Policia vret qytetarin (?)

Policia vret qytetarin (?)

Gazmend Tahillari 37 vjec nga Korça ka vdekur para disa ditesh ne duart e policise se ketij qyteti. Shkak i vdekjes eshte cituar perdorimi i tepruar i alkoolit ndersa familja tregon se ne momentin e arrestimit nuk ka qene i pire.

Nderkohe mjeku Rami Dalipi qe deklaron se Tahillari ka vdekur si pasoje e goditjeve te renda ne koke eshte pushuar nga puna ne spitalin e Korces. Babai i viktimes tregon se trupi i te birit i eshte sjelle ne shtepi vetem me mbathje dhe kanatjere, me shenja dhune ne trup dhe nje kembe te thyer. Rrobat e Gazmend Tahillarit nuk gjenden.
Sot prokuroria e Korces ka dhene urdher per nje riekspertim te trupit. Nderkohe, duhet kryer zhvarrosja e te ndjerit, dhe familja ka dhene aprovimin e vet mbi kete veprim.
Nje grup miekoligjor nga tirana do te beje ekspertizen e trupit, qe duket sikur ka vdekur nga keqtrajtimi i perbindshem ne birrucat e policise ne Korce.

<span style="font-weight: bold">Tregon mjeku Dalipi (Koha Jone):</span>

Naten midis te premtes dhe te shtunes qe sapo kaluan, mjeku reanimator Rami Dalipi ka qene duke u kthyer nga Tirana ku kishte shoqeruar nje pacient ne gjendje te rende. Ai tregon se ne kthim, ne afersi te qytetit te Korces, u njoftua me celular nga nje koleg se ne spital kishte arritur nje pacient ne gjendje kome. &quot;U interesova si mjek dhe e kam vizituar pacientin rreth ores 02.00., pas mesnate, por u befasova nga gjendja e tij&quot; kujton Dalipi. Pa ditur asgje se cfare kishte ndodhur me kete pacient, mjeku

reanimator e ekzaminoi dhe ne kartele shenoi qe personi ne gjendje kome paraqitej me anizokori. Dalipi sqaron se kjo simptome tregon nje bebe syri te zgjeruar dhe beben tjeter te pacientit te ngushtuar. I ka bere mjaft pershtypje kjo gje, pasi kjo simptome mund te shkaktohet vetem nga goditjet ose nga tumori por jo nga alkooli, sic ja serviren fillimisht mjekut Dalipi. Pa asnje medyshje, ai dokumentoi gjithcka konstatoi tek pacienti dhe me pas i sugjeroi nje kolegu te tij te konsultohej me nje neurolog per gjendjen e rende te te semurit. Mori pergjigjen qe e habiti se &quot;konsulta ishte bere me mjekun Ahmet Dulellari&quot;, kur ky i fundit sipas Dalipit, nuk ishte specialisti i duhur per kete rast. Megjithate, mjeku reanimator ka shkuar ne shtepi dhe vetem diten e neserme kur pacienti vdiq dhe u mesua se ne cfare rrethanash erdhi ne spital, ai u qartesua disi per sa ndodhi naten e kaluar. Dalipi pretendon se reagimin e pare negativ e ka patur nga shefi i repartit Maqo Monika. &quot;Pse e bere ate shenim pas diagnostikimit te pacientit, apo do te na futesh ne burg&quot;, mesohet te jete shprehur pak a shume eprori i mjekut reanimator. Dalipi thote se si mjek dokumentoi ate cfare konstatoi tek pacienti dhe se nuk do te donte te futej ne burg ngaqe fshehu te verteten. Ai ka dyshime nese viktimes iu krye autopsia nga mjeku anatomo-patholog apo vetem nga eksperti mjeko-ligjor, pasi procedura e rregullt e kerkon qe te jene te pranishem te dy ne autopsite e rasteve te tilla. Ne rast se autopsia u krye vetem nga mjeku eksperto-ligjor qe i sherben hetimeve, sipas Dalipit, eshte shkelje e rende. Ai mbeshtet versionin se vdekja, apo me sakte shkaku i vdekjes se 37-vjecarit Gazmend Tahirllari, u manipulua dhe se viktima kishte shenja dhune. Nuk kaluan vetem tri dite dhe mjeku reanimator Rami Dalipi u pushua nga puna me pretendimin aspak te besueshem se ka fyer indirekt drejtorin e spitalit. Mjeku i pushuar nga detyra insiston se do te reagoje per qendrimin e mbajtur ndaj tij. Sipas Dalipit, nje grup mjekesh te spitalit te Korces, diten e enjte, ne shenje proteste ndaj drejtorit Hoxhallari, do te dorezojne bluzat e bardha tek prefekti i Korces.
 

