Poezi nga Eva Sotiri

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Tre poezi per heroin tim:


Sytë e mi të skuqur

Sytë e mi janë skuqur,
si arenat e përflakura nga gjaku i demave
në mbrëmjet e toreadorëve në Spanjë...

Sytë e mi janë tharë,
si barku i një gruaje
të paaftë të gjenerojë akoma jetën...

Sytë e mi,
që kanë derdhur të gjithë lotët e botës,
mbushur me trishtimin e gjithë popujve.

Për të derdhur të gjithë këta lot,
kërkuan borxh fijet e argjendta, me të cilat janë varur yjet
në qiellin e trishtuar të 9 tetorit.

Përreth meje shumë sy të tjerë,
të mbetur jetimë nga imazhi yt, si një Krisht i ri,
imazh i bukur, si ai i një ëngjëlli...

Sy të mbetur jetimë,
si fëmijët e një nëne të vdekur në moshë të re,
ende në kërkim të dashurisë që ndriçon jetën...

Sytë e mi të inatosur dhe prerës si thika
ndaj atyre që të bëjnë keq, duke të kërkuar..
Duke të kërkuar ... në të gjitha jetët...

_________________________________

Deshën..

Ra, por asgjë përfundimtare s’mund të jetë
(ndjehen hapat e kthimit, që andej nga shkoi).
Ai është i lartë, i përjetshëm, i mermertë,
edhe pse vdekja e egër deshi ta errësojë.

Ai ishte larg ndërsa e lidhnin atje
dhe kur e lidhnin larg ai vinte këtu.
Ndërsa e murosnin bëhej ujë, rridhte tek ne.
Kur e varrosnin, ringrihej, luftonte për ju.

Emrin, mbiemrin t’ia zhduknin kërkuan,
por emër pagëzimi, në zemrat e gjithë botës u bë.
Të plagosur, të munduar, të çarmatosur e pushkatuan,
kujtuan se fituan, por gjithë bota u ngrit për të.

Deshën të ishte vetëm, nga të gjithë i harruar,
por ai ringjallet në çdo brez, tek të gjithë ne.
E besuan të përhumbur, por ai me armë në duar
na jep shpresë, na jep forcë, për një pranverë të re.

__________________________________

Fjalët e fundit të tij

Fjalët e tua më kumbojnë si jehonë:

“…Nuk më bëhet vonë që po vdes,

Armët e mia do të vazhdojnë të qëllojnë…..”

Ndjej një brengë në zemër,

që kohën nuk mund ta kthej dot pas.
Por fjalët e tua janë vetë forca:

“…..E di që keni ardhur për të më vrarë..

Qëlloni frikacakë,

Ju po vrisni vetëm një burrë.”
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Mëshira

Në një moment të vetëm
ishe i gatshëm të shkatërroje një jetë njeriu.
Ti person indiferent, zemërzi, meskin, i pabesë.

Çdo ditë pështyve në fytyrë jetën,
duke shkatërruar atë të tjerëve,
pa mëshirë.

Në fakt nuk pate mëshirë për veten tënde,
me këtë që i shkaktove…
Çdo ditë!

Jeta jote tani është një zgavër e mjerë…
Falënderoj Zotin, që ti nuk e njeh,
atë që më bën të aftë të provoj mëshirë
për ata që janë si ti.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Babait tim

Kujtimet janë veshur plot mjegull.
Tashmë nuk i kujtoj dot të gjitha
Aq kthjellët përherë.

Dhe figura jote dhe zëri yt,
Dhe aroma jote kanë hyrë në një botë zbehjeje,
Siç zbeh era polenin e luleve në pranverë.

Ti vjen e nga ajo fotografi më buzëqesh
Çdo herë që të shoh.
Ti më buzëqesh përsëri e përsëri.

Duket sikur ti je më i lumtur se unë,
Sikur edhe që andej shpirti yt kërkon të më dërgoje
Lumturi.

Ku ta çoj gjithë këtë dashuri që na bashkon?
Këtë lidhje kaq të fortë?
Këtë lidhje instiktive, të pakëputur, ma thuaj!

Lidhje të pavdekshme!
Unë nuk mund të jetoj dot pa ty.
Siç duket as ti, që vjen kaq shpesh, pa mua...
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Vjeshta

Me zbehtesine e zymte te gjetheve qe thahen,
Me ngjyren gri te qiellit mes reve qe shperndahen,
Me nje kujtim te bukur, ketu ne zemren time,
Me shira te rrembyer, me erera e gjemime,
Ja vjeshta po afron.

Me nje petale loti ne cep te syve rene,
Me nje pende dallandyshesh neper shtegetime lene,
Me nje fjale dashurie mbuluar me mister,
Me mall e nostalgji per Diellin ne pranvere,
Ja vjeshta po renkon.

Kur era vershellen mbi xhama dhe troket,
Kur shiu lot i qiellit mbi syte tona shket,
Vete vjeshta murmurit me nje trishtim ngjyre gri:
Nuk dua qe te kem kaq shume lot e merzi,
Vete vjeshta po loton.

Dhe ikin ditet, javet, pranvera vjen serish,
Na peshperit gjithe gaz plot fjale dashurish.
Dhe iken perseri dhe prape vjeshta vjen,
Trishtimin, zymtesine me vete pas i kthen
Kjo vjeshte qe vjen e shkon.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Të keqkuptuar


Kemi gjithmonë një detyrë shumë të vështirë:

Të gjejmë forca për të luftuar

gjykimin e pavërtetë të të tjerëve

në të pandryshueshmen

botë të rregullave.

Jetojmë shpesh në moskohë dhe në mosvend,

të pasigurtë për të tashmen,

si fëmijë të braktisur

në një botë kujtimesh dhe pendimesh.

Konfuzë për dimensionet e vërteta të jetës,

të vdekjes,

të pazëvendësueshem,

të papërsëritshëm,

të keqkuptuar.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Fjala


Në krahë të përkund, të vret, të ngre prapë,
një fjalë e ngrohtë, e egër a kallp.

Një fjalë hipokrite kthen qiellin në gri,
një fjalë mjeshtërore të vesh me magji.

Një fjalë s’është gjithshka, shpesh s’të mjafton,
sa herë e vërteta në të nuk qëndron.

Por zemra. e veshur me mjegull stuhish.
për fjalën e ëmbël ka mall sigurisht.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Ëngjëj dhe djaj


Ditët tona nisa të mbledh një nga një
pas fatit të verbër, mes shtegut harraq.
M’u dukën vërtet aq pak sa s’ka më,
sa nisa t’i kthej në minuta sakaq.

Për hir të një gafe të Zotit a Djallit
u njohëm kaq vonë, kishim ikur kaq larg.
Më mirë mos ia dinim kuptimin as mallit,
kur fronat qenë zënë, kur s’kish vend përqark.

E sado të këndshme a joshëse, për tmerr,
të jenë çastet tona kur vrapin ndalojnë,
tik-taku i ditës që vjen e i merr
tregon kërcënueshëm ku duhet të shkojmë.

Kokëulur po ndjej se Toka s’ka vend.
Çdo skutë është plot “miq” e plot dreqër “shenjtorë”.
Veç Qielli rri hapur për ne anë e kënd,
për ne heretikët a “djajtë” ëngjëllorë.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Kur në Mitrovicë këndohet për Çamërinë



Një grup djemsh e vajzash si yje… paqësisht

Zemërlënduar, ndërsa Atdheu kalon ngricë

Demonstrojnë pse ne na lendojnë padrejtësisht

Demonstrojnë atje … diku në Mitrovicë…



Uragane si prej shekujsh derdhen mbi ta

Dhe pse protestojnë me këngë dhe pse jane gati fëmijë.

Me hekur kundër asaj më të natyrshmes sa më s’ka,

Të drejtës për të kërkuar jetë dhe liri…



Me pranga në duar ngjyrë Unmiku a Europe

Bijtë e vet po sheh Shqipëria!

Në Mitrovicë, në një stacion policie këndohet

Një këngë mallëngjyese : Rroftë Çamëria…!!
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Kohe per ty...



Te gjej kohe per ty…? Nje nocion pa kuptim,

Sepse cdo minute je thelle shpirtit tim.

Je i gjithe kuptimi i jetes qe rend,

Edhe kur emrin nuk mund ta permend



Je dita e bukur ose e zymte dhe me shi,

Je nata me endrra , me ankth a qetesi…

Ne tinguj mesazhesh, ne fjalet pastaj,

Je gjithe dashuria me forcen e saj.



Je ketu kur perpiqem mes rreshtash te ndjej

Dhe kur me pak fjale gjithshka te rrefej.

Edhe kur nuk flasim, dhe kur e bejme “roman”

Ta dish qe nga ty asgje nuk me ndan.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Je Zemra Jone Shqiperi...

Ti je kenga e pare qe femije degjuam,
Je me e forta ndjenje, dashuri,
Me i dhembshmi lendim qe ne jete provuam,
Ti je Shpirti Yne, Shqiperi…

Do doja vec bulezime pranvere te njihje,
Te kishe, vec diell, pavdekesi.
Do jepja gjithshka qe te keqen ta fshije
Nga Trupi Yt Shqiperi…

Ne shekuj o Nene ke mbajtur lart koken,
Te kemi ne Ty Perendi!
Me gjakun e derdhur mes qiellit e tokes,
Je Nderi Yne Shqiperi..

Nga krahet ke shkulur gjakpires, tradhetare,
Shpirti te qan nga vreri i tyre i zi.
Por ballin e paster e mbajte te bukur, krenar,
Je Jeta Jone Shqiperi...

Ke lindur bij trima, ashtu do jete pergjithmone.
Te kane ne kenge e ne lufte, te mbajne ne flamur kuqezi.
Je enderr e bukur, e dhimbshme e dashura jone.
Je Zemra Jone Shqiperi.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

HERONJTE E V I G U T


I vranë përsëri pas gjashtë dekadash
Dhe ishin përsëri njëzetë vjeçarë,
Në gjoks edhe në ballë gjurmë plagësh
Në shpirtin tonë gjaku i tyre i patharë.

Skërmisin dhëmbët bijtë e etërve gjakpirës
Dhe duket se me bronzin po luftojnë
Në gjashtëdhjetë vjet gjaku i tyre mbjell të mirën
Edhe pse sot nga piedestali duan ti rrëzojnë.

Nuk janë statujat e heronjve bronz e hekur,
Nuk janë beton dhe as mermer - ti zhdukni ju!
Me nder janë gdhendur, s'njeh lavdia fjalën vdekur
Nëpër miliona zemra shqipesh janë këtu.

Nëse ju shkulni një shtatore nuk humb Shkodra
Dhe kur nga kreu i parlamentit nxirrni thonjtë.
Nuk humbet gjaku se kanë plot vëllezër, motra,
Në gjithë Shqipërinë kanë statujën 5 heronjtë.

Fjalët e tyre: Po na shitojnë plumbat armike,
Po jetën do ta falim si me le!
Vdekje fashizmit përsëri na brohoritën -
Gjithë plumbat kundër tyre ranë mbi ne

Toka shqiptare, qielli, prapë i përshëndeti
Si ate ditë kur për të fundit herë Diellin panë
Në zemrat tona me gjak gdhendën amanetin
Në Vig i vrane dikur, por sot pranë nesh i vranë
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Dashuria dhe urrejtja



Dashurine e adhuroj dhe e dua,

Ata qe dashurohen, gjithashtu…

Dashurine – se eshte Zemra e Zotit mbi mua,

Te dashuruarit – se zhdukin mekatet tek ju.



Dua fjalet e embla dhe shtigjet e dashurise,

Por dhe ankthet a dhimbjet qe ajo kalon.

Lotet, pendimet, rrugen drejt lumturise

Drite e paperenduar e Parajses qe s’mbaron.



Urrejtjen e urrej dhe e perbuz.

Ata qe urrejne te jene sa me larg nga ne.

E urrej se eshte nate e zeze dhe dite me muzg

Se djalli eshte fshehur pas qiellit te saj plot re.



Zonje e genjeshtres, perandore e ligesise

Droge dhe dhimbje qe pafund vret.

Humnere qe gerryen shpirtin, ne dhimbje braktis.

Pafundesisht mbyt jeten ne helmin e vet.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Baticë…


Nata në rrezet e para të dritës
po tretet dhe shkon,
Lind dita e re plot tinguj,
me prekjen e Diellit më zgjon.

Fantazmat veniten,
të trembura struken, heshtin diku.
Gjithë shpresat, projektet, vendimet
sërish arrijnë këtu.

Së bashku me natën
mendimet e trishta kalojnë në asgjë,
Udhëkryqe për zgjidhje plot ethe,
sikur nuk presin dot më.

Vrapon si e çmendur gjithë jeta
me ritëm, në pafundësi
Një ditë që po ikën, vrapon
dhe nuk kthehet tek unë përsëri.

Po ti Zemra ime… ku je sot, ku je?
Nuk mundem të shoh…!
Je larg edhe afër, je imi,
të dua dhe zemrën ma ngroh.

E lire - robëruar,
gëzimin kërkoj, trishtimin e prek,
Brenda dhe jashtë jetës sime
je Zoti dhe flaka që djeg.

Me fjalët e ëmbla pa trup
dhe pa shqisa, shikimet pa sy
I ndjej ledhatimet edhe përkëdheljet,
me mendjen tek ty.

Me puthjet pa buzë, me prekjet pa duar,
me ëndrrat pafund,
Me mall edhe dhimbje,
në fatalitetin qe dot nuk na mund.

Në qiellin e bukur të ditëve tona
është ndezur stuhi,
Me rrahjet e zemrës
ke sjellë në këtë botë Vezuvin e Ri…

Me lotët e derdhur
ke bërë të ndryshojnë baticat dallgë plot,
Lavdia e yjeve
me zjarrin e zemrës nuk matet më dot…
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Marsi


Plot dritë, sërish i bukur Marsi,
Një mik që sjell gëzim të ri.
Atë trishtim që vjeshta mbarsi
ia rrëmben dimrit, e bën hi.


Dhe loz me mua qielli i kaltër,
më këndojnë zogjtë këngë plot,
e gurrave plot ujë të pastër
unë shkoj flladitem e derdh lotë.


Ja rendin lotët bashkë me ujin,
lozin me gurë, me shkopinj.
Më lëshon Marsi buzëqeshur
një syth të njomë nëpër gishtërinj.


Po pikon sythi nëpër duar
lot kristalinë… Unë buzëqesh..!
Pergjigje per sa kam kerkuar.
Të tillë gjithmonë, Mars do të më gjesh…
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Fantazi per Hënën...

Je e zbehtë sepse je e lodhur,
duke rendur pafundesise
dhe duke vështruar tokën pa pushim.

Je e mërzitur duke shëtitur
e vetmuar,
ndërmjet yjesh që nuk janë aspak si ty...

Ndryshon përherë si një sy
pa gëzim,
që nuk gjen dikë të denjë për të ndaluar...!
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Zgjidhje


Zot, ti më pyete nëse kam një qëllim…

Më pyete nëse kam ndonjë dëshirë,

si për shembull

të mësoj notin pa ujë,

të fluturoj pa krahë,

të flas duke heshtur,

të ndal kohën, duke ndryshuar fatin.


Më kërkove ndoshta

të boshatis thesin e dëshirave dhe të ëndrrave?


Ndoshta ta boshatis veten time

nga e mira dhe e keqja,

nga meskiniteti, egoizmi dhe altruizmi

e kështu të arrij në qendrën e së vërtetës…??
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Le stelle di San Marino (30.12.2007)



Come son fredde le stelle

Che guardano dal cielo nero e infinito

Pieno di fantasmi che mi rincorrono,

e non danno pace!

Come sono fissi i loro occhi

Che squarciano le tenebre

Come il dolore

Che perseverante

Dilania il mio cuore.

Come sono taglienti

Questi raggi invadenti

Che perforano il cielo

Come i miei pensieri

Che travolgono i miei sensi, neri.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Sensazioni



Sensazioni

Sogno di una realta`

Di un sogno stesso

immaginario

concreto.

Ad un cuore

ad un volto

ad un nome

ad una voce

legato

fate che vengono dal lontano e da vicino

ed all’improvviso compaiono

con una fitta al cervello

ti prendono……………….

ti rapiscono!

si impadroniscono di te

senza che te ne accorgi

ne sei preda……..e poi

………….scompaiono

………ti lasciano rapita

………………ubriaca

………………felice
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Klasifikim...



Zhgenjimin nga disa “miq e shoke”

Do ta klasifikoja ne vargun special.

Trishtimin do ta groposja thelle nen toke,

Do nisja per ta nje funeral.



Atje do t’i hidhja gjithe fjalet

e bukura, qe dikur u thane.

Do fundosja miqesine e genjeshtert,

Neverine qe pas vetes zvarritur e lane.



Ne funeral do ftoja te shkojne,

Vemjet, cakejte, krijesat e pazonja..

Gjithe qeniet pa gjak qe ne toke jetojne.

Por ne do jetojme ku ka zemren shqiponja.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Eva dhe gjarperi


Shume me kane thene se emrit tim
Qe nga shekujt i mbartur
S’i ndahet dot si nje trishtim
Nje gjarper i percartur.

Rend jeta, ditet - gaz e lot
Si enderr a perralle
Por gjarperi ja – me shfaqet sot
Si nje legjende e gjalle.

Nuk ish si Boa, Anakonda
Dhe as Neperke capkene
Por kishte zerin edhe syte,
Per dreq kish pamjen tende.

Perreth nuk kish Parajse a ferr
Ishim vec une dhe ti.
Nuk ishte molla gjith mister
Por gjarperi ishte aty.

Nuk do ta nderroja emrin tim
Per gjithe gjarperinjte e ferrit
Nje shkak me shume qe gjithe gjarperinjte
Te zhvishen prej misterit.
 
Top