindjeje) po të krahasohen nivelet e
zhvillimit të tregjeve dhe të ekonomisë;
është objektiv i afërt me inflacionin e Zonës së Euros gjë që nxit
qëndrueshmëri të kursit të këmbimit në raport me euron. Kjo qëndrueshmëri është
e rëndësishme në kushtet kur inflacioni në Shqipëri ndikohet në masë të
konsiderueshme nga ecuria e kursit të këmbimit dhe pjesa më e madhe e
importeve vjen nga Zona e Euros.

Megjithatë, objektivi i Bankës së Shqipërisë është më i lartë pasi në Shqipëri zhvillimi
ekonomik dhe i tregjeve është ende larg Zonës së Euros. Në ekonominë shqiptare
ende ndodhin ndryshime strukturore dhe zhvillohen reforma, të cilat në një mënyrë
ose në tjetrën ndikojnë mbi inflacionin. Inflacioni në Shqipëri ndikohet ndjeshëm nga
inflacioni i importuar. Në kushtet kur për periudhën afatmesme nuk pritet reduktim i
fortë i importeve dhe rritje e ndjeshme e eksporteve, inflacioni do të vijojë të ndikohet
nga elementi i inflacionit të importuar. Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, Italia
dhe Greqia kanë inflacion mesatar vjetor përkatësisht 2.6 dhe 3.8 për qind (viti 2002).
Vendet e rajonit, me të cilat pritet të gjallërohet tregtia pas nënshkrimit të
marrëveshjeve të tregtisë së lirë, kanë inflacion që luhatet në intervalin nga 1.5 në 41
për qind. Kjo ndikon në ruajtjen e presioneve për inflacion disi më të lartë në Shqipëri
se në Zonën e Euros.

Objektivi i Bankës së Shqipërisë, i cituar më sipër, është arritja e inflacionit mesatar
vjetor prej 3 për qind. Por, ky objektiv konvertohet në intervalin 2-4 për qind duke
patur parasysh paqëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe transmetimin joefikas
të vendimeve të politikës monetare në ekonomi, me qëllim që banka qendrore të ketë
fleksibilitet më të lartë për të vepruar dhe njëkohësisht të forcojë besueshmërinë e saj
si institucion tek publiku. Këto masa janë të nevojshme për të rritur pavarësinë dhe
përgjegjshmërinë.

Objektivi i inflacionit shprehet si rritje vjetore e çmimeve të konsumit. Aktualisht ai
matet me normën në fund të vitit. Marrja parasysh e ndryshimit vjetor eliminon
ndikimin e faktorëve sezonalë. Por, duke u bazuar vetëm në normën në fund të vitit,
rezultati i inflacionit nuk është i imunizuar nga faktorë të rastit, rregullime të çmimeve
të administruara apo ndryshime të taksave indirekte. Kjo shkakton devijime nga
objektivi në fund të vitit, megjithëse veprimet e bankës qendrore kanë qenë në
përputhje me politikën monetare dhe në shërbim të objektivit. Sqarimi në publik është
hapi më i rëndësishëm për të komunikuar këtë fakt. Megjithatë, përsëritja e
fenomeneve të tilla, çon në gërryerje të besueshmërisë së bankës qendrore. Për të
reduktuar përsëritjen e ngjarjeve të tilla, një përafrim më i përshtatshëm konsiderohet
norma mesatare vjetore e inflacionit. Duke përdorur nivelet mesatare reduktohet
veprimi i faktorëve të rastësishëm, por njëkohësisht rritet presioni mbi bankën
qendrore për të ruajtur objektivin e inflacionit gjatë gjithë vitit dhe jo të bëjë veprime
rregullative në fund të tij që të quhet se respektoi objektivin.

Gjatë vitit 2003 Banka e Shqipërisë do të vijojë të masë respektimin e objektivit me
normën vjetore të inflacionit të shpallur në fund të vitit. Njëkohësisht, gjatë vitit 2003,
Banka e Shqipërisë do të publikojë rregullisht normën mesatare të inflacionit vjetor
për të familjarizuar publikun me të dhe për ta përgatitur në kalimin drejt saj në të
ardhmen. Paralelisht me këtë veprim, Banka e Shqipërisë do të rishikojë

metodologjinë e llogaritjes së inflacionit bazë dhe do ta konsultojë me institucionet
financiare ndërkombëtare dhe me INSTAT, për të konkluduar në një normë të
përshtatshme brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2003. Në gjashtëmujorin e dytë të
vitit 2003 do të fillojë publikimi i inflacionit bazë. Nëpërmjet bërjes publike të këtij
inflacioni Banka e Shqipërisë do të rrisë shkallën e transparencës dhe të
përgjegjshmërisë së veprimeve të saj dhe të ndikimit mbi inflacionin. Megjithatë,
inflacioni bazë nuk do të kthehet menjëherë në objektiv. Kjo për shkak të problemeve
që krijon kjo kategori me transparencën dhe besueshmërinë. Duke qenë se inflacioni
bazë, si rregull, rezulton pasi nga shporta e mallrave të konsumit përjashtohen ato
mallra me luhatshmëri më të lartë dhe në rastin e shportës në Shqipëri gati gjysmën e
saj e përbëjnë mallra me luhatshmëri të lartë, kjo kategori do të ulte besueshmërinë
për bankën qendrore dhe do të krijonte baza për të ulur nivelin e përgjegjshmërisë. Për
këtë arsye, adoptimin e kësaj kategorie si normë objektiv, Banka e Shqipërisë do ta
paraprijë me fushatë të gjerë dhe intensive sensibilizimi të opinionit publik.

