Pohojne me gojen e tyre...

S6T6N6

Forumium maestatis
Pohojne me gojen e tyre...

Ne nje prononcim per shtyp Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha eshte shprehur se gjate periudhes kur ai ishte president ka shkelur embargon e OKB-se te vendosur ndaj ish-Jugosllavise. Berisha ka qendruar ne te njejten linje me ish kryeministrin malazez Bullatovic i cili deklaroi disa jave me pare se furnitori kryesor i Malit te Zi me arin e zi ishte Shqiperia qe asakohe drejtohej si sot nga Berisha.

A mendoni se Berisha pas kesaj deklarate duhet te qendroje me ne krye te Qeverise shqiptare?

diskutim te mbare
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Pohojne me gojen e tyre...

Po une jam dakort dhe nuk shof asnje gje te keqe qe z.Berisha te qendroje ne krye te qeverise shqiptare. Fakti qe ai e ka pranuar do te thote qe eshte penduar dhe qe s'do ta perseriste prape te njejtin gabim nese situatat do ta sillnin perseri..
Keshtu qe nuk shof asnje rrezik potencial ne kete pike dhe per kete arsye jam ne krah te z.Berisha.

Faleminderit per mirekuptimin!
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Pohojne me gojen e tyre...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po une jam dakort dhe nuk shof asnje gje te keqe qe z.Berisha te qendroje ne krye te qeverise shqiptare. Fakti qe ai e ka pranuar do te thote qe eshte penduar dhe qe s'do ta perseriste prape te njejtin gabim nese situatat do ta sillnin perseri..


[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/rolleyes.gif /pf/images/graemlins/rolleyes.gif /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

NikaAhmet

Primus registratum
Re: Pohojne me gojen e tyre...

E ka bere per te miren e popullit.
Populli duron dhe Sala meriton.
Jo se e meriton, por kryesorja, qe ne nuk duam ta kuptojme,
eshte se nuk ka tjeter me te afte qe ta zevendesoje.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Pohojne me gojen e tyre...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po une jam dakort dhe nuk shof asnje gje te keqe qe z.Berisha te qendroje ne krye te qeverise shqiptare. Fakti qe ai e ka pranuar do te thote qe eshte penduar dhe qe s'do ta perseriste prape te njejtin gabim nese situatat do ta sillnin perseri..
Keshtu qe nuk shof asnje rrezik potencial ne kete pike dhe per kete arsye jam ne krah te z.Berisha.

Faleminderit per mirekuptimin!

[/ QUOTE ]


/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Pohojne me gojen e tyre...

Po ku qëndron ndryshimi mes "E dim të gjith që Sala ka ndihmu (në mos ka bo) në thyerjen e embargos ndaj ish -Jugosllavisë" dhe pohimit të vet Salës mbi subjektin? Kush mësoi diçka të re? Populli e dinte dhe e pranoi dhe e votoi (me ndihmën e rrapit) Berishën. Përse sot situata duhet të ketë ndryshuar? Shqiptarët kan pranu edhe hajdutin kryeministër e s'po pranokan Salën që tek e funit la edhe Shkodrën me rrojt n'at koh.

Pa vler shum kjo tema
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Pohojne me gojen e tyre...

E meshtes kete shokun parafoles... Njat'isha tu thon ne un... Salen, hern e par e hongrem kot, se taniiii... tani e morem me kaull...
 

Ajatollah

Primus registratum
Re: Pohojne me gojen e tyre...

Jam plotesisht kunder me te dy parafolesit.Personalisht temen e vleresoj shume dhe mendoj se ka goxha vend per debat.
Sapo behet publik skandali i thyerjes se embargos se naftes te cilen vete kryelegeni e pranon dhe juve ju duket pak.Une nuk e kuptoj se si e interpreton ti keshtu"la shkodren me rrojt" si mund te lejosh dhe te ndihmosh qe ne gjithe ate krahine te gjalloje kondrabanda.Si mund te furnizosh me nafte nje shtet qe eshte ne lufte etnike,eshte njesoj si ti ushqesh ose ti ndihmosh krimet qe ky shtet kryen dhe te behesh pale.Si ka mundesi qe nje shtet i vogel,aq me teper aspirant i integrimit europian te thyeje embargon e vendosur nga vete OKB e cila eshte organizata me supreme ne kete planet.


