Poezi të mbledhura nga Ildri.

Ildri

Forumium maestatis
Dikush te shkel me kembe e te thote me fal,
dikush tjeter te vret ne zemer e nuk te thot asnje fjale.
Dikush te do me shpirt e ka frike ta shprehi.
ndersa dikush tjeter nuk ndjen por di mire te genjej.
Dikush te do por smund te kete
ndersa dikush tjeter te ka po nuk te do vertete.
Kjo esht jeta me pak fjale,
dikush te ngjason me nje engjell,
e ne fund te del nje djall.
 

Ildri

Forumium maestatis
Deshire

Sa deshire kam te te shoh,
Fytyren tende.
Sa deshire kam te te njoh ,
Ty si njeri.
Sa deshire kam te te puth,
Buzen tende.
Sa deshire kam te rri,
Me ty gjate gjithe dites!
 

Ildri

Forumium maestatis
Te dua

Zemer je larg ,
por te ndjej prane,
zemer nuk te shoh,
por imazhin tend e shoh gjithmone ,
shpirt kam nevoj per ty.
Dua te jesh prane meje,
ne cdo moment te jetes time,
dua te degjoj zerin tend te embel duke me then te dua,
dua te djej prekjet e tua ,
dua te te ndiej prane meje,,
Te Dua Engjelli Im
 

Ildri

Forumium maestatis
Largesite

I mora largësitë që, më ndajnë prej teje.
Me litarët e mallit, i lidha fortë për fyti.
Ofshamat i lëshova, si gjëmime rrufeje.
Nga thellësia e shpirtit që, loti m’a mbyti.

Sipër tyre si plak, këmbëkryqë u ula.
Drodha një cigare me vitet mërgimit.
Me shkrepësen e mallit, zjarrin i’a vura.
Pastaj u ngrita, u nisa rrugës së kthimit.
 

Ildri

Forumium maestatis
E mar mbi shpine

S’di sa kohe ka kaluar,
dite me nuk numeroj.
Mendja gdhend diten e shkuar,
shpirti mallin dot se shoj.
Dita iken pa me pyetur,
vjen e reja gjith gezim,
tretet behet plak e vjeter,
smund te ec e mar mbi shpine.
 

Ildri

Forumium maestatis
Jeta

Mosha e tretë po troket
Një mërzitje e madhe vjen
Truri ndizet si shkëndi
Në qiell kërkon ndihmë.
Mendimet rrjedhin si lumë
Kujtojnë vitet e vështira
Kur mendonim …
Zemra dridhej…
Gjumi natën nuk më zë
Mendoj për ty, Shqipëri!
Nga Preveza në Metvegjë
Për të gjithë ata shqiptarë
Që luftuan për vatanë.
Çdo Nëntor e pesë Maj
Vijë në panteonin tuaj
Përkulem me shumë respekt
Gjaku juaj , drita jonë.
Dridhem, mosha bën të sajën
Lule djemtë e nënave
Vitet ikin fluturojnë
Ne pranë jush, jemi përherë.
Mosha ikën, thinjat shtohen
Janë brazda historie
Lum ata që lënë një emër
Në altarin e lirisë.
Mund t’jetosh, pa brenga fare
Por çfarë vlere do kish jeta
Kur kalon dhe të 80-dhjetat
Plesht jorgani gjithë jeta?
Amanetin s’e tret dheu
Testamenti ngelet pranë
Në Palasë ma bëni varrin
T’i kem njerëzit pranë e pranë..
Të shikoj Krecin e lartë
Tek Rapi të shkojë me shpirt
Aty ku do mblidhen burrat
Për të marrë ndonjë vendim.
Pranë varrit do t’kem
Nga familja e farefis.
Në qiell aty lart..
Do të çmallem me Albanin tim.
Ah moj jetë, sa tinzare
Si një vajzë lozonjare
Herë e athët , herë e ngrohtë
Herë e fohtë, ngricë e acar.
Thonë rrojti kaq shumë,
Asgjë nuk bëri kurrë
Jeta si një lule ngjan
Nuk ka rrënjë mbi taban!
 