Së fundi, e rëndësishme është edhe matja e saktë e inflacionit. Vrojtimi i bërë nga
INSTAT gjatë vitit 2000 dhe botimi i inflacionit mbi bazën e shportës së re, dhanë një
kontribut të konsiderueshëm në përmirësimin e këtij treguesi. Megjithatë, ndryshimet
në Shqipëri, të shpeshta dhe të menjëhershme, diktojnë nevojën e rishikimit me qëllim
saktësimi të shportës së mallrave të konsumit. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë do
të kërkojë dhe do të asistojë INSTAT për kryerjen e vrojtimit përkatës brenda
periudhës 2004-2005 me synim publikimin e inflacionit të ri në janar 2006.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: POLITIKA MONETARE 03-06 (vetem info)

17
I III III II. ..3 33 RREEGGJ JJI IIMMI II I II PPOOLLI IITTI IIKKËËSS MMOONNEETTAARREE DDHHEE I II KKËËMMBBI IIMMEEVVEE
VVAALLUUTTOORREE, ,, I IINNSSTTRRUUMMEENNTTEETT PPËËRR ZZBBAATTI IIMMI IINN EE TTYYRREE. ..

Banka e Shqipërisë përcakton regjimin e politikës monetare dhe të këmbimeve
valutore në vend. Pavarësia e njohur me ligj i krijon Bankës së Shqipërisë hapësira
për të shprehur pavarësinë reale nëpërmjet orientimit të politikës monetare të saj
tërësisht drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. Nga ana tjetër, përcaktimi i regjimeve
do të jetë në harmoni edhe me politikën e përgjithshme të zhvillimit ekonomik të
vendit, për shkak të ndikimit të konsiderueshëm që kanë në ekonomi.

Në Shqipëri zbatohet regjimi i politikës monetare i përcaktuar si targetim monetar. Ky
regjim, duke patur si objektiv përfundimtar inflacionin, vendos si objektiv të
ndërmjetëm rritjen vjetore të ofertës monetare dhe përcakton tre objektiva sasiorë, të
emërtuar: kredia e brendshme neto për qeverinë; mjetet e brendshme neto të Bankës
së Shqipërisë dhe rezerva valutore neto e Bankës së Shqipërisë. Tre objektivat sasiorë
janë të detyrueshëm për zbatim. Thelbi qëndron në konceptimin e inflacionit si
fenomen kryesisht monetar në periudha afatgjata dhe sigurimin e inflacionit të ulët
duke kufizuar rritjen e ofertës së parasë. Ky regjim zbatohet me sistemin e
instrumenteve indirekte monetare të Bankës së Shqipërisë. Në praktikë, Banka e
Shqipërisë ka avancuar duke e rritur theksin mbi përmbushjen e objektivit të
inflacionit.

Megjithatë, inflacioni në vende si Shqipëria nuk është fenomen kryesisht monetar dhe
në situata të caktuara ndikohet ndjeshëm nga faktorë të tjerë. Gjithashtu, përqendrimi
ekskluzivisht në këtë tregues nuk merr parasysh edhe një sërë faktorësh të tjerë që
ndikojnë në nivelin e çmimeve, si treguesit fiskalë dhe ata të kursit të këmbimit. Sasia
e lartë e parasë në qarkullim në Shqipëri redukton lidhjen midis inflacionit dhe M3.
Në këto kushte, Banka e Shqipërisë ka gjykuar si më të përshtatshëm kalimin në një
regjim tjetër të politikës monetare, i cili do të mund t’i japë më tepër theks inflacionit.
Si regjim i përshtatshëm është konsideruar regjimi i inflacionit shënjestër (inflation
targeting), i cili është regjimi më i pranuar dhe më i përdorur në vendet e zhvilluara,
por edhe në tranzicion. Ky regjim merr parasysh një numër të gjerë faktorësh të cilët
ndikojnë mbi inflacionin dhe ecën paralelisht me zhvillimin e tregjeve financiare dhe
përmirësimin e instrumenteve të Bankës së Shqipërisë.

Synimin për të ndryshuar regjimin e politikës monetare, Banka e Shqipërisë e ka bërë
publik dhe ka filluar përgatitjet e nevojshme për këtë qëllim. Në deklarimet e veta
publike Banka e Shqipërisë ka renditur edhe arsyet pro ndërrimit të regjimit të
politikës monetare si dhe kushtet që duhen plotësuar për këtë hap. Në këtë kuadër
është konkluduar se afërsisht do të:
ruhet regjimi aktual i politikës monetare për periudhën afatmesme 2003-
2005;
përgatitet për regjimin e ri të politikës monetare. Intensifikimi i këtyre
përgatitjeve në vitet 2005-2006;
sigurohet konsensusi për këtë regjim në vitin 2006;
fillojë zbatimi i regjimit në vitin 2007.