une_une

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Jam jashte teme ketu, por desha me pyet se ne '97 Nano na doli i lare dhe i kulluar? E kam fjalen per Nanon dhe miqte e tij si Arben Imamin me shoke qe u veshen si oficere greke? Nejse... [/qb]
Ku ka ndonje fotografi te Imamit veshur si oficer grek?
 

ADONSINIEGC/AUGEN/fractio

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

Besoj me kollaj mund te gjesh ndonje fotografi te Lekes veshur si nenkolonel aparteidi.

I propozoj atyre qe thone &quot;mire ia bene&quot; te krijojne nje Parti Fashiste dhe te nisin nje marshim gjigand (meqe qenkan shume) drejt Tiranes. Eshte per te ardhur keq qe nje potencial i tille te humbase kot para televizoreve, stadiumeve, discove, zyrave apo McDonaldsve te perendimit. Ne rradhe te pare zgjidhni nje Führer t'u organizoje mendimet, frustracionet dhe t'u formuloje endrrat. Nisuni pastaj, rrihni, zhdepni ke te doni. Fillojeni nga t'u doje qejfi. Nga veriu i gjakmarrjeve, nga jugu i tafiqeve, nga Tirana e lokaleve lluksoze apo e pallateve shumekatshe. Vini perpara kedo dhe bjerini sa t'ju hane krahet. Asnje pike meshire per neperkembesit e Atdheut. Jepini ate qe meritojne. I gjithe kombi u pret. Syte, ate pak shprese te mbetur, tek ju e kane. Kthehuni! Organizohuni! Shpetoni nje komb qe nuk di ku shkon! Tregojini rrugen e denje! Eshte shansi historik! Do t'u duan pergjithmone, do t'u brohorasin, do t'u ngrene piedestale e do t'u thurrin vargje. Por asgje nga keto nuk do te ndodhe nqs nuk do te jeni te gatshem t'u jepni drurin sublim, absolut, total dhe per vdekje final, prinderve tuaj, femijeve tuaj, mesueseve tuaj.

&quot;Augen&quot; do te kete ne shenjester te kallashit atehere pa u kursyer, fare modestisht, me te bukurit prej jush.

Nisuni!
 

Augert

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

Keshtu eshte kur fshatarin e papune e marin dhe i japin rrobat e policit te dredhi shkopin ne dore dhe... nganjehere pse jo, te mari dhe shenjester me pistolete dike qe nuk i pelqen si fytyre... ska dhe faj i shkreti, vetem me tetevjecare eshte........
 

Guest
Re: Policia vret qytetarin (?)

me tetvjecare po ate se ka nga injoranca ai e ka nga deshira per te bere keq...
 

ADONSINIEGC/AUGEN/fractio

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

S'ka gje e ben punen dhe ai babloku...e ka treguar historia e lavdishme e kombit tone liridashes si brenda dhe jashte kufijve...
Kur nuk gjejme dot ne rruge, na i sjellin kuajt dhe gomeret vete, si ne Kosove.
Ti po deshe te kontribosh na dergo ca Marlboro origjinale.
Ose po te jesh me palen e ketyre qe mund te kene kene zene gjithe vendet e Adriaticas, La Vikingas, cfaredolloj trageti dhe peshkarexhe qe mund te kene rrembyer ne Itali sot, te pakten shiko mos u sajon ndonje karrige elektrike 'Made in Texas' gjysem te prishur nga perdorimi pa teklif ne kohen e Bushit atje, plasur ne shkretetire, qe te pakten po na zune bashke me te tjeret edhe ne, te na ngordhin disi ne forme me humane, jo me ata shkopinjte e gomes te viteve shtatedhjete te policise turke qe do t'i kete gjetur ndonje 'SHEF' si okazion ne ndonje magazine te mykur ne Anadoll ne kohen kur kruante hunden dhe shoqeronte me sy nga kati i dyzeteshtate i hotelit lluksoz &quot;Bodrum Holding&quot; kamionin me &quot;mall&quot; per Bullgari...
 

