Re: POLITIKA MONETARE 03-06 (vetem info)
tani u lodha duke e ndare keshtu qe eshte pak e gjate kjo :book:
20
I III III II. ..4 44 PPAAVVAARRËËSSI IIAA, ,, PPËËRRGGJ JJEEGGJ JJSSHHMMËËRRI IIAA, ,, BBEESSUUEESSHHMMËËRRI IIAA
DDHHEE TTRRAANNSSPPAARREENNCCAA EE BBAANNKKËËSS SSËË SSHHQQI IIPPËËRRI IISSËË. ..
Të katër këta elementë janë karakteristikë për çdo bankë qendrore dhe kontribuojnë në
përmbushjen e objektivave të saj. Akoma më i rëndësishëm bëhet zhvillimi i këtyre
tipareve nën regjimin e inflacionit shënjestër.
Në ndryshim me periudhën 1999-2002, Banka e Shqipërisë ka një vizion më të qartë
në drejtim të zhvillimit të këtyre tipareve, për shkak të vëmendjes së konsiderueshme
që morën ato në tre vitet e kaluara.
Në tre vitet e ardhshme do të synohet:
rritja e shkallës së profesionalizmit në Bankën e Shqipërisë, gjë që do ti
sigurojë vendimmarrje më të mbështetur;
rritja e përgjegjshmërisë në veprimet e Bankës nëpërmjet kujdesit për të
raportuar më cilësisht në Kuvendin e Shqipërisë por edhe duke punuar për të qenë
e pranishme në diskutimin e politikave dhe të projekteve ekonomike me vlerë
kombëtare dhe për të harmonizuar politikën e saj monetare me politikat
ekonomike;
rritja e transparencës e cila do ti sigurojë mbështetje në publik për veprimet e
saj. Objektivi më kryesor në këtë drejtim është sigurimi i përmbushjes së plotë të
standardeve të Kodit të Transparencës për Praktika të Mira të Politikave
Monetare, hartuar nga FMN, brenda vitit 2004. Në drejtim të rritjes së
transparencës Banka e Shqipërisë do të përqendrojë vëmendjen në këto grupe
kryesore: popullsinë, bizneset dhe media. Kjo do ta ndihmojë të krijojë lobe të
përshtatshme për të mbështetur politikën e saj;
sqarimi i mëtejshëm i klasifikimit të informacionit në sekret dhe jo për
përdorim publik. Për këtë, brenda majit 2003 do të rishikohet udhëzimi përkatës
për ta harmonizuar me rregulloren e re Për transparencën dhe konfidencialitetin
në Bankën e Shqipërisë si dhe për të interpretuar saktë dhe qartë klasifikimet;
rritja e besueshmërisë në institucionin e bankës qendrore nëpërmjet
angazhimit për të arritur objektivat; ndërgjegjësimit dhe edukimit të publikut për
politikat ekonomike; financiare dhe veprimtarinë e bankës qendrore;
rritja e kontributit në zhvillimin e tregjeve, zhvillimin e sistemit bankar,
shëndoshjen e sistemit financiar duke forcuar mbikëqyrjen bankare dhe duke
ndihmuar në forcimin e autoriteteve të tjera mbikëqyrëse dhe të Agjencisë së
Garantimit të Depozitave dhe për të krijuar kushtet për reduktimin deri në
ndërprerjen e financimit të drejtpërdrejtë të Qeverisë prej Bankës së Shqipërisë;
ruajtja e pavarësisë në marrjen e vendimeve të bankës qendrore për të mos
lejuar ndikimin e tyre jo vetëm nga vendimet e ekzekutivit por edhe nga interesat
e grupeve të fuqishme financiare ose ekonomike private ose nga pritshmëritë e
tregut;
rritja e transparencës në veprimtarinë financiare të Bankës së Shqipërisë dhe
ndërtimi i një platforme, brenda muajit shkurt 2003, për ruajtjen e reputacionit të
institucionit duke qartësuar që detyrat kryesore mbi bazën e të cilave vlerësohet
puna e bankës qendrore janë kontributi në ruajtjen e qëndrueshmërisë së çmimeve
dhe në zhvillimin e sistemit bankar. Kjo platformë do të shërbejë për të mbrojtur
reputacionin e institucionit sa herë që vihet nën presionin e lojës politike;
rritja e angazhimit publik të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për të
siguruar shpjegim të politikave dhe vendimeve të bankës qendrore dhe
transmetimin e mesazheve të rëndësishme.