Regjimi i këmbimeve valutore i zbatuar në vend është ai i kursit të lirë të këmbimit.
Ky regjim është një parakusht i rëndësishëm për regjimin e inflacionit shënjestër. Si i
tillë, Banka e Shqipërisë nuk ka në objektivat e saj ndërrimin e regjimit të kursit të
këmbimeve. Kjo do të thotë që Banka e Shqipërisë nuk do të kërkojë të arrijë ndonjë
nivel të caktuar të kursit të këmbimit të Lekut kundrejt monedhave të tjera.
Gjithashtu, Banka e Shqipërisë nuk shpall asnjë angazhim konkret në lidhje me
ndërhyrjet në tregun valutor. Përsa i përket shitblerjeve në tregun valutor Banka e
Shqipërisë do të vijojë të jetë e pranishme në rastet kur ka nevojë të sheshohen
lëvizjet spekulative në tregun e vendit si dhe të riorganizojë ndërhyrjet pasive
(shitblerje nga llogaritë, sidomos të Ministrisë së Financave) për të siguruar
respektimin e objektivave të saj.

Banka e Shqipërisë mbështetet në përdorimin e instrumenteve monetare indirekte të
cilat, në tërësi, janë në përputhje me kuadrin e instrumenteve të BQE. Objektivi
kryesor do të jetë përmirësimi i përdorimit të këtyre instrumenteve për të rritur
eficiencën në përdorimin e tyre si dhe përafrimi i plotë me instrumentet e BQE.

Kuadri shoqërues i instrumenteve të tjera konsiderohet i plotë. Zbatimi i tyre do të jetë
në funksion të situatës së likuiditetit në treg dhe të rritjes së efikasitetit të transmetimit
të vendimeve të politikës monetare në ekonomi. Ndërkohë, përafrimi me BQE do të
bëhet paralelisht me zhvillimin e tregjeve.

Instrumenti kryesor për sinjalizimin e politikës monetare do të vijojë të mbetet
marrëveshja e riblerjes dhe norma e interesit të saj do të luajë rolin e normës bazë në
ekonomi. Për përdorimin efektiv të instrumentit të marrëveshjeve të riblerjes,
kërkohet njohja e plotë e kolateralit si edhe e vlerës së tij. Objektivi afatmesëm për
Bankën e Shqipërisë është vlerësimi i kolaterialit me vlerën e tregut në çdo
transaksion të Bankës ku kërkohet përdorimi i tij. Nga ana tjetër, kërkohet zhvillimi i
tregjeve të letrave me vlerë në Republikën e Shqipërisë. Për këtë arsye, nxitja e
tregtimit të këtyre letrave përbën një objektiv afatmesëm që do të realizohet:
duke krijuar bazën e nevojshme rregullative për trajtimin e vlerës së kolateralit
dhe mënyrën e përcaktimit të saj. Për këtë do të punohet bashkërisht me
Ministrinë e Financave për të zgjatur afatin e maturimeve të letrave me vlerë të
emetuara;
duke nxitur format elektronike të tregtimit dhe automatizimin e procedurave
në hedhje, përpunim, kontabilizim e ruajtje informacioni. Në këtë mënyrë do të
përmirësohen aftësitë përpunuese të dokumentacionit dhe të informacionit të
tregut primar të letrave me vlerë të Qeverisë si dhe do të ndihmohet zhvillimi
normal i tregut sekondar të këtyre letrave.

Vëmendje të veçantë do të marrin dy aspekte:
administrimi i rezervës valutore; dhe
rezerva e detyrueshme që mbajnë bankat tregtare në Bankën e Shqipërisë.

III.3.1. REZERVA VALUTORE.

Objektivi kryesor në lidhje me administrimin e rezervës valutore është rritja e vlerës
së saj duke siguruar rrezik të ulët në investim. Kuadri i administrimit të rezervës
valutore përbëhet nga politika; komiteti i investimit; rregullat për funksionimin e
komitetit dhe ky kuadër vlerësohet i plotë.
Objektivi për të ardhmen mbetet rritja e kthyeshmërisë nga investimi i rezervës
valutore dhe vlerësimi i saj kundrejt objektivave sasiorë të përcaktuar, diversifikimi i
portofolit të investimit për të reduktuar rrezikun dhe rritja e numrit të bankave
partnere si dhe e instrumenteve që përdoren në operacionet e investimit.

Për periudhën afatmesme, administrimi i rezervës valutore do të kryhet nga Banka e
Shqipërisë duke patur parasysh përvojën e arritur në këtë drejtim në Bankën e
Shqipërisë; mungesën e përvojave të tilla në institucione të tjera (brenda vendit);
lidhjen organike që ekziston midis administrimit të rezervave valutore dhe ndikimit të
kursit të këmbimit, nga njëra anë, dhe objektivave të politikës monetare, nga ana
tjetër, si edhe pavarësinë që kërkohet për realizimin e objektivave në këtë drejtim.