Blendi

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

Rastet e dhunes ne 2002 (Revista KLAN)

Raportet shqetesuese

Tirane - 5 janar 2002 shtetasi Bledar Mane, eshte bere pjese e nje konflikti me persona te panjohur prane &quot;Hotel Tirana&quot;. Nga konflikti me ta qytetari Mane ka patur goditje te renda ne koke dhe ne trup. Forca te komisariatit te Policise Nr.1 Tirane kane mberritur ne vend ngjarje dhe kane shoqeruar kete te fundit ne dhomen 2 te shoqerimit te ketij komisariti. Gjate kohes se shoqerimit, ne fugonin e policise, qytetari Mane eshte bere pre e keqtrajtimeve te policise qe kane shkaktuar edhe humbjen e perkohshme te ndjenjave tw tij. Qytetari ka kerkuar mjekun ligjor por nuk i eshte lejuar nje gje e tille. Padrejtesisht i eshte mbajtur nga policet edhe nje celular dhe portofoli i tij me nje shume te hollash. Ne proces verbalin e kontrollit personal nuk figurojne te rregjistruara mjetet e mesiperme.

Vlore - 12 shkurt 2002.

Sabaudin Cela, 34 vjec, torturohet nga shefi i Policise Kriminale te qytetit Alnor Hasa. Cela, i dyshuar ne lidhje me nje krim te kryer disa kohe me pare, u mbajt ne qeli me shume se 10 ore dhe u godit ne pellembet e duarve dhe ne shputat e kembeve. Me daten 5 mars 2002 rreth ores 20.30 ai eshte rrembyer nen kercenimin e pistoletave perseri nga shefi i krimeve Hasa dhe tre persona te tjere. Menjehere pas ngjarjes, nga Drejtori i Policise se Vlores, z. Gjovalin Loka, eshte marre masa e pezullimit nga detyra per Alnor Hasen dhe nga prokuroria e rrethit ka filluar hetimi per ngjarjen,


Tirane - 8 shkurt 2002 ne familjen e qytetarit Ilir Duka eshte ushtruar kontroll nga forcat e komisariatit Nr. 1 Tirane, ne oret e vona te nates dhe pa asnje mandat per kontroll banese. Me pas eshte shoqeruar per ne komisariatin e policise ku eshte keqtrajtuar nga nje prej punonjesve te policise me mbiemrin Armeli. Nga te dhenat e marra rezultoi se ky punonjes kishte ushtruar dhune ndaj qytetareve edhe ne raste te tjera. Nga keqtrajtimet dhe dhuna qe eshte ushtruar mbi Ilir Duken , ky i fundit ka patur hematoma ne te gjithe trupin, te vjella dhe marrje mendsh. Punonjesi i policise ka ushtruar edhe presion psikologjik duke e kercenuar per vdekje.

§ Tirane- 15 shkurt 2002 Redon Zeqollari, eshte marre nga 2 punonjes se policise se komisariatit Nr.1 Tirane me qellim marrjen e informacionit ne lidhje me nje vjedhje te ndodhur ne konvintin e e shkolles &quot;Hari Fulsi&quot;. Ai eshte kercenuar te tregoje emrat e vjedhesve te nje celulari. Marrja ne pyetje e Redon Zeqollarit eshte bere ne nje nga zyrat e katit te trete te komisariatit ne te cilet edhe eshte keqtrajtuar duke u goditur me shkop gome ne shpine, ne pellembet e duarve dhe ne kembe. Shoqerimi i tij ka ndodhur ne oren 9.00 te paradites dhe lirimi i tij ne oren 22.30 te mbremjes. Edhe 2 dite me pas 2 punonjes te policise kane shkuar ne dhomen e Redon Zeqollarit, duke share dhe kercenuar se do te perserisin rrahjet ndaj tij nese ai nuk tregon vjedhesit.