Prisni ndonje dite kur te degjojme nga kryelegeni kengen e avni rustemit:
-Kush e vrau,kush e vrau Azem Hajdarin ohehehehj
-Une e vrava qerratane se punonte kondrabande ohehehej. /pf/images/graemlins/rockband.gif
 
H

harap

Guest
Re: Pohojne me gojen e tyre...

dija juaj eshte perrallore /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Pohojne me gojen e tyre...

kalit edukaten e pastaj hajde e shprehu ketu!

Editohet per fyerje
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Pohojne me gojen e tyre...

normal qe ska qen dakord me ate embargo... sepse ai esht pro serb se per ato punon dhe vazhdon e punon ne qe'tsin totale me mbeshtetjen e tipave si ty Sience pershembull...

ne ate embargo ushtria Serbe ka bo krimet me te ndyra ndaj njeriut

po gjithsesi, ai (Sala) e pranoj dhe vete qe ka gabuar... ti sumçe dhe me te thon Sala qe tumi ka vitamina besoj se aty do zhutesh

hej bela...
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Pohojne me gojen e tyre...

notorius ai naften ja ka dhene kosoves dhe malit te zi...lol shifeni mer topin ju cudi qe ju paska ik mer jauuu
kjo e se keni pa qe ja ka dhen kosoves dhe naftes sepse embargo ishte per keto dhe jo per serbine /pf/images/graemlins/wink.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Pohojne me gojen e tyre...

ne fakt ka te drejte sience

edhe kosova ka perfituar nga ajo kontrabande ne forme indirekte. Si mendoni se do te mbaheshin te shtypur kosovaret ne ate kohe nese serbia nuk do te kish nafte per tanket e kamionet?????!!!!!!!!
Ju nuk e kuptoni vizionin strategjik te komandantit /pf/images/graemlins/wink.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Pohojne me gojen e tyre...

Te themi te drejten, ca me pak se shumica e shqipetareve (se nuk e ka votuar shumica) hengri mut dhe votoi salen. Tani qe muti na eshte bere edhe pak me pikant nuk kane pse te ndryshojne mendje!
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Pohojne me gojen e tyre...

Shqiptaret ne Mal te Zi dhe Kosove ngrohen me dru zjarri dhe jo me nafte , ajo fjala "acar" e Berishes eshte hipokrizi
Nafta duhej per makinen ushtarake Serbo-malezeze ku Bulatovici ishte aleati i Serbise dhe ishte kundra ndarjes se Malit te Zi nga Serbia
E dyta , fitimet e popullit te zones veriut ishin minimale sepse kontrabanda kryesore organizohej nga shteti me ane te kompanise "shqiponja"

E treta , drejt Mali te Zi shkoi e gjithe industria metalike shqiperise (per shkrirje) makineri shume te shtrenjta u shiten falas (per hekur te ndryshkur)ne nje kohe qe shqiperia kishte metalurgji me te perparuar se Mali i zi

Por edhe PIRAMIDAT ishin ne te njejtin strategji , shkaterrimin ekonomik te shqiptareve
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Pohojne me gojen e tyre...

mos i permend makinerite se eshte per te qare

shqipetaret hengren buke misri me bar per te blere ato makineri (mos harroni e sakrifica e shqipetareve dhe jo e bllokmeneve na coi deri aty sa nga kasollet me qerpic te ndertonim autotraktore)
Po kjo stategji eshte ne kuadrin e shkaterrimit te ekonomise per te evituar cdo mundesi te rikthimit te komunizmit (perndryshe ishin thjesht idiote nga koka ne kembe qeveritaret tane - gje qe ka shume mundesi).