I III III II. ..5 55 EEDDUUKKI IIMMI II I II PPUUBBLLI IIKKUUTT DDHHEE MMAARRRRËËDDHHËËNNI IIEETT MMEE TTËË. ..
Edukimi i publikut dhe marrëdhëniet me të do të kenë rolin qendror në përpjekjet për
të rritur transparencën dhe për të fituar elektorat. Ky element ka nevojë të zhvillohet
për të shtuar shkallën e të kuptuarit të problemeve dhe për të fituar edhe ato grupe
vëmendja e të cilave tërhiqet më me vështirësi. Në këtë mënyrë:
do të ofrohet një seri periodike botimesh sqaruese dhe edukuese për popullsinë
në formën e broshurave dhe të fletëvolanteve;
do të përmirësohet cilësia e materialeve të botuara si nga pikëpamja e
përmbajtjes, gjë që e mbështet përvoja e fituar në fushën e botimeve, ashtu edhe
ana pamore e botimeve;
do të përmirësohet ambjenti i lejueshëm për tu vizituar nga publiku për ta
bërë më komod afrimin e publikut me Bankën;
do të organizohet një seri muzeumesh në ambjentet e Bankës ose në Galerinë e
Arteve apo Muzeun Kombëtar, me objekte numizmatike që Banka e Shqipërisë
disponon, të kombinuara me mjete të thjeshta shpjeguese për aktivitetin e saj të
tanishëm, duke ofruar më shumë informacion të natyrës historike për publikun;
do të synohet tërheqja e vëmendjes të grupmoshave më të reja të popullsisë si
nxënësit e të gjithë sistemit arsimor, të cilët janë elektorati i ardhshëm i Bankës
së Shqipërisë, për të rritur në këtë mënyrë cilësinë e tij. Kjo do të bëhet duke i
dedikuar një pjesë të programit të botimeve në formë të shtresëzuar për sistemin
arsimor apo duke mbajtur takime dhe leksione;
do të synohet rikonceptimi i marrëdhënieve me median me qëllim që të
krijohen grupet e mediave që transmetojnë në publik qëndrimet e saj pa
shtrembërime apo keqinterpretime;
do të forcohet roli i Bankës së Shqipërisë si analiste dhe këshilltare e Qeverisë
për çështjet e ekonomisë dhe të financës.
Faqja e internetit e Bankës së Shqiërisë është një tjetër mënyrë komunikimi e
institucionit me publikun. Për të ardhmen ka rëndësi që përdorimi i saj të jetë më i
lehtë si dhe të pasurohet me rubrika të reja (për shembull, rubrika e Europës) në
përputhje me interesat dhe nevojat që krijohen për Bankën e Shqipërisë.
Përveç këtyre masave, vëmendje do ti kushtohet intensifikimit të aktivitetit të
zëdhënësit të shtypit. Zëdhënësi i shtypit përfaqëson një post të caktuar në Bankën e
Shqipërisë. Megjithatë, zhvillimi i aktivitetit të zëdhënësit do të marrë rëndësi të
veçantë bazuar në objektivat ambiciozë për rritje transparence dhe të komunikimit me
publikun. Në këtë këndvështrim, zëdhënësi i shtypit do të jetë personi që paraqet
qëndrimin zyrtar të Bankës së Shqipërisë si dhe ka në administrim konferencat e
shtypit të Bankës së Shqipërisë. Zëdhënësi i shtypit është pika e kontaktit midis
Bankës së Shqipërisë dhe medias dhe siguron komunikimin e ndërsjelltë me të.
I III III II. ..6 66 RREEFFOORRMMAA NNë ëë SSI IISSTTEEMMI IINN FFI IINNAANNCCI IIAARR. ..
Zhvillimi i reformës në sistemin financiar është një ndër objektivat më të
rëndësishëm në periudhën afatmesme 2003-2005 të Qeverisë Shqiptare.