Kavaje- 7 korrik 2002 Nje grup te rinjsh nga Tirana qe po pushonin ne plazhin e Golemit goditen egersisht nga policia me shkopa gome dhe qyta armesh. Vihet ne dukje pjesemarrja ne kete rrahje e shefit te krimeve te komisariatit. Me dorezen e armes ai ka goditur nje djale ne rreze te veshit duke e lene te gjakosur dhe pa ndjenja.


Korce- 6 dhjetor 2002 Selim Selimi, 50 vjec, se bashku me tre miq te tij kane shkuar ne lokalin e te atit te Sokol Burishtes, punonjes i policise se Korces. Pas cdo porosie ata jane likujduar here me te zotin e lokalit, here me te birin. Kur jane ngritur nga lokali, pronari iu thote se nuk kane paguar per porosite e bera, pa ditur se i biri i cili bente edhe punen e kamarierit i kishte marre ato. Pasi u sqaruan per llogarine, Selimi del nga lokali kur Sokol Burishta, djali i madh i pronarit te lokalit, i veshur civil i afrohet Selimit duke i thene: &quot;Perse nuk doni te paguani&quot;. Kur ky i fundit fillon ta sqaroje, ai e godet me grushte ne fytyre dhe me shqelma ne trup dhe ne gjymtyret e poshtme. Me pas nxjerr revolen dhe e godet ne koke disa here me pjesen e prapme te saj. Selimi bie pa ndjenja dhe me pas shoqerohet per ne spital nga miqte e tij. Ndaj Sokol Burishtes eshte marre masa e pezullimit nga detyra deri ne perfundim te ceshtjes penale ne ngarkim te tij, nen akuzen &quot;shperdorim detyre&quot;.

Fier- 12 shtator 2002. Pjesetare te familjes Hajrullai, banues ne Ferras te qytetit te Fierit, jane paraqitur prane zyrave te GSHDNJ me pretendimin se Ilir Hajrullai dhe e motra e tij Aishe Hajrullai jane marre me daten 12 Shtator 2001 dhe jane mbajtur te izoluar ne menyre te kundraligjshme per 21 dite nga efektivat e Drejtorise se Policise Tirane dhe te Sherbimit Informativ Shteteror. Ata dyshoheshin per akuzen e terrorizmit.
 

korca

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

1)Kshu eshte kur polica jan veshur gjith maloket ose fshataret me 3 vjet shkoll.
2)Ka shum familje ne korce fshatra apo qytete te tjera te Shqiperise qe keqtrajtohen ose dhunohen po ska vdek njeri dhe Mr Tahillari nuk eshte viktime e familjes por nga (policat)
3) Sa per policat nuk para kam qef te flas se jan personat qe I really hate them. Why?
Sepse kam par vet me sdyt tim kur policat actually (injorantet malok apo fshatare cfardo qofshin)sa ju zine kemba asfalt zinin shoqeri me personat me t'keqinj ose le themi me ata qe ju pershtateshin si psikologjikisht ashtu edhe nga jetesa etj. Kta polica shoqeroheshin me te ahtuquajturit gangot e korces se sa per gango ata ishin dhe kan frik nga hija e tyre po skishin faj policat e shkret genjenin me nje 2 ose 3 mije lek te vjetra se po te ishte ndonje qe se njihnin e ranin sikur kishin perpara ndonje gomar apo vic (s'kan faj jo se ju dukej sikur po kullosnin bagtin )
Po thuaj nje shtet aq i vogel sa shqiperia skan derman me veten e tyre do presin nga shteti apo ligjet Jo per gje po dhe kudo qe shkojne qofte Greqi Itali Amerik Australi Afrik apo ku di un tjeter skane len vend pa u zene korcare-tiras shkodran-vlonjat apo lushnjar -fierak Historia e shqipris kshu ka pas fillu me luft sherr edhe ashtu ka per te perfunduar.Anyway peace out guys!
 

