Poezi nga Eva Sotiri

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Te dua ty


Te dua sepse jeta ime je ti...
Te dua se me jep drite dhe dashuri.
Te dua se je me i bukri perfytyrim,
Te dua se je me mua nga mbremja ne zgjim...

Neper ditet dhe netet e mia ti vjen
Ne gjithe universin me kerkon dhe me gjen
Je kenga e jetes qe kurre nuk mbaron
Kur stepem je endrra, kur qaj me qeteson.

Je shikimi i vrenjtur kur bej marrezi
Je puthja e embel mbi floket e mi
Je trokitja e zemres, thelle vetes te ndjej
Je Drita Udheheqese e Zotit ne qiej.

Ti je nje menyre per te hyre atje
Ne ate qe njerezimi si Parajse e sheh
Me zerin e embel me ndez shpirtin tim,
Me fjalet magjike me fal dritherim.

Ne ndjenjat e tua vec une jam, e di!
Ne endrrat e mia ke vend vetem ti…
Me forcen e zemres qe ke je AI
I vetmi ne bote qe me fal dashuri.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Lasgush Poradecit


Me shikimin përmbi valët e liqenit

Lasgush Poradeci të shoh!

Me qëndrimin aq të këndshëm, të mistershëm

Që e vogël të njoh..



Jam mësuar të shoh lulet, ujin, qiellin

Atje, në të bronztat sytë e tu.,

Nëpër rrezet përkëdhelëse të një Dielli

Që filtrohen kur prekin këtu.



Buzeve te tua te bronzta e ndjej

Po ju afrohet një varg...

Edhe gishtat sikur duan që ta shkruajnë,

Ta nisin larg...!



Vallë sa shumë mrekulli janë fshehur

Pas atyre syve atje?

Ëmbëlsisht tani më duket se po ndjej

Një poezi të re.



A mos janë këto vargje për qytetin tënd,

Apo… ndoshta per mua tani?

Që jam pranë teje prej kohësh tek ky vend

Dhe e magjepsur rri…!
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Kenget e tyre

Shihni ne lendina
plot me luleshqerra
Mbushur trendeline
fshehur neper ferra.

Gjeta Naim Frasherin
Atje tek lendina
dhe kengen e tij
ku cel tremdelina.

Qe fshehur Cajupi
ne lulet e para,
Qe fshehur aq bukur
sa s'e gjeti Mara...

Vete kenget e tij
ja ketu me prune.
Mara nuk e gjeti,
por e gjeta une...

Manushaqe e bukur
atje lart kish mbire
sic enderroi Naimi
e forte dhe e lire!
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Poeme per fatin dhe per forcen


Në këmbë të një statuje
Në sheshin e qytetit,
Që ngrihet madherishëm
Pranë pallatit të “mbretit”,

Çdo ditë të ftohtë dimri,
Çdo ditë të nxehtë behari,
Në atë shesh përmendoresh
Nje burrë duket i pari.

I kërrusur, i munduar
Nga hallet, nga mjerimi.
Në sytë e tij të shuar
Nuk duket gjurmë gëzimi..

Ne thinjat përmbi flokë,
Në rrudhat e fytryrës
Mjerimi i thellë i kësaj
Krijese të natyrës..

E sheh në çdo lloj pune
E në çdo lloj zanati.
Ky ishte shorti i tij,
Që ja dhuroi fati…

Ja pranë shpinës së tij
Të kërrusur nën mundime
Kalojnë zoterinjtë
Me shpirtrat e përhime.

Dhe aitj i vjen që punën
Ta lërë në çast atje.
Por kjo uri që ndjen
I thotë: “Duro ende..!!”

Ja një ditë e sheh “mbreti”
Nga kulla e tij e lartë
Urdhëroi: “Çdo ditë t’i jepni
Mes bukës monedhë të artë!”

>>>>>

E mori :- “Bukë “mbreti”!
Ta shes më mirë!” – tha,
Që me paratë e nxjerra
Dhe nje copë djathë të ha”

>>>>>>>>>>>>>>>

Në këmbë të një statuje
Në sheshin e qytetit
Përpara atij të mjeri
Ja del imazhi i “mbretit”

Ç’e bën ti atë bukë,
Që unë çdo ditë të jap?”
“E shes lartmadhëri
Që të mos e ha thatë…!”

“Oh! Ç’ben, i mjeri ti!
Tani eja me mua.
Do të të jap një pasuri të madhe.
Hë, si thua?

Ja, merre këtë gur
Dhe hidhe me furi
Deri ku të shkoje guri,
Pronari do jesh ti…!”

E mori dhe me vrull
E fluturoi ne erë…
Dhe pa me ankth, me droje
“Ku vallë do të bjerë…?”