Zhvillimi me sukses i kësaj reforme kërkon angazhimin e institucioneve të
ndryshme, ku Banka e Shqipërisë është një ndër institucionet kryesore dhe
më të interesuara për këtë proces. Reforma në sistemin financiar do të synojë
krijimin e një tregu financiar efektiv dhe konkurrues, në mbështetje të zhvillimit
ekonomik të vendit. Reforma e sistemit financiar do të shihet në këto aspekte:
Privatizimi i Bankës së Kursimeve, përfaqëson hapin më të
rëndësishëm të reformës në sistemin financiar për pozicionin dominues që
ka kjo bankë në sistemin bankar shqiptar, rëndësinë për zbatimin e
politikës buxhetore dhe monetare. Banka e Shqipërisë është shprehur se
privatizimi i Bankës së Kursimeve duhet të sigurojë thithjen e investitorëve
të huaj me reputacion që premtojnë për zhvillim të produkteve bankare,
përmirësim të cilësisë së shërbimeve, reduktim të kostos së shërbimeve
dhe kthimin e bankës në një institucion të shëndoshë e të sigurt. Banka e
Shqipërisë këmbëngul që privatizimi i Bankës së Kursimeve të sigurojë
nxitje konkurrence gjë që do të përmirësojë funksionimin e sistemit bankar
dhe do të rrisë eficiencën e zbatimit të politikës monetare. Për këtë, Banka
e Shqipërisë ka ofruar gjithnjë gatishmëri për të diskutuar dhe
bashkërenduar me Ministrinë e Financave.
Zgjidhja e problemit të pronarit të Bankës Kombëtare Tregtare,
është një aspekt tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me rritjen e sigurisë së
kësaj banke dhe me angazhimin më aktiv të saj në sistemin bankar, duke
ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit bankar shqiptar.
Zbatimi i një politike licencimi të kujdesshme me karakter
përzgjedhës duke i dhënë prioritet atyre bankave që premtojnë zhvillime
në ato rajone e produkte ku sot ka mangësi.
Forcimi i aftësive mbikëqyrëse dhe rregullatore të Bankës së
Shqipërisë, nëpërmjet zhvillimit të Departamentit të Mbikëqyrjes, krijimit
dhe forcimit të strukturave për mbrojtjen, për nxitjen e konkurrencës dhe
luftën kundër abuzimit me pozitën dominuese në tregun bankar si dhe të
bazës përkatëse ligjore e rregullative, përmirësimit të aftësive analizuese e
inspektuese.
Rishikimi dhe përmirësimi i ligjit Për bankat në Republikën e
Shqipërisë, për të përforcuar kërkesat për licencimin e bankave,
raportimin e gjendjes financiare të tyre dhe për përcaktimin më të qartë të
marrëdhënieve me personat e lidhur me bankën etj..
Nxitja e krijimit të subjekteve financiare jobanka, si mjet për
tërheqjen e kapitalit shqiptar në sistemin financiar dhe si mjet për të nxitur
krijimin e bankave shqiptare.
Krijimi i Zyrës së Informacionit për Kreditë dhe Transfertat, zyrë e
cila do të imponojë më tepër disiplinë në lidhje me klientët e angazhuar në
të tilla veprime dhe do të rrisë shkallën e informacionit për të punuar me
klientë të sigurt.
Nxitja e konkurrencës, në tërësi, në sistemin financiar si pjesë e
përpjekjeve të përbashkëta me Ministrinë e Financave dhe me Ministrinë e
Ekonomisë. Vëmendje e veçantë do ti kushtohet marrjes së masave për
reduktimin e dominimit të tregut bankar prej Bankës së Kursimeve.
Forcimi i autoriteteve mbikëqyrëse dhe forcimi i kërkesave për
raportim e transparencë nga institucionet financiare që licencohen jo prej
Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse,
kryesisht me Ministrinë e Financave.
Krijimi i skemave të garantimit të kredive, si institucione që do të
ndihmojnë në nxitjen e kreditimit të ekonomisë, zhvillimin e sistemit
bankar, lidhjen më të ngushtë të tij me pjesën tjetër të ekonomisë dhe
përmirësimin e mekanizmit të transmisionit e të ndërmjetësimit bankar.