GaP

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb] Per fat te mire ne jemi nje vend me legjislacion dhe kushtetute ku cdo krim i bere merr denimin e merituar(kjo te pakten teorikisht).
Praktikisht sistemi i dobet gjyqesor nuk mund te justifikoje dhunen policore.
Une jam nga Elbasani dhe edhe ish-komisari yne Koseni me tere te mirat qe pati,kish per zakon te zhdepte ne dajak ndonjehere edhe pse ashtu i shkrepej atij apo langojve qe kishte pas.
2.Policet tane jane te pashkolluar,te paedukuar dhe harbute.
Te vetmit qe kane mbaruar akademi ushtarake jane shefa ose punojne neper zyra.Policia eshte organi me jo-serioz ne Shqiperi.
Mjaft te nisesh nga jo-aftesia e tyre per te zbuluar kriminelet(prandaj rrine e rrafin keta te shkretet),deri te policat e kryqezimeve qe rrine i fishkellejne femrave.
Policia eshte e korruptuar-nuk ka polic rrugor qe te kthehet ne shtepi pa 100.000 leke dita.Nuk guxon te besh me makinen tende ne qafe-Kerrabe se nga 3 patrulla policie 4 te vene gjoba per arsye personale rrjepjeje.

Kaq kisha,gjithe te mirat;ema [/qb]
ema sigurisht qe fjala &quot;polic&quot; do kene mbrapa tere ato mbiemra qe i vure ti edhe une mendoj qe do sillen ashtu sepse ashtu e kane edhe shefin e komisariatit qe thote &quot;une vajzat e mia nuk i coj ne universitet sepse shthuren&quot; ja pra ky eshte Koseni dhe pretendon qe te mbaje rregullin ne nje qytet.
me kete dua te them qe kur vihen ne krye njerez te cilet jane rritur ne familje ku babai rrihte nenen ne sy te femijeve atehere ne do degjojme te tilla gjera gjithnje
 

atman

Forumium maestatis
Re: Policia vret qytetarin (?)

Nuk dua te marr ne mbrojtje policine, por as edhe ta egzagjeroj me mohimin e gjithe vlerave te saj. Per fat te keq eshte semundje tona kjo qe pergjithesojme shume shpejt dhe arrime biles edhe te japim denimin pa bere aspak gjykimet e duhura.
Pse duhet te permendim vetem disa raste apo edhe ate ekstrem per vrasjen e fshatarit korçar, i cili per mua ishte dhe mbetet krim qe duhet ndeshkuar, por desha te bej nje pyetje tjeter qe tashme me duket çudi si e kini harruar:
_Sa police jane vrare ne perleshje me ata gangot qe thote nje patriotja ime?
Gjejeni shifren per te pasur mundesi te gjykoni me drejt.
Pastaj, nuk mohoet qe ka korrupsion, paaftesi dhe indiference. Por mos harroni qe edhe kriminaliteti eshte shume i madh dhe nganjehere shume me i &quot;avancuar&quot; ne metoda se sa policia e cila nuk ka ende mjete te domosdoshme per te kryer mire detyren.
Nuk kam pasur kurre simpati per policet, por jam perpjekur t'i kuptoj une ata sepse ata nuk me kane kuptuar kurre. Ky esghte fenomen i pergjithshem per te gjitha policite e botes.
Mos harroni se policia italiane vrau ate djaloshin ne demonstrat e Gjenoves ne Itali vitin e kaluar.
Sikurse ka edhe shembuj te tjere te policise amerikane apo engleze qe jane nga shtetet me demokratike ne bote.
-Te jemi realiste, policia vuan nga e njejta semundje qe vuan gjithe jeta tone ne Shqiperi.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Policia vret qytetarin (?)

Korçë- Në dhomat e izolimit në komisariatin e Korçës bashkë me dhjetra kriminelë apo të dënuar të tjerë, gjenden edhe 4 punonjës policie pjesëmarrës në aksione të shumta për t’i çuar në burg keqbërësit, që tashmë janë shokët e tyre të qelive. Albert Myftari, Sokol Gorishta, Robert Qyli dhe Dashamir Ganolli kanë përfunduar në pranga pak ditë më parë si të implikuar në çështjen Tahirllari. të bindur në pafajësinë e tyre ish uniformat blu, kanë gjetur një tjetër rrugë për t’u ndjerë dhe duke besuar tek pak drejtësi atë të grevës së urisë. Sipas burimeve të brendshme nga komisariati i Korçës mësohet se që në mëngjesin e të shtunës Sokol Gorishta, Robert Qyli dhe Albert Myftari kanë refuzuar ushqimin duke hyrë në një grevë urie. &quot;Duhet të na besoni - mësohet të jenë shprehur grevistët atyre pak ish kolegëve që përballen me ta. - Ne jemi të pafajshëm dhe jemi vendosur për të kërkuar lirinë tonë. Jemi dakord të vdesim nëse kjo gjendje e pakuptimtë do të vazhdojë ende&quot;.
Greva e urisë të dy paqeruajtësve në Bosnje Sokol Gorishta dhe Robert Qyli dhe komandantit të grupit të gatshëm Albert Myftari ka hyrë në ditën e saj të tretë, ndërkohë që mjeku i komisariatit ka nën vëzhgim të vazhdueshëm shëndetin e ish policëve që ka shfaqur shqetësimet e para. Tre grevistët pretendojnë në pafajësinë e tyre ndërsa nuk e pranojnë as akuzën që rëndon mbi ta ajo e moskallzimit të krimit &quot;Gjithçka që ka ndodhur ditën e 3 janarit në fshatin Goshovë - shprehen ish policët - ne ia kemi pparaqitur drejtuesve të policisë dhe grupit të hetimit&quot;.