Politika e administrimit të rezervës valutore, parashikon që një pjesë e fondeve të
administrohen prej administratorëve të jashtëm. Shfrytëzimi në praktikë i kësaj
mundësie, do të realizohet kur kushtet ligjore dhe teknike të çdo marrëdhënieje të
mundshme biznesi të kësaj natyre do të jenë më të qarta për vetë Bankën e Shqipërisë.
Në këtë drejtim, do të shfrytëzohet më mirë përvoja e bankave qendrore të cilat e
zbatojnë këtë mundësi.

Ndryshimi i politikës së administrimit të rezervave valutore me qëllim përmirësimin e
vazhdueshëm të saj, do të kryhet çdo vit. Së pari, do të synohet përcaktimi i saktë i
rolit dhe i përgjegjësive të të gjithë punonjësve që merren me këtë veprimtari si edhe
shndërrimi i punës së tyre në një aktivitet të matshëm nga pikëpamja financiare. Së
dyti, do të synohet që kuadri rregullativ të pasurohet me konceptet e rrezikut dhe të
ecurisë së investimit dhe t’i pasqyrojë ato në mënyrë të kuptueshme dhe të
realizueshme.
III.3.2. REZERVA E DETYRUESHME DHE ROLI I HUADHËNËSIT TË
FUNDIT.

Tendenca do të jetë reduktimi i përqindjes për mbajtjen e rezervës së detyrueshme në
nivelin 2 për qind në fillim të fazës së tretë të BME. Kjo do të bëhet gradualisht, në
përputhje me politikën monetare të zbatuar nga Banka e Shqipërisë dhe gjendjen e
likuiditetit në tregun bankar.

Për këtë arsye, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2003, do të përfundojë studimi që
do të përcaktojë përputhjen e këtij instrumenti gradualisht me standardin e BQE. Mbi
këtë bazë do të sigurohen dhe ndryshimet e nevojshme në periudhën afatmesme e
madje dhe afatgjatë.

Banka e Shqipërisë do të synojë që të nxisë aktivitetin e tregut ndërbankar. Qëllimi
është që bankat tregtare të synojnë të plotësojnë nevojat e tyre për likuiditet në këtë
treg dhe jo duke iu drejtuar menjëherë Bankës së Shqipërisë.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: POLITIKA MONETARE 03-06 (vetem info)

tani u lodha duke e ndare keshtu qe eshte pak e gjate kjo :book:


20
I III III II. ..4 44 PPAAVVAARRËËSSI IIAA, ,, PPËËRRGGJ JJEEGGJ JJSSHHMMËËRRI IIAA, ,, BBEESSUUEESSHHMMËËRRI IIAA
DDHHEE TTRRAANNSSPPAARREENNCCAA EE BBAANNKKËËSS SSËË SSHHQQI IIPPËËRRI IISSËË. ..

Të katër këta elementë janë karakteristikë për çdo bankë qendrore dhe kontribuojnë në
përmbushjen e objektivave të saj. Akoma më i rëndësishëm bëhet zhvillimi i këtyre
tipareve nën regjimin e inflacionit shënjestër.

Në ndryshim me periudhën 1999-2002, Banka e Shqipërisë ka një vizion më të qartë
në drejtim të zhvillimit të këtyre tipareve, për shkak të vëmendjes së konsiderueshme
që morën ato në tre vitet e kaluara.

Në tre vitet e ardhshme do të synohet:
rritja e shkallës së profesionalizmit në Bankën e Shqipërisë, gjë që do t’i
sigurojë vendimmarrje më të mbështetur;
rritja e përgjegjshmërisë në veprimet e Bankës nëpërmjet kujdesit për të
raportuar më cilësisht në Kuvendin e Shqipërisë por edhe duke punuar për të qenë
e pranishme në diskutimin e politikave dhe të projekteve ekonomike me vlerë
kombëtare dhe për të harmonizuar politikën e saj monetare me politikat
ekonomike;
rritja e transparencës e cila do t’i sigurojë mbështetje në publik për veprimet e
saj. Objektivi më kryesor në këtë drejtim është sigurimi i përmbushjes së plotë të
standardeve të Kodit të Transparencës për Praktika të Mira të Politikave
Monetare, hartuar nga FMN, brenda vitit 2004. Në drejtim të rritjes së
transparencës Banka e Shqipërisë do të përqendrojë vëmendjen në këto grupe
kryesore: popullsinë, bizneset dhe media. Kjo do ta ndihmojë të krijojë lobe të
përshtatshme për të mbështetur politikën e saj;
sqarimi i mëtejshëm i klasifikimit të informacionit në sekret dhe jo për
përdorim publik. Për këtë, brenda majit 2003 do të rishikohet udhëzimi përkatës
për ta harmonizuar me rregulloren e re “Për transparencën dhe konfidencialitetin
në Bankën e Shqipërisë” si dhe për të interpretuar saktë dhe qartë klasifikimet;
rritja e besueshmërisë në institucionin e bankës qendrore nëpërmjet
angazhimit për të arritur objektivat; ndërgjegjësimit dhe edukimit të publikut për
politikat ekonomike; financiare dhe veprimtarinë e bankës qendrore;
rritja e kontributit në zhvillimin e tregjeve, zhvillimin e sistemit bankar,
shëndoshjen e sistemit financiar duke forcuar mbikëqyrjen bankare dhe duke
ndihmuar në forcimin e autoriteteve të tjera mbikëqyrëse dhe të Agjencisë së
Garantimit të Depozitave dhe për të krijuar kushtet për reduktimin deri në
ndërprerjen e financimit të drejtpërdrejtë të Qeverisë prej Bankës së Shqipërisë;
ruajtja e pavarësisë në marrjen e vendimeve të bankës qendrore për të mos
lejuar ndikimin e tyre jo vetëm nga vendimet e ekzekutivit por edhe nga interesat
e grupeve të fuqishme financiare ose ekonomike private ose nga pritshmëritë e
tregut;
rritja e transparencës në veprimtarinë financiare të Bankës së Shqipërisë dhe
ndërtimi i një platforme, brenda muajit shkurt 2003, për ruajtjen e reputacionit të
institucionit duke qartësuar që detyrat kryesore mbi bazën e të cilave vlerësohet
puna e bankës qendrore janë kontributi në ruajtjen e qëndrueshmërisë së çmimeve
dhe në zhvillimin e sistemit bankar. Kjo platformë do të shërbejë për të mbrojtur
reputacionin e institucionit sa herë që vihet nën presionin e lojës politike;
rritja e angazhimit publik të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për të
siguruar shpjegim të politikave dhe vendimeve të bankës qendrore dhe
transmetimin e mesazheve të rëndësishme.