Shkoi guri pas një shtylle
Dhe u përplas pas saj….!
Në kokën e të mjerit
U kthye vrik pastaj…..!!

>>>>>>>>>>>>>>>

Në këmbë të një statuje
Në sheshin e qytetit,
Që ngrihet madhërishëm
Pranë pallatit të mbretit

Çdo ditë te ftohtë dimri,
Çdo ditë të nxehtë behari
Në ate shesh përmendoresh
Ai del prapë i pari

Dhe në halle, mundime
E zhyt kjo jetë e mjerë.
Kështu do jetë për të
Kjo botë përngaherë?

Jo! Nuk e bën të lumtur
Të mjerin e qytetit
As fati i papritur,
As mëshira – lojë e “mbretit”

Por ndoshta do t’i sjellë
Këtë lumturi qv s’vjen
Ky krah i tij
Që rrotën e historisë e kthen.

Dhe zemra e tij e fortë
Që mjerim gjeti ngado
Tani i flet kaq qartë:
“Jo, jo, më mos duro!”
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Dekompozim


Të huaj, realisht pakuptueshëm, ashtu si gjithmonë
Çdo varg, çdo rrokje, çdo fjalë një testim...
Si gurë rrokullisen mendimet mbrëmjeve vonë.
Si jeta - herë shi e herë Diell, herë fllad, herë gjëmim.

Një rrugë, një urë, një kalim, një pikë referimi
Njeriu kërkon dhe mendon dhe beson pambarim…
E ç’mund ta bëjë të besojë se nga fjalëkëmbimi
Pa ndjerë nis e duket, zbuluar një dekompozim..!

E si mund të dimë se atje, ku mëngjesi afrohet
Atje pikerisht na gënjen bashkë me Diellin një re
Kur themi se iku, kaloi ajo nis e shtohet.
Nga shtegu tinzar del si gjarpër stuhia atje.

Por drita është lumë - nuk ndalet, nuk tretet në kohë
Edhe mes gjarpërinjve shkëlqen dhe mbulon shpirtin tim.
Diellin dhe rrezet me shoshë nuk mund ta mbulojnë
Stuhi dhe furtuna, as gjithë ai i rëndi Dekompozim.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Motiv...

Vetem nje dite - sa pak!
Sa shpejt ikin oret, si puls qe troket...
dhe ne per cdo dite
jetes tone i largojme dicka...
Nje enderr shkujdesur, nje fjale buzembremjes
heshtjen e vret...
Nje kenge qe ende s'ka lindur,
cuditshem motivin e la.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Bashkimi Kombetar


Dhe nje here le te zhurmojne valet,
perreth zemrash qe se bashku rrahin, me nje ide.
Nuk ka hekur dhe as zjarr qe te munde fjalet
kur ato se bashku krijojne nje emer: ATDHE.

Eshte i forte si shkembi edhe i brishte kur duket
Me ne ne perjetesi, i praruar ne ameshim!
Nuk ka droje nga humbja, nuk shuhet, nuk tutet
i Atdheut tone te shtrenjte, i pavdekshmi BASHKIM!
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Per ty...

Lexoj - edhe fjalet e humbin kuptimin...
Se pesha e rende aspak s’te shkon ty.
Nga zemra do doja te hiqja trishtimin,
Do doja tani te te shihja ne sy...

Vec kjo do me bente serishmi te qete,
Buzeqeshur serish ngado te kerkoj...
Me bej te shoh prape nje fraze te nxehte
Dhe oret pa drite krejtesisht t’i harroj...!

Me bej te te shkruaj me vargje tani...
Me bej te krijoj edhe kur nuk dua.
Do doja nga ti pergjithmone embelsi,
Do doja te jesh me i shtrenjti per mua...!

Por une jam prej zjarri, kujdes me pohimet..!
Te digjem gjithmone - vec fjala me ben.
Nese te afrohem nuk pres afirmimin...
Me puthje do vij te rrembej shpirtin tend..!
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Për një engjëll…


Engjëll, ditëve dhe netëve endesh mes kujtimesh,

Mëngjeset, mbrëmjet vijnë e ikin dhe ti je aty…

Rastësisht një dite me shi, hyre dhe në botën time

Idhull i një shpirti të lënduar, që më flet për ty.



Hera – herës të mendoj si do ishe sot, tani…

A do të më buzëqeshje? Ndoshta ne do ishim shokë!

Zoti deshi që të rrije pergjithmonë një fëmijë…

Ikur ëndrrash, shpresash, dhimbjesh, një engjëll je ti.

Regëtin në buzëmbrëmje lot dhe dhembshuri,

I mbrojtur nga dashuri zemrash, dhe nga dhimbje plot...!
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Nëse beson


- më në fund një lajm i mirë: nuk është larguar Perëndia -


E pabesueshmja e bukur e të jetuarit përgjithmonë
ma bën mendimin të ëmbël dhe të kripur.
Nëpër shpirt kalon
dhe rend për në universin e së ardhmes.

Aureola e yjeve
natën ma bën të shenjtë.
Më bën të ëndërroj ëngjëj
dhe buzëqeshja e tyre bëhet udhëtim.

Duke sfiduar mendimet e trishta,
vështroj malet.
Nuk zhduket Perëndia
nëse ende beson në të.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Ti s’je..?


Ti s’je dhe unë po pyes zemrën time
përse trishtueshëm derdh lot?
Përse u harrokan kaq shpejt mijra dhimbje,
a ndjenja të shkuara kot?

Do doja në netë harrese të hidhja,
por s’mundet të ndodhë kështu.
Ti s’je dhe unë mes yjesh të qiellit
plot ethe kërkoj sytë e tu.

Do doja mos ishe por je dhe nuk ikën,
s’ka tokë, det a qiell që të merr.
Që pranë mos të ndjeja do lija Parajsën,
do rendja mbas vdekjes në ferr.

Nuk dua te fle, kam frikë nga ëndrrat,
përdhunshëm ke hyrë në to.
Një çast të mbyll sytë, më sheh në mes tyre
dhe unë nuk të thënkam dot jo..
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Jetë moderne


Jetë moderne!
Dashuri moderne!
Bashkëjetesë moderne!
Vetmi moderne!

Ngushëllimi :
I përsërit vetvetes se ke lindur vetëm,
se je i fortë për të përballuar jetën.
I thua vetes më kot
se je Zot.

Por edhe sikur ta dëshiroje,
nuk do të ishe i aftë t’i prekje qoftë edhe një fije floku
armikut tënd më të egër.

Nuk gjen paqe, me të vertetë
qoftë natën ose ditën.
Askund.

Vazhdon pafundësisht të ëndërrosh me sy hapur
dhe zemra nervoze
ndjen të dërrmohet
nga rrahjet e jetës moderne…
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Ndihmomë


Ndihmomë…

Rigjej vullnetin…

Mos rend me kujtesë pas të shkuarës.


Ndihmomë…

Mos e ndrydh arsyen…

Ëmbëlsoje këtë fytyrë të ngrysur.


Ndihmomë…

Mos më bëj të qaj…

Hiqe nga sytë këtë veshje të zezë.


Ndihmomë…

M’i jep ato duar të paqeta…

Ndihmomë…

Mos lër kurrë të triumfojë e keqja!
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Një poezi dashurie


Dua të të shkruaj një poezi dashurie,
që të mos jetë e rëndomtë…

Por dashuria ka përjetësisht të njëjtat fjalë,
ëmbëlsi të përjetshme,
zemër të përjetshme…

Atëhere ç’duhet të të shkruaj më tepër
Se sa… të dua… dhe kaq…?
Dhe të dëgjoj heshtjen që vjen më pas?
Heshtjen e një përqafimi
ndërsa shtrëngojmë njëri-tjetrin,
duke u përpjekur të bëhemi së brendshmi e së jashtmi një.
Dhe është gjithshka.

Dua të të shkruaj një poezi dashurie,
që të jetë e veçantë…

Por dashuria ka të njëjtët sy,
të njëjtat buzë…,
të njëjtat premtime të zjarrta
e shikime të ndezura..

Atëhere ç’duhet të të them më tepër
se sa… të dua… dhe kaq…?
Të çlirohemi nga çdo mbrojtje dhe çdo veshje
dhe asgjë të mos mendojmë?

Jemi bashkë
Dhe është gjithshka.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Zgjidhje


Zot, ti më pyete nëse kam një qëllim…

Më pyete nëse kam ndonjë dëshirë,

si për shembull

të mësoj notin pa ujë,

të fluturoj pa krahë,

të flas duke heshtur,

të ndal kohën, duke ndryshuar fatin.


Më kërkove ndoshta

të boshatis thesin e dëshirave dhe të ëndrrave?


Ndoshta ta boshatis veten time

nga e mira dhe e keqja,

nga meskiniteti, egoizmi dhe altruizmi

e kështu të arrij në qendrën e së vërtetës…??
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

K O S O V A


Në zemrat e shqiptarëve ka dhembur

Në gjithë këto vite

Pavarësia jote e munguar!

Dhe sot e bukur Kosovë

Na dhemb përsëri në zemër

E drejta jote e mohuar,

Liria jote e cënuar…

Shqiponjë - ky shekull s’të mund!

Ende me plage të pathara,

Amaneti i shenjtë flamurin përkund

Edhe pse fluturimin

Ta kanë kufizuar…!
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Nisur nga aventura e ndryshimit te kufijve detare me Greqine:


Atje ku kemi kufirin
Jo - pika gjaku nuk ka!
Atje ka lumenj të tërë gjaku
Që shenjtërisht janë derdhur
Nga të shenjtët tanë
Që nuk kanë te ngjashëm me ta.


Nuk lahet ai gjak,
Gurgullimë përjetësisht e pavdekshme
Në shekuj e mbledhur.
Nuk është gjak shën Kozmai,
shën Spiridhoni
Apo ndonjë “shenjti” tjetër helen
Nga ata që qajnë me lotë.
Eshtë gjak i vërtetë ëngjëjsh, shenjtorësh
Eshtë gjak heronjsh të popullit
Më të lashtë në botë…


Tanimë në ato ujra nuk ka ujra më
Edhe pse deti duket i kaltër
Atje është gjaku që nuk shkelet,
Që nuk harrohet,
Jemi ne, të gjithë në të…!


Ai gjak nuk shitet,
nuk blihet
Ai skuq dhe zbukuron trojet e veta
I mbush me krenari.
Ai djeg e përvëlon çdo armik e barbar
Që kërkon edhe një milje akoma…
Edhe një kilometër më shumë përkëtej të shtyhet.


Eshtë më i vetëtimtë se rrufeja
Dhe më përvëlues se zjarri
Nuk është uje ai i kaltri atje
Nuk hyn në kontrata
Në përcaktim territoresh detare
Një vule nderi kanë ato Troje,
Ato Ujra, ai Dhe.


Eshtë vulosur një herë e mirë!
Kujdes me atë kaltërsi
Se është kaltërsi skuqëse …
Nuk munden të perzihen atje
Llumra barbarësh….
Me atë lloj Gjaku të pastër e krenar Heronjsh
Ilirësh, Arbëreshësh, Shqiptarësh …!
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Sytë e tu


Ritmi i fjalëve të tua më shoqëron

dhe nuk më lë kurrë vetëm.

Zëri yt më përkund, më bën të ndjehem

më e lumtura femër në botë.

Sytë e tu më përqafojnë rrëmbyeshëm

Me krahët e tyre renqethës.

Përqafimi i syve të tu - më i ëmbli

Mbushur nënqeshje dhe lotë.


Jeta ime pa ty nuk ka sens,

E jotja pa mua nuk njeh asnjë lloj kuptimi….

Në botën dhe jetën e egër

Veç së bashku ndjehemi një.

Së bashku të dyve s’ka ç’na bën

Furtuna, stuhia, gjëmimi….

Veç me ty unë gjej lumturinë

Me ty kam sy, kam jetë, dritë dhe zë.


Tek ty dashuria nuk është një brishtësi

Ku të nesërmes asgjë nuk i dihet.

Me ty çdo gjë është si Dielli,

Që çdo ditë është me mua këtu

Nëse shuhet gjithë jeta dhe bota

Nëse gjithësia nga faqja e dheut fshihet

Vetëm në atë rast pranë meje

nuk do ndriçojnë sytë e tu…!
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Liria


Edhe pse në mendime kemi idenë e lirisë
Në jetët tona shpesh është e mbyllur
Si një zog në kafaz të praruar…

Gërmojmë në ëndrrat tona të fshehtësisë
dhe gjejmë ide të pafundme,
pëshpërima në teh të arratisë
dhe Lirinë brenda atij kafazi të trishtuar…

Mendo,
Ndalo,
Ndjej…
Dhe në veten tënde zbulo
Lirinë…!

Është brenda teje, brenda meje
Duhet vetëm të gjejmë
Kurajon ta çlirojmë.

Shtigjet i njohim mire,
Gjithmonë e kemi ditur
Se do ishte një rrugë e vështirë…
Por është e vetmja perjetësi
Ku përgjithmonë jetojmë.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Dhimbja e armiqve te mi


Nga të gjitha dhimbjet e armiqve të mi
Më e madhja ishte për faktin se jam poete.
Do donin të shqyenin metaforat në çdo poezi,
Do donin të ma mbysnin poezinë në lumenj e në dete.


E provuan ta bëjnë, por deti këngë pulëbardhash jehoi
Lumenjve pranë shkëmbinjsh të thepisur petale bleruan.
Çdo varg i la të përgjakur dhe në kokë të tyre zhurmoi
Më vjen keq që nga cmira e tyre asgjë nuk mësuan…


Nga dhimbjet më përcëlluese mund të jetë edhe poezia!
E çuditshme, por e vërtetë miqtë e mi…
Nuk ka shërim për të mjerët që i verbon mirësia,
Nuk ka rrugëzgjidhje për atë qe veç dukjen e ka si NJERI!
 
Top