Paqeruajtësit shqiptar në Bosnje, dy prej tyre përfundojnë në pranga

Ushtria do të lidhte në një miqësi të fortë dy të rinjtë Sokol Gorishta dhe Robert Qyli, 22-vjeçarët duket se bashkë me misionin në emër të paqes dhe lirisë në Bosnje do të kishin të njëjtin fat. Djemtë simpatikë, me një fizikë të fortë do të përzgjidheshin me kujdes për misionin paqeruajtës në Bosnje duke përfaqësuar vendin e shqiponjave denjësisht, ndërkohë që dy shokët e armës do të dekoroheshin me medalje për merita të veçanta në përmbushjen e misionit fisnik jashtë kufijve të Atdheut, ndërsa askush nga të njohurit e tyre s’do ta besojë arrestimin e tyre.

nga Zëri i Popullit Albana Çakshiri
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Policia vret qytetarin (?)

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb] &quot;Ne vendet demokratike( nese Shqipria pretendon te jete ne te ardhmen) policia e edukuar mire profesionalisht nuk ka te ndrejte te rrahe asnje persone&quot;

ne Shqiperi nuk jane njerezit demokratike qe te jete dhe policia demokratike. Mire ja beri dhe ne dru sa te vdesin dhe me te tjere. Ato vendet demokratike e kane perdorur drurin goxha qe te behen njerezit demokrate. Une jam ne USA dhe NQS e dini ca kohe ne Amerike u ndalua dhe pirja e alkolit. Kerciste druri. Nje Shqiptar i vjeter tregoi se si ja morri zvarre policia vellain sepse prodhonte raki fshehurazi.

Me duket se asnjeri nga ju nuk eshte i sinqerte ose nuk e kupton realitetin se e vetmja menyre per te u bere demokratike eshte menyra e drurit si fillim. [/qb]
a e ke patur ndonjehere &quot;fatin&quot; te kesh te besh me policine kot fare a te hash ndonje shpulle nga &quot;shefi&quot;????????'
a ke pare ndonjehere se si trajtohen 15 vjecare ne rajonet e policise nga &quot;shefat&quot;????????
provo te besh ndonje vizite &quot;turistike&quot; ne nje rajon policie dhe pastaj me thuaj a te pelqeu dhe a ishte e dobishme per Ty apo shoqerine
e di dhe une qe &quot;druri ka dale nga xheneti&quot; por nuk pranoj te edukohem nga debili i pare qe ka nje uniforme blu po ti?????
 

KALEMI

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

I nderuar Gene
E vetmja menyre menyra e drurit qe thoni ju atehere gjykoni :

Dhe me jepni pergjigje pyetjeve te meposhme vetem me po ose jo:

1. Ka vdekur ndonje qytetar ne USA nga druri i policise?
2. Ka vdekur ne USA ndonje i alkoolizuar me kembe te thyer dhe me shenja hematome dhe dhune ne trup ?(perjashto rastet nese ka rene nga ura ose ka pasur aksident)
3. I keni pare pamjet ne emisionin Fiks Fare ne Top Channel se si torturon policia shqiptare e trafikut nje te ri brenda makines?
4.nese i keni pare ato pamje jane dhune sipas jush apo jo ?
5. Policia e cila ka te drejte te vrasi pa paralajmerim eshte vetem policia kriminale apo jo ?
6.Qytetari nga Korca ishte kontigjent krimi ? JO nuk figuronte i tile apo jo ?
7.Kishte bere krim brenda familjes ?
8.Eksperti Mjeko ligjor i Tiranes tha qe ka vdekur nga dhuna policore apo jo(njesoj si ai i korces qe u pushua nga puna) ?
9.Vendimin final e zbaton gjykata ?
10.Ka te drejte te mari vendimin policia?
11. Drejtori i Spitalit fshehu krimin ?
12. Po ministri ?
13.I thone vrasje shteterore kesaj?
14. Ti ke te drejte te zihesh me gruan tate (mos e mer te lutem ne baze personale)?
15. dmth nese ti zihesh me te policia ka te drejte te vrasi ?
16.Gjykata vendos ?

..... Eshte vrasje mafioze kjo ?

SUgjerim : Ne si popull drurin duhet ti japim shtetit njehere, drunjve(ministrave) qe rrine akoma ne pushtet pastaj ata te na japin drunje neve, sepse mjaft na kane dhene dru 50 vjet, 7 vjet na moren leket neper piramida, 5 vjet na thane se do ju kthejme leket, na permbyten me ujra, na rriten cmimet e ushqimeve, na poshteruan si komb, na ndan 2 3 4 sa te duash.Edhe dru duam???
si thoni ?!!!!!
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Policia vret qytetarin (?)

Mendime te qarta keni.Te rrifen sepse shqiptaret nuk marrin vesh ndryshe.Ju duket me praktike te vdisni njeres ne dru, sesa te aplikoni ligjet qe njeres si puna juaj(ata qe jane krenar per xhestin e policise) nuk kane per ti futur kurr ne daullet e tyre. Nuk e di si do te shkruante njeri prej jush n.q.s. do ti kishte ndodhur me femijen e vet ose me vllain o motren ose ti kishte ndodhur me veten e vet atehere do te qaheshit prej policis. Ore dajaku e druni nuk duhen harruar vetem per njerez si puna juaj, ju qe e keni komunizmin ne gjak. Juve duhet me ju ushqyer me dru, duhet me ju thyer kembe e duar, me ju len me jave neper kirurgji, vetem atehere do t'na falenderoni per kohen qe ju beme te perkujtoni, ate kohe qe ju e qate me lotet si lumi, kohen e dobicave komuniste. Por mos kujtoni se njerzit qe duan te jetojne dhe te gezojne jeten e tyre, me difekte apo jo, do te rrine duke bere sehir nacizmit tuaj. Do ta kemi pak te veshtire derisa ta varrosim perjetesisht mentalitetin e komunizmit por ai mundimi yne do te shperblehet duke jetuar si njerez normal dhe paqedashes, sic i takon te jetoje nje qenie njerzore, me gjithe vlerat qe i takojne dhe me gjithe ndeshkimin nga njerzit e caktuar ne rast shkeljeligji. Por njerezit si ju, jo ne Evrop e Amerik te shkojn por dhe ne nje bote aliene, ju kurre nuk do te harroni qe jeni gjithmon kelyshte e buces komunizem sepse nuk keni me hapsire ne trurin tuaj qe te fusni pak modele nga jeta qenies njerezore.

KOMUNIZEM=derr, ari, krokodil, majmun, hien, neperke.
KOMUNIZEM=kafshe
 

Guest
Re: Policia vret qytetarin (?)

policia ka nevoje per njerez si ai qe kishte elbasani besoj e kuptoni perse &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

KALEMI

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

Per prototipen:

E ke fjalen per Kosenin? Nese po pse zemra se nuk e marim vesh ? Po Gjirokastra Kosenin e ka ?
Koseni gjeti lesh dhe beri pershesh(por ngeci ne hundlesh).
E ke degjuar ndonjehere kosenin duke folur? Ai nuk di te flasi...si mund te jete drejtor policie ai?
Apo se mori dhe hudhi niseshte ne vend te droges ne lum,dhe mori dhe e shiti drogen? I di ti keto prototipe? Pse eshte ne arrest sot ai? Sepse ushtroi dhune ndaj nje populli te qete te Shqiprise se mesme,sepse bente vete kontrabanden. Dhe sot ne burg jane njerezit me te zgjuar te policise shqiptare(ata te pashaportave).E mban ne mend fjalimin kur u largua Teta nga ministria e rendit? Po biznesmeni i Korces qe u zhduk para 4 vjeteve ku eshte ? Pse nuk e gjen policia shqiptare ate,por merret me vrasjen e qytetareve te lire.Ne duam rend,ligj dhe rregull por jo bjeri ke te kapim te parin. Gjella me kripe dhe kripa me karar thote populli.Edhe dhuna ka nje kufi te caktuar dhe jo ta vrasim qenin se rrahu gruan,bjeri dru...sa prapa qe jemi...E ke pa policine shqiptare te trafikut qe asnjeri nuk ka uniforme te njejte..Dikujt i shkruan ne jelek Polizei dikujt tjeter Police dikujt tjeter policia, dikujt tjeter ku di une se cfare...Ka ardh koha e reformave ne ministrine e rendit.Duhen police me shkolle dhe tradite qytetare, qe te shmangin krimin, te ndihmojne popullsine te jene te veshur dhe te rregullt sic duhet(jo me nje kepuce dhe nje atlete),te rrafin hajdutin,kriminelin dhe ta duan qytetarin dhe popullin e ndershem sepse per te paguhen ..per te ruajtur qetesine e njerzve te ndershem nga te pandershmit(apo te pandershmit nga te ndershmit si thua ti prototipe).

E duam te gjithe shqiperine te qete dhe me standard europian,ku te paret qe duhen reformuar duhen policet se kane ngele me lokomotiven e 1920.
 

Guest
Re: Policia vret qytetarin (?)

degjo ketu ti kalemi....
une kosenin se perdora si idhull po per ate per te cilen ai esh aq shume i njohur .... dmth famen per ti mbajtur policat kontroll dhe thash qe ashtu i duhet bere atyre sot pasi jane amortizuar fare njecike rregull sdo ti bente keq
per sa i perket faktit qe ai ka ber gjera ti tilla si shitje sdroge etj etj ... vetes ja ka ber dmth qe tani e kane arrestuar dhe mire ja kan bere sic duket kane arritur ta kompromentojne apo joshur dhe ate keta njerez qe duan vetem te perfitojne ....paraja gje e keqe shum me sa duket mgjthate un se kisha aty llafin besoj me kupton tani .
ciao
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Policia vret qytetarin (?)

e perseris edhe njehere se nuk u morrem vesh
e kisha me kete qe shkruan ketu poshte dhe doja te thoja se eshte e thjeshte te mendosh &quot;larg BY...s time&quot;
[qb]
Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb] &quot;Ne vendet demokratike( nese Shqipria pretendon te jete ne te ardhmen) policia e edukuar mire profesionalisht nuk ka te ndrejte te rrahe asnje persone&quot;

ne Shqiperi nuk jane njerezit demokratike qe te jete dhe policia demokratike. Mire ja beri dhe ne dru sa te vdesin dhe me te tjere. Ato vendet demokratike e kane perdorur drurin goxha qe te behen njerezit demokrate. Une jam ne USA dhe NQS e dini ca kohe ne Amerike u ndalua dhe pirja e alkolit. Kerciste druri. Nje Shqiptar i vjeter tregoi se si ja morri zvarre policia vellain sepse prodhonte raki fshehurazi.

Me duket se asnjeri nga ju nuk eshte i sinqerte ose nuk e kupton realitetin se e vetmja menyre per te u bere demokratike eshte menyra e drurit si fillim. [/qb]
une doja te dija
a e ke patur ndonjehere &quot;fatin&quot; te kesh te besh me policine kot fare a te hash ndonje shpulle nga &quot;shefi&quot;????????'
a ke pare ndonjehere se si trajtohen 15 vjecare ne rajonet e policise nga &quot;shefat&quot;????????
provo te besh ndonje vizite &quot;turistike&quot; ne nje rajon policie dhe pastaj me thuaj a te pelqeu dhe a ishte e dobishme per Ty apo shoqerine
e di dhe une qe &quot;druri ka dale nga xheneti&quot; por nuk pranoj te edukohem nga debili i pare qe ka nje uniforme blu po ti????? [/qb]
nuk me duket se jam dakort me dhunen
 
Top