Persa i perket kontrabendes se naftes, fare mire mund ti themi te gjithe viktimave te ushtrise serbe te mos na cajte trapin shume se ne fund te fundit cdo 1000 ushtare vetem 40 furnizoheshin nga nafta "shqiptare", cdo 100 tanke vetem 4 udhetonin me naften tone, cdo 100 varre masive vetem 4 kane "nenshkruar" shqiptaret.

Kush e mban mend si ngrohej ne shqiperi ne ate kohe?
Kush i mban mend rradhat tek vaguri kur te thonin "ngrohu ne diell se erdhi kucedra ne mengjes me autobot".
Pastaj filluam te ngroheshim edhe te gatuanim gjithcka me energji elektrike, linjat nuk ishin parashikuar per kete dhe sistemi i shprendarjes shkoi per lesh arapi.
 

MLK

Primus registratum
Re: E verteta e kondrabandes me Serbine

Pëllumb Kulla: Ku shkuan miliardat e kontrabandës


Adrian Thano
11-12-2006


Pellumb Kulla duke derguar letrat kredenciale



NGA INTERVISTA E DJESHME



Kulla, për raportimet në OKB mbi embargon:

“Në Këshillin e Sigurimit, strukturat monitoruese raportonin mbi shkeljet e sanksioneve që i ishin vendosur Federatës Jugosllave... Përpara se kamionët dhe traktorët, karburanti mbushte serbatorët e tankeve, autoblindave dhe avionëve të Millosheviçit, që mbillnin vdekje në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë. Depërtimet nga kufiri i Shqipërisë, ishin shpesh temë e ditës...”.



Kulla, për një seancë të posaçme në OKB:

“...në qershor 1995, nga Brukseli erdhi vetë Koordinatori i BE/OSBE-së, Ambasadori Antonio Napolitano. Në një seancë të posaçme u paraqitën dëshmi me foto në përmasa të mëdha, që nuk të linin asnjë shteg dyshimi, nëse qenë apo jo të shkrepura në kufirin shqiptaro-malazez. Aty shfaqeshin radhë autobotësh. Fotot ishin marrë nga ajri dhe nga toka. E vërteta ish’ se rreth autobotëve nuk shihje asnjë polic apo njeri, që të të kujtonte shtetin...”.



Kulla, për versionin shfajësues të Tiranës zyrtare:

“Versioni ynë shfajësues ishte ai, që ne kishim përsëritur edhe herë të tjera... që “shteti ynë e pranon pafuqinë e tij, për ta luftuar siç duhet kontrabandën që gjen hapësirë, pasi spekulantët e pasuruar, për ta zhvilluar më tej pasurimin e tyre të pandershëm, motorizoheshin më mirë se shteti i brishtë paskomunist”...



Kulla, për komunikimet me ish-presidentin Berisha:

“...Atë ditë dërgova raportin me shkrim dhe pas ca javësh në Tiranë, ia tregova më në hollësi efektin e dëshmive mbi shkeljet e sanksioneve, pra: Thyerjes së embargos, siç përdoret këtu më thjeshtë. Më hollësisht, i rrëfeva dhe për bisedën me Koordinatorin Napolitano...

...“Ai, në një gjendje emocionale të përngritur, më porositi që zotërinjve rreth e qark Këshillit të Sigurimit, t’u thosha se ne i kishim dhënë fund asaj epoke, kur qëllohej me armë kundër fshatarëve që kapërcenin matanë kufirit...”.





Intervistoi Adrian Thano





(Vijon nga numri i djeshëm)

A u përcoll në OKB, ky qëndrim i Presidentit shqiptar?



Sigurisht që po! Jo formalisht në Këshillin e Sigurimit, por në takime të dyanshme dhe në ndonjë konferencë shtypi, kur më atakonin, po! Bile, hera-herës dhe tekstualisht, por teksti tani qe bërë imi.