I III III II. ..5 55 EEDDUUKKI IIMMI II I II PPUUBBLLI IIKKUUTT DDHHEE MMAARRRRËËDDHHËËNNI IIEETT MMEE TTËË. ..

Edukimi i publikut dhe marrëdhëniet me të do të kenë rolin qendror në përpjekjet për
të rritur transparencën dhe për të fituar “elektorat”. Ky element ka nevojë të zhvillohet
për të shtuar shkallën e të kuptuarit të problemeve dhe për të fituar edhe ato grupe
vëmendja e të cilave tërhiqet më me vështirësi. Në këtë mënyrë:
do të ofrohet një seri periodike botimesh sqaruese dhe edukuese për popullsinë
në formën e broshurave dhe të fletëvolanteve;
do të përmirësohet cilësia e materialeve të botuara si nga pikëpamja e
përmbajtjes, gjë që e mbështet përvoja e fituar në fushën e botimeve, ashtu edhe
ana pamore e botimeve;
do të përmirësohet ambjenti i lejueshëm për t’u vizituar nga publiku për ta
bërë më komod afrimin e publikut me Bankën;
do të organizohet një seri muzeumesh në ambjentet e Bankës ose në Galerinë e
Arteve apo Muzeun Kombëtar, me objekte numizmatike që Banka e Shqipërisë
disponon, të kombinuara me mjete të thjeshta shpjeguese për aktivitetin e saj të
tanishëm, duke ofruar më shumë informacion të natyrës historike për publikun;
do të synohet tërheqja e vëmendjes të grupmoshave më të reja të popullsisë si
nxënësit e të gjithë sistemit arsimor, të cilët janë “elektorati” i ardhshëm i Bankës
së Shqipërisë, për të rritur në këtë mënyrë cilësinë e tij. Kjo do të bëhet duke i
dedikuar një pjesë të programit të botimeve në formë të shtresëzuar për sistemin
arsimor apo duke mbajtur takime dhe leksione;
do të synohet rikonceptimi i marrëdhënieve me median me qëllim që të
krijohen grupet e mediave që transmetojnë në publik qëndrimet e saj pa
shtrembërime apo keqinterpretime;
do të forcohet roli i Bankës së Shqipërisë si analiste dhe këshilltare e Qeverisë
për çështjet e ekonomisë dhe të financës.

Faqja e internetit e Bankës së Shqiërisë është një tjetër mënyrë komunikimi e
institucionit me publikun. Për të ardhmen ka rëndësi që përdorimi i saj të jetë më i
lehtë si dhe të pasurohet me rubrika të reja (për shembull, rubrika e Europës) në
përputhje me interesat dhe nevojat që krijohen për Bankën e Shqipërisë.

Përveç këtyre masave, vëmendje do t’i kushtohet intensifikimit të aktivitetit të
zëdhënësit të shtypit. Zëdhënësi i shtypit përfaqëson një post të caktuar në Bankën e
Shqipërisë. Megjithatë, zhvillimi i aktivitetit të zëdhënësit do të marrë rëndësi të
veçantë bazuar në objektivat ambiciozë për rritje transparence dhe të komunikimit me
publikun. Në këtë këndvështrim, zëdhënësi i shtypit do të jetë personi që paraqet
qëndrimin zyrtar të Bankës së Shqipërisë si dhe ka në “administrim” konferencat e
shtypit të Bankës së Shqipërisë. Zëdhënësi i shtypit është pika e kontaktit midis
Bankës së Shqipërisë dhe medias dhe siguron komunikimin e ndërsjelltë me të.

I III III II. ..6 66 RREEFFOORRMMAA NNë ëë SSI IISSTTEEMMI IINN FFI IINNAANNCCI IIAARR. ..

