Poezi te nje nxeneseje nga shkolla e mesme "Hasan Tahsini"Sarande.

L

LEonarda gegaj

Guest
shum shum bukur e keni ber vetem vajza e par nuk me ka pelqyer
 
N

ninulla

Guest
TË KAM NË PËRFYTYRIM

Mbete përjetë aty ku ishe,
tek i njëjti horizont i vjetër.
Nuk kishte si ndodhte ndryshe
derisa të murosën te një tjetër.

Ne ishim dy dallëndyshe
në shtegtimin tonë të lirë,
dimri egër që na ndiqte,
na shtyu në humbëtirë.

Kur ty humbja të përpiu,
klithma ime i shkoi yllit:
Lotët e mallit kush ia fshiu?
Shtegun e buzës kush ia mbylli?

Frymën tënde ndjeja larg,
kur shi trishtimi derdhje lot.
Ngrije, shkrije akuj në shtrat,
se zemrën nuk e falje dot.

Magjia jote shpirt e mendje
më lidhi deri në moskthim.
Buzagazin që nuk gjendej,
ta kam në përfytyrimin tim.

Koha e gjatë, imagjinoj,
portretin ta ka përpunuar.
Po syri im fotografoi
imazhin e pa tjetërsuar.

Do mjaftonin dy gisht letër
për të zbrazur pakëz mall.
Por tani fjalët e blerta,
gjethojnë te lastarët tanë...
 

Shkrimtari

Forumium maestatis
DITURIA SKA KUFIJ
Zeri i jetes ju ka folur
Zeri i jetes ju ka zgjuar
Mencurine tuaj ka perdorur
Ne per te na mesuar.

Jeni mbrekullia e jetes
Sepse jepni dituri
per ne jeni nena e te vertetes
Sepse menconi cdo njeri

Jeni vullkani ne Antarktide
Jeni uji ne shkretetire
Duke na mesuar cdo dite
Jeni tretur ,jeni shkrire

Abetaren na mesuat
Ne jete na dhate nje ndricim
Per ne shume kujdes treguat
Na dhuruat edukim

Te gjithe i ngjitemi nje mali
perdorim ligje si xhaxhi Paskali
dijet i kemi ne gryke te thesit
perdorim teorema si ajo e Talesit

Dijet e Mendelejevit
Per ne po i harxhoni
Nga viti ne vit
Me shume po punoni

Ne erresiren pa mbarim
Ju vet drite jeni
Se bashku me kete urim
Ju them ''faleminderit''

Si harte gjeografike
per ne do te jetoni
si date historike
7-marsin e meritoni

Si nxenese ne mature
prej ketej kur te largohem
nuk ju harroj kurre
per kete ju betohem

CDO HAP I HEDHUR TE THOTE NDAL
Jeton krenarine se degjon nje zemer
Dhe shpall ditezine per vetem nje emer
Bllokon lirine e tkurr ti nje femer
S'te thote ty ndal cdo hap i hedhur

Kerkova tek ty te lumturin cast
Mendoj per te dy,nje mendim "fast"
Kalon momenti prap per ty vuaj
Sic une te dua ,ashtu ti me duaj

Por zemra po cahet nga vuajtje pa fund
Erresira e zeze driten e mund
Mundohet shkendija te shndrije,por jo!
Reja e nxire perhapet kudo...

Si sot dite e bukur nje vit me par'
Sot nje thike e ngulur,ne zemer te vrar
O sa shume gjera ndodhin cudi
Jete e verber ne sy te zi...

Kjo nate e erret per mua eshte nje varr
Helmosje e gjalle,neper vena te ther
Cdo hap i ndalur te hap nje dere
Me eshte bere cdo cast nje ferr...

Me ndergjegje te paster po them
E dua gjthmon vellain tim
''Une si qiriri do shkrij per ty
do jap drite e jete ne kete dashuri...

ANTONIMI'
O urrejte e dashuruar
o dashuri me sherrin e bashkuar
o cfardo gje nga hici e krijuar
o lehtesi e rende
pende plumbi
kaos i deformuar,shume i hijshem
kotesi madheshtore
tym i ndritshem, shendet i semure
zjarr i ftohte e gjum i zgjur
nje marrezi e mencur qe gjykon
nje helm qe mbyt ,nje mjalt qe sheron..

Shkroi:Florida Kadëna; klasa XI-F Sarande "Hasan Tahsini"
eshte nje poezi shume e dobet.i mungojne disa figuracione dhe lidhjet duhen bere me te sakta me vargjet se duket sikur ka levizje dallgesh midis vargjeve.
me falni,nuk eshte puna ime por pse e postuat kete poezi?
 

mirdita

Papirus rex
Te gjithe i ngjitemi nje mali
perdorim ligje si xhaxhi Paskali
dijet i kemi ne gryke te thesit
perdorim teorema si ajo e Talesit
Sweety el keto te 4 rreshta shum shum me kan len pershtypje.
 
Top