Policia vret qytetarin (?)

Policia vret qytetarin (?)

Gazmend Tahillari 37 vjec nga Korça ka vdekur para disa ditesh ne duart e policise se ketij qyteti. Shkak i vdekjes eshte cituar perdorimi i tepruar i alkoolit ndersa familja tregon se ne momentin e arrestimit nuk ka qene i pire.

Nderkohe mjeku Rami Dalipi qe deklaron se Tahillari ka vdekur si pasoje e goditjeve te renda ne koke eshte pushuar nga puna ne spitalin e Korces. Babai i viktimes tregon se trupi i te birit i eshte sjelle ne shtepi vetem me mbathje dhe kanatjere, me shenja dhune ne trup dhe nje kembe te thyer. Rrobat e Gazmend Tahillarit nuk gjenden.
Sot prokuroria e Korces ka dhene urdher per nje riekspertim te trupit. Nderkohe, duhet kryer zhvarrosja e te ndjerit, dhe familja ka dhene aprovimin e vet mbi kete veprim.
Nje grup miekoligjor nga tirana do te beje ekspertizen e trupit, qe duket sikur ka vdekur nga keqtrajtimi i perbindshem ne birrucat e policise ne Korce.

<span style="font-weight: bold">Tregon mjeku Dalipi (Koha Jone):</span>

Naten midis te premtes dhe te shtunes qe sapo kaluan, mjeku reanimator Rami Dalipi ka qene duke u kthyer nga Tirana ku kishte shoqeruar nje pacient ne gjendje te rende. Ai tregon se ne kthim, ne afersi te qytetit te Korces, u njoftua me celular nga nje koleg se ne spital kishte arritur nje pacient ne gjendje kome. &quot;U interesova si mjek dhe e kam vizituar pacientin rreth ores 02.00., pas mesnate, por u befasova nga gjendja e tij&quot; kujton Dalipi. Pa ditur asgje se cfare kishte ndodhur me kete pacient, mjeku

reanimator e ekzaminoi dhe ne kartele shenoi qe personi ne gjendje kome paraqitej me anizokori. Dalipi sqaron se kjo simptome tregon nje bebe syri te zgjeruar dhe beben tjeter te pacientit te ngushtuar. I ka bere mjaft pershtypje kjo gje, pasi kjo simptome mund te shkaktohet vetem nga goditjet ose nga tumori por jo nga alkooli, sic ja serviren fillimisht mjekut Dalipi. Pa asnje medyshje, ai dokumentoi gjithcka konstatoi tek pacienti dhe me pas i sugjeroi nje kolegu te tij te konsultohej me nje neurolog per gjendjen e rende te te semurit. Mori pergjigjen qe e habiti se &quot;konsulta ishte bere me mjekun Ahmet Dulellari&quot;, kur ky i fundit sipas Dalipit, nuk ishte specialisti i duhur per kete rast. Megjithate, mjeku reanimator ka shkuar ne shtepi dhe vetem diten e neserme kur pacienti vdiq dhe u mesua se ne cfare rrethanash erdhi ne spital, ai u qartesua disi per sa ndodhi naten e kaluar. Dalipi pretendon se reagimin e pare negativ e ka patur nga shefi i repartit Maqo Monika. &quot;Pse e bere ate shenim pas diagnostikimit te pacientit, apo do te na futesh ne burg&quot;, mesohet te jete shprehur pak a shume eprori i mjekut reanimator. Dalipi thote se si mjek dokumentoi ate cfare konstatoi tek pacienti dhe se nuk do te donte te futej ne burg ngaqe fshehu te verteten. Ai ka dyshime nese viktimes iu krye autopsia nga mjeku anatomo-patholog apo vetem nga eksperti mjeko-ligjor, pasi procedura e rregullt e kerkon qe te jene te pranishem te dy ne autopsite e rasteve te tilla. Ne rast se autopsia u krye vetem nga mjeku eksperto-ligjor qe i sherben hetimeve, sipas Dalipit, eshte shkelje e rende. Ai mbeshtet versionin se vdekja, apo me sakte shkaku i vdekjes se 37-vjecarit Gazmend Tahirllari, u manipulua dhe se viktima kishte shenja dhune. Nuk kaluan vetem tri dite dhe mjeku reanimator Rami Dalipi u pushua nga puna me pretendimin aspak te besueshem se ka fyer indirekt drejtorin e spitalit. Mjeku i pushuar nga detyra insiston se do te reagoje per qendrimin e mbajtur ndaj tij. Sipas Dalipit, nje grup mjekesh te spitalit te Korces, diten e enjte, ne shenje proteste ndaj drejtorit Hoxhallari, do te dorezojne bluzat e bardha tek prefekti i Korces.
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

well....harrove te shkruash...se kishte rrahur gruan per vdekje, dhe se ajo e kishte denoncuar ne polici pasi kishte marre rruget naten vone kur ate (si derr) e kishte zene gjumi ne shtepi.
Per mua, ta rrahin, ta zhdepin, mir ja kane bere, kur ai prek femren me dore &quot;aq me shuem gruan e tij&quot;
pastaj ai kishte patur probleme shendecore (kshu esht kur pioj alkol mengjes drek darke...)
pastaj dihet qe ne akoma nuk jemi cliruar nga police te ardhur nga malet qe mendojne se cdo gje zgjidhet me dru.
skemi as ligje qe e mbrojne qytetarin nga policia.
-B
 

Blendi

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

Ne fakt une nuk e dija se kishte rrahur gruan, por kjo nuk perben asnje lloj argumenti ne lidhje me ceshtjen. Edhe rrahesi i gruas ka te drejten e tij te percillet ne birruce, pastaj ne gjyq e me vone te vuaje denimin, pa u prekur me dore. Menyra se si ti e tregon kete, te ben te besosh qe, qofte edhe pjeserisht, ti lan nga faji policine. Nese pretendojme te kemi shtet atehere policia nuk duhet te simbolizoje kercenim vdekjeje por mbrojtje jete.

Nje shoqeri prandaj i ka edhe institucionet e drejtesise. Qe njerzit te gjykohen nga ligji dhe jo nga Maliqi.
Ne kete rast duket sikur policia ia ka bere vete gjyqin Gazmend Tahillarit.
Vendimi ishte: Denohet me vdekje te dhunshme.
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

NUk shfajsoj policine aspak. E thashe nje here dhe e rithem qe ka nevoje per ligje te reja.
Ligje nuk ka. Por ama nuk dihet nese ai personalisht ka ushtruar dhune ndaj policise. Dmth ka mungese faktesh...nga pak!!!
anyways.....
-B
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Policia vret qytetarin (?)

Fjalia e pare dhe e fundit: Policia vret qytetarin! Njerzit qe lexojne kete fjali revoltohen. Fillojne te akuzojne policine, gjeja me e thjeshte dhe e kollajshme qe te vjen ne moment pa i dhene asnje sekond mendimit te shtjellohet. Nga te fillosh e komentosh dicka te tille? Nga problemi social qe egziston nje shtrese shoqerore qe jane mesuar me dhune, qe duke qene burracak dhe pa llogjike vete, perdor grushtin ne vend te bisedes me gruan? Ndoshta i mesuar ne kete menyre ne familjen dhe rrethin apo fshatin e tij! Pra, edukata qe ka marre ky person nga shoqeria dhe institucionet perkatese (radio, tv, shkolla, etj.) jane ne nivelin 0 mos them minus! Kalojme ne etapen e dyte, ligjet dhe zbatimi i tyre ne Shqiperi. Ne cfare gjendje jane ligjet atje? A jane vetem te shkruara dhe persa i perket zbatimit te tyre varet nga kushtet, bakshishet, miqte ne polici dhe gjykata apo thjesht nga pertesa e gjykatesve per tu marre me nje ceshtje te tille si abuzimi i grave ne familje nga burrat e tyre. Ka njeri pergjigje per kete?
Se treti, policia qe ben gafa te tilla, edhe vete ne vendin me demokrat ne Bote qe po e jetojme vete, ku te shqepin me nje dru te mire per te cfryre nervat e tyre policet, apo thjesht per te nxjerre ndonje informacion nga i pandehuri.

Ke te quaj fajtor ne kete mesele? Personin qe ka shqepur gruan me dru, policine qe ka shqepur personin me dru, familjen e tij, shoqerine, rregjimin ne Shqiperi?

<span style="font-style: italic">Bir Selman i nenes, kete qaj me pare?
Njerin e kam nip, tjetrin e kam djale!</span>
 

Blendi

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

Pse nuk mund te kemi nje bisede per policine pa e sperkatur me Feminizem temen? Nuk e kuptoj se si nje kercenim kaq absurd sa kur Policia vret qytetarin te mund te trajtohet keshtu.
Ti Ana me flet per edukatet e tij dhe te tjera gjera. Duket, te djeg vetem pse rrahu gruan? permend bakshishin sikur te djeg se mos, Rrahu gruan pastaj doli nga Burgu?

Ne fund, c'me thua qe policia ben gafa te tilla edhe ne shtetin me demokratik ne bote? Ky eshte justifikim? Po kur policia te ndaloje mua neser gabimisht e te kujtoje se kam rrahur nje qen, te me lere edhe mua vdekur ne furgon? Do vije dikush te na shkruaje per te drejtat e kafsheve te nesermen ne AF?
Gabimet e leshuara perseriten...

POLICIA KA VRARE NJE QYTETAR
qe ndoshta meritonte te denohej dhe te vuante, ti shpaguante shoqerise detyrimin e vet me burg.
Sepse nuk jemi ne epoken e gurit qe ti egzekutojme njerzit pa gjyq.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Policia vret qytetarin (?)

Nuk dua te kaloj ne feminizem apo menyren e zbatimit te ligjeve ne Shqiperi. Thjesht po mendoj &quot;me ze te larte&quot; se kush eshte fajtori per kete. Ndoshta ti e shikon policine dhe vetem policine si fajtor, ndoshta une nuk shoh vetem policine fajtore, por policine nje nga fajtoret ne listen e fajtoreve. Varet me cfare syri e shikon kete ngjarje dhe prandaj jemi unique ne mendimet tona se nuk i kemi njesoj. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

no_way_TuTo

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

Ciao

Me aq sa lexova dhe sa kuptova : &quot;nje njeri eshte vrare me gjakftohtesi ne birucat e policise &quot;
eshte me te vertete diçka idioteske te vesh dore mbi nje femer.Une nuk arrijta perceptoj nje gje te tille , por kjo nuk do te thote qe nje njeriut mund ti hiqet jeta ne menyre te tillE (makabre).
Nje pyetje kisha :
&quot;çfare organi perfaqeson Policia , dhe kush eshte detyra e saj ? &quot;
Detyra e policise shqipetare me sa kam pare dhe kam kuptuar eshte te rrahesh njerezit neper rruge , te tregoje prepotencen qytetareve te thjeshte (se me kriminelet e kemi pare sa merret)!
Policia Shqipetare ne pergjithesi dhe ajo e Korçes ne veçanti te kete turp !!! Policia eshte ne sherbim te njeriut ,eshte ne mbrojtje te individit dhe ne mbrojtje te jetes njerezore !
Pastaj ekzistojne organe te tjera te cilat i japin denimin e duhur nje rrahesi femrash !

Sqairim : Une ne kete rast nuk po mbroj nje kriminel rrahes femrash ! Une thjesht ndihem i indinjuar dhe i pasigurte nga policia qe ne kemi ne Shqiperi.

Me rrespekt nje qytetar i thjeshte !
 

Ema

Goddes
Re: Policia vret qytetarin (?)

Per fat te mire ne jemi nje vend me legjislacion dhe kushtetute ku cdo krim i bere merr denimin e merituar(kjo te pakten teorikisht).
Praktikisht sistemi i dobet gjyqesor nuk mund te justifikoje dhunen policore.
Une jam nga Elbasani dhe edhe ish-komisari yne Koseni me tere te mirat qe pati,kish per zakon te zhdepte ne dajak ndonjehere edhe pse ashtu i shkrepej atij apo langojve qe kishte pas.
2.Policet tane jane te pashkolluar,te paedukuar dhe harbute.
Te vetmit qe kane mbaruar akademi ushtarake jane shefa ose punojne neper zyra.Policia eshte organi me jo-serioz ne Shqiperi.
Mjaft te nisesh nga jo-aftesia e tyre per te zbuluar kriminelet(prandaj rrine e rrafin keta te shkretet),deri te policat e kryqezimeve qe rrine i fishkellejne femrave.
Policia eshte e korruptuar-nuk ka polic rrugor qe te kthehet ne shtepi pa 100.000 leke dita.Nuk guxon te besh me makinen tende ne qafe-Kerrabe se nga 3 patrulla policie 4 te vene gjoba per arsye personale rrjepjeje.

Kaq kisha,gjithe te mirat;ema
 

roland

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

nuk jam i sigurt ne kemi nenshkruar conventen e te drejtave te njeriut 1950.
ajo vdekje per syrin e nje prokurori eshte vrasje.
eshte shkelje flagrante e te drejtave te njeriut te keqtrajtosh nje te akuzuar. dhe per mendimin tim ajo eshte vrasje. Cdo njeri eshte prezupozohet i pafajshem derisa te provohet qe ai eshte fajtor.
dhe principi qe mban gjalle democracine eshte se LIGJI ESHTE NJE LLOJE PER TE TERE. DHE
SHTETI ESHTE I PARI QE DUHET TE ZBATOJE LIGJIN.
DHE MUND TE THEM PA FRIK SE VETEM VEND DEMOKRATIK NUK MUND TA QUAJME VENDIN TONE KUR TE DREJTAT E NJERIUT SHKELEN PERDITE DHE KUR SHTETI NUK KA 'CHECK AND BALANCE' PRINCIPE OSE TE PAKTEN CA NUK E KUTOJNE.
ARSYEJA QE AI KISHTE RRAHUR GRUAN NUK PERBEN NJE ARSYE PER POLICIN TE USHTROJE DHUNE MBI ATE. KUR MBI TE GJITHA GRINDJET BASHKESHORTORE JANE PUNE TE BRENDESHME QE ASKUSH NUK MUND TE NDERHYJE. UN PO STUDIOJ LIGJR NE UK POR NE TRE VJET STUDIM NJE KARAHASIM ME SHQIPERINE LE JASHTE MASE PER TE DESHIRUR.
PER FAT TE KEQ NE-OSE ME SAKTE LIGJEVENESIT TANE-
NUK PO ARRIJNE TE KUPTOJNE QE PO E TRAJTOVE NJE NJERI SI KAFSHE ESHTE ME SE NORMALE QE TO TE PRESESH NJE REAGIM SI TE KAFSHES.-MBASE PAK VULGAR KRAHASIMI POR AI QE ME KUPTON SE CFARE DUA TE THEM ESHTE NE GJENDJE TE BEJE CA NDARJE.
 

Ardi

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb]

<span style="font-style: italic">Bir Selman i nenes, kete qaj me pare?
Njerin e kam nip, tjetrin e kam djale!</span> [/qb]
O ana azhornoje pak kete shprehjen se jo per na nje gje po i pershtatet dhe temes nejse po e bej vete:

<span style="font-weight: bold">Bir Selmoni nones ca te qaj me pare?</span>
<span style="font-weight: bold">Ty qe me vdiqe,apo kete qe kam .ar</span>

Kuptohet vete se kujt i drejtohet ai komplimenti.Por ama e kane merituar se na e kane sjelle ne moje te hunes vallaj.
Hajt shnete e pare o popull!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Policia vret qytetarin (?)

Me zbatime ligji nuk vihet dot rregull ne Shqiperi.

Ne qoft se e ka rrahur gruan ateher e ka mar vesh se c'fare do te thote te rahesh nje njeri te pambrojtur.
 

Ema

Goddes
Re: Policia vret qytetarin (?)

Ai rrahu gruan.
Gruaja eshte gjalle.
Arsyet(edhe pse do ishin te dobta) s'i njof.

Policia rrafi burrin.
Burri eshte 10 metra nen dhe dhe nuk merr me fryme.

KJo eshte menyra me zgjidh hallet rrush?
 

Archi

Forumium praecox
Re: Policia vret qytetarin (?)

Kur ka per ta marr vesh ky popull qe shteti nuk behet me njerez te forte, por me ligje? Dhe, qe ligji nuk mbrohet nga police katunar qe nuk e dine se cfare eshte ligji, jo me ta zbatojne e ta mbrojne ate?
Kur do ta marri vesh kjo shoqeri e kalbur dhe e qelbur shqiptare, qe Shqiperia nuk behet shtet persa kohe sundon sistemi gjinor e fisnor?
Kjo shoqeri e kalbur dhe e qelbur akoma perserit gabimet shekullore dhe nuk nxjerr asnje lloj mesimi nga e kaluara.

Dhe sa bukur qe e justifikojne barbarizmin disa me terma civilizimi; jo po rrahu gruan e pi pa po... Futeni ne koke o shqiptare e ne vecanti policet; Askush nuk ka te drejte te preke njeri, pervec ne rast vetembrojtje, kur kanoset nje rrezik vdekjeprures. Nuk ma merr mendja qe i ndjeri tu kanosej komplet grupit te gatshem te policave. Une per vete akoma s´e di perse quhen &quot;grupi i gatshem&quot;. Per cfare jane gati ata?
Po t´i shohesh ashtu flokepaqethur e flokepalare , te zhubravitur e era alkool, te duken sikur jane &quot;skuadrone vdekjeje&quot; dhe jo &quot;mbrojtes te ligjit&quot;.
 

X-GoodBoy

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

Pershendetje.

Tema qenka shume prekese. Kush eshte fajtori ne kete mes?

a) Po e nisim nga Policia.

1. Pa pike respekti per te drejtat e njeriut (shumica e tyre).
2. Zbatim ligji (1 ne 1,000 raste).
3. Abuzim total i postit.
4. Mjer ai/ajo qe bie ne dore te tyre.

b) Nga viktima

1. Burreria nuk tregohet mbi femren.
2. Ha, pi behu tap shko ne shtepi fli gjume. Neser zgjidhen problemet.
3. R.I.P

c) Gruaja

1. Viktime e pafajshme (jo gjithmon)


Ne Shqiperi (edhe pse eshte vendi jone) ska per tu vene ndonjeher rregull me keta qe jane ne Krye Sot edhe n.q.s nuk ka respekt per njeri-tjetrin.
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
smash.gif
 

^SHIU^

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

ncncncncnc ku do shkojme keshtu, duhej denuar se kishte rrahur gruan, ta arrestonin, por jo ta vrisnin ehhh zoti na rujt...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Policia vret qytetarin (?)

Të gjithë në rolin e gjykatësit, media, OJQ, shtetarë, ju këtu në Albforum. Asnjëri prej jush nuk e di të vërtetën, asnjërit nuk i takon të thotë më shumë se kërkon nga gjykata zbardhjen e çështjes. Ajo që të gjithë dimë është ç'na kanë mbartur mediat nga goja e familjarëve prezentë, e policëve më pak. Asaj që i takon të thotë se kush duhet të jetë e vërteta është vetëm gjykata, e në qoftë se kjo e ka gabim për një palë zoti për ata që besojnë. Asnjë gjykatës në Republikën e Shqipërisë nuk ka thënë një gjysëm fjale, pse ne kaq shumë.
Po futem në një skemë imagjinare: policia mbrin aty me forcë e mbërthejnë (venë prangat) fatkeqin dhe (1) njëri prej tyre ja fyt me kondak në mjekrë kokë a faqe; fatkeqit (a) i bie koka në një gur dhe kalon për në spital; (b) fatkeqi bie menjëherë pa u përplasur askund; ose (2) në ndeshjen për ti vënë prangat (me ose pa kundërshtim) fatkeqi (a) vetëgodet kokën pas një sendi të fortë nga lëvizjet e tij për çlirim dhe (b) e godasin për të ndalur largimin.
Mund të ketë e plot variante që vetëm një Gjykatë e Shqipërisë do të na thotë cili ishte i vërteti.
Midis tyre ka të tillë që duhet të dënojnë maksimalisht policin fajtor dhe bashkëpuntorët por ka dhe nga ata që klasifikohen shumë më poshtë, pa SHMANGUR rastin kur fatkeqi i prangosur ose jo ka bërë të tillë lëvizje që ka shkaktuar atë që dihet.
E të gjitha këto nëse vdekja nuk ka ardhur nga alkooli, që është përsëri në dorë të gjykatës ta thotë.
Si zakonisht ne shkojmë nga rasti tek përgjithsimi. Nuk është policia që vret (nëse provohet) qytetarin, janë disa apo një polic që dyshohen që kanë vrarë një shtetas. Është një shtetas dhe jo qytetar ai fshatari që është vrarë në një rrethanë në hetim nga policë që mund të jenë qytetare dhe jo katundarë, edhe në vendbanim edhe nga sjellja më harbute se ç'tregohet këto ditë përreth prej qytetarëve të revoltuar që duan shtet. Kjo &quot;që duan shtet&quot; mund të jetë fare mirë dhe nuk duan shtet. Policia Shqiptare është e zgërlaqur në atë ditë të hallit sa ne shohim vetëm policë të këqinj hajdutë dhe hajdutë të ndershëm ngado prej politikës deri poshtë. Nëse këtë e themi pa na u dridhur qerpiku pse e duam policinë atëherë, i futim një të shkrirë dhe marrin fund të ligat në Shqipëri.
Vetëm një shkrimi i Shekullit për ngjarjen kërkoi (në një rast tjetër) përjashtimin nga policia të dy policëve që i kishte kapur një kamera duke keqtrajtuar shtetasit. Dhe u përjashtuan.
Nëse duam të kemi shtet pjesë e punës që gjen fajtorin i takon gjykatës.
Dy ditët e para të vitit 2003 policia e Nju Jorkut vrau 4 persona, dy cdo ditë, arsyeja e vetme ishte se kishin nga një pistoletë, armëmbajtje pa lejë siç e përdorim ne.
Për rastin që flasim ne do arrestojmë një furgon me policë, kemi pushuar dy titullarë policie, e me apo pa dashje ju kemi thënë hajdutëve të Korçës vithni ç'prisni, e në u pengoftë ndonjë polic me hajdutin patjetër që do ti kërkojë falje, bile herën e dytë kur hajduti ta shajë nga nëna se u pengua.
Këto ndodhin kur ajo ka një përvjetor, dy gjeneralë i ka emigrantë, dy të tjerë në spitalin e burgut, kur asaj në vend që ti jepet ndonjë dorë ndihme i lëshohen rrufe nga çdo anë.

Zoti e bekoftë Policinë!
 

Essenza

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

Vdekja e nje qytetari ne duart e organeve shteterore qe prezupozohet se duhet te mbrojne jeten eshte e paklasifikueshme. Kudo qe te ndodhe, si ne vendet qe kane firmosur aktin e te drejtave njerezore , si kudo tjeter. Pavaresisht nga shkaku. Nuk ka arsye qe te justifikoje sadopak marrjen e jetes. Aq me teper kur kjo vjen nga istitucionet. Edhe ne rastet me &quot;flagrante&quot;, kur gjehet nje shkak pasoje qe te justifikoje te tilla situata (e kam fjalen per denimin me vdekje qe akoma aplikohet ne shume shtete &quot;civile&quot;), zgjidhja qe shtetet i kane dhene rrugedaljes nga krimi eshte nje zgjidhje politike. Nuk ka te beje kurrsesi me jeten dhe te drejten. Premtimet qe i behen popullit per nje jete me te mire e te sigurt me ane te vdekjes se ligjeruar eshte menyra me e sigurt per nje vend ne qeveri e ne parlament.
E megjithate e drejta, ligjet kane lindur per njeriun , pro jetes.. dhe jo kundra saj.
 

FALKO

Forumium maestatis
Re: Policia vret qytetarin (?)

Kishte qelluar, edhe jo rrahur gruan e tij per vdekje.Ajo donte te ikte nga shtepia edhe per kete qellim kishte thirrur edhe taksine.Taksisti dike pare gjendjen e krijuar mori ne tel policine.

Jane arrestuar 5 police per kete arsye, jane shkarkuar 2 drejtore policie, ai i qytetit Korçes edhe ai i rajonit te Korçes.
Keto lexuar gjithmone ne gazete 3 dite me pas.
 

lissus

Primus registratum
Re: Policia vret qytetarin (?)

...nejse , keq per te ardhe &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; po ca do besh gjera qe ndodhin ne Shqipri, por ama eshte per te then se edhe ne vende te tjera nuk eshte se policia sillet me mire , ndoshta nuk te rrahin per vdekje ... por ama pa te ledhatuar nuk rrine , ligjet jane ligje ..por shof qe te drejtat e njeriut kudo...., nganjeher dhunohen , e kjo eshte per te te ardhur keq &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top