Zhvillimi i reformës në sistemin financiar është një ndër objektivat më të
rëndësishëm në periudhën afatmesme 2003-2005 të Qeverisë Shqiptare.
Zhvillimi me sukses i kësaj reforme kërkon angazhimin e institucioneve të
ndryshme, ku Banka e Shqipërisë është një ndër institucionet kryesore dhe
më të interesuara për këtë proces. Reforma në sistemin financiar do të synojë
krijimin e një tregu financiar efektiv dhe konkurrues, në mbështetje të zhvillimit
ekonomik të vendit. Reforma e sistemit financiar do të shihet në këto aspekte:

Privatizimi i Bankës së Kursimeve, përfaqëson hapin më të
rëndësishëm të reformës në sistemin financiar për pozicionin dominues që
ka kjo bankë në sistemin bankar shqiptar, rëndësinë për zbatimin e
politikës buxhetore dhe monetare. Banka e Shqipërisë është shprehur se
privatizimi i Bankës së Kursimeve duhet të sigurojë thithjen e investitorëve
të huaj me reputacion që premtojnë për zhvillim të produkteve bankare,
përmirësim të cilësisë së shërbimeve, reduktim të kostos së shërbimeve
dhe kthimin e bankës në një institucion të shëndoshë e të sigurt. Banka e
Shqipërisë këmbëngul që privatizimi i Bankës së Kursimeve të sigurojë
nxitje konkurrence gjë që do të përmirësojë funksionimin e sistemit bankar
dhe do të rrisë eficiencën e zbatimit të politikës monetare. Për këtë, Banka
e Shqipërisë ka ofruar gjithnjë gatishmëri për të diskutuar dhe
bashkërenduar me Ministrinë e Financave.
Zgjidhja e problemit të pronarit të Bankës Kombëtare Tregtare,
është një aspekt tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me rritjen e sigurisë së
kësaj banke dhe me angazhimin më aktiv të saj në sistemin bankar, duke
ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit bankar shqiptar.
Zbatimi i një politike licencimi të kujdesshme me karakter
përzgjedhës duke i dhënë prioritet atyre bankave që premtojnë zhvillime
në ato rajone e produkte ku sot ka mangësi.
Forcimi i aftësive mbikëqyrëse dhe rregullatore të Bankës së
Shqipërisë, nëpërmjet zhvillimit të Departamentit të Mbikëqyrjes, krijimit
dhe forcimit të strukturave për mbrojtjen, për nxitjen e konkurrencës dhe
luftën kundër abuzimit me pozitën dominuese në tregun bankar si dhe të
bazës përkatëse ligjore e rregullative, përmirësimit të aftësive analizuese e
inspektuese.
Rishikimi dhe përmirësimi i ligjit “Për bankat në Republikën e
Shqipërisë”, për të përforcuar kërkesat për licencimin e bankave,
raportimin e gjendjes financiare të tyre dhe për përcaktimin më të qartë të
marrëdhënieve me personat e lidhur me bankën etj..
Nxitja e krijimit të subjekteve financiare jobanka, si mjet për
tërheqjen e kapitalit shqiptar në sistemin financiar dhe si mjet për të nxitur
krijimin e bankave shqiptare.

Krijimi i Zyrës së Informacionit për Kreditë dhe Transfertat, zyrë e
cila do të imponojë më tepër disiplinë në lidhje me klientët e angazhuar në
të tilla veprime dhe do të rrisë shkallën e informacionit për të punuar me
klientë të sigurt.
Nxitja e konkurrencës, në tërësi, në sistemin financiar si pjesë e
përpjekjeve të përbashkëta me Ministrinë e Financave dhe me Ministrinë e
Ekonomisë. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet marrjes së masave për
reduktimin e dominimit të tregut bankar prej Bankës së Kursimeve.
Forcimi i autoriteteve mbikëqyrëse dhe forcimi i kërkesave për
raportim e transparencë nga institucionet financiare që licencohen jo prej
Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse,
kryesisht me Ministrinë e Financave.
Krijimi i skemave të garantimit të kredive, si institucione që do të
ndihmojnë në nxitjen e kreditimit të ekonomisë, zhvillimin e sistemit
bankar, lidhjen më të ngushtë të tij me pjesën tjetër të ekonomisë dhe
përmirësimin e mekanizmit të transmisionit e të ndërmjetësimit bankar.
Forcimi i aftësive të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, si pjesë e
përpjekjeve për të forcuar disiplinën financiare në treg; shtimi i kërkesave
për raportim dhe transparencë të kësaj agjencie si dhe studimi i
mundësive për kthimin e saj në një agjenci forfeiting-u.
Forcimi i bazës ligjore dhe institucionale për aspekte të tilla si
falimenti dhe shlyerja e borxheve; rishikimi i ligjit “Për kontabilitetin”
dhe forcimi i kërkesave për raportim.
Privatizimi i shoqërisë shtetërore të sigurimeve do të ndihmojë në
rritjen e konkurrencës në këtë treg dhe në zgjerimin e pjesëmarrjes aktive
të këtij segmenti të tregut financiar në jetën ekonomike.
Forcimi i aftësive të autoritetit të luftës kundër pastrimit të parave
dhe bashkëpunimi i ngushtë me Bankën e Shqipërisë. Si autoritet
mbikëqyrës dhe rregullator, Banka e Shqipërisë është e interesuar që
sistemi bankar të veprojë në përputhje me rregullat në fuqi dhe të jetë i
imunizuar nga përpjekjet për përfshirjen e tij në aktivitete jo të pastra.