Ildri

Forumium maestatis
Visar Krasniqi

Visar Krasniqi trim i rrall
Me armikun luftoi ball per ball
ball per ball ai luftoi
vendin e tij qe ta cliroj

Visar Krasniqi duke luftuar
Ra deshmor i pa harruar
dhe Kosova u clirua
se per te shume trima luftuan
shum luftuan e shume u vrane
token e Kosoves me gjak e lane
burra,gra,pleq e femije
e dhane jeten per liri


 

Ildri

Forumium maestatis
Shpejt u largove

Se sa here te mendoj
Kete gje vec ti dhe Zoti e di
Sa shpejt Ti ike
Ike qe ne femijeri

Se pse ke ikur aq shpejt
Ende se kam kuptuar
Apo se ishe engjell i pafajshem
Dhe Zoti keshtu e kish shkruar

Ne diten e 9 Majit
Nje pjese e Zemres sime eshte copetuar
Dhe ajo pjese eshte atje lart ne qiell me ty
Bashke per te qendruar

Vetem nje Pranvere gezove me mua
E ne pranverat e tj shpejt deshte me u largua
Por,Edhe pse midis nesh ma nuk jeton
Ne Zemren time Kujtim do mbetesh gjithmone…
 

Ildri

Forumium maestatis
Na takoi koha

Kujtoj me mall une femijerine kerkoj te kthehem pas ne mehallen ku u rita ku kish vetem gaz.Vajzat mblidheshin ne mbremje, flisnin ne besim,per dashurin qe shpirtin cmendte dhe skishin jo guxim. Nje fqinj e mire e urte te priste dhe nuk besdisej kurr,nen rreze dielli nje plak shtynte ditet i semure.Femijet mbremjeve ne pranvere rrugices gumezhonin,vajzat fshehtas nen drit hene dashurin takonin. Vitet ikin skthehen me po sot per cudi dita me ben nje surprize a ndoshta nje magji. Shpesh kujtoj dhe kam kujtuar shoqen time te mire ,sot nje tavolin e shtruar na gjen bashke te pime. Si atehere skemi ndryshuar gaze edhe hare pas kaq vitesh na takoi koha prape ne.
 

Ildri

Forumium maestatis
Frike nga Dashuria

Kjo qenia ime vetem per ty jeton,
zeri yt shpirtin ma qeteson,
kam nje boshllek ketu ne zemer,
ajo rreh fort sapo permendet nje emer,
truri im vetem per ty mendon,
shpirti im me ndjenjen po lufton,
dicka brenda meje po me mundon,
zemren time po ma torturon,
te thashe mos te me beje te dua,
po ti e arrite pa me pyetur mua,
ti me bere te te dashuroj,
po kam frike se mso veten lendoj,
te lutem ti mos me mashtro,
se kjo zemra ime vetem ty te do,
te lutem mos luaj ti me mua,
me duaj ashtu si dhe une te dua,
te ardhmen smund ta parashikoj,
por dua qe jeten me ty ta kaloj,
dua te jem vetem ne krahet e tua,
aty le te plakem duke te thene te dua.
 

Ildri

Forumium maestatis
Pse

O zot pse me fale kaq te bukur.?
O zot pse me fale me kete shpirt te paster.?
O zot pse me fale kaq dashuri.?
O zot pse une duhet te vuaj ne rini,
kur e kam gjithe kete pasuri..??
 

Ildri

Forumium maestatis
Kete poezi e ka bere nje shoku im i ngushte:
Dedikuar Juventuasit

JUVENTUS bardhezi bardhezi…
zemra ime gufon vec per ty,
per ty gufon zemra ime,
endrrat m`i ke zaptuar ne 1001 mendime

Dy ngjyra kane njohur syte e mi,
Bardh e zi,,,
Shqiptar jam po ty te ndjej ne zemer,
“Zonje e vjeter” te therrasin ne emer,

Lavdia jote kurre nuk njeh fund,
armiqte perhere do t`i veme perfund,
si ne akush nuk eshte triumfator,
3 yje se shpejti do mbajme ne kraharor,

Nje ekip ka ne Itali,
qe nga Torino ne Sicili.
nje emer bertasin te gjithe njezeri,
Forca Juve perseri,

kurre nuk do dua me shume se ty,
nje dashuri qe nuk behen dy,
i veshur me uniformen bardhezi,
gjithmone do te ndjek me nostalgji,

Zemra me rreh fort,
Black and White sec me thote,
biankoneri forza per sempre,
nel mio cuore nella mia mente,

52 tituj askush s`t`i fali,
i fitove me galopimin tend si kali,
Me grinten qe gjithmon te karakterizon,
asnjehere s`dorezohesh por gjithmone lufton,

Gjithmone ne fushe 11 heronj,
ne fushe djersiten e lengojne,
per nje nder e nje vellazeri,
kryelarte te dalesh gjithmone ti,

Historia jone eshte e vjeter,
bardhezi si askush tjeter,
ne Itali dhe Europe,
shume na vijne nga pas e s`na kapin dot,

Te gjithe i shohim nga lart,
nga froni yne i arte,
qe i ndertuar ne suksese,
kurre me nuk do njohe me ndalese.

Nje deshire kam ne jete,
gjithmone ty te shoh italiane te vertete,
gjithmone ti duke ngritur trofe,
per dashurine per ty betohem ne Zot

Gjithmone do te dua,
dhe prane teje do pleqeroj,
gjithmone fort do Bertas,
JAM JUVENTIN ME ZEMREN BARDHEZI….!!!!
 

Ildri

Forumium maestatis
Nene e dashur nene

Nene e dashur nene
mbresa ne zemer me ke lene .
gje e shenjt je, o nene .
Dashurin qe ke ti
smund ta gjej ne cdo njeri .
Ketu large teje ne vetmi
smundet tkem rahati
kam nevoj per ty…

Sa qejf kam,te therras nene ,
nga malli fuqit me kan lene .
nje dicka me mban ne kembe ,
malli per tyj o nene

Cdo mengjes kur agon
ti me mall me kujtoj..
kur dielli perendon
nje qiri ne kish e coj
ajo flak qe ndricon ,
shpirtin tend ta ledhatoj

Nene e shenjta nene.
ate dashuri te dhene
femijve te mi kam
per tua dhene
dhe tju them eshte nga ime nene
 

Ildri

Forumium maestatis
Te dua por ti me lendon

Ne takimin e par u dogja si zjarr.
Ne takimin e dyte te desha si syte
Ne takimin e trete ne zemer mke mbete.
Por nje gje nuk po e kuptoj ,qe tani, qe me ty jam dashuruar ,ti me mua sjellje ke mdryshuar. Nuk po e kuptoj perse ti po sillesh keshtu kur e din sa shum un te du…!
 

Ildri

Forumium maestatis
Te dua pergjithmon

Sa her ne endrra shoh
Nje princesh simpatike
Me duket si kur e njoh
Madje e kam edhe mike
Ajo me beri ftese
Ti beja vec shoqeri
Por i erdhi ne kujtese
Qe me mua kish ren n’dashuri
Un s’jam familje mbreti
As princ sisha vertet
Se di cfar tek un gjeti
E m’tha: te du perjet
E embel dhe e bukur
Buzqeshjen mu ma fal
Vallzova me nje flutur
Me nxorri mu shum mall
 

Ildri

Forumium maestatis
Te dua shpirti im

Je enderra qe shikoj cdo nate!
Je vdekja qe do me marre nje dite!
Je drita qe me ndihmon te shikoj!
Je e vetmja arsye per te cilen jetoj!
TE DUA SHPIRTI IM
 

Ildri

Forumium maestatis
E vetmja dashuri

Te dua te kam then
S’kam menduar per me te len
Kur me the te dashuroj
Me premtove se ste harroj.
Vajti mire kjo dashuri
Ishim te dy shume te ri
Zemren time ta kam dhuruar
Dhe gjithmone te kam dashurar
Gjithmone ty rri ne krahet e mi
Se ti je e vetmja dashuri.
 

dodgjeka

Primus registratum
Kisha dek fort i gëzuoshim

A ka le edhe i nijeri
En Malsi çi âsht pêtua,
Jekshtû si vet i mjeri
Çi Malsin e kam ëlshua.

Jo për ërrnes e për hulad,
Jo për shpi e për tok,
Por k’tij shekullit për inâd
Çi naka da copa cop.

Kisha mujt mei dimua
Mashum se prej gurbetit
T’isha plak tye punua
Për nafak t’ vêti s’vetit

Nuk don gjithmon as Zoti
Mena dhan t’tânvet nafak,
Ën Malsi mena shkua moti
E t’gëzuoshm atje meu plak.

Meu plak tye meu knaq
Me rop t’vet, me shoqni,
Meu ërmua ,me pushua paq
Ën tok t’vet ën MALSI.

Nuk jâm trim çi mem përmêt,
As i urt mekên i njofshim,
Por ën Malsi t’kisha zân vêt
Kisha dek fort i gëzuoshim.

Kisha dek n’krrsh ,n’gur,
Kite kalua dikush buz vorrit,
E kite vû te kryet i lul,
E kite lag me uj prej Kronit.

E kite lag deri çi t’thahet
Siç po thahet zêmra jon ,
Prej Malsijet kur po dahet
Për kêt jet e për gjithmon.

Jekjo poezi asht shkrua ni dialekt t'vjeter
Hot,Grud,Trijesh e Koj. Malesija e Madhe
 
Top