Forcimi i aftësive të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, si pjesë e
përpjekjeve për të forcuar disiplinën financiare në treg; shtimi i kërkesave
për raportim dhe transparencë të kësaj agjencie si dhe studimi i
mundësive për kthimin e saj në një agjenci forfeiting-u.
Forcimi i bazës ligjore dhe institucionale për aspekte të tilla si
falimenti dhe shlyerja e borxheve; rishikimi i ligjit Për kontabilitetin
dhe forcimi i kërkesave për raportim.
Privatizimi i shoqërisë shtetërore të sigurimeve do të ndihmojë në
rritjen e konkurrencës në këtë treg dhe në zgjerimin e pjesëmarrjes aktive
të këtij segmenti të tregut financiar në jetën ekonomike.
Forcimi i aftësive të autoritetit të luftës kundër pastrimit të parave
dhe bashkëpunimi i ngushtë me Bankën e Shqipërisë. Si autoritet
mbikëqyrës dhe rregullator, Banka e Shqipërisë është e interesuar që
sistemi bankar të veprojë në përputhje me rregullat në fuqi dhe të jetë i
imunizuar nga përpjekjet për përfshirjen e tij në aktivitete jo të pastra.
Sistemi financiar forcohet edhe nëpërmjet zbatimit të standardeve dhe kodeve
ndërkombëtare të hartuara për këtë qëllim. Për këtë arsye, si pjesë e
reformës financiare duhet parë edhe vlerësimi i shkallës së respektimit të tyre
dhe ndërtimi i programeve për përmbushjen sa më të plotë. Sistemi i kodeve
dhe i standardeve i përket një grupi institucionesh. Megjithatë, Banka e
Shqipërisë është e angazhuar për të dhënë kontributin e vet në përmbushjen
e kodeve dhe të standardeve që lidhen drejtpërdrejt me politikën monetare
dhe me dhënien e vlerësimeve të pavarura e mbi këtë bazë të
rekomandimeve edhe për kodet e tjera si më poshtë:
Kodi i Praktikave të Mira të Transparencës në Politikat Monetare
dhe Financiare. Standardet e këtij Kodi janë vlerësuar dhe brenda vitit
2005, Banka e Shqipërisë synon të jetë plotësisht në përputhje me to.
Kodi i Praktikave të Mira për Transparencën Fiskale. Banka e
Shqipërisë do të synojë të bëjë një vlerësim të pavarur brenda marsit të
vitit 2003.
Shpërndarja e të dhënave. Banka e Shqipërisë do të synojë të bëjë
një vlerësim të pavarur brenda qershorit të vitit 2003.
Parime dhe Udhëzime për Paaftësi Paguese Reale dhe Sistemet e
të Drejtave të Kreditorëve. Banka e Shqipërisë do të synojë të bëjë një
vlerësim të pavarur brenda dhjetorit të vitit 2003.
Parimet e Qeverisjes së Ndërmarrjes. Banka e Shqipërisë do të
synojë të bëjë një vlerësim të pavarur brenda marsit të vitit 2004.
Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Banka e Shqipërisë
është përgjithësisht në përputhje me këto standarde. Një rivlerësim i tyre
parashikohet të bëhet brenda qershorit të vitit 2003.
Standarded Ndërkombëtare të Kontrollit. Banka e Shqipërisë do të
synojë të bëjë një vlerësim të pavarur brenda vitit 2003; do të përcaktojë
planin e veprimeve për përmbushje të tyre në kuadër të bankës qendrore
deri në fund të vitit 2004.
Parimet bazë më të rëndësishme për Sistemet e Pagesave. Banka
e Shqipërisë do të synojë të bëjë një vlerësim të pavarur brenda shtatorit
të vitit 2004.
40 Rekomandimet për Pastrimin e Parave. Banka e Shqipërisë do të
synojë të bëjë një vlerësim të pavarur brenda dhjetorit të vitit 2003.
Parimet Bazë për Mbikëqyrje Bankare Efektive. Banka e Shqipërisë
është vlerësuar përgjithësisht në përputhje me këto parime. Çdo vit bëhet
rivlerësimi i tyre.
Objektivat dhe Parimet e Rregullave për Letrat me Vlerë. Banka e
Shqipërisë do të synojë të bëjë një vlerësim të pavarur brenda marsit të
vitit 2004.
Parimet Bazë të Sigurimeve. Banka e Shqipërisë do të synojë të bëjë
një vlerësim të pavarur brenda dhjetorit të vitit 2003.
Në përfundim të vlerësimeve të tilla, Banka e Shqipërisë do të bëhet iniciatore
për të kërkuar asistencën e Departamentit MAE në FMN që të ofrojë
vlerësimin e tij për këtë grup kodesh në gjysmën e dytë të vitit 2004.
I III III II. ..7 77 I IInnt tte eeggr rri iimmi ii nnë ëë BBa aas sshhk kki iimmi iinn EEuur rrooppi iia aann. ..
Integrimi në Bashkimin Europian është shpallur si objektiv strategjik i Shtetit
Shqiptar, një ndër objektivat që gëzon edhe konsensusin në rradhët e
popullsisë dhe të politikës. Banka e Shqipërisë është pjesëmarrëse në
procesin e integrimit duke qenë anëtare e organizmave përkatës të krijuar
brenda vendit. Megjithatë, në këtë proces, Banka e Shqipërisë ka një rol më
të veçantë pasi përqendrimi i saj do të jetë kryesisht në politikat monetare dhe
të kursit të këmbimit si dhe në direktivat europiane për mbikëqyrjen bankare,
legjislacionin bankar dhe statistikat. Në këtë kuadër, Bankës së Shqipërisë i
duhet gradualisht të zhvillojë aktivitetin e vet që të harmonizohet e të
përafrohet me kërkesat e Bashkimit Europian.
Programi i punës për kontributin në procesin e integrimit është ndarë në dy
faza. Faza e parë është titulluar: Çfarë do të thotë të hysh në Europë.
Kjo fazë ka karakter njohës dhe orientues në lidhje me institucionet, me
kërkesat, me legjislacionin dhe me hapat e integrimit për të kuptuar se sa larg
është Shqipëria nga ky proces. Kjo fazë mendohet të shoqërohet me krijimin
e dhomës për Europën, e arkivës me dokumentet për Europën si dhe me
seminare shpjeguese. Faza ka filluar të zbatohet në gjysmën e dytë të vitit
2002 dhe pritet të përfundojë brenda gjysmës së parë të vitit 2003.
Gjatë kësaj faze identifikohen dhe bankat qendrore të vendeve në tranzicion
që do të ndiqen si modele në bazë të stadit të ecurisë; të problemeve dhe të
traditave të ngjashme.
Faza e dytë do të jetë fillimi i zbatimit të hapave konkretë për integrimin në
Europë. Për të hyrë në fazën e dytë do të përgatitet programi afatgjatë deri në mars të
vitit 2003, pasi të jetë zhvilluar shkalla njohëse e Europës ndër punonjësit e bankës.
Deri në fund të muajit mars të vitit 2003 do të përfundojë rregullimi i ambjentit për
Europën në hollin kryesor të Bankës së Shqipërisë.
Integrimi europian kërkon edhe familjarizim të publikut me këtë proces. Banka
e Shqipërisë gjatë fazës njohëse, por më me intensitet gjatë periudhës së
parë të fazës së dytë, do të zhvillojë fushatë informuese tek sektori financiar
por edhe tek publiku në tërësi. Kjo fushatë mendohet të realizohet me anë të
botimit të një cikli broshurash shpjeguese:
pasaporta për në Europë;
përmbledhje e shkurtuar dhe e përshtatur e dokumenteve që kanë
krijuar BE;
përmbledhje e shkurtër e botimeve të BQE-së mbi politikën e vetme
monetare të saj;
shifra dhe fakte mbi vendet e BE-së;
fjalor me terma të ndryshëm të Europës.
Hap tjetër i rëndësishëm është edhe orientimi në kah të direktivave të BE i të
gjithë bazës ligjore dhe rregullative që hartohet dhe rishikohet nga Banka e
Shqipërisë.