Sistemi financiar forcohet edhe nëpërmjet zbatimit të standardeve dhe kodeve
ndërkombëtare të hartuara për këtë qëllim. Për këtë arsye, si pjesë e
reformës financiare duhet parë edhe vlerësimi i shkallës së respektimit të tyre
dhe ndërtimi i programeve për përmbushjen sa më të plotë. Sistemi i kodeve
dhe i standardeve i përket një grupi institucionesh. Megjithatë, Banka e
Shqipërisë është e angazhuar për të dhënë kontributin e vet në përmbushjen
e kodeve dhe të standardeve që lidhen drejtpërdrejt me politikën monetare
dhe me dhënien e vlerësimeve të pavarura e mbi këtë bazë të
rekomandimeve edhe për kodet e tjera si më poshtë:
Kodi i Praktikave të Mira të Transparencës në Politikat Monetare
dhe Financiare. Standardet e këtij Kodi janë vlerësuar dhe brenda vitit
2005, Banka e Shqipërisë synon të jetë plotësisht në përputhje me to.
Kodi i Praktikave të Mira për Transparencën Fiskale. Banka e
Shqipërisë do të synojë të bëjë një vlerësim të pavarur brenda marsit të
vitit 2003.
Shpërndarja e të dhënave. Banka e Shqipërisë do të synojë të bëjë
një vlerësim të pavarur brenda qershorit të vitit 2003.
Parime dhe Udhëzime për Paaftësi Paguese Reale dhe Sistemet e
të Drejtave të Kreditorëve. Banka e Shqipërisë do të synojë të bëjë një
vlerësim të pavarur brenda dhjetorit të vitit 2003.
Parimet e Qeverisjes së Ndërmarrjes. Banka e Shqipërisë do të
synojë të bëjë një vlerësim të pavarur brenda marsit të vitit 2004.
Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Banka e Shqipërisë
është përgjithësisht në përputhje me këto standarde. Një rivlerësim i tyre
parashikohet të bëhet brenda qershorit të vitit 2003.
Standarded Ndërkombëtare të Kontrollit. Banka e Shqipërisë do të
synojë të bëjë një vlerësim të pavarur brenda vitit 2003; do të përcaktojë
planin e veprimeve për përmbushje të tyre në kuadër të bankës qendrore
deri në fund të vitit 2004.
Parimet bazë më të rëndësishme për Sistemet e Pagesave. Banka
e Shqipërisë do të synojë të bëjë një vlerësim të pavarur brenda shtatorit
të vitit 2004.
40 Rekomandimet për Pastrimin e Parave. Banka e Shqipërisë do të
synojë të bëjë një vlerësim të pavarur brenda dhjetorit të vitit 2003.
Parimet Bazë për Mbikëqyrje Bankare Efektive. Banka e Shqipërisë
është vlerësuar përgjithësisht në përputhje me këto parime. Çdo vit bëhet
rivlerësimi i tyre.
Objektivat dhe Parimet e Rregullave për Letrat me Vlerë. Banka e
Shqipërisë do të synojë të bëjë një vlerësim të pavarur brenda marsit të
vitit 2004.
Parimet Bazë të Sigurimeve. Banka e Shqipërisë do të synojë të bëjë
një vlerësim të pavarur brenda dhjetorit të vitit 2003.

Në përfundim të vlerësimeve të tilla, Banka e Shqipërisë do të bëhet iniciatore
për të kërkuar asistencën e Departamentit MAE në FMN që të ofrojë
vlerësimin e tij për këtë grup kodesh në gjysmën e dytë të vitit 2004.

I III III II. ..7 77 I IInnt tte eeggr rri iimmi ii nnë ëë BBa aas sshhk kki iimmi iinn EEuur rrooppi iia aann. ..

Integrimi në Bashkimin Europian është shpallur si objektiv strategjik i Shtetit
Shqiptar, një ndër objektivat që gëzon edhe konsensusin në rradhët e
popullsisë dhe të politikës. Banka e Shqipërisë është pjesëmarrëse në
procesin e integrimit duke qenë anëtare e organizmave përkatës të krijuar
brenda vendit. Megjithatë, në këtë proces, Banka e Shqipërisë ka një rol më
të veçantë pasi përqendrimi i saj do të jetë kryesisht në politikat monetare dhe
të kursit të këmbimit si dhe në direktivat europiane për mbikëqyrjen bankare,
legjislacionin bankar dhe statistikat. Në këtë kuadër, Bankës së Shqipërisë i
duhet gradualisht të zhvillojë aktivitetin e vet që të harmonizohet e të
përafrohet me kërkesat e Bashkimit Europian.

Programi i punës për kontributin në procesin e integrimit është ndarë në dy
faza. Faza e parë është titulluar: “Çfarë do të thotë të hysh në Europë”.
Kjo fazë ka karakter njohës dhe orientues në lidhje me institucionet, me
kërkesat, me legjislacionin dhe me hapat e integrimit për të kuptuar se sa larg
është Shqipëria nga ky proces. Kjo fazë mendohet të shoqërohet me krijimin
e dhomës për Europën, e arkivës me dokumentet për Europën si dhe me
seminare shpjeguese. Faza ka filluar të zbatohet në gjysmën e dytë të vitit
2002 dhe pritet të përfundojë brenda gjysmës së parë të vitit 2003.

Gjatë kësaj faze identifikohen dhe bankat qendrore të vendeve në tranzicion
që do të ndiqen si modele në bazë të stadit të ecurisë; të problemeve dhe të
traditave të ngjashme.

Faza e dytë do të jetë fillimi i zbatimit të hapave konkretë për integrimin në
Europë. Për të hyrë në fazën e dytë do të përgatitet programi afatgjatë deri në mars të
vitit 2003, pasi të jetë zhvilluar shkalla njohëse e Europës ndër punonjësit e bankës.
Deri në fund të muajit mars të vitit 2003 do të përfundojë rregullimi i ambjentit për
Europën në hollin kryesor të Bankës së Shqipërisë.

Integrimi europian kërkon edhe familjarizim të publikut me këtë proces. Banka
e Shqipërisë gjatë fazës njohëse, por më me intensitet gjatë periudhës së
parë të fazës së dytë, do të zhvillojë fushatë informuese tek sektori financiar
por edhe tek publiku në tërësi. Kjo fushatë mendohet të realizohet me anë të
botimit të një cikli broshurash shpjeguese:

pasaporta për në Europë;
përmbledhje e shkurtuar dhe e përshtatur e dokumenteve që kanë
krijuar BE;
përmbledhje e shkurtër e botimeve të BQE-së mbi politikën e vetme
monetare të saj;
shifra dhe fakte mbi vendet e BE-së;
fjalor me terma të ndryshëm të Europës.

Hap tjetër i rëndësishëm është edhe orientimi në kah të direktivave të BE i të
gjithë bazës ligjore dhe rregullative që hartohet dhe rishikohet nga Banka e
Shqipërisë.
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: POLITIKA MONETARE 03-06 (vetem info)

Eshte shumee thjeshte: lexo me poshte


Grabitja e Shqiptareve prej grekërve

Historia e vendosjes së monopoleve celulare në Shqipëri filloi në vitin 2000 me pseudoprivatizimin e turpshëm të AMC, kur u kalua në mënyrë të papranueshme për ekonominë e tregut nga monopoli shtetëror shqiptar në monopolin shtetëror grek. Sepse, kompania që e privatizoi AMC shqiptare ishte as më pak e as më shumë kompania bijë e OTE-së me kapital 100% shtetëror grek. Për më shumë me një veprim tipik dumpingu, të dënueshëm dhe të kontestueshëm nga të gjitha legjislacionet tregtare në fuqi, flitet se më shumë se gjysmën e vlerës së blerjes të AMC e dha drejtpërdrejt qeveria greke nga buxheti i saj.

Historia vazhdon në vitin 2001 kur për të vendosur plotësisht monopolin grek në tregun shqiptar të celularëve, licensa e dytë iu dha përsëri një kompanie greke, ku përsëri kapitali shtetëror i shtetit fqinj, është ndjeshëm i pranishëm.

Pjesa e tretë e historisë së pushtimit të Shqipërisë nga celularët grekë vazhdon me lidhjen dhe marrëveshjen poshtëruese të ndarjes së të ardhurave të gjeneruara nga trafiku i përbashkët me Abtelekom. Janë efektet e marrëveshjes së mësipërme, që kanë varrosur përgjithmonë kompaninë e telefonave shqiptare me pothuaj mbi 35 milionë $ borxhe ndaj kompanive celulare.

Pjesa e katërt e grabitjes së ligjëruar u nënshkrua me marrëveshjen për marrjen e brezave të frekuencave nga kompanitë celulare. Në mënyrë që të pakësoheshin në minimum mundësitë e futjes në Shqipëri të kompanive të tjera, që nuk bënin pjesë në trustin e lulelakrës greke, brezat e frekuencave u ndanë në mënyrë të tillë, që çdo konkurrenti do t'i duhej të futej me kosto shumë më të lartë teknologjie përveç mangësive në praninë në treg. Pasojat e një politike të tillë ishin të tmerrshme për qytetarin shqiptar dhe zhvillimin e vendit në afatgjatë. Janë pothuaj 200 milionë dollarë, që çdo vit zhduken jashtë Shqipërisë nga monopolet e celularëve grekë, duke krijuar vrimat gjigante të zeza të ekonomisë, që përkthehen në mungesën e ujit, të dritave, të punës, të varfërisë, të shkollave dhe spitaleve për qytetarët shqiptarë. Mbi të gjitha dalja e parave shqiptare në mënyrë të paarsyeshme deri në krim ndalon çdo mundësi edhe imagjinare për ndërmarrjen e politikave të zhvillimit të vendit në afatgjatë.
 
Top