Një pyetje hipotetike… Tani që ju dëgjuat pohimet e shefit tuaj të atëhershëm, çfarë mund t’i thoshit Koordinatorit të atëhershëm, Antonio Napolitano, sikur ta hasnit?



Pak rëndësi ka, se ç’do t’i thosha unë Napolitanos… E rëndësishme është, se ç’do t’i thosha shefit tonë të atëhershëm! Do t’i thosha që na ka mashtruar, na ka shpërdoruar pabesisht, ditë për ditë, siç po vazhdon të sillet pabesisht edhe sot, në dëm të shoqërisë shqiptare, në dëm të çështjes kombëtare dhe asaj kosovare, në plan të parë. Justifikimi i tij, se thyerjen e embargos ai e kish llogaritur në favor të shqiptarëve përtej kufirit, është gjethe fiku. Është një justifikim diletant, që atij i ka efekt ngaqë turma e qorrave do të vazhdojë të brohorasë për të, edhe sikur ai t’i verë shkrepësen fitilit për multi-milionat e tonëve të eksplozivit, nën truallin shqiptar. Do të hidhemi të tërë në hava, me dy gishtat përpjetë, të sigurt që po fluturojmë në katërqind copëra, për të mirën e çështjes kombëtare!



Jeni i revoltuar… Kam parasysh tonin tuaj…

Nuk jam i revoltuar. Unë kam pushuar së revoltuari me të. Ai tani nuk ka më asnjë faj. Jam betuar njëherë pas zgjedhjeve të fundit, që nuk do shpenzoj asnjë frazë kundër tij dhe do ta mbaj fjalën. Unë tani zbavitem me të. Nuk pres asnjë të mirë prej tij, në asnjë cilësi: as si shqiptar, as si bashkëpunëtor i devotshëm i tij, as si pensionist, as si ish-pronar... E shoh qesharakërinë e tij, si një gjë që më fyen mua dhe vetëm mua. Nuk di sa shqiptarë të tjerë mund ta kenë këtë ndjenjë. Kam parë në jetë gjëra groteske, por një grotesk të madhërishëm, të tillë, nuk mund të bëjë vaki të shfaqet kurrë në historinë e një kombi. Dy pyetje janë thelbësore në pohimin e tij të vonuar…



Cilat?

Si e ndiqte ai fuçinë e karburantit që rrokullisej p.sh., drejt Prishtinës, dhe e kuptonte që ajo arriti tamam atje? Dhe ku shkuan miliardat e dollarëve të kontrabandës kur Shqipëria është e rënuar dhe Shkodra me rrethina është rajoni më i rënuar i këtij vendi të rënuar?

Berisha do të bënte mirë, që në konferencën e shtypit të thoshte se Bullatoviçi ka përrallisur kot. Pra, të thosh’ një gënjeshtër tjetër, që do sillte më pak dëm, do të fyente e do të revoltonte më pak njerëz. Mund të fyente vetëm Bullatoviçin, por nuk ma ha mendja që Bullatoviçi do prekej aq shumë, sa të rendte të na provonte se ish-Presidenti shqiptar gënjen.





Në fakt, z.Berisha nuk u ndal gjatë tek qëllimet e lejimit të shkeljeve, ndoshta edhe për faj të retorikës së tij politike, shpesh të ngarkuar e të paqartë. Dua të them, nuk u sqaruan si duhet qëllimet. Çfarë do të thoshit ju, sikur ato qëllime vërtetë të ishin të mira?

Pabesia, është një tipar dominant që na vjen në trashëgiminë enveriane. Problemi është se embargoja e thyer ish’ e pabesë ndaj familjes ndërkombëtare dhe po aq e pabesë edhe ndaj familjes kombëtare. Po le ta zëmë se kjo pabesi do të drejtohej vetëm kundër të huajve. Të shumtë kanë qenë burrat e shtetit, që e kanë përdorur dhelpërinë në dobi të kombit të tyre. Mua, zoti Berisha, pasi të ma dëgjonte mirë e mirë raportin, mund të më vinte dorën në sup, të ulte zërin dhe të më thosh’: “Mik i dashur, ti atje je shqiptar, je i yni dhe je njeriu im! Ti e di që unë jam shprehur kundër embargos!”. Unë nuk di që ai të jetë shprehur në ndonjë vend kundër embargos, por tërë gazetarët e rruzullit ta pyesin, ai nuk ka për t’ua thënë se ku gjendet i dëshmuar ky qëndrimi i tij! Por unë, i hutuar nga prezenca e tij, do të turbullohesha dhe nga droja se kjo deklaratë e tij madhore kundër embargos, do të më kish shpëtuar, do t’i thosha: “Po, z.President, e di!”. Ai do të më thosh’ që “ne duhet të bërtasim fort, që gjoja po punojmë për t’i a zënë shtigjet kontrabandës, por në fakt duhet me dinakëri t’i vëmë në gjumë ndërkombëtarët! Kupton? Kalimi i karburanteve në Jugosllavi, neve na intereson. Është në interes të çështjes së shenjtë kombëtare. Matanë kufirit, shërbimet tona sekrete na sigurojnë, se i tërë kontigjenti që futim ne në Jugosllavi, shkon në Kosovë”. Unë nuk dua të shtirem aq syçelët, e ju siguroj se mund ta haja këtë karamele dhe andej e tutje do të kthehesha në Nju Jork me vetëdije krejt tjetër, edhe pse të gabuar.



Mbase nuk kish’ besim tek ju?

E pse duhej besimi, kur ai vetë thotë se qe deklaruar kundër embargos!!! I mungonte besimi tek i caktuari, tek përfaqësuesi i tij?! E kish më të plotë koenfidencën me varkaxhinjtë e fshatrave të Bunës?! Ju doni të më fyeni mua, apo Presidentin?



Ju mendoni se ky zbulim i vonë i këtyre ngjarjeve, ka pasoja?

Ja, kjo është pyetje shumë interesante! Nuk kam dëgjuar që përfaqësitë e huaja të jenë prononcuar mbi këtë zbulim. E kjo tregon, se tashmë ata janë mësuar me këtë lloj partneri në politikën shqiptare. Kam droje, se ata në të ardhmen nuk do të reagojnë më edhe për gjëra më skandaloze. Por, edhe opozita socialiste nuk ka bërë aq zhurmë, sa ç’bën zakonisht për gjëra më të vogla.



Si shpjegohet ky qëndrim, sipas jush?



Kjo mund të ketë dy shpjegime: Socialistët respektojnë amnistinë e ’97, që na i falka të tëra fajet që bëhen mbi këtë rruzull!Ose thyerja e embargos është vendosur qëkurse nga OKB-ja ajo nuk i ish imponuar Jugosllavisë ende, qwkurse ish në këmbë Komiteti Qendror, a është vendosur që me Titon bashkë! Dhe ka qenë ndoshta një nga ato vendimet e shënjta, që komunistët e athershëm u zotuan njëzëri ta zbatonin në çdo shartim pluralist që të përfundonin ata dhe partia e tyre!
 

i_own_u

Primus registratum
Re: E verteta e kondrabandes me Serbine

un habitem si s'doli njoni me pale o burr te heqi qafe ket kopuk e bir kopuku /pf/images/graemlins/smile.gif

shum probleme ka nxier ky klysh putane... habitem binrohem kur e mendoj si e votuan ket barbar njeri

booooooooooooooooo
 

ados

Primus registratum
Re: E verteta e kondrabandes me Serbine

Une nuk kuptoj pse prokuroria nuk ben dicka nese cdo njeri del me keto fakte (sic duken te verteta)dhe thote se mr.Sal Maloku na qenka perzier ne kontrabande nafte ne luften e jugosllavise..Me te vertete tipike shqiptaro-ballkanase ky mentalitet